{"id":153278,"date":"2026-09-11T10:15:55","date_gmt":"2026-09-11T10:15:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153278"},"modified":"2026-09-11T10:15:55","modified_gmt":"2026-09-11T10:15:55","slug":"skandali-me-kompanite-si-modeli-i-kayo-s-bozdo-eshte-shpikur-per-te-mbajtur-jashte-kontrollit-te-gjithe-financimet-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/11\/skandali-me-kompanite-si-modeli-i-kayo-s-bozdo-eshte-shpikur-per-te-mbajtur-jashte-kontrollit-te-gjithe-financimet-publike\/","title":{"rendered":"Skandali me kompanit\u00eb si modeli i KAYO-s\/ Bozdo: \u00cbsht\u00eb shpikur p\u00ebr t\u00eb mbajtur jasht\u00eb kontrollit t\u00eb gjith\u00eb financimet publike!"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u2018K\u00ebto jan\u00eb sisteme t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb shpikura p\u00ebr t\u00eb mbajtur jasht\u00eb kontrollit t\u00eb gjith\u00eb financimet publike, q\u00eb askush t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet.\u2019 K\u00ebshtu e ka cil\u00ebsuar deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Eno Bozdo, modelin e kompanive publike dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre me privat\u00ebt, duke denoncuar nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb, sipas tij, po i dor\u00ebzon privatit t\u00eb drejtat monopolistike t\u00eb shtetit dhe po mbyll \u00e7do der\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Bozdo ka k\u00ebrkuar publikisht moratorium p\u00ebr kompanit\u00eb publike dhe gar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7do ortak privat, duke argumentuar se nuk mund t\u00eb ket\u00eb kontroll real mbi fondet publike kur kompanit\u00eb krijohen me kapital shtet\u00ebror, marrin ekskluzivitete dhe m\u00eb pas kalojn\u00eb n\u00ebn kontroll privat pa gar\u00eb dhe pa transparenc\u00eb.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Sipas deputetit demokrat, modeli i KAYO-s \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb flagrant i k\u00ebsaj skeme. Ai e ka p\u00ebrshkruar KAYO-n si nj\u00eb \u2018guask\u00eb ligjore\u2019, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar si furnizuese e vetme dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga prokurimi konkurrues, nd\u00ebrsa m\u00eb pas ka krijuar kompani me ortak\u00eb privat\u00eb.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb, ku opozita akuzon qeverin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb institucioneve dhe mekanizmave shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr t\u00eb favorizuar interesa t\u00eb caktuara private dhe politike, Partia Demokratike ngre shqet\u00ebsimin edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr front: goditjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve lokale t\u00eb vitit 2027.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Deklarata e plot\u00eb e deputetit t\u00eb PD, Eno Bozdo:<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb 6 vitet e fundit, kemi nj\u00eb rritje shum\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb shoq\u00ebrive publike n\u00eb Shqip\u00ebri me pron\u00ebsi vendore ose qendrore, nj\u00eb pritje kjo e nxitur q\u00ebllimisht nga qeveria shqiptare, e cila duke themeluar k\u00ebto shoq\u00ebri n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs ekonomike t\u00eb vendit, po rrit gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pranin\u00eb e sektorit publik n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr shum\u00eb nga k\u00ebto kompani kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb drejta ekskluzive monopolistike, duke d\u00ebmtuar tregun, transparenc\u00ebn dhe konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tej sipas nj\u00eb skenari t\u00eb mir\u00ebmenduar, pa zhurm\u00eb, k\u00ebto kompani monopolistike, u jepen n\u00ebn kontroll privat\u00ebve, miq t\u00eb partis\u00eb dhe kryeministrit t\u00eb cil\u00ebt operojn\u00eb n\u00eb guask\u00ebn e kompanis\u00eb publike, por nga ana tjet\u00ebr duke ju shmangur ligjeve t\u00eb prokurimit, t\u00eb transparenc\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion dhe marr\u00eb informacion nga publiku dhe pal\u00ebt e interesuara, por dhe atyre t\u00eb auditimit publik\u00a0 nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Praktikisht ajo q\u00eb ne d\u00ebshmojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb e mir\u00ebp\u00ebrgatitur, e cila ka pasur gjithmon\u00eb q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb drejta tregtare monopolistike, e cila m\u00eb pas t\u00eb cedoj\u00eb, t\u2019i kaloj\u00eb, transferoj\u00eb ato t\u00eb privati.