{"id":153158,"date":"2026-09-10T10:28:06","date_gmt":"2026-09-10T10:28:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153158"},"modified":"2026-09-10T10:29:13","modified_gmt":"2026-09-10T10:29:13","slug":"zgjedhjet-ne-serbi-alarmi-i-fundit-per-edi-ramen-dhe-kurthi-i-kodit-zgjedhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/10\/zgjedhjet-ne-serbi-alarmi-i-fundit-per-edi-ramen-dhe-kurthi-i-kodit-zgjedhor\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Serbi: Alarmi i fundit p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe kurthi i Kodit Zgjedhor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Genc BURIMI<\/strong><\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 m\u00eb kot rezistoi gati dy vjet nga shp\u00ebrthimi i protest\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb serbe. M\u00eb 25 tetor 2026 do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend zgjedhje legjislative t\u00eb parakohshme. Leksioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Sado q\u00eb t\u00eb rezistoj\u00eb edhe ai, fundin do ta ket\u00eb t\u00eb pashmangsh\u00ebm. Shqip\u00ebria ka marr\u00eb rrug\u00ebn dhe ajo p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, pasi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet, n\u00eb kushtet e protestave t\u00eb sotme, q\u00eb ky parlament t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe tre vjet t\u00eb tjera deri n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2029. Vu\u00e7i\u00e7 i rezistoi gjat\u00eb protest\u00ebs, si\u00e7 p\u00ebrpiqet t\u00eb veproj\u00eb Edi Rama, por serbi u vu shah-mat dhe pranoi t\u00eb b\u00ebnte zgjedhje t\u00eb parakohshme kur BE-ja i preu rubinetin e parave me t\u00eb cilat mbahen sot investimet publike n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, Komisioni europian shpalli ngrirjen e nj\u00eb miliard e gjysm\u00eb euro grante dhe kredi t\u00eb parashikuara p\u00ebr Serbin\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn deri n\u00eb vitin 2027. Kjo shum\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb fondin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor prej 6 miliard\u00eb eurosh, ku pjesa p\u00ebr qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs peshon gati nj\u00eb miliard euro deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027. Pasoja e menj\u00ebhershme e \u201cembargos ekonomike\u201d t\u00eb Brukselit ndaj Serbis\u00eb ishte humbja e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs evropiane k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, me m\u00eb shum\u00eb se 100 milion\u00eb euro q\u00eb buxheti i Shtetit t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it nuk do t\u2019i merrte.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 u gjend k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb ver\u00eb i kapur midis dy zjarreve: protestat e student\u00ebve n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nuk pushonin, dhe nga ana tjet\u00ebr, buxheti i shtetit serb q\u00eb po fillonte t\u00eb ndjente munges\u00ebn e miliona eurove evropiane, gj\u00eb q\u00eb mund ta \u00e7onte Serbin\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb ekonomike p\u00ebrpara vitit 2027, kur do t\u00eb mbaheshin zgjedhjet e rregullta. Duke shpallur dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, presidenti serb ul tensionin e rrug\u00ebs duke iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr zgjedhje dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, i d\u00ebrgon nj\u00eb sinjal Brukselit se dor\u00ebzohet, me shpres\u00ebn q\u00eb ndihma ekonomike evropiane p\u00ebr Serbin\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb. Sigurisht, Evropa do t\u00eb shoh\u00eb n\u00ebse zgjedhjet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rregullta para se ta hap\u00eb p\u00ebrs\u00ebri qesen.<\/p>\n<p>Por ky shembull serb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb alarm p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, i cili zgjodhi dit\u00ebt e fundit t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gaf\u00eb q\u00eb b\u00ebri Vu\u00e7i\u00e7 me Evrop\u00ebn para disa muajsh, kur presidenti serb tep\u00ebr i sigurt n\u00eb vetvete i tregonte dh\u00ebmb\u00ebt. Rama i trajtoi si \u201cdembel\u00eb\u201d deputet\u00ebt e grupit t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Parlamentin Evropian, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe SPD-ja, pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs gjerman. Esht\u00eb nj\u00eb trim\u00ebri q\u00eb rrezikon ta paguaj\u00eb shtrenjt. Pasi n\u00ebse Brukseli vendos t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb edhe Ram\u00ebs presion p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, Europa do ta ket\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb se me Vu\u00e7i\u00e7in.