{"id":153104,"date":"2026-09-09T18:39:00","date_gmt":"2026-09-09T18:39:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153104"},"modified":"2026-09-09T18:39:00","modified_gmt":"2026-09-09T18:39:00","slug":"feja-si-politike-e-dites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/09\/feja-si-politike-e-dites\/","title":{"rendered":"Feja si politik\u00eb e dit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Beqir SINA &#8211; New York<\/strong><\/p>\n<p>Vizita n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe varrimi i Mlladi\u00e7it e kthyen kujtes\u00ebn e dhun\u00ebs n\u00eb mesazh zyrtar<\/p>\n<p>Historia e dhun\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nuk mbetet n\u00eb arkiv, ngaq\u00eb ajo kthehet shpesh n\u00eb mesazh politik t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Feja b\u00ebhet \u201cpolitik\u00eb e p\u00ebrditshme\u201d kur besimi, kornizat morale ose organizatat fetare futen aktivisht n\u00eb fushata, axhenda partiake dhe autoritet qeveritar.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimi moral ndahet nga politika kur nuk mbetet kriter vler\u00ebsimi, por kthehet n\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr kandidat\u00eb e parti si\u00e7 po ndodh tani n\u00eb Serbi, kur Presidenti shp\u00ebrndau parlamentin u dor\u00ebhoq\u00eb dhe shpalli zgjedhjet e reja p\u00ebr 19 tetor.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo sondazhet tregojn\u00eb se shumica e njer\u00ebzve duan vendet e adhurimit jasht\u00eb politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, kur besnik\u00ebria partiake b\u00ebhet identiteti kryesor, m\u00ebsimi fetar rrezikon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga tribalizmi.<\/p>\n<p>Vizita e Mitropolitit Joanikije II n\u00eb Gjirokast\u00ebr, m\u00eb 6 shtator 2026, e pritur me nderime lokale, nga shum\u00eb shqiptar nuk u lexua si takim i zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pasi ajo ndodhi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn jav\u00eb kur Beogradi organizoi varrimin e Ratko Mlladi\u00e7it me nderime shtet\u00ebrore e ushtarake.<\/p>\n<p>Mlladi\u00e7i vdiq n\u00eb Hag\u00eb duke vuajtur d\u00ebnimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr gjenocid, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte. Nd\u00ebrsa, n\u00eb 7 shtator u varros n\u00eb Beograd, me pjes\u00ebmarrje t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurti e quajti k\u00ebt\u00eb kalim nga mohimi n\u00eb \u201cadhurim shtet\u00ebror t\u00eb gjenocidit\u201d. Kurse ministri i jasht\u00ebm Glauk Konjufca, e cil\u00ebsoi akt t\u00eb turpit t\u00eb thell\u00eb moral e politik.<\/p>\n<p>Nga Tirana, ministti i jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb Ferit Hoxha, d\u00ebnoi glorifikimin e kriminelit t\u00eb d\u00ebnuar dhe tha se &#8220;Shqip\u00ebria i bashkohet Bashkimit Evropian&#8221;. Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa e vler\u00ebsuan sken\u00ebn n\u00eb Beograd si trondit\u00ebse, nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarrjen e zyrtar\u00ebve serb\u00eb si thell\u00ebsisht p\u00ebr keqardhje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb, pritja e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb institucionit q\u00eb nuk njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe e trajton at\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr pjes\u00ebm m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptarve sipas mendimit tim u lexua n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb si shenj\u00eb politike, jo si formalitet.<\/p>\n<p>Duke ditur at\u00eb se gjithmon Kisha Ortodokse Serbe, ka mbajtur vij\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme me shtetin serb: Kosova mbetet \u201cdjepi\u201d i projektit t\u00eb saj komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, tensionet prej se ka ardh qeveria Kurti, rreth statusit, pronave, licencave dhe incidenteve e kan\u00eb mbajtur k\u00ebt\u00eb linj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, t\u00eb nxitura nga Beogradi dhe presidenti Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb Malin e Zi, prej nga vjen Joanikije, raporti mes shtetit, identitetit dhe k\u00ebsaj kishe mbetet i hapur dhe i debatueshem.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj\u00eb se p\u00ebr opinionin shqiptar, problemi nuk \u00ebsht\u00eb prania e nj\u00eb kleriku t\u00eb huaj n\u00eb nj\u00eb qytet UNESCO. Problemi \u00ebsht\u00eb koha, konteksti dhe mesazhi.