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rasti KAYO dhe skenari i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb jan\u00eb provat e pamohueshme t\u00eb k\u00ebtij fenomeni.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 e shikoni, k\u00ebtu kemi paraqitur nj\u00eb list\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha kompanive publike t\u00eb krijuara n\u00eb Shqip\u00ebri nga pushteti qendror, duke filluar nga viti 2019 m\u00eb t\u00eb famshmen, Korporata e Investimeve Shqiptare q\u00eb menaxhon \u00e7do pron\u00eb publike, deri n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb lista e plot\u00eb dhe po t\u00eb shikoni jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 kompani t\u00eb krijuara me kapital publik. N\u00eb total jan\u00eb 76 edhe me ato t\u00eb krijuara m\u00eb par\u00eb, dhe kemi edhe 3 kompani t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces krijimi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb shoq\u00ebria shtet\u00ebrore e pyjeve, shoq\u00ebria e barnave dhe pajisjeve mjek\u00ebsore. Praktikisht nj\u00eb KAYO bis q\u00eb do t\u00eb operoj\u00eb me t\u00eb gjitha fondet publike t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe operatori i shoq\u00ebrive shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po t\u00eb shikoni k\u00ebto kompani kan\u00eb kapur t\u00eb gjitha sektor\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Armatimi, tarifimi rrugor, zhvillimi, pulla fiskale, sterilizimi spitalor, teknologji dixhitale, transporti publik-privat, mbetje dhe pyje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Faktet na tregojn\u00eb se shteti krijon shoq\u00ebri t\u00eb reja publike ku m\u00eb par\u00eb nuk operonte, n\u00eb sektor\u00ebt e armatimit, zhvillimi, sh\u00ebndet\u00ebsi, pyje, transport.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shtetit m\u00eb pas u jep monopol furnizuesit t\u00eb vet\u00ebm, pastaj e p\u00ebrjashton nga prokurimi konkurrues me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, kompani t\u00eb cilat pastaj fillojn\u00eb dhe kontrollohen nga privati. Dhe m\u00eb pas, si\u00e7 thash\u00eb, vjen \u00e7asti i kontrollit nga privati me kontrat\u00eb t\u00eb negociuar pa gar\u00eb, pa \u00e7mim t\u00eb p\u00ebrcaktuar e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rezultati i k\u00ebsaj strategjie \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb: nuk \u00ebsht\u00eb fuqizimi i shtetit n\u00eb ekonomi, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi te privati i t\u00eb drejtave monopolistike t\u00eb vet\u00eb shtetit. Kjo ndodh tani.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpara se t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi, nj\u00eb referenc\u00eb ndaj atyre q\u00eb qeveria i p\u00eblqen shpesh t\u2019i citoj\u00eb: \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar? Bashkimi Evropian k\u00ebrkon mbik\u00ebqyrje dhe qeverisje t\u00eb forcuar t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore, prokurim konkurrues, kontrollin e ndihm\u00ebs shtet\u00ebrore. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? Krijohen shoq\u00ebri t\u00eb reja pa politik\u00eb pron\u00ebsie, monopolizohet furnizimi me vendime t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, asnj\u00eb njoftim p\u00ebr ndihm\u00ebn shtet\u00ebrore dhe p\u00ebr klasterin e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb k\u00ebrkon FMN? FMN k\u00ebrkon menaxhim t\u00eb rrezikut fiskal nga nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore dhe koncesionet, pastrim t\u00eb detyrimeve t\u00eb prapambetura, transparenc\u00eb fiskale. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, k\u00ebtu krijohet Banka e Zhvillimit me 10 miliard\u00eb lek\u00eb nga Ministria e Financave, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe pronare, edhe rregullatore, edhe mbik\u00ebqyr\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E \u00e7far\u00eb thot\u00eb e famshmja marr\u00ebveshje e Stabilizim-Asociimit n\u00eb nenin 40-71? Nd\u00ebrmarrjet publike dhe ato me t\u00eb drejta ekskluzive t\u00eb mos d\u00ebmtojn\u00eb konkurrenc\u00ebn, monopolet tregtare t\u00eb mos jen\u00eb pa diskriminim. Furnizuesi i vet\u00ebm i caktuar me vendim, siguri fizike falas nga Forcat e Armatosura p\u00ebr shoq\u00ebri me shumic\u00eb private. Kjo ndodh te shoq\u00ebrit\u00eb me shumic\u00eb private.