{"id":153365,"date":"2026-09-12T08:44:04","date_gmt":"2026-09-12T08:44:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153365"},"modified":"2026-09-12T08:44:04","modified_gmt":"2026-09-12T08:44:04","slug":"kayo-ishull-paligjshmerie-tabaku-rama-arkitekti-i-sistemit-te-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/12\/kayo-ishull-paligjshmerie-tabaku-rama-arkitekti-i-sistemit-te-korrupsionit\/","title":{"rendered":"KAYO, ishull paligjshm\u00ebrie\/ Tabaku: Rama, arkitekti i sistemit t\u00eb korrupsionit!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur akuza p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe kontrolli n\u00eb disa prej strukturave shtet\u00ebrore, duke p\u00ebrmendur KAYO-n, Bank\u00ebn Shqiptare t\u00eb Zhvillimit dhe Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas saj, k\u00ebto struktura p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb modeli ekonomik ku rreziku mbetet publik, nd\u00ebrsa vendimmarrja p\u00ebrqendrohet n\u00eb pak duar.<\/p>\n<p>Tabaku e cil\u00ebson KAYO-n si nj\u00eb nga \u201cishujt\u201d e k\u00ebtij sistemi, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb partner\u00ebve privat\u00eb dhe kontrollin mbi kostot, konfliktet e interesit dhe p\u00ebrfituesit fundor\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo thekson se fakti q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sektor strategjik nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret si argument p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs financiare.<\/p>\n<p><strong>Jorida Tabaku:<\/strong> N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebnd t\u00eb fundjav\u00ebs dua t\u00eb flasim p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket larg jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme: p\u00ebr agjenci, korporata dhe shoq\u00ebri shtet\u00ebrore me emra t\u00eb m\u00ebdhenj, borde, drejtor\u00eb dhe statute. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo tem\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb \u00e7do familjeje shqiptare, sepse lidhet me fatur\u00ebn q\u00eb paguajm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit, me \u00e7mimin e ushqimeve, me librat dhe mjetet e shkoll\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, me pag\u00ebn q\u00eb nuk mjafton, me taksat q\u00eb paguajm\u00eb dhe sh\u00ebrbimet q\u00eb nuk marrim. N\u00eb hart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb realitet i ri ekonomik: disa institucione q\u00eb duken si ishuj t\u00eb ve\u00e7uar, por q\u00eb, kur i shikon s\u00eb bashku, formojn\u00eb nj\u00eb arkipelag t\u00eb t\u00ebr\u00eb paligjshm\u00ebrie, mungese transparence dhe pushteti t\u00eb pakontrolluar. Nj\u00eb ishull quhet KAYO. Nj\u00eb tjet\u00ebr quhet Banka Shqiptare e Zhvillimit. Nj\u00eb tjet\u00ebr quhet Korporata e Investimeve Shqiptare. Emrat ndryshojn\u00eb, fushat ndryshojn\u00eb, por modeli mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: parat\u00eb jan\u00eb publike, pasurit\u00eb jan\u00eb publike, rreziku \u00ebsht\u00eb publik, nd\u00ebrsa vendimmarrja p\u00ebrqendrohet n\u00eb pak duar dhe kontrolli dob\u00ebsohet. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i problemit dhe kjo \u00ebsht\u00eb ekonomia e pakic\u00ebs, fatur\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs e paguan shumica.<\/p>\n<p>Ky sistem nuk u ngrit brenda nj\u00eb nate. Ai u nd\u00ebrtua hap pas hapi gjat\u00eb k\u00ebtyre tremb\u00ebdhjet\u00eb viteve. Filloi me mikromenaxhimin e tender\u00ebve, koncesioneve dhe partneriteteve publike-private. Nga blerjet m\u00eb t\u00eb vogla deri te kontratat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, energji apo trajtimin e mbetjeve, u konsolidua ideja se nuk mjafton t\u00eb kesh ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb; duhet t\u00eb jesh pran\u00eb pushtetit. Sip\u00ebrmarr\u00ebsi i ndersh\u00ebm filloi t\u00eb kuptonte se puna, ideja dhe investimi nuk mjaftojn\u00eb kur rezultati vendoset nga lidhja politike. M\u00eb pas sistemi evoluoi. Nuk mjaftonte m\u00eb kontrolli i nj\u00eb tenderi. U krijuan struktura t\u00eb posa\u00e7me, me ligje t\u00eb posa\u00e7me dhe p\u00ebrjashtime t\u00eb posa\u00e7me. Ishuj ku rregullat e zakonshme t\u00eb shtetit zbatohen pjes\u00ebrisht, ku Parlamenti sheh m\u00eb pak, publiku di m\u00eb pak dhe qeveria vendos m\u00eb shum\u00eb. Sot nuk kemi p\u00ebrball\u00eb vet\u00ebm raste t\u00eb ve\u00e7uara. Kemi nj\u00eb arkitektur\u00eb.