{"id":153064,"date":"2026-09-09T16:55:12","date_gmt":"2026-09-09T16:55:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153064"},"modified":"2026-09-09T16:55:12","modified_gmt":"2026-09-09T16:55:12","slug":"noka-ne-80-vjetorin-e-kryengritjes-se-postribes-liria-nuk-dhurohet-per-te-duhet-luftuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/09\/noka-ne-80-vjetorin-e-kryengritjes-se-postribes-liria-nuk-dhurohet-per-te-duhet-luftuar\/","title":{"rendered":"Noka n\u00eb 80-vjetorin e Kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs: Liria nuk dhurohet, p\u00ebr t\u00eb duhet luftuar!"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb 80-vjetorin e Kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, Flamur Noka, nderoi kujtimin e martir\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, duke e cil\u00ebsuar kryengritjen e vitit 1946 si simbol t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs dhe sakrific\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Noka tha se amaneti i burrave t\u00eb Postrib\u00ebs mbetet aktual edhe sot, duke e lidhur at\u00eb me situat\u00ebn politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr lirin\u00eb ia vlen \u00e7do lloj sakrifice, p\u00ebr lirin\u00eb duhet t\u00eb luftosh\u201d, u shpreh Noka, duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr kuraj\u00eb qytetare p\u00ebrball\u00eb asaj q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si \u201cnarko-regjim\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKryengritja e Postrib\u00ebs sot duhet t\u00eb jet\u00eb kushtrim p\u00ebr \u00e7do shqiptar\u201d, deklaroi ai, duke theksuar se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e askujt, por e qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar familjar\u00eb t\u00eb martir\u00ebve t\u00eb Postrib\u00ebs. I nderuar zoti kryetar i Partis\u00eb Demokratike Dega Shkod\u00ebr, t\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb, t\u00eb nderuar zonja e zot\u00ebrinj k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb, t\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Postrib\u00ebs dhe rrethinave p\u00ebrreth. T\u00eb nderuara zonja e zot\u00ebrinj, sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb jem k\u00ebtu n\u00eb Postrib\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb q\u00eb 80 vite m\u00eb par\u00eb u b\u00eb simboli i q\u00ebndres\u00ebs, u b\u00eb simboli i betej\u00ebs, u b\u00eb simboli i rezistenc\u00ebs dhe i kryengritjes ndaj nj\u00eb padrejt\u00ebsie, ndaj nj\u00eb diktature q\u00eb po instalohej.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb kam k\u00ebnaq\u00ebsi t\u2019ju p\u00ebrcjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ju familjar\u00ebve t\u00eb martir\u00ebve, qytetar\u00ebve t\u00eb Postrib\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shkodr\u00ebs, pra t\u2019ju p\u00ebrcjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet e p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, profesor doktor Sali Berish\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb tur takimesh n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, pasi ai do t\u00eb ishte k\u00ebtu me rastin e 80-vjetorit. M\u00eb porositi q\u00eb t\u2019ju p\u00ebrcjell p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta dhe m\u00eb t\u00eb sinqerta. Ne sot miq p\u00ebrkujtojm\u00eb jo thjesht nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, ne p\u00ebrkujtojm\u00eb sot me rastin e 80-vjetorit t\u00eb k\u00ebsaj kryengritjeje, nj\u00eb akt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm guximi dhe burr\u00ebrie, gjithashtu dhe fisnik\u00ebrie.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne sot p\u00ebrkujtojm\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar 80 vite, ai funksionon, ai \u00ebsht\u00eb adekuat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. M\u00eb 9 shtator t\u00eb vitit 1946, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku regjimi komunist po instalohej, ku bisha marksiste po mbillte terror nat\u00eb e dit\u00eb, ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoje, ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngriheshe, pa l\u00ebre m\u00eb t\u00eb luftoje. Por burrat e Postrib\u00ebs n\u00ebn drejtimin e Jup Kazazit dhe Osman Haxhis\u00eb, e sfiduan k\u00ebt\u00eb