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ja dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thon\u00eb standardet e OECD-s\u00eb. Sa p\u00ebr sqarim, Bashkimi Evropian nuk ka direktiv\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb dedikuar p\u00ebr qeverisjen e korporatave publike, por i referohet gjithmon\u00eb udh\u00ebzuesit p\u00ebr qeverisjen e mir\u00eb t\u00eb korporatave publike t\u00eb OECD-s\u00eb. Nuk jam duke i lexuar t\u00eb gjitha, por dy pikat e fundit shikoni: ndarja e pron\u00ebsis\u00eb si pron\u00ebsi dhe rregullimi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kushtet thelb\u00ebsore. Shteti \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht rregullator dhe operator.<\/p>\n<div class=\"wp-block-file\"><a id=\"wp-block-file--media-88cde225-8cad-4cbb-8dc8-b5c5c1c5767a\" href=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Prezantimi_Shoqerite_Publike_2026-2.pptx\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Prezantimi_Shoqerite_Publike_2026 (2)<\/a><a class=\"wp-block-file__button wp-element-button\" href=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Prezantimi_Shoqerite_Publike_2026-2.pptx\" download=\"\" aria-describedby=\"wp-block-file--media-88cde225-8cad-4cbb-8dc8-b5c5c1c5767a\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Download<\/a><\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rasti i fundit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e re e cila u krijua s\u00eb fundmi. Neutraliteti konkurrues, kjo \u00ebsht\u00eb bibla e qeverisjes, konsiderohet bibla e qeverisjes n\u00eb korporatat publike, te pron\u00ebsit\u00eb shtet\u00ebrore publike pra.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neutraliteti konkurrues: siguri fizike falas nga Forcat e Armatosura, akses pa gar\u00eb n\u00eb pasurit\u00eb publike. Ky \u00ebsht\u00eb rasti tipik i KAYO-s. Kemi pak te KAYO.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 thash\u00eb n\u00eb thelb, si\u00e7 b\u00ebhet e qart\u00eb edhe nga audiop\u00ebrgjimet, si\u00e7 b\u00ebhet e qart\u00eb edhe nga investiguesit, KAYO n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje, nuk \u00ebsht\u00eb prodhues, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb guask\u00eb ligjore. \u00cbsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2024. Me VKM n\u00eb vitin 2025 p\u00ebrcaktohet si furnizues i vet\u00ebm dhe p\u00ebrjashtohet pastaj nga prokurimi konkurrues. Realiteti \u00ebsht\u00eb q\u00eb KAYO nuk prodhon asgj\u00eb. Zero veprimtari n\u00eb bilancet e viteve 2024-2025. E vetmja veprimtari e saj q\u00eb nga regjistrimi \u00ebsht\u00eb krijimi i kat\u00ebr shoq\u00ebrive me privat. N\u00eb periudh\u00ebn gusht-n\u00ebntor 2025.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe k\u00ebtu dua t\u00eb citoj pastaj nj\u00eb direktiv\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Bashkimit Evropian\u2026 p\u00ebrjashtimi nga prokurimi nuk vlen kur shoq\u00ebria kontrollohet nga privati. Por kjo \u00ebsht\u00eb skem\u00eb q\u00eb i ofron privatit guask\u00ebn mbrojt\u00ebse t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb publike t\u00eb KAYO-s, e cila \u00ebsht\u00eb boshe vet\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kat\u00ebr kompanit\u00eb, si\u00e7 do ta shohim dhe m\u00eb posht\u00eb, n\u00eb thelb jan\u00eb private. Dhe nuk jan\u00eb kat\u00ebr, por si\u00e7 e shikoni, TIMAK Defense, Advanced Armed Tech, MKD-ja dhe Guna Tactical, jan\u00eb kat\u00ebr shoq\u00ebri, por jan\u00eb me dy grupime pronar\u00ebsh. TIMAK dhe Unot 18 kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ortak. Kapital thelb\u00ebsor rreth 35 mij\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, asnj\u00eb ortak nuk ka kapacitete prodhuese apo kapital t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, thelb\u00ebsor. Asnj\u00eb procedur\u00eb konkurruese e dokumentuar p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e ortak\u00ebve privat\u00eb. Sepse praktikisht ligji i sektorit shqiptar gjithashtu do t\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb nd\u00ebrtoheshin n\u00ebnkompani, bija t\u00eb ve\u00e7anta, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kishin nj\u00eb proces konkurrimi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pse asnj\u00eb institucion nuk i kontrollon dot? Sepse t\u00eb tre ligjet q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr kontrollin e fondeve publike (ligji p\u00ebr prokurimin publik, ligji p\u00ebr veprimtarin\u00eb e KLSH-s\u00eb, auditi i brendsh\u00ebm) nuk arrijn\u00eb dot t\u00eb operojn\u00eb kur shumic\u00ebn e bordit dhe pron\u00ebsin\u00eb reale e ka privati.