<\/p>\n<p>P\u00ebrkat\u00ebsisht, sot kur nj\u00eb shtet fqinj nderon me ushtri e ministra nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr Srebrenic\u00eb, dhe po at\u00eb jav\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i t\u00eb nj\u00ebjtit sistem pritet me nderime n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qytetari me t\u00eb drejt do t\u00eb pyes se :<\/p>\n<p>A ndahet politika e jashtme nga kujtesa e viktimave? A vihet \u201cfqinj\u00ebsia e mir\u00eb\u201d mbi llogaridh\u00ebnien?<\/p>\n<p>Kjo vizit\u00eb dhe ngjarje t\u00eb tjera jan\u00eb u kthyer edhe n\u00eb nj\u00eb test t\u00eb pjekuris\u00eb evropiane t\u00eb qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Tirana thot\u00eb se po hap e mbyll kapituj me BE-n\u00eb dhe i shmanget debateve t\u00eb tilla. Por, n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, kjo linj\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb shpesh si e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb af\u00ebrta me Brukselin dhe, n\u00eb kriza mes Prishtin\u00ebs e Beogradit, edhe me Serbin\u00eb. Si\u00e7 kan qen\u00eb ato protestat n\u00eb veri, statusi, pronat, licencat, Banjska.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Kurti ka th\u00ebn\u00eb se, pavar\u00ebsisht mospajtimeve p\u00ebr Kosov\u00ebn, marr\u00ebdh\u00ebniet me Ram\u00ebn mbeten t\u00eb mira. Kurse, Vjosa Osmani dhe Donika G\u00ebrvalla e kan\u00eb k\u00ebshilluar m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb kryeministrin shqiptar \u201ct\u00eb mos flas\u00eb m\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Kosova k\u00ebrkon njohje dhe barazi mbi drejt\u00ebsi. Serbia k\u00ebrkon rrug\u00eb drejt Evrop\u00ebs pa i pranuar plot\u00ebsisht verdiktet e Hag\u00ebs si baz\u00eb pajtimi.<\/p>\n<p>Nderimi i Mlladi\u00e7it e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb hendek m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pritjet e larta, pa distanc\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndaj vij\u00ebs zyrtare serbe mbi Kosov\u00ebn, po e ashp\u00ebrsojn\u00eb debatin n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, trevat shqiptare dhe diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi dihet q\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pres\u00eb mysafir\u00eb sipas interesit t\u00eb tij. Por, serioziteti matet te mesazhi q\u00eb d\u00ebrgon pritja.<\/p>\n<p>N\u00eb Ballkan, protokolli nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb vet\u00ebm protokoll. Historia e ka treguar, se n\u00eb Serbi e Greqi, feja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar k\u00ebt\u00eb e konfirmoi edhe Patriarku Porfirije, kur tha se emri i Mlladi\u00e7it do t\u00eb mbetet \u201cthell\u00ebsisht i gdhendur n\u00eb kujtes\u00ebn dhe lutjet\u201d e popullit ortodoks serb. Kjo nuk ishte lapsus. Ishte narrativ\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 e quajti ngjarjen \u201cshp\u00ebrthim emocional\u201d q\u00eb \u201cnuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me lejimin e tij\u201d dhe e mbuloi si \u201cfuneral familjar\u201d. Substanca mbeti e nj\u00ebjta, kulti i heroit, i mund\u00ebsuar nga shteti.<\/p>\n<p>Vizita e Joanikije II n\u00eb Gjirokast\u00ebr tregoi s\u00ebrish se, n\u00eb Serbi, feja nuk q\u00ebndron m\u00ebnjan\u00eb politik\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb politika e dit\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir SINA &#8211; New York Vizita n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe varrimi i Mlladi\u00e7it e kthyen kujtes\u00ebn e dhun\u00ebs n\u00eb mesazh zyrtar Historia e dhun\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nuk mbetet n\u00eb arkiv, ngaq\u00eb ajo kthehet shpesh n\u00eb mesazh politik t\u00eb dit\u00ebs. Feja b\u00ebhet \u201cpolitik\u00eb e p\u00ebrditshme\u201d kur besimi, kornizat morale ose organizatat fetare futen aktivisht n\u00eb fushata, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":153105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-153104","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153104"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153104\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153107,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153104\/revisions\/153107"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}