{"id":153108,"date":"2026-09-09T18:42:52","date_gmt":"2026-09-09T18:42:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153108"},"modified":"2026-09-09T18:42:52","modified_gmt":"2026-09-09T18:42:52","slug":"shoqeria-shqiptare-duhet-te-filloje-betejen-me-heshtjen-e-spak-ut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/09\/shoqeria-shqiptare-duhet-te-filloje-betejen-me-heshtjen-e-spak-ut\/","title":{"rendered":"Shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb filloj\u00eb betej\u00ebn me heshtjen e SPAK-ut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nuk p\u00ebrballet me momentin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur krimi shfaqet hapur, por at\u00ebher\u00eb kur krimi fillon t\u00eb flas\u00eb\u00a0 hapur p\u00ebrpara institucioneve dhe institucionet zgjedhin t\u00eb heshtin, dhe\u00a0 n\u00eb at\u00eb \u00e7ast nuk kemi m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrballjen e zakonshme midis ligjit dhe shkel\u00ebsit t\u00eb ligjit, por lind nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb: \u00e7far\u00eb ndodh me nj\u00eb shtet kur d\u00ebshmia e nj\u00eb njeriu q\u00eb ka qen\u00eb brenda mekanizmit t\u00eb pushtetit, q\u00eb ka njohur nga af\u00ebr korridoret e tij, marr\u00ebdh\u00ebniet e tij, pazaret e tij dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb marr\u00eb vendimet, del n\u00eb drit\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb saj organi q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk b\u00ebn z\u00eb ?<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhej t\u00eb ishte e shqet\u00ebsuar sot shoq\u00ebria shqiptare, jo thjesht p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar prokurorin, jo p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime gjykatash n\u00eb sheshe dhe as p\u00ebr t\u00eb shpallur fajtor\u00eb njer\u00ebz pa proces, por p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb elementare dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: hetimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb publike t\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj e kan\u00eb rikthyer k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim me nj\u00eb forc\u00eb dramatike, sepse ajo q\u00eb u tha nuk erdhi nga nj\u00eb v\u00ebzhgues i larg\u00ebt i politik\u00ebs, por nga nj\u00eb njeri q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e niveleve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit dhe q\u00eb sot ndodhet n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00ebr\u00ebsisht tjet\u00ebr, p\u00ebrball\u00eb vet\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka ngritur akuza ndaj tij. Kjo rrethan\u00eb nuk e b\u00ebn automatikisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ai thot\u00eb, por e b\u00ebn \u00e7do d\u00ebshmi t\u00eb tij nj\u00eb material q\u00eb nj\u00eb organ serioz hetimi nuk mund ta kaloj\u00eb me nj\u00eb ngritje supesh, sepse n\u00eb nj\u00eb shtet normal \u00e7do deklarat\u00eb e till\u00eb duhet t\u00eb ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb t\u00eb qarta: ajo q\u00eb duhet provuar dhe ajo q\u00eb duhet hetuar.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu fillon paradoksi shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm b\u00ebn nj\u00eb kall\u00ebzim, institucioni ka detyrimin ta marr\u00eb n\u00eb shqyrtim sipas procedurave t\u00eb ligjit; n\u00ebse nj\u00eb gazetar publikon nj\u00eb dokument, ai mund t\u00eb b\u00ebhet objekt verifikimi; n\u00ebse nj\u00eb d\u00ebshmitar paraqet nj\u00eb fakt, ai mund t\u00eb thirret dhe t\u00eb pyetet; por kur nj\u00eb ish-funksionar i lart\u00eb i shtetit del publikisht dhe flet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, \u00ebsht\u00eb ushtruar pushteti, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me njer\u00ebz t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, p\u00ebr mekanizma t\u00eb korrupsionit dhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb jet\u00ebn politike, problemi nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht n\u00ebse publiku e beson apo nuk e beson at\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja duhet t\u00eb jet\u00eb: a po hetohet?