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E th\u00ebn\u00eb thjesht, k\u00ebto shoq\u00ebri blejn\u00eb ku t\u00eb duan, me \u00e7mimin q\u00eb vendosin ato vet\u00eb dhe ia shesin shtetit pa tender, pa auditim dhe pa llogaridh\u00ebnie. E askush nuk kupton dot asgj\u00eb ku p\u00ebrfundojn\u00eb parat\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa para kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj skeme? Buxheti p\u00ebr mbrojtjen i vitit 2026, me ndryshimet e fundit, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se 70 milion\u00eb euro. 80% e fitimeve shkon n\u00eb duart e privatit. K\u00ebto blerje kalojn\u00eb p\u00ebrmes kat\u00ebr shoq\u00ebrive t\u00eb cilat p\u00ebrcaktojn\u00eb vet\u00eb \u00e7mimin e blerjes dhe at\u00eb t\u00eb shitjes ndaj shtetit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fitimi ndahet sipas pron\u00ebsis\u00eb, 80% te privati n\u00eb tre shoq\u00ebri dhe vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb 50% te privati. Po kush \u00ebsht\u00eb triku tjet\u00ebr q\u00eb ka p\u00ebrdorur qeveria p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb k\u00ebto kompani jasht\u00eb interesit publik? Kjo ka ardhur me 10 prill t\u00eb vitit 2026 kur me VKM jan\u00eb rritur pragjet e klasifikimit si shoq\u00ebri me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr interesin publik.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ligji detyron shoq\u00ebrit\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr interesin publik t\u2019i n\u00ebnshtrohen auditimit ligjor. Pragu i qarkullimit \u00ebsht\u00eb rritur nga 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 4 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 40 milion\u00eb euro) dhe aktivet i ka rritur nga 1.25 miliard\u00eb n\u00eb 2 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 20 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pragjet jan\u00eb rritur, shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb bien n\u00ebn k\u00ebt\u00eb prag nuk auditohen m\u00eb nga asnj\u00eb ligjor. Mbyllet \u00e7do der\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb ndaj k\u00ebtyre kompanive.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani kemi nj\u00eb rast dhe m\u00eb interesant, marr\u00ebveshja e 12 majit t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb shitjes s\u00eb aksioneve midis KAYO dhe shoq\u00ebris\u00eb Guna Tactical. Jan\u00eb shitur 2% t\u00eb aksioneve me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Dhe shteti kalon nga kontrolli i tij prej 51% n\u00eb 49%, pa zhurm\u00eb, pa u ndjer\u00eb. Kjo kontrat\u00eb ka plot t\u00eb meta q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb meta rast\u00ebsore, jan\u00eb p\u00ebr me q\u00ebllim, p\u00ebr t\u00eb favorizuar pozicionin e privatit. Pron\u00ebsia kalon p\u00ebrpara se t\u00eb dihet \u00e7mimi, nuk ka \u00e7mim t\u00eb p\u00ebrcaktuar. Vler\u00ebsimi jep shifra t\u00eb pap\u00ebrfillshme, \u00ebsht\u00eb 2% q\u00eb kalon kontrollin e gjith\u00eb transaksioneve!<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kontrata kund\u00ebrshton veten, sepse pretendon q\u00eb nuk cenohet kontrolli i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb 51% privatit. \u00c7do pal\u00eb zotohet t\u00eb mos zbuloj\u00eb p\u00ebrmbajtjen e marr\u00ebveshjes. Asnj\u00eb autorizim nga guaska q\u00eb qeveria ofron!<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb?<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E para, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb me forc\u00eb nj\u00eb moratorium, nj\u00eb ndales\u00eb, nj\u00eb ngrirje t\u00eb t\u00eb gjitha shoq\u00ebrive publike me asete, sadopak t\u00eb jen\u00eb asete shtet\u00ebrore, shoq\u00ebri edhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta private, shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Numri i tyre nuk mund t\u00eb rritet dhe duhet t\u00eb kuptojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e tjera \u00e7far\u00eb transaksionesh duan t\u00eb hyjn\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, sepse asnj\u00ebri nuk jep garanci q\u00eb pasi kjo skem\u00eb t\u00eb mbyllet dhe n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, mos dal\u00eb nj\u00eb skem\u00eb tjet\u00ebr, t\u2019ju them un\u00eb pyjeve p\u00ebr shembull, q\u00eb t\u00eb operohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb dyti, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb patjet\u00ebr me an\u00eb t\u00eb nismave ligjore, gar\u00eb publike nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7do ortak privat. Ne nuk i heqim dot t\u00eb drejt\u00ebn shtetit q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kompani t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me privatin, por sigurisht kompania ka nj\u00eb objekt dhe sigurisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet hapur gar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po pse nuk hapet gar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare rasti i KAYO-s? Se nuk mund t\u00eb fitonte Roni i vet, i cili nuk ka asgj\u00eb n\u00eb backgroundin e tij, p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb mik personal i Edi Ram\u00ebs. P\u00ebrndryshe, e nj\u00ebjta skem\u00eb do t\u00eb ndodhi edhe n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Do t\u00eb vij\u00eb Roni i dyt\u00eb, kushdo t\u00eb jet\u00eb ai, i treti, i kat\u00ebrti e me radh\u00eb ose kushdo t\u00eb jet\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb k\u00ebtu. Miliarda euro do ikin, miliona, qindra miliona jan\u00eb tani por me rritjen e buxheteve do kapin k\u00ebt\u00eb dhe askush nuk do marr\u00eb vesh ku blihet, \u00e7far\u00eb blihet, si shitet, ku shkojn\u00eb k\u00ebto para.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe gjithmon\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb, a mund ta b\u00ebj\u00eb privati k\u00ebt\u00eb gj\u00ebn\u00eb mir\u00eb? Pse nuk e b\u00ebn tregu konkurrues dhe pse duhet ta b\u00ebj\u00eb shteti? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndalimi i klauzolave t\u00eb konfidencialitetit n\u00eb kontratat me kapital publik. S\u2019mund t\u00eb ket\u00eb! K\u00ebto jan\u00eb kontrata p\u00ebr themelimin e shoq\u00ebrive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb klauzola q\u00eb ndalojn\u00eb transparenc\u00ebn. \u00cbsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin shqiptar, n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet e OECD-s\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon Bashkimi Evropian dhe FMN-ja.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe rikthimin e pragjeve t\u00eb VKM-n\u00eb me nivele t\u00eb m\u00ebparshme, do t\u2019i ulim pragjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe auditim ligjor k\u00ebto kompani, jo thjesht auditim ekonomik financiar. \u00c7far\u00eb duhet, m\u00eb shum\u00eb se kaq?<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb pari duhet nj\u00eb politik\u00eb komb\u00ebtare e pron\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjitha vendet e BE-s\u00eb, edhe vendet q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rajoni q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, kan\u00eb nj\u00eb politik\u00eb komb\u00ebtare. Politika komb\u00ebtare arsyeton pse nevojiten kompani publike n\u00eb sektor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs. Dhe kjo raportohet para parlamentit. Vendimmarrjet politike sigurisht i jan\u00eb qeveris\u00eb, por politik\u00ebb\u00ebrja n\u00eb konceptin strukturor \u00ebsht\u00eb e parlamentit. E dyta, ajo q\u00eb k\u00ebrkohet prej koh\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe s\u2019\u00ebsht\u00eb realizuar ndonj\u00ebher\u00eb, raport agregat vjetor p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore. Edhe ky para parlamentit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ne jemi n\u00eb situat\u00ebn absurde q\u00eb nuk arrijm\u00eb dot t\u00eb gjejm\u00eb as bilancet e OSHEE-s\u00eb p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb dhe nuk arrijm\u00eb dot t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh me gjigant\u00ebt, me dinozaur\u00ebt e korrupsionit t\u00eb kompanive publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00ebri nuk gjen dot asnj\u00eb informacion \u00e7far\u00eb ndodh me Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimet. Sa pun\u00ebsohen, ku pun\u00ebsohen, p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye pun\u00ebsohen, sa arrihen objektivat vjetor\u00eb, sa realizohen investimet, kush \u00ebsht\u00eb kosto efektive e investimeve? Kjo vlen p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsit, kjo vlen p\u00ebr OSHEE-n\u00eb, kjo vlen p\u00ebr KESH-in, kjo vlen p\u00ebr OST-n\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dinozaur\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb kompanive publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E prandaj do t\u00eb duhet, dhe jemi duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dhe nj\u00eb ligj p\u00ebr qeverisjen e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore. Si\u00e7 e k\u00ebrkon OECD-ja, si\u00e7 shum\u00eb vende t\u00eb rajonit q\u00eb vijn\u00eb nga eksperienca e ekonomis\u00eb s\u00eb centralizuar dhe kan\u00eb trash\u00ebguar vende t\u00eb tilla t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sllovenia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast suksesi, Rumania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr suksesi, Bullgaria \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje. E kan\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duke \u00e7montuar lidhjen e politik\u00ebs me kompanit\u00eb shtet\u00ebrore, duke mos lejuar nepotizmin politik dhe nepotizmin ekonomik q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Q\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e KESH-it, OSHEE-s\u00eb, OST-s\u00eb, Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime, t\u00eb mos p\u00ebrdoren si patronazhist\u00eb dhe numri i tyre t\u00eb mos rritet me 30-40% sa her\u00eb q\u00eb ka fushata elektorale. Sepse k\u00ebshtu blihen votat me parat\u00eb tona. K\u00ebt\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo gj\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj jemi duke punuar dhe grupi parlamentar un\u00eb besoj shum\u00eb shpejt do ta paraqes\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb fillojm\u00eb nj\u00eb debat real publik mbi pasurin\u00eb ton\u00eb publike. Si duam ta menaxhojm\u00eb dhe \u00e7far\u00eb niveli transparence do t\u00eb menaxhojm\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe e fundit, jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishmja, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ky treg apo tregje t\u00eb caktuara t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut, jan\u00eb mbyllur \u00e7do der\u00eb e transparenc\u00ebs. Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb shtuar p\u00ebr t\u00eb kontrolluar k\u00ebto sektor\u00eb.<\/p>\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-28437\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-709x1024.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 709px) 100vw, 709px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-709x1024.jpeg 709w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-208x300.jpeg 208w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-768x1109.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-1064x1536.jpeg 1064w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1.jpeg 1066w\" alt=\"\" width=\"709\" height=\"1024\" data-id=\"28437\" \/><\/figure>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-28438\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-1-695x1024.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 695px) 100vw, 695px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-1-695x1024.jpeg 695w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-1-204x300.jpeg 204w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-1-768x1131.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-1-1043x1536.jpeg 1043w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-1-1.jpeg 1045w\" alt=\"\" width=\"695\" height=\"1024\" data-id=\"28438\" \/><\/figure>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-28439\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-2-705x1024.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 705px) 100vw, 705px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-2-705x1024.jpeg 705w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-2-206x300.jpeg 206w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-2-768x1116.