<\/p>\n<p>Le ta shohim ishullin e par\u00eb: KAYO-n. KAYO u krijua si shoq\u00ebri shtet\u00ebrore dhe, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb vargu shoq\u00ebrish t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me kompani private. K\u00ebto partneritete prekin prodhimin e mjeteve, uniformave, municioneve dhe teknologjive ushtarake. Pra, kemi fonde publike, prona shtet\u00ebrore, kontrata n\u00eb nj\u00eb sektor strategjik dhe partner\u00eb privat\u00eb. At\u00ebher\u00eb pyetjet jan\u00eb t\u00eb pashmangshme: Si u p\u00ebrzgjodh secili partner? \u00c7far\u00eb gare u zhvillua? Si u vler\u00ebsua p\u00ebrvoja e tyre? Kush i kontrollon kostot? Kush verifikon konfliktin e interesit? Ku publikohen kontratat dhe p\u00ebrfituesit fundor\u00eb? \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie mban bordi p\u00ebr \u00e7do euro t\u00eb shpenzuar? K\u00ebto pyetje nuk e d\u00ebmtojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebrkundrazi, e mbrojn\u00eb at\u00eb. Sekreti shtet\u00ebror nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb sekret financiar. Siguria nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si perde p\u00ebr t\u00eb fshehur m\u00ebnyr\u00ebn se si shpenzohen parat\u00eb e qytetar\u00ebve. Ne nuk kund\u00ebrshtojm\u00eb prodhimin shqiptar. Ne kund\u00ebrshtojm\u00eb privatizimin e p\u00ebrfitimit dhe shtet\u00ebzimin e rrezikut. Kund\u00ebrshtojm\u00eb nj\u00eb model ku privati merr kontrat\u00ebn, nd\u00ebrsa qytetari mban fatur\u00ebn n\u00ebse projekti d\u00ebshton.<\/p>\n<p>Ishulli i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Banka Shqiptare e Zhvillimit. Edhe k\u00ebtu duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb: Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb financim p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe sektor\u00ebt q\u00eb bankat tregtare i mb\u00ebshtesin pak. Ideja e nj\u00eb banke zhvillimi, n\u00eb vetvete, nuk \u00ebsht\u00eb e gabuar. Problemi \u00ebsht\u00eb se kush e kontrollon, si i zgjedh p\u00ebrfituesit dhe kush paguan kur kredit\u00eb nuk kthehen. Ligji parashikon auditim t\u00eb jasht\u00ebm dhe nj\u00eb rol t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e produkteve t\u00eb kursimit t\u00eb mbledhura p\u00ebrmes nj\u00eb entiteti t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare, si edhe p\u00ebr raportimin statistikor. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me mbik\u00ebqyrjen e plot\u00eb dhe t\u00eb zakonshme q\u00eb ushtrohet mbi nj\u00eb bank\u00eb tregtare.<\/p>\n<p>Pra, qeveria \u00ebsht\u00eb aksionare, qeveria zgjedh drejtimin, qeveria p\u00ebrcakton prioritetet dhe raporti i shkon s\u00ebrish qeveris\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind nevoja p\u00ebr nj\u00eb kontroll realisht t\u00eb pavarur, sepse nj\u00eb bank\u00eb zhvillimi mund t\u00eb jet\u00eb motor p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen, por, pa filtra profesional\u00eb, mund t\u00eb kthehet n\u00eb sportel p\u00ebr klient\u00ebt politik\u00eb. Mund t\u00eb financoj\u00eb fermerin q\u00eb prodhon ose mikun q\u00eb telefonon. Mund t\u00eb ndihmoj\u00eb biznesin me ide ose biznesin me lidhje. Prandaj k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb \u00e7do kredi e madhe, \u00e7do garanci shtet\u00ebrore, \u00e7do p\u00ebrfitues dhe \u00e7do ekspozim fiskal t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kontrollueshme dhe, kur nuk ka penges\u00eb ligjore, publike. Zhvillimi nuk ka frik\u00eb nga transparenca. Vet\u00ebm favori ka frik\u00eb prej saj.