{"id":152967,"date":"2026-09-08T15:50:01","date_gmt":"2026-09-08T15:50:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=152967"},"modified":"2026-09-08T15:50:01","modified_gmt":"2026-09-08T15:50:01","slug":"ttrafiku-i-armeve-bardhi-kompanite-shteterore-perdoren-per-te-kaluar-parate-publike-te-privatet-e-perzgjedhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/08\/ttrafiku-i-armeve-bardhi-kompanite-shteterore-perdoren-per-te-kaluar-parate-publike-te-privatet-e-perzgjedhur\/","title":{"rendered":"Ttrafiku i arm\u00ebve\/ Bardhi: Kompanit\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb kaluar parat\u00eb publike te privat\u00ebt e p\u00ebrzgjedhur"},"content":{"rendered":"<p>Me ton t\u00eb ashp\u00ebr dhe me akuza t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, e nisi fjal\u00ebn e tij kreu i Gurpit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi n\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar.<\/p>\n<p>Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi akuzoi maxhoranc\u00ebn se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb makineri votash q\u00eb plot\u00ebson interesat personale t\u00eb kryeministrit Edi Rama, duke legalizuar kapjen e shtetit dhe duke i kthyer asetet publike n\u00eb prona t\u00eb miqve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Bardhi solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe denoncimin e ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj, i cili zbuloi tashm\u00eb skem\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb qeveris\u00eb, ku emra t\u00eb njohur nga rrethi i ngusht\u00eb i kryeministrit, si Belinda Balluku apo individ\u00eb si Ergys Agasi dhe Roni Yefet, qarkullojn\u00eb dhe menaxhojn\u00eb interesat financiare dhe asetet komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb flagrant i denoncuar lidhet me kompanin\u00eb shtet\u00ebrore KAYO, e cila u krijua p\u00ebr industrin\u00eb ushtarake. P\u00ebrmes k\u00ebtij ligji, thuhet se shteti mbajti vet\u00ebm 20% t\u00eb aksioneve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 80% iu lan\u00eb n\u00eb dor\u00eb biznesmenit Roni Yefet. Situata b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kur p\u00ebrmenden audio-p\u00ebrgjimet e fundit, ku dyshohet se b\u00ebheshin pazare arm\u00ebsh me shtetas ukrainas n\u00eb heshtje t\u00eb plot\u00eb nga ana e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Por plani nuk ndalet vet\u00ebm tek armatimet, theksoi Bardhi gjat\u00eb fjalimit n\u00eb Kuvend, ku sipas tij nj\u00eb tjet\u00ebr skandal i p\u00ebrmasave gjigante pritet t\u00eb godas\u00eb sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb sesion i ri parlamentar normalisht duhet t\u00eb filloj\u00eb me at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb muajt q\u00eb kemi p\u00ebrpara, por si\u00e7 \u00ebsht\u00eb katandisur ky parlament, nuk ka m\u00eb ndonj\u00eb dilem\u00eb se kjo maxhoranc\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb votoj\u00eb kok\u00ebulur ligjet e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr grabitjen dhe pla\u00e7kitjen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb votoj\u00eb programin e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si tok\u00eb e djegur nga sundimi i korrupsionit, i krimit t\u00eb organizuar dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si tok\u00eb e djegur, ku mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr qytetarin e ndersh\u00ebm digjen me vot\u00ebn e kartonit tuaj.<\/p>\n<p>Ju e keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb prej 13 vitesh. Kjo maxhoranc\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Edi Ram\u00ebs, ka noterizuar kapjen e shtetit dhe pla\u00e7kitjen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vazhdoni ta b\u00ebni edhe n\u00eb k\u00ebto momente q\u00eb flasim, duke refuzuar t\u00eb p\u00ebrfshini n\u00eb axhend\u00ebn parlamentare zbatimin e Kushtetut\u00ebs p\u00ebr balanc\u00ebn dhe kontrollin mes pushteteve, zbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe refuzoni t\u00eb zhb\u00ebni ligjet q\u00eb i heqin Edi Ram\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvatur qindra mij\u00ebra metra katror pasuri publike p\u00ebr llogari t\u00eb disa klient\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebr llogari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe p\u00ebr llogari t\u00eb disa biznesmen\u00ebve q\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb e drog\u00ebs dhe t\u00eb korrupsionit bashk\u00eb me krimin e organizuar dhe qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Ju, me ligjin e investimeve strategjike, i keni dh\u00ebn\u00eb