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-2-1057x1536.jpeg 1057w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-2.jpeg 1059w\" alt=\"\" width=\"705\" height=\"1024\" data-id=\"28439\" \/><\/figure>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-28440\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-3-705x1024.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 705px) 100vw, 705px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-3-705x1024.jpeg 705w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-3-207x300.jpeg 207w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-3-768x1115.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-3-1058x1536.jpeg 1058w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-3.jpeg 1060w\" alt=\"\" width=\"705\" height=\"1024\" data-id=\"28440\" \/><\/figure>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-28441\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-4-695x1024.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 695px) 100vw, 695px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-4-695x1024.jpeg 695w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-4-204x300.jpeg 204w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-4-768x1132.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-4-1042x1536.jpeg 1042w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-4.jpeg 1044w\" alt=\"\" width=\"695\" height=\"1024\" data-id=\"28441\" \/><\/figure>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-28442\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-5-697x1024.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 697px) 100vw, 697px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-5-697x1024.jpeg 697w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-5-204x300.jpeg 204w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-5-768x1128.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-5-1046x1536.jpeg 1046w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/WhatsApp-Image-2026-09-11-at-12.03.45-5.jpeg 1048w\" alt=\"\" width=\"697\" height=\"1024\" data-id=\"28442\" \/><\/figure>\n<\/figure>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pyetje: P\u00ebrsh\u00ebndetje zoti Bozdo. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb shteti jep ekskluzivitete t\u00eb k\u00ebtyre kompanive, si n\u00eb rastin e KAYO-s q\u00eb t\u00eb jet\u00eb furnizuese, a parashikon ligji kufizime q\u00eb n\u00eb \u00e7do rast shteti t\u00eb jet\u00eb, po them, maxhoritar n\u00eb aksione n\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb krijon me privatin? Pra, n\u00eb rastin konkret ne pam\u00eb q\u00eb shteti ishte vet\u00ebm 20% aksioner. A \u00ebsht\u00eb ligjore kjo dhe a \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb? Do t\u00eb keni nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zoti Bozdo, para disa jav\u00ebsh, para se t\u00eb mbyllej sesioni i kaluar parlamentar, maxhoranca miratoi me urgjenc\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje kredie me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs rreth 100 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes. A ka rrezik q\u00eb kjo kredi dhe nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre parave t\u00eb p\u00ebrdoren dhe t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet KAYO-, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj skeme, dhe a keni ju informacion, duke qen\u00eb se u miratua me urgjenc\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatohej sa m\u00eb shpejt, q\u00eb ndoshta nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre parave apo e blerjeve q\u00eb Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr armatimet, t\u00eb ken\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet KAYO-s dhe t\u00eb kemi abuzime dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kredi?<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Eno Bozdo:<\/strong>\u00a0Shikoni, jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje brenda pyetjes suaj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E para, sipas praktik\u00ebs, udh\u00ebzuesit t\u00eb OECD-s\u00eb, se thash\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian nuk ka direktiva p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por p\u00ebrdor si bib\u00ebl t\u00eb saj udh\u00ebzuesin e OECD-s\u00eb p\u00ebr qeverisjen e mir\u00eb t\u00eb korporatave publike. E para, sa her\u00eb q\u00eb shteti fal ekskluzivitet tregtar apo ekonomik n\u00eb nj\u00eb sektor, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn duke e arsyetuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb interesi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb publik. Sektori i armatimeve mund t\u00eb jet\u00eb fare mir\u00eb, sepse p\u00ebr arsye t\u00eb caktuara, ca t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb sekrete. Jo \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kalon, jo numri i makinave q\u00eb prodhohet, por pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb informacioneve ushtarake mund t\u00eb jet\u00eb, ndoshta duhet t\u00eb jet\u00eb sekret.