<\/p>\n<p>Kjo jo vet\u00ebm sepse 1 miliard eurot e ndihm\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb m\u00eb jetike p\u00ebr Ram\u00ebn me nj\u00eb ekonomi m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se ajo serbe, por sepse ndryshe nga drejt\u00ebsia serbe, ajo shqiptare shihet si partnere e Per\u00ebndimit. Dhe akuzat e panum\u00ebrta p\u00ebr korrupsion ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs nuk mungojn\u00eb\u2026 Presion n\u00eb rrug\u00eb, presion financiar, presion juridik, si p\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in dje, edhe p\u00ebr Ram\u00ebn sot, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201ca do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme\u201d, por \u201ckur do t\u00eb fiksohet data e mbajtjes s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Kurthi i Kodit Zgjedhor: pse modeli serb mbron anonimatin e protestuesve, nd\u00ebrsa ligji shqiptar i ekspozon ata?<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb kjo, nuk ka asnj\u00eb garanci mbrapa se kauza e protestuesve do t\u00eb triumfoj\u00eb me zgjedhjet e parakohshme q\u00eb ata k\u00ebrkojn\u00eb. N\u00eb Serbi, manovrat e pushtetit kan\u00eb filluar tashm\u00eb. Vu\u00e7i\u00e7 mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb loj\u00ebn e Putinit: nj\u00eb her\u00eb president, nj\u00eb her\u00eb kryeminist\u00ebr. Por edhe protestuesit serb\u00eb po arrijn\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb u jep kodi zgjedhor serb, mund\u00ebsi q\u00eb nuk i kan\u00eb aspak protestuesit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb rast zgjedhjesh t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, deri m\u00eb sot, student\u00ebt protestues nuk kishin krijuar asnj\u00eb parti apo l\u00ebvizje zyrtare p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. Kjo p\u00ebr dy arsye. E para \u00ebsht\u00eb taktike, si nj\u00eb strategji p\u00ebr t\u00eb ruajtur anonimatin. N\u00eb Serbi nuk je i detyruar t\u00eb krijosh parti dhe t\u00eb shpall\u00ebsh lista para se t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dat\u00eb zyrtare zgjedhjesh. Ky status fleksib\u00ebl u lejon student\u00ebve serb\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb organigram\u00ebn dhe list\u00ebn e kandidat\u00ebve t\u00eb tyre deri n\u00eb momentin e fundit p\u00ebr t\u00eb shmangur presionet dhe frik\u00ebsimet nga pushteti.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u2019u duhej t\u00eb krijonin nj\u00eb parti tradicionale shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve, protestuesit serb\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb detyruar t\u00eb deklaronin themeluesit, statutet dhe drejtuesit zyrtar\u00eb n\u00eb regjistrat publik\u00eb, duke u ekspozuar menj\u00ebher\u00eb ndaj presioneve, shantazheve dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u2019i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Komisioni Zgjedhor Serb (RIK) parashikon se, p\u00ebrve\u00e7 partive politike t\u00eb regjistruara dhe koalicioneve, nj\u00eb \u201cgrup qytetar\u00ebsh\u201d mund fare mir\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb zgjedhje me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb plot\u00eb, pa asnj\u00eb regjistrim paraprak t\u00eb detyruesh\u00ebm. Kushti i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb mbledhja e t\u00eb pakt\u00ebn 10.000 firmave t\u00eb cilat certifikohen zyrtarisht nga nj\u00eb gjykat\u00eb ose noter pa u varur nga Komisioni q\u00ebndror i zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur. Sipas Kodit Zgjedhor shqiptar, nj\u00eb grup qytetar\u00ebsh nuk mund t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb list\u00eb partie. Qytetar\u00ebt mund t\u00eb propozojn\u00eb vet\u00ebm kandidat individual t\u00eb pavarur , nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zon\u00eb zgjedhore, dometh\u00ebn\u00eb 12 gjithsej (me nj\u00eb maksimum prej 3.000 firmash p\u00ebr zon\u00eb). Jo vet\u00ebm q\u00eb behet fjala p\u00ebr shum\u00eb pak kandidat\u00eb , por kurthi shqiptar \u00ebsht\u00eb se emrat e komitetit nism\u00ebtar duhet t\u00eb regjistrohen n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ) shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, sakt\u00ebsisht t\u00eb pakt\u00ebn 70 dit\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse Rama do t\u00eb shpallte zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb rrufeshme, protestuesit nuk do t\u00eb mund t\u00eb regjistronin nj\u00eb list\u00eb t\u00eb tyre mbar\u00ebkomb\u00ebtare. N\u00ebse fillojn\u00eb e krijojn\u00eb parti q\u00eb tani, protestuesit do t\u00eb bien n\u00eb kurthin q\u00eb evituan koleg\u00ebt e tyre n\u00eb Serbi: pushteti do t\u00eb kishte emrat, adresat dhe strukturat e tyre, duke i p\u00ebrdorur p\u00ebr shantazh ose p\u00ebr t\u2019i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb p\u00ebrpara kohe.