{"id":153207,"date":"2026-09-10T16:30:39","date_gmt":"2026-09-10T16:30:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153207"},"modified":"2026-09-10T16:30:39","modified_gmt":"2026-09-10T16:30:39","slug":"tabaku-me-perfaqesuesit-e-world-economic-forum-shqiperia-eshte-toka-e-mundesive-nese-sistemi-socialist-rrezohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/10\/tabaku-me-perfaqesuesit-e-world-economic-forum-shqiperia-eshte-toka-e-mundesive-nese-sistemi-socialist-rrezohet\/","title":{"rendered":"Tabaku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e World Economic Forum: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb toka e mund\u00ebsive n\u00ebse sistemi socialist rr\u00ebzohet!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n\u00eb Kuvend nj\u00eb takim t\u00eb hapur me 23 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Forumit Ekonomik Bot\u00ebror. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimit ishin integrimi europian, ekonomia, investimet e huaja, pastrimi i parave dhe inteligjenca artificiale.<\/p>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, priti sot n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb 23 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Forumit Ekonomik Bot\u00ebror (WEF), me t\u00eb cil\u00ebt zhvilloi nj\u00eb takim t\u00eb hapur mbi sfidat dhe perspektiv\u00ebn e zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takim mor\u00ebn pjes\u00eb drejtues kompanish, akademik\u00eb, profesionist\u00eb t\u00eb pavarur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme. Diskutimi u p\u00ebrqendrua te rruga e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian, situata ekonomike dhe politike, klima e investimeve dhe ndikimi i teknologjis\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p>Tabaku theksoi se kritikat e saj ndaj qeverisjes burojn\u00eb nga besimi te Shqip\u00ebria dhe potenciali i saj.<\/p>\n<p>\u201cPrej meje nuk do t\u00eb d\u00ebgjoni kurr\u00eb fjal\u00eb t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Un\u00eb besoj fort te vendi im dhe te mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ai ofron. Por sistemi q\u00eb qeveris sot \u00ebsht\u00eb i kalbur dhe duhet ndryshuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunimi me vendet partnere dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb realisht Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, Shqip\u00ebria ka potencial t\u00eb madh njer\u00ebzor, ekonomik dhe natyror, i cili mbetet i pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb modeli qeveris\u00ebs q\u00eb favorizon nj\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb qeverisje e nd\u00ebrtuar p\u00ebr interesat e pakic\u00ebs nuk mund t\u00eb ofroj\u00eb as kapitalizmin konkurrues dhe as demokracin\u00eb funksionale q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb shumic\u00ebs, ku mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb mos varen nga lidhjet me pushtetin, por nga puna, aft\u00ebsia dhe konkurrenca\u201d, deklaroi Tabaku.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr vizionin ekonomik t\u00eb opozit\u00ebs, deputetja e PD-s\u00eb tha se vendi duhet t\u00eb shk\u00ebputet nga modeli q\u00eb p\u00ebrqendron pasurin\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb pak duar.<\/p>\n<p>\u201cRruga drejt nj\u00eb Shqip\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kalon p\u00ebrmes \u00e7montimit t\u00eb sistemit ekonomik q\u00eb po mbyt konkurrenc\u00ebn, sip\u00ebrmarrjen dhe shpres\u00ebn. Duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb prodhon mir\u00ebqenie p\u00ebr shumic\u00ebn, jo privilegje p\u00ebr nj\u00eb grusht njer\u00ebzish\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e bashk\u00ebbisedimit iu kushtua pastrimit t\u00eb parave dhe ndikimit t\u00eb tij n\u00eb ekonomi. Tabaku paralajm\u00ebroi se kapitalet me burim t\u00eb dyshimt\u00eb po deformojn\u00eb tregun dhe po largojn\u00eb investitor\u00ebt serioz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cParaja e pist\u00eb po kontaminon ekonomin\u00eb shqiptare. Fakti q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb diskutohet gjer\u00ebsisht edhe jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shqet\u00ebsues. Ajo deformon konkurrenc\u00ebn, d\u00ebmton sektor\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe pengon bizneset serioze q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, u shpreh Tabaku.<\/p>\n<p>Ajo kritikoi gjithashtu miratimin e ligjeve q\u00eb, sipas saj, u sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb ve\u00e7anta, duke ve\u00e7uar ligjin p\u00ebr investimet strategjike.<\/p>\n<p>\u201cLigjet me porosi d\u00ebmtojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht demokracin\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e shqiptar\u00ebve. Ligji p\u00ebr investimet strategjike \u00ebsht\u00eb shembulli se si nj\u00eb instrument q\u00eb duhej t\u00eb t\u00ebrhiqte kapital dhe zhvillim u p\u00ebrdor p\u00ebr favore politike dhe ekonomike. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb huaja serioze, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb teknologji dhe n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb avancuar, jo p\u00ebr projekte q\u00eb pasurojn\u00eb klient\u00ebt e qeveris\u00eb\u201d, deklaroi Tabaku.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale, ajo tha se Shqip\u00ebria duhet ta shoh\u00eb teknologjin\u00eb si mund\u00ebsi zhvillimi dhe jo si instrument kontrolli.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka potencial n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, por teknologjia duhet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb fuqizuar qytetar\u00ebt dhe ekonomin\u00eb, jo p\u00ebr t\u2019i kontrolluar ata. Kur sektor\u00ebt jetik\u00eb dhe tradicional\u00eb jan\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb ekonomi q\u00eb ec\u00ebn me ritmin e revolucionit teknologjik\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me politik\u00ebn e jashtme dhe integrimin europian, Tabaku theksoi se opozita mb\u00ebshtet pa rezerva orientimin euroatlantik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cObjektivi yn\u00eb komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb Europa dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Europian. Ne kemi entuziazmin dhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar p\u00ebrpara reformat. Fatkeq\u00ebsisht, korrupsioni dhe mungesa e vullnetit politik p\u00ebrdoren shpesh nga mazhoranca p\u00ebr t\u00eb justifikuar vonesat\u201d, u shpreh kryetarja e Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se nj\u00eb prej pikave ku opozita ka mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga qeveria \u00ebsht\u00eb nisma \u201cOpen Balkan\u201d, duke ritheksuar se rruga e vetme strategjike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb mbetet integrimi i plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Forumit Ekonomik Bot\u00ebror ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb disaditore, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs po zhvillojn\u00eb takime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb t\u00eb dyja krah\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs. M\u00eb her\u00ebt ata jan\u00eb takuar edhe me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n\u00eb Kuvend nj\u00eb takim t\u00eb hapur me 23 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Forumit Ekonomik Bot\u00ebror. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimit ishin integrimi europian, ekonomia, investimet e huaja, pastrimi i parave dhe inteligjenca &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152233,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153207","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153207"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153207\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153208,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153207\/revisions\/153208"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}