Ram\u00ebs mund\u00ebsi t\u00eb zhduk\u00eb p\u00ebr interesa thell\u00ebsisht private dhe plot\u00ebsisht t\u00eb pista 2.1 milion\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dje n\u00eb mbr\u00ebmje, me informacionet q\u00eb ka prej vitesh si nj\u00eb nga njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb Edi Ram\u00ebs, me informacionet q\u00eb ju ia d\u00ebrgoni p\u00ebr t\u00eb luftuar nj\u00ebri-tjetrin, ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri juaj Arben Ahmetaj ka shpalosur para shqiptar\u00ebve dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb hart\u00ebn e kapjes s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Edi Rama merr vendimet. Njer\u00ebzit e tij, her\u00eb me emrin Gys Agasi, her\u00eb me emrin Ron Jefet, b\u00ebjn\u00eb pazaret.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb kaluar pasurit\u00eb dhe parat\u00eb publike te privat\u00ebt e p\u00ebrzgjedhur. Nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia nd\u00ebshkon ndonj\u00eb vart\u00ebs, por nuk prek at\u00eb q\u00eb drejton skem\u00ebn, Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb hart\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm pa t\u00eb cilin asnj\u00eb nga k\u00ebto pazare nuk do t\u00eb merrte fuqin\u00eb e shtetit. \u00cbsht\u00eb vota juaj. Ju e votuat ligjin q\u00eb krijoi KAYO-n. Ju i dhat\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb vetme shtet\u00ebrore kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e arm\u00ebve, municioneve dhe teknologjive ushtarake.<\/p>\n<p>Pastaj KAYO u vendos n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mikut t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Ron Jefetit, p\u00ebr kompanin\u00eb e tij private, kur shteti, p\u00ebrmes KAYO-s q\u00eb ju krijuat me vot\u00eb, ka vet\u00ebm 20 p\u00ebrqind t\u00eb aksioneve dhe Roni i Edit 80 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky Roni q\u00eb e d\u00ebgjuam edhe mbr\u00ebm\u00eb me audiop\u00ebrgjim q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte pazare arm\u00ebsh me ukrainas shum\u00eb t\u00eb pasur dhe q\u00eb nuk e dim\u00eb ende \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, sepse Edi Rama hesht. Ju heshtni.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti Ron q\u00eb, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb ish-ministrit tuaj t\u00eb financave Arben Ahmetajt, Edi Rama donte t\u2019i jepte administrimin e borxhit publik n\u00eb 2018-\u00ebn, nj\u00eb biznes prej 1 miliard eurosh.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, ju koleg\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs na keni treguar se jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb \u00e7oni p\u00ebrpara skenarin e ri p\u00ebr grabitje t\u00eb kryeministrit tuaj pla\u00e7kit\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyesni Evis Sal\u00ebn p\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhet vota juaj k\u00ebt\u00eb sesion Edi Ram\u00ebs. Skandali i radh\u00ebs po p\u00ebrgatitet pik\u00ebrisht tani, k\u00ebt\u00eb her\u00eb mbi sh\u00ebndetin dhe jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Investigimet e mediave shqiptare dhe izraelite paralajm\u00ebrojn\u00eb se modeli KAYO po projektohet edhe p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Nj\u00eb shoq\u00ebri e re, e ngritur me ligj, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrqendroj\u00eb blerjet p\u00ebr pajisjet mjek\u00ebsore, magazinimin, shp\u00ebrndarjen dhe miliardat e tenderave t\u00eb spitaleve. Pra nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb vet\u00ebm, por p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb gjith\u00eb sistemin e furnizimit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt ky q\u00eb ndodh nd\u00ebrkoh\u00eb kur, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Eurostat-it, shqiptar\u00ebt, n\u00eb vend t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb falas q\u00eb Rama dhe ju, u premtuat, tani paguajn\u00eb me m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr i rajonit sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kjo ndodh jo vet\u00ebm sepse ju dhe Edi Rama mashtruat njer\u00ebzit, por i vodh\u00ebt ata me koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Dhe tani q\u00eb koncesionet po p\u00ebrfundojn\u00eb, doni t\u00eb vazhdoni t\u2019i vidhni s\u00ebrish me miq t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju e dini shum\u00eb mir\u00eb se zonja Evis Sala refuzoi ta firmoste projektin e kryeministrit p\u00ebr blerjet e p\u00ebrqendruara n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe u largua nga qeveria.