<\/p>\n<p>Ishulli i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb Korporata e Investimeve Shqiptare. K\u00ebtu kontrasti \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebs. Nj\u00eb bashki, nj\u00eb shkoll\u00eb apo nj\u00eb institucion nuk mund t\u00eb blej\u00eb as nj\u00eb kuti stilolapsash pa procedur\u00eb. Por, kur flasim p\u00ebr toka, godina dhe asete publike me vler\u00eb miliona euro, standardi b\u00ebhet m\u00eb i mjegullt. Pasurit\u00eb i transferohen nj\u00eb korporate dhe vendimmarrja p\u00ebrqendrohet n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak t\u00eb dukshme p\u00ebr qytetarin. Pyetja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: Pse sa m\u00eb e madhe vlera, aq m\u00eb e vog\u00ebl transparenca? Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00eb auditimin e tij, ka evidentuar planifikim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, munges\u00eb metodologjish t\u00eb standardizuara p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen dhe menaxhimin e projekteve, analiza t\u00eb paplota t\u00eb rrezikut dhe p\u00ebrfitueshm\u00ebris\u00eb, si edhe nj\u00eb hua prej 2 miliard\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb nuk u shlye brenda afatit fillestar. K\u00ebto nuk jan\u00eb etiketime politike. Jan\u00eb gjetje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje. Sa projekte jan\u00eb realizuar? Sa vende pune t\u00eb q\u00ebndrueshme jan\u00eb krijuar? Sa t\u00eb ardhura ka marr\u00eb shteti? Si jan\u00eb vler\u00ebsuar pronat publike? Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi kur paguhen konsulenca, por projekti nuk ec\u00ebn? Ku \u00ebsht\u00eb analiza q\u00eb provon se qytetari fiton m\u00eb shum\u00eb sesa humbet?<\/p>\n<p>Edhe projekti \u201cDurana Tech Park\u201d duhet par\u00eb me k\u00ebt\u00eb standard. Inovacioni \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Leht\u00ebsit\u00eb fiskale mund t\u00eb ken\u00eb kuptim kur sjellin investime t\u00eb reja, teknologji dhe pun\u00ebsim cil\u00ebsor. Por, kur kompanit\u00eb marrin privilegje fiskale, qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb kriteret, koston p\u00ebr buxhetin dhe rezultatin real n\u00eb terren. K\u00ebta tre ishuj nuk jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur. Ata lidhen nga t\u00eb nj\u00ebjtat ura: ligje t\u00eb posa\u00e7me, vendimmarrje e p\u00ebrqendruar, kufizim i gar\u00ebs, kontroll i pamjaftuesh\u00ebm dhe rrezik q\u00eb p\u00ebrfundon te taksapaguesi. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kjo tem\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt koston e jetes\u00ebs. Kur shteti zgjedh favorin dhe jo gar\u00ebn, paguan m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin mall apo sh\u00ebrbim. Kur biznesi pa lidhje p\u00ebrjashtohet, tregu humbet operator\u00eb dhe konkurrenca dob\u00ebsohet. Kur nd\u00ebrmarrja shtet\u00ebrore ka tok\u00eb falas, garanci publike dhe kontrata nga shteti, sip\u00ebrmarr\u00ebsi privat nuk konkurron m\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept abstrakt. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb taks\u00eb e fsheht\u00eb mbi \u00e7do familje. E paguajm\u00eb te \u00e7mimi, te sh\u00ebrbimi i munguar dhe te mund\u00ebsia e humbur. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse nj\u00eb ekonomi mund t\u00eb rritet n\u00eb statistika, nd\u00ebrsa familja ndihet m\u00eb e varf\u00ebr. \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb? S\u00eb pari, \u00e7do kontrat\u00eb, partneritet dhe transferim i pasuris\u00eb publike duhet t\u00eb b\u00ebhet publik, s\u00eb bashku me kriteret e p\u00ebrzgjedhjes, vler\u00ebsimin ekonomik dhe p\u00ebrfituesit fundor\u00eb. S\u00eb dyti, \u00e7do shoq\u00ebri shtet\u00ebrore q\u00eb p\u00ebrdor fonde, prona apo garanci publike duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet kontrollit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kuvendit, Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit dhe institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb pavarura. S\u00eb treti, bordet dhe drejtuesit duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale p\u00ebr \u00e7do vendim, \u00e7do kontrat\u00eb dhe \u00e7do euro t\u00eb shpenzuar. S\u00eb kat\u00ebrti, duhet t\u00eb rikthehet konkurrenca reale dhe e barabart\u00eb. Sip\u00ebrmarr\u00ebsi duhet t\u00eb fitoj\u00eb nga puna, ideja dhe aft\u00ebsia, jo nga lidhja me pushtetin.