terror. Sikur e gjith\u00eb Shqip\u00ebria ta kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebri Postriba, mbase komunizmi do t\u00eb jepte shpirt shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ne ju takon ju, ju takon paraardh\u00ebsve tuaj, ju takon burrave t\u00eb Postrib\u00ebs q\u00eb rezistuan dhe luftuan. Ata u ngrit\u00ebn n\u00eb betej\u00eb megjith\u00ebse e dinin q\u00eb do paguanin nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Ata u ngrit\u00ebn n\u00eb betej\u00eb megjith\u00ebse e dinin q\u00eb i priste n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb burgu, por n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq pushkatimi dhe tortura, sigurisht dhe persekutimi i familjeve. Por ata brenda shpirtit t\u00eb tyre kishin nj\u00eb mision shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh sesa ajo, ata kishin nj\u00eb mision t\u2019i dilnin zot familjes s\u00eb tyre, tok\u00ebs s\u00eb tyre, vendit t\u00eb tyre, Postrib\u00ebs, Shkodr\u00ebs, gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj u ngrit\u00ebn dhe prandaj ata sakrifikuan.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Miq, kryengritja e Postrib\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, p\u00ebr lirin\u00eb ia vlen \u00e7do lloj sakrifice, p\u00ebr lirin\u00eb ia vlen \u00e7do lloj mundimi, p\u00ebr lirin\u00eb duhet t\u00eb luftosh. Ndaj sot ne jemi k\u00ebtu t\u00eb p\u00ebrulur p\u00ebrball\u00eb emrit t\u00eb tyre, vepr\u00ebs s\u00eb tyre, historis\u00eb s\u00eb tyre. Postriba sot 80 vjet m\u00eb par\u00eb la nd\u00ebr shqiptar\u00eb nj\u00eb amanet: liria kurr\u00eb nuk dhurohet, p\u00ebr lirin\u00eb luftohet dhe liria vet\u00ebm n\u00eb betej\u00eb fitohet. Ky ishte mesazhi q\u00eb la Postriba k\u00ebtu e sot e 80 vjet m\u00eb par\u00eb. T\u00eb dashur miq, 80 vjet m\u00eb pas at\u00ebher\u00eb kur normalisht demokracia duhet t\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt normale t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj, shqiptar\u00ebt p\u00ebr fatin e keq po p\u00ebrballen p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb diktatur\u00eb. Jo si ajo e para, jo diktatur\u00eb thjesht ideologjike, por nj\u00eb diktatur\u00eb narko-diktatur\u00eb, diktatur\u00eb t\u00eb krimit dhe t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot n\u00eb Shqip\u00ebri lirit\u00eb nuk kufizohen me ligj, me ligj ka liri ju, ne, \u00e7do qytetar ka liri dhe ka t\u00eb drejta, por ata kufizohen me terrorin e shtetit dhe t\u00eb bandave t\u00eb pushtetit. Sot me ligj, n\u00eb dokumenta, n\u00eb letra n\u00eb Shqip\u00ebri demokracia ekziston dhe duket n\u00eb letra funksionale. Por n\u00eb realitet, n\u00eb realitet nuk funksionon, pasi pushtetin e qytetar\u00ebve sot e ka krimi, pasi parat\u00eb e djersa e mundi i shqiptar\u00ebve sot vidhet nga bandat e pushtetit dhe nga kreu i narkos n\u00eb pushtet. Sot skandalet, kemi nj\u00eb pushtet q\u00eb skandalet z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Sot jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku liria dhe demokracia jan\u00eb t\u00eb rrejshme, por ka nj\u00eb autokraci e cila po i merr frym\u00ebn \u00e7do shqiptari, e cila po i merr pasurin\u00eb dhe pron\u00ebn \u00e7do shqiptari, e cila po e pamund\u00ebson jet\u00ebn \u00e7do shqiptari. Pra sot ne jemi jo n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb ideologjike, por jemi n\u00eb nj\u00eb narko-diktatur\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndaj miq, kryengritja e Postrib\u00ebs sot duhet t\u00eb jet\u00eb kushtrim, jo vet\u00ebm p\u00ebr banor\u00ebt e Postrib\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs, por kushtrim p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb i thot\u00eb liris\u00eb liri dhe dinjitetit dinjitet, familjes familje dhe kombit komb. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kushtrim i madh, duhet t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrgjegje, duhet t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrgjegje se vet\u00ebm duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nd\u00ebrgjegje qytetare, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb reaguar dhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb narko-regjim. Sot kushtrimi dhe thirrja e asaj dite duhet t\u00eb jen\u00eb stimulant p\u00ebr kurajon qytetare, sepse vet\u00ebm duke nxitur kurajon qytetare ne do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballemi p\u00ebrs\u00ebri me narko-regjimin. Ata burra na treguan se guxuan, na treguan se u ngrit\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn kur p\u00ebrball\u00eb kishin plumbin dhe litarin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata u ngrit\u00ebn sepse e donin Postrib\u00ebn, ata u ngrit\u00ebn sepse i donin familjet e tyre, ata u ngrit\u00ebn sepse e donin k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, ata u ngrit\u00ebn sepse donin Shkodr\u00ebn, ata u ngrit\u00ebn dhe sakrifikuan se e donin Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndaj edhe sot ky frym\u00ebzim do t\u00eb jet\u00eb udh\u00ebheqje p\u00ebr \u00e7do nj\u00eb shqiptar nga Vermoshi n\u00eb Konispol, sepse sot miq e vetmja rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkimi i qytetar\u00ebve dhe protesta. Protesta q\u00eb ka nisur, sot 100 dit\u00eb n\u00eb bulevardin D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit, ju siguroj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb dhe ajo duhet mb\u00ebshtetur, \u00ebsht\u00eb e vetmja form\u00eb n\u00eb demokraci p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb narko-regjim si ky q\u00eb kemi sot.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndaj sot pas 80 vitesh ata martir\u00eb t\u00eb Postrib\u00ebs na b\u00ebjn\u00eb apel, t\u00eb mos pajtohemi kurr\u00eb me padrejt\u00ebsin\u00eb kurdo q\u00eb t\u00eb vij\u00eb dhe nga do q\u00eb t\u00eb vij\u00eb, t\u00eb mos heshtim kurr\u00eb p\u00ebrball\u00eb korrupsionit sido q\u00eb t\u00eb vij\u00eb dhe nga do q\u00eb t\u00eb vij\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb mos pranojm\u00eb kurr\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb sundimin e qytetar\u00ebve me sundimin e krimit, t\u00eb mos pranojm\u00eb kurr\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb zbrazet e t\u00eb zbrazet dhe t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb djegur. Ndaj ne sot k\u00ebt\u00eb mesazh duhet ta p\u00ebrcjellim n\u00eb \u00e7do vot\u00ebr shqiptare, sepse sot ky mesazh \u00ebsht\u00eb adekuat.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky mesazh \u00ebsht\u00eb thirrje e madhe p\u00ebr \u00e7do shqiptar, sepse Shqip\u00ebria sot nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e askujt, \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e shqiptar\u00ebve, e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e nj\u00eb partie, as pron\u00eb e nj\u00eb bande n\u00eb pushtet, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb as e t\u00eb fort\u00ebve dhe bandave q\u00eb qarkullojn\u00eb gjithandej, jo. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb ngelet e shqiptar\u00ebve. Sot k\u00ebtu n\u00eb Postrib\u00eb le t\u00eb p\u00ebrulemi dhe nj\u00eb her\u00eb para atyre q\u00eb pat\u00ebn kurajon sot e 80 viteve m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb thon\u00eb jo ne nuk n\u00ebnshtrohemi, jo ne nuk pajtohemi me t\u00eb keqen, jo ne nuk gjunj\u00ebzohemi, jo ne do ngrihemi, ne do luftojm\u00eb, ne do sakrifikojm\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, p\u00ebr familjet tona, p\u00ebr atdheun ton\u00eb. Zoti e bekoft\u00eb Postrib\u00ebn, Zoti e bekoft\u00eb Shkodr\u00ebn, Zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 80-vjetorin e Kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, Flamur Noka, nderoi kujtimin e martir\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, duke e cil\u00ebsuar kryengritjen e vitit 1946 si simbol t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs dhe sakrific\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Noka tha se amaneti i burrave t\u00eb Postrib\u00ebs mbetet aktual edhe sot, duke e lidhur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":153065,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153064","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153064","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153064"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153064\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153066,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153064\/revisions\/153066"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}