<\/p>\n<p>Largimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur, por heshtja e saj jo.<\/p>\n<p>Sepse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb sekret q\u00eb dora ku Edi Rama do q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohen t\u00eb gjitha blerjet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi i p\u00ebrket nj\u00eb tjet\u00ebr miku t\u00eb tijj, t\u00eb cilin e ka em\u00ebruar edhe konsull nderi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Izrael. Quhet Sani Sanilevich.<\/p>\n<p>Media izraelite ka zbuluar takime dhe plane t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb tij dhe t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb biznesin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs dhe me vot\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Pra, skema nuk fshihet m\u00eb.<\/p>\n<p>Dje, ju iu n\u00ebnshtruat vullnetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe krijuat KAYO-n duke i dor\u00ebzuar industrin\u00eb ushtarake dhe interesat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO Ron Jefetit, mikut t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Sot po p\u00ebrgatiteni t\u00eb krijoni nj\u00eb tjet\u00ebr KAYO p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb tenderat e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u2019ia dor\u00ebzoni ato nj\u00eb tjet\u00ebr miku t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshon sektori, ndryshon emri i mikut, por mekanizmi q\u00eb SPAK refuzon ta hetoj\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: Edi Rama b\u00ebn pazarin, qeveria p\u00ebrgatit ligjin dhe ju e ktheni n\u00eb ligj pazarin e tij privat.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria si tok\u00eb e djegur.<\/p>\n<p>Me kartonin tuaj n\u00eb nj\u00eb parlament t\u00eb dal\u00eb nga vota e vjedhur, ju i keni v\u00ebn\u00eb zjarrin rregullave t\u00eb funksionimit t\u00eb nj\u00eb shteti normal. Ju keni djegur konkurrenc\u00ebn. Ju keni djegur barazin\u00eb para ligjit. Ju keni djegur 2.1 milion\u00eb metra katror tok\u00eb publike.<\/p>\n<p>Ju keni djegur besimin e t\u00eb rinjve se ky vend mund t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Ju keni djegur besimin se nj\u00eb qytetar, nj\u00eb fermer, nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i zakonsh\u00ebm mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrball\u00eb shtetit si ai q\u00eb ka mik Kryeministrin, q\u00eb ka nj\u00eb interes personal me t\u00eb apo q\u00eb, si Belinda Balluku dhe si kokat e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, mbajn\u00eb peng Kryeministrin.<\/p>\n<p>Meq\u00eb jemi te Belinda Balluku, do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb n\u00eb raport me interesin e vendit q\u00eb t\u00eb mos ju p\u00ebrmend nj\u00eb nga vendimet m\u00eb antikomb\u00ebtare tuajat.<\/p>\n<p>Me vot\u00ebn tuaj sesionin e shkuar, si ushtar\u00eb t\u00eb bindur t\u00eb nj\u00eb organizate mafioze, ju zgjodh\u00ebt imunitetin e Belinda Ballukut p\u00ebrpara interesit europian t\u00eb vendit. Ju keni p\u00ebrdorur vot\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb mburoj\u00eb e korrupsionit vet\u00ebm p\u00ebr hallin e Edi Ram\u00ebs, pasi prekja e saj rrezikon t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb burg vet\u00eb kumbarin q\u00eb mbani n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ju heshtni kur ligji bie mbi njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm, ju na tregoni drejt\u00ebsin\u00eb kur ajo godet kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, por p\u00ebr Belinda Ballukun u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb parlament i t\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj. Kaq \u00ebsht\u00eb barazia juaj para ligjit. Secili merr aq drejt\u00ebsi sa i leverdis Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kam pritur k\u00ebto dit\u00eb si do t\u00eb reagonit p\u00ebr konfliktin e armatosur mes dy biznesmen\u00ebve tuaj n\u00eb Orikum dhe si do t\u00eb reagonit p\u00ebr zgjidhjen antishtet t\u00eb kryeministrit tuaj p\u00ebr t\u00eb shpron\u00ebsuar personat n\u00eb konflikt me dhjet\u00ebra miliona euro nga taksat e shqiptar\u00ebve vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai vet\u00eb e ka krijuar.<\/p>\n<p>Ju hesht\u00ebt, sepse ju e dini, po aq mir\u00eb sa un\u00eb, se tok\u00ebn publike dhe bregdetin kryeministri e ka kthyer n\u00eb pla\u00e7k\u00eb personale. Ju e dini se aty ku ndahet pla\u00e7ka, nuk ka konkurrenc\u00eb, por ka korrupsion, ka krim t\u00eb organizuar, ka abuzim me pushtetin. Aty vendos ligji i xhungl\u00ebs, ku gjithmon\u00eb fitojn\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00ebt q\u00eb kan\u00eb arm\u00eb, para dhe pushtet.