<\/p>\n<p><strong>Roli i partive politike t\u00eb opozit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb karakteristik\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen tani n\u00eb Serbi, e cila ndryshon nga Shqip\u00ebria. N\u00eb Parlamentin serb me 250 vende, n\u00eb t\u00eb cilin partia e Vu\u00e7i\u00e7it ka shumic\u00ebn absolute, ekzistojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr partish t\u00eb opozit\u00ebs me nj\u00eb total prej rreth 74 vendesh. Gati gjysma e k\u00ebtyre partive t\u00eb opozit\u00ebs (kryesisht ato m\u00eb t\u00eb voglat dhe l\u00ebvizjet qytetare, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 32 deputet\u00eb) kan\u00eb vendosur t\u00eb mos hyjn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 25 tetorit. K\u00ebt\u00eb \u201csakrific\u00eb\u201d k\u00ebto parti t\u00eb opozit\u00ebs, e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shanse List\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve protestues q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb dhe q\u00eb votat e opozit\u00ebs t\u00eb mos shp\u00ebrndahen. P\u00ebrndryshe, nga p\u00ebr\u00e7arja do t\u00eb p\u00ebrfitonte s\u00ebrish pushteti i Vu\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, blloqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare serbe (si SSP dhe NPS) kan\u00eb vendosur t\u00eb marrin pjes\u00eb me listat e tyre, duke argumentuar se nuk do t\u00eb kishte kuptim qe parlamenti i ardhsh\u00ebm serb t\u00eb kishte vet\u00ebm dy ngjyra politike, at\u00eb t\u00eb List\u00ebs s\u00eb student\u00ebve dhe at\u00eb t\u00eb koalicionit t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it. T\u00eb nj\u00ebtin argument do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe partia demokratike si m\u00eb e madhja e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Si konkluzion, perspektiva n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb ndryshe se ajo n\u00eb Serbi n\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt vendosin se zgjedhjet e parakohshme jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza politike. Europa arriti imponoj\u00eb qeveri teknike me kushtetut\u00eb n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, ajo arriti t\u00eb imponoj\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoshme n\u00eb Serbi kundrejt \u00e7ekut me miliona euro, p\u00ebrse Rama do t\u00eb rezistonte?<\/p>\n<p>Si\u00e7 u analizua, edhe n\u00ebse lideri n\u00eb pushtet i refuzon k\u00ebto zgjedhje, per\u00ebndimor\u00ebt kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm mjete presioni p\u00ebr ta \u201cbindur\u201d. Por nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse zgjedhjet e parakohshme b\u00ebhen, protestuesit n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb m\u00eb pak shanse ligjore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb si list\u00eb m\u00eb vete sesa koleg\u00ebt e tyre n\u00eb Serbie.<\/p>\n<p>Shansi i vet\u00ebm p\u00ebr protestuesit ose l\u00ebvizjet e reja n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte q\u00eb reforma e kodit zgjedhor n\u00eb diskutim e sip\u00ebr t\u00eb votohet sa m\u00eb shpejt, por duke parashikuar paraprakisht n\u00eb t\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn leht\u00ebsi q\u00eb ka nj\u00eb \u201cgrup qytetar\u00ebsh\u201d n\u00eb Serbi. N\u00eb Shqip\u00ebri po ashtu, duhet lejuar pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje pa qen\u00eb i detyruar t\u00eb rregjistrohesh me muaj p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>N\u00ebse protestuesit n\u00eb Shqip\u00ebri do e ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rregjistrojn\u00eb list\u00ebn (listat) e tyre n\u00eb momentin kur hapet zyrtarisht fushata zgjedhore, ata mund t\u2019i krijonin nj\u00eb surpriz\u00eb t\u00eb rrufeshme dhe fatale pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, fal\u00eb po ashtu dhe koalicioneve pas-zgjedhore q\u00eb mund t\u00eb krijohen\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc BURIMI Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 m\u00eb kot rezistoi gati dy vjet nga shp\u00ebrthimi i protest\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb serbe. M\u00eb 25 tetor 2026 do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend zgjedhje legjislative t\u00eb parakohshme. Leksioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Sado q\u00eb t\u00eb rezistoj\u00eb edhe ai, fundin do ta ket\u00eb t\u00eb pashmangsh\u00ebm. Shqip\u00ebria ka marr\u00eb rrug\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":146436,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-153158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153158"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153162,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153158\/revisions\/153162"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146436"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}