{"id":153263,"date":"2026-09-11T09:36:13","date_gmt":"2026-09-11T09:36:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153263"},"modified":"2026-09-11T09:36:51","modified_gmt":"2026-09-11T09:36:51","slug":"partia-shtet-apo-shteti-parti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/11\/partia-shtet-apo-shteti-parti\/","title":{"rendered":"Partia &#8211; shtet apo shteti &#8211; parti?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje duhet t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb vetes vazhdimisht: \u201cA \u00ebsht\u00eb partia n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit, apo shteti \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb?\u201d<br \/>\nN\u00eb dukje, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Partia fiton zgjedhjet, qeveris p\u00ebr nj\u00eb mandat dhe, her\u00ebt a von\u00eb, ia dor\u00ebzon pushtetin qytetar\u00ebve p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb tjera. N\u00eb fakt, ng\u00ebr\u00e7i fillon at\u00ebher\u00eb kur partia nuk e sheh m\u00eb shtetin si institucion q\u00eb duhet administruar, por si pron\u00eb q\u00eb duhet kontrolluar.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb \u00e7asti kur ka lindur partia- shtet.<br \/>\nNj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shteti- parti. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm partia q\u00eb kontrollon institucionet; \u00ebsht\u00eb vet\u00eb aparati shtet\u00ebror q\u00eb fillon t\u00eb sillet si nj\u00eb struktur\u00eb partiake. Administrata, e cila nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes e sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarit, por t\u00eb pushtetit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kufiri midis partis\u00eb dhe shtetit zhduket.<br \/>\nAdministrata publike kthehet n\u00eb instrument elektoral. Em\u00ebrimet jan\u00eb n\u00eb shp\u00ebrblime politike. Institucionet humbasin pavar\u00ebsin\u00eb, parat\u00eb publike trajtohen si kapital politik, nd\u00ebsra projektet publike shiten si suksese t\u00eb partis\u00eb. nd\u00ebrsa qytetari q\u00eb ka votuar shnd\u00ebrrohet n\u00eb klient t\u00eb pushtetit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast partia mendon se pa t\u00eb nuk funksionon shteti, duke rrezikuar k\u00ebshtu demokracin\u00eb funksionale.<br \/>\nPartia, m\u00eb sakt\u00eb sekti, ka kapur shtetin, shteti dhe qytetar\u00ebt i jan\u00eb n\u00ebnshtruar partis\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb sektit.<br \/>\nAktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri sekti ka kapur shtetin, shteti prodhon pushtetin, pushteti financon sektin. Dhe anasjelltas. Sekti synon pushtetin dhe shtetin ia n\u00ebnshtron sektit.<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht Shqip\u00ebria demokracin\u00eb e ka n\u00eb rrezik, sepse shteti \u00ebsht\u00eb ngjyrosur lejla, si ngjyra e sektit t\u00eb rilindjes. Policia, po ashtu \u00ebsht\u00eb tejet e politizuar. Edhe shkolla. Edhe drejt\u00ebsia synohet t\u00eb n\u00ebnshtrohet ndaj sektit rilindas. Administrata po ashtu lejla si ngjyrat e sektit fam\u00ebkeq, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet q\u00eb duhet t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetarit edhe kur qeveria \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtari i tyre politik, jan\u00eb kund\u00ebr qytetarit dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr sektin Rama partia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se shteti, partia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dashur se Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebt.<br \/>\nSekti Rama q\u00ebllimisht nuk kupton m\u00ebsimin m\u00eb elementar t\u00eb demokracis\u00eb. M\u00ebsimin se partit\u00eb lindin e vdesin, kulmojn\u00eb e degradojn\u00eb; qeverit\u00eb ndryshojn\u00eb; kryeministrat largohen dhe deputet\u00ebt z\u00ebvend\u00ebsohen. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb atdheu dhe shteti ligjor demokratik e funksional.<br \/>\nKoleg\u00ebt deputet\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen se demokracia e v\u00ebrtet\u00eb nuk matet vet\u00ebm me numrin e votave q\u00eb merr nj\u00eb parti, por me m\u00ebnyr\u00ebn se si sillet ajo pasi i merr votat.<br \/>\nN\u00ebse fituesi i zgjedhjeve p\u00ebrdor shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet, kemi demokraci.<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebrdor institucionet p\u00ebr t\u00eb forcuar partin\u00eb, kemi deformim dhe shp\u00ebrfytyrim t\u00eb demokracis\u00eb.<br \/>\nDhe kur qytetari nuk arrin m\u00eb t\u00eb dalloj\u00eb se ku mbaron partia dhe ku fillon shteti, demokracia ka r\u00ebn\u00eb.<br \/>\nPor shteti, ashtu si atdheu, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr se qeveria dhe duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb se \u00e7do parti.\ud835\udde3\ud835\uddee\ud835\uddff\ud835\ude01\ud835\uddf6\ud835\uddee- \ud835\ude00\ud835\uddf5\ud835\ude01\ud835\uddf2\ud835\ude01 \ud835\uddee\ud835\uddfd\ud835\uddfc \ud835\ude00\ud835\uddf5\ud835\ude01\ud835\uddf2\ud835\ude01\ud835\uddf6- \ud835\uddfd\ud835\uddee\ud835\uddff\ud835\ude01\ud835\uddf6?<br \/>\nNj\u00eb pyetje duhet t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb vetes vazhdimisht: \u201cA \u00ebsht\u00eb partia n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit, apo shteti \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb?\u201d<br \/>\nN\u00eb dukje, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Partia fiton zgjedhjet, qeveris p\u00ebr nj\u00eb mandat dhe, her\u00ebt a von\u00eb, ia dor\u00ebzon pushtetin qytetar\u00ebve p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb tjera. N\u00eb fakt, ng\u00ebr\u00e7i fillon at\u00ebher\u00eb kur partia nuk e sheh m\u00eb shtetin si institucion q\u00eb duhet administruar, por si pron\u00eb q\u00eb duhet kontrolluar.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb \u00e7asti kur ka lindur partia- shtet.<br \/>\nNj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shteti- parti. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm partia q\u00eb kontrollon institucionet; \u00ebsht\u00eb vet\u00eb aparati shtet\u00ebror q\u00eb fillon t\u00eb sillet si nj\u00eb struktur\u00eb partiake. Administrata, e cila nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes e sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarit, por t\u00eb pushtetit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kufiri midis partis\u00eb dhe shtetit zhduket.<br \/>\nAdministrata publike kthehet n\u00eb instrument elektoral. Em\u00ebrimet jan\u00eb n\u00eb shp\u00ebrblime politike. Institucionet humbasin pavar\u00ebsin\u00eb, parat\u00eb publike trajtohen si kapital politik, nd\u00ebsra projektet publike shiten si suksese t\u00eb partis\u00eb. nd\u00ebrsa qytetari q\u00eb ka votuar shnd\u00ebrrohet n\u00eb klient t\u00eb pushtetit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast partia mendon se pa t\u00eb nuk funksionon shteti, duke rrezikuar k\u00ebshtu demokracin\u00eb funksionale.<br \/>\nPartia, m\u00eb sakt\u00eb sekti, ka kapur shtetin, shteti dhe qytetar\u00ebt i jan\u00eb n\u00ebnshtruar partis\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb sektit.<br \/>\nAktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri sekti ka kapur shtetin, shteti prodhon pushtetin, pushteti financon sektin. Dhe anasjelltas. Sekti synon pushtetin dhe shtetin ia n\u00ebnshtron sektit.<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht Shqip\u00ebria demokracin\u00eb e ka n\u00eb rrezik, sepse shteti \u00ebsht\u00eb ngjyrosur lejla, si ngjyra e sektit t\u00eb rilindjes. Policia, po ashtu \u00ebsht\u00eb tejet e politizuar. Edhe shkolla. Edhe drejt\u00ebsia synohet t\u00eb n\u00ebnshtrohet ndaj sektit rilindas. Administrata po ashtu lejla si ngjyrat e sektit fam\u00ebkeq, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet q\u00eb duhet t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetarit edhe kur qeveria \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtari i tyre politik, jan\u00eb kund\u00ebr qytetarit dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr sektin Rama partia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se shteti, partia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dashur se Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebt.<br \/>\nSekti Rama q\u00ebllimisht nuk kupton m\u00ebsimin m\u00eb elementar t\u00eb demokracis\u00eb. M\u00ebsimin se partit\u00eb lindin e vdesin, kulmojn\u00eb e degradojn\u00eb; qeverit\u00eb ndryshojn\u00eb; kryeministrat largohen dhe deputet\u00ebt z\u00ebvend\u00ebsohen. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb atdheu dhe shteti ligjor demokratik e funksional.<br \/>\nKoleg\u00ebt deputet\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen se demokracia e v\u00ebrtet\u00eb nuk matet vet\u00ebm me numrin e votave q\u00eb merr nj\u00eb parti, por me m\u00ebnyr\u00ebn se si sillet ajo pasi i merr votat.<br \/>\nN\u00ebse fituesi i zgjedhjeve p\u00ebrdor shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet, kemi demokraci.<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebrdor institucionet p\u00ebr t\u00eb forcuar partin\u00eb, kemi deformim dhe shp\u00ebrfytyrim t\u00eb demokracis\u00eb.<br \/>\nDhe kur qytetari nuk arrin m\u00eb t\u00eb dalloj\u00eb se ku mbaron partia dhe ku fillon shteti, demokracia ka r\u00ebn\u00eb.<br \/>\nPor shteti, ashtu si atdheu, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr se qeveria dhe duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb se \u00e7do parti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Nj\u00eb pyetje duhet t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb vetes vazhdimisht: \u201cA \u00ebsht\u00eb partia n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit, apo shteti \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb?\u201d N\u00eb dukje, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Partia fiton zgjedhjet, qeveris p\u00ebr nj\u00eb mandat dhe, her\u00ebt a von\u00eb, ia dor\u00ebzon pushtetin qytetar\u00ebve p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb tjera. N\u00eb fakt, ng\u00ebr\u00e7i fillon at\u00ebher\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95037,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-153263","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153263"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153263\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153265,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153263\/revisions\/153265"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95037"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}