<\/p>\n<p>Sepse drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb sondazh besimi dhe prokuroria nuk \u00ebsht\u00eb tribun\u00eb politike ku zgjidhet versioni m\u00eb bind\u00ebs i historis\u00eb; drejt\u00ebsia ka nj\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pretendim, ta vendos\u00eb p\u00ebrball\u00eb dokumentit, d\u00ebshmis\u00eb, regjistrimit, l\u00ebvizjes financiare, komunikimit, kontrat\u00ebs, d\u00ebshmitarit tjet\u00ebr dhe \u00e7do elementi tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb ose rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse indiferenca e nj\u00eb institucioni t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si Spak sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse, ku\u00a0heshtja institucionale krijon nj\u00eb boshll\u00ebk ku e v\u00ebrteta mbetet pezull dhe, n\u00eb at\u00eb boshll\u00ebk, qytetari fillon t\u00eb dyshoj\u00eb se\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb\u00a0 drejt\u00ebsia q\u00eb po k\u00ebrkon prov\u00ebn, por prova q\u00eb po pret drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron edhe absurdi kafkian i realitetit tone, me pushtetin po e po, por sidomos me sapak.<\/p>\n<p>Klodia Braho na ka th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb hapur : Na sillni provat.<\/p>\n<p>Ja ku i keni provat e zbardhura z.Braho ku keni humbur?! Zgjidhni duart dhe guxoni.<\/p>\n<p>Prandaj\u00a0qytetari ka t\u00eb drejt t\u00eb pyes: n\u00ebse un\u00eb kam nj\u00eb informacion, nj\u00eb dokument, nj\u00eb d\u00ebshmi apo nj\u00eb regjistrim, a nuk \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht detyra juaj ta merrni at\u00eb, ta verifikoni, ta krahasoni dhe t\u00eb p\u00ebrcaktoni n\u00ebse kemi p\u00ebrpara nj\u00eb prov\u00eb apo nj\u00eb shpifje?<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00e7do njeri do t\u00eb duhej t\u00eb kryente vet\u00eb pun\u00ebn e hetuesit, prokurorit dhe ekspertit financiar p\u00ebrpara se t&#8217;i drejtohej drejt\u00ebsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse ekzistojn\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do akuz\u00eb publike duhet t\u00eb kthehet automatikisht n\u00eb dosje penale, por do t\u00eb thot\u00eb se akuzat e r\u00ebnda, sidomos kur vijn\u00eb nga persona q\u00eb kan\u00eb pasur dijeni t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr mekanizmat e pushtetit, meritojn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes filtrit t\u00eb hetimit dhe jo p\u00ebrmes filtrit t\u00eb indiferenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu shfaqet pyetja m\u00eb e madhe q\u00eb i b\u00ebhet sot\u00a0 SPAK-ut.<\/p>\n<p>A mjafton t\u00eb thuhet se drejt\u00ebsia po funksionon sepse ka arrestime, hetime dhe dosje, apo drejt\u00ebsia duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb prek\u00eb \u00e7do struktur\u00eb pushteti kur p\u00ebrpara saj shfaqen dyshime t\u00eb arsyeshme dhe materiale q\u00eb mund t\u00eb verifikohen?<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb vet\u00ebm ndaj atyre q\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb pushtet nuk \u00ebsht\u00eb ende drejt\u00ebsi e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb provohet kur p\u00ebrball\u00eb saj shfaqet pushteti.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu d\u00ebshmit\u00eb e Ahmetajt marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb tejkalon fatin e tij personal. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb shoq\u00ebria ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe as t\u00eb pranoj\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb tij si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; mjafton t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb ato fjal\u00eb t\u00eb mos humbin n\u00eb aj\u00ebr, sepse n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta duhet t\u00eb rr\u00ebzohen me prova, nd\u00ebrsa n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta duhet t\u00eb ndiqen deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Arben Ahmetaj, me deklaratat e tij publike, ka sjell\u00eb n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria e njeh prej vitesh: figur\u00ebn e pushtetit q\u00eb akuzohet p\u00ebr lidhje t\u00eb err\u00ebta me interesa private dhe kriminale, nd\u00ebrsa qytetari mbetet gjithmon\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb muri ku informacioni humbet n\u00ebp\u00ebr korridoret institucionale.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk mjafton m\u00eb t\u00eb thuhet se nj\u00ebri g\u00ebnjen dhe tjetri thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb mjegull askush nuk sheh kush hyri, kush doli, kush firmosi, kush p\u00ebrfitoi dhe kush humbi.<\/p>\n<p>Prandaj problemi i SPAK-ut nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm hetime apo jo; problemi \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb perceptimi krijon heshtja e tij n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb prej vitesh p\u00ebrballet me akuza t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr korrupsion, kapje institucionesh dhe lidhje midis politik\u00ebs, biznesit dhe krimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndetshme, institucioni i drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb e ul temperatur\u00ebn politike duke prodhuar prova, jo ai q\u00eb e l\u00eb temperatur\u00ebn t\u00eb rritet duke mos dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr SPAK-ut si institucion dhe as kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb si ide; p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr ta detyruar drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb qytetar\u00ebt presin prej saj.