{"id":153564,"date":"2026-09-14T16:27:05","date_gmt":"2026-09-14T16:27:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153564"},"modified":"2026-09-14T16:27:05","modified_gmt":"2026-09-14T16:27:05","slug":"gonxhe-te-dritarja-e-instagramit-vartesit-i-vjedhin-edhe-astaret-e-xhepave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/14\/gonxhe-te-dritarja-e-instagramit-vartesit-i-vjedhin-edhe-astaret-e-xhepave\/","title":{"rendered":"Gonxhe te dritarja e Instagramit, vart\u00ebsit i vjedhin edhe astar\u00ebt e xhepave"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0<strong>Boldnews.al<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ende nuk ke uruar ekipin olimpik Team Albania p\u00ebr gjasht\u00eb