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E para, pra arsyetohet pse arrihet k\u00ebtu.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dyta, p\u00ebr sa koh\u00eb b\u00ebhen me fonde publike, se k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha fonde publike q\u00eb jepen, \u00e7\u2019kuptim ka t\u00eb dor\u00ebzosh ti paket\u00ebn kontrolluese te privati? Lek\u00ebt jan\u00eb tonat, shumic\u00ebn e mbajm\u00eb un\u00eb. Privati ftohet t\u00eb ofroj\u00eb vet\u00ebm ekspertiz\u00ebn dhe know-how q\u00eb nuk e ka shteti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Se ky \u00ebsht\u00eb thelbi i gj\u00ebs\u00eb. Un\u00eb kam parat\u00eb, ti m\u00eb jep know-how se sektori privat ka know-how m\u00eb t\u00eb madh sesa sektori publik n\u00eb situata t\u00eb caktuara. Dhe k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb sanksionuara. K\u00ebtu kemi kund\u00ebrshtim me rregullat, me logjik\u00ebn ekonomike por dhe logjik\u00ebn e OECD-s\u00eb, por dhe logjika e modeleve t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, nuk kemi mb\u00ebrritur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb sisteme t\u00eb tilla q\u00eb as i gjen, por k\u00ebto jan\u00eb sui generis, jan\u00eb sisteme t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb shpikura p\u00ebr t\u00eb mbajtur jasht\u00eb kontrollit t\u00eb gjith\u00eb financimet publike, q\u00eb askush mos ket\u00eb asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb pyetjes suaj, kontrata me aq sa un\u00eb jam n\u00eb dijeni, nuk p\u00ebrmban specifikime t\u00eb k\u00ebtij lloji, pra nuk thot\u00eb detyrimin e pal\u00ebs shqiptare p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb caktuar. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb fare mir\u00eb e pjes\u00eb e konfidencialitetit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb flasim nuk kam asnj\u00eb indicie. Por, duke njohur k\u00ebt\u00eb qeveri dhe t\u00eb gjitha, duke njohur kryeministrin, nuk do t\u00eb ishte aspak \u00e7udi q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, vet\u00ebm se pastaj Roni i vet duhet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb marifet tjet\u00ebr p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb qet\u00eb Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe p\u00ebr t\u2019i hedhur hi syve amerikan\u00ebve, se jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb partneri yn\u00eb m\u00eb i madh nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb hyj\u00eb pjes\u00eb e skemave t\u00eb tilla korruptive, qoft\u00eb edhe kur jep nj\u00eb ua tregtare q\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb sistemi n\u00eb sektorin e mbrojtjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2018K\u00ebto jan\u00eb sisteme t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb shpikura p\u00ebr t\u00eb mbajtur jasht\u00eb kontrollit t\u00eb gjith\u00eb financimet publike, q\u00eb askush t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet.\u2019 K\u00ebshtu e ka cil\u00ebsuar deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Eno Bozdo, modelin e kompanive publike dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre me privat\u00ebt, duke denoncuar nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb, sipas tij, po &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":153279,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153278","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153278","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153278"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153278\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153280,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153278\/revisions\/153280"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}