<\/p>\n<p>Nuk d\u00ebgjova asnj\u00ebrin prej jush t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb hetohej nga u erdh\u00ebn parat\u00eb, si i mor\u00ebn pronat, si u fitua statusi i investitorit strategjik apo si u fituan lejet e nd\u00ebrtimit. Ju pranuat n\u00eb heshtje zgjidhjen antishtet t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb konflikt p\u00ebr t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. Pra, ky jep tok\u00eb publike dhe bregdet me 1 euro n\u00eb dispozicion, ky jep leje nd\u00ebrtimi, ky fuqizon krimin e organizuar, ky u lejon pastrimin e parave dhe kur ndodh p\u00ebrplasja me arm\u00eb, ky vendos t\u00eb shuaj\u00eb konfliktin me taksat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e tok\u00ebs s\u00eb djegur. Kryeministri ndez zjarrin dhe ju votoni me sy mbyllur, pa nxjerr\u00eb z\u00eb, \u00e7do plan t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prandaj nuk m\u00eb vjen aspak keq p\u00ebr ju kur ju d\u00ebgjoj t\u00eb ankoheni me gjysm\u00eb z\u00ebri se si ju keqtrajton Edi Rama dhe sesi po p\u00ebrpiqet t\u2019ju b\u00ebj\u00eb mish p\u00ebr top para njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa koh\u00eb ju nuk gjeni kuraj\u00ebn t\u00eb b\u00ebni asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin tuaj, at\u00ebher\u00eb e meritoni t\u00eb trajtoheni pa dinjitet nga Edi Rama. Madje, kur ai t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Parlament ndryshimin e Kodit Penal q\u00eb t\u2019ju fus\u00eb n\u00eb burg pse nd\u00ebrhyni t\u00eb fusni njer\u00ebz n\u00eb pun\u00eb, un\u00eb do t\u00eb jem i pari q\u00eb do ta votoj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb merrni bllokun n\u00eb dor\u00eb, ulni kok\u00ebn t\u00eb turp\u00ebruar dhe pa pik\u00eb dinjiteti shkoni n\u00eb or\u00ebn dhe n\u00eb vendin q\u00eb ju cakton Edi Rama p\u00ebr shfaqjen m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe m\u00eb tall\u00ebse me shqiptar\u00ebt. B\u00ebni sikur po d\u00ebgjoni hallet e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebve u keni marr\u00eb me vot\u00eb tok\u00ebn, parat\u00eb, mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkurruar dhe besimin se ky vend mund t\u00eb b\u00ebhet dhe mos na u qani tavolinave p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Ju e meritoni t\u00eb b\u00ebheni kaq qesharak\u00eb. Sepse ju nuk shkoni te njer\u00ebzit p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb llogari. Ju shkoni tek ata me kartonin tuaj n\u00eb xhep, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019ia v\u00ebn\u00eb zjarrin Shqip\u00ebris\u00eb sa her\u00eb t\u2019ju urdh\u00ebroj\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn tuaj, sepse ne nuk jemi nj\u00ebsoj. Kushtetuta, ligji, interesi publik jan\u00eb busulla jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari p\u00ebr \u00e7do met\u00ebr tok\u00eb publike, p\u00ebr \u00e7do tender t\u00eb paracaktuar dhe p\u00ebr \u00e7do ligj t\u00eb porositur q\u00eb i v\u00eb zjarrin Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb mbrojm\u00eb alternativ\u00ebn ton\u00eb, sepse Shqip\u00ebris\u00eb nuk i mjafton m\u00eb largimi i Edi Ram\u00ebs. Ne kemi detyrimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb \u00e7montojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn mafioze t\u00eb qeverisjes q\u00eb ai nd\u00ebrtoi dhe t\u2019ua kthejm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm dhe pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me ton t\u00eb ashp\u00ebr dhe me akuza t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, e nisi fjal\u00ebn e tij kreu i Gurpit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi n\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi akuzoi maxhoranc\u00ebn se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb makineri votash q\u00eb plot\u00ebson interesat personale t\u00eb kryeministrit Edi Rama, duke legalizuar kapjen e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152968,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-152967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=152967"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152967\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":152969,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/152967\/revisions\/152969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=152967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=152967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=152967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}