<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb fort\u00eb mbi ishuj p\u00ebrjashtimesh. Nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb ligj p\u00ebr qytetarin dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb privilegjuarin. Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga biznesi i vog\u00ebl \u00e7do fatur\u00eb dhe \u00e7do dokument, nd\u00ebrsa miliarda euro kalojn\u00eb n\u00eb struktura ku transparenca \u00ebsht\u00eb minimale. Nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr integrim europian, nd\u00ebrsa krijojm\u00eb institucione q\u00eb largohen nga standardet europiane t\u00eb konkurrenc\u00ebs, kontrollit dhe llogaridh\u00ebnies. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb publikut, jo p\u00ebr struktura q\u00eb mbrojn\u00eb pushtetin. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi q\u00eb shp\u00ebrblen pun\u00ebn, jo af\u00ebrsin\u00eb politike. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb mbron taksapaguesin, jo nj\u00eb shtet q\u00eb i kalon atij fatur\u00ebn e d\u00ebshtimeve dhe abuzimeve.<\/p>\n<p>K\u00ebta tre ishuj jan\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e nj\u00eb arkipelagu shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh. Nj\u00eb arkipelag i ngritur mbi ligje t\u00eb posa\u00e7me, kontrata t\u00eb mbyllura, favore dhe munges\u00eb kontrolli. Nj\u00eb arkipelag q\u00eb po d\u00ebmton konkurrenc\u00ebn, po dob\u00ebson ekonomin\u00eb dhe po r\u00ebndon jet\u00ebn e \u00e7do familjeje shqiptare. Ky sistem nuk ndryshon duke larguar disa njer\u00ebz dhe duke sjell\u00eb disa t\u00eb tjer\u00eb. Duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb vet\u00eb m\u00ebnyra e qeverisjes. Synimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimi i nj\u00eb grupi me nj\u00eb tjet\u00ebr, por qeverisja p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj. Ky sistem duhet ndryshuar. Jo p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar klient\u00ebt e nj\u00eb partie me klient\u00ebt e nj\u00eb partie tjet\u00ebr, por p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund vet\u00eb klientelizmit. Jo p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar emrat mbi zyra, por p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rregullat brenda tyre.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb jep llogari. Meritojn\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb punon p\u00ebr shumic\u00ebn dhe jo p\u00ebr pakic\u00ebn. Meritojn\u00eb q\u00eb taksat e tyre t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr shkolla, spitale, rrug\u00eb dhe sh\u00ebrbime, jo p\u00ebr struktura t\u00eb mbyllura dhe interesa t\u00eb privilegjuara. Ne do t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb arkipelag pand\u00ebshkueshm\u00ebrie dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kontinent ligjsh t\u00eb barabarta, institucionesh t\u00eb kontrolluara dhe mund\u00ebsish p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Sepse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e pushtetit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Dhe ekonomia e saj duhet t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn, jo p\u00ebr pakic\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur akuza p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe kontrolli n\u00eb disa prej strukturave shtet\u00ebrore, duke p\u00ebrmendur KAYO-n, Bank\u00ebn Shqiptare t\u00eb Zhvillimit dhe Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare. Sipas saj, k\u00ebto struktura p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb modeli ekonomik ku rreziku mbetet publik, nd\u00ebrsa vendimmarrja p\u00ebrqendrohet n\u00eb pak duar. Tabaku e cil\u00ebson KAYO-n si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":153366,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153365","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153365"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153365\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153368,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153365\/revisions\/153368"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}