<\/p>\n<p>Prandaj protesta qytetare, debati publik, gazetaria investigative dhe presioni demokratik nuk duhet t\u00eb synojn\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e institucioneve, por t&#8217;i kujtojn\u00eb atyre se pushteti i tyre \u00ebsht\u00eb i deleguar nga ligji dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb ndaj qytetarit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse deklaratat e Ahmetajt nuk duhet as t\u00eb adhurohen dhe as t\u00eb p\u00ebrqeshen; ato duhet t\u00eb hapin dosjet e verifikimit, sepse nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga err\u00ebsira nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb duke fikur drit\u00ebn sa her\u00eb q\u00eb shfaqet nj\u00eb d\u00ebshmi e pak\u00ebndshme.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse pas hetimit del se akuzat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta, shoq\u00ebria duhet ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse hetimi zbulon se pas tyre q\u00ebndrojn\u00eb fakte, dokumente dhe marr\u00ebdh\u00ebnie reale, at\u00ebher\u00eb asnj\u00eb pushtet nuk duhet t\u00eb jet\u00eb aq i madh sa ta mbyll\u00eb dosjen p\u00ebrpara se t\u00eb hapet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot nuk duhet t\u00eb b\u00ebrtasim thjesht: \u201cAkuzojm\u00eb SPAK-un!\u201d<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb themi di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb thell\u00eb:K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb SPAK-u t\u00eb hetoj\u00eb,sepse realisht nuk heton.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb historian\u00ebt do t\u00eb pyesin se kur filloi t\u00eb \u00e7ahej muri i heshtjes n\u00eb Shqip\u00ebri, ndoshta nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ngjarje e vetme q\u00eb do t&#8217;u jap\u00eb p\u00ebrgjigje, por grumbullimi i atyre d\u00ebshmive q\u00eb nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs dol\u00ebn n\u00eb drit\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cilave institucionet nuk mund\u00ebn m\u00eb t\u00eb fshiheshin pas formulave procedurale.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb do t\u00eb kuptohet edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: se demokracia nuk vdes vet\u00ebm kur mbyllen parlamentet, ndalohen zgjedhjet apo burgosen kund\u00ebrshtar\u00ebt; ajo mund t\u00eb dob\u00ebsohet edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb heshtur, kur qytetari flet, dokumenti del, d\u00ebshmitari paraqitet dhe institucioni q\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk l\u00ebviz.<\/p>\n<p>Prandaj, sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb, shoq\u00ebria shqiptare duhet ta hap\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Por me k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme q\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebhet \u00e7do pushteti:<\/p>\n<p>Hetojeni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik askush nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga hetimi. Por nj\u00eb pushtet q\u00eb ka frik\u00eb nga e v\u00ebrteta ka gjithmon\u00eb arsye t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga hetimi.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, duhet t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i\u00a0 Emile Zolas\u00eb, jo si nj\u00eb kopje e s\u00eb shkuar\u00ebs, por si nj\u00eb parim i s\u00eb tashmes:<\/p>\n<p>J&#8217;accuse &#8211; akuzoj jo p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar, por p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nuk p\u00ebrballet me momentin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur krimi shfaqet hapur, por at\u00ebher\u00eb kur krimi fillon t\u00eb flas\u00eb\u00a0 hapur p\u00ebrpara institucioneve dhe institucionet zgjedhin t\u00eb heshtin, dhe\u00a0 n\u00eb at\u00eb \u00e7ast nuk kemi m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrballjen e zakonshme midis ligjit dhe shkel\u00ebsit t\u00eb ligjit, por lind nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54052,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-153108","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153108"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153108\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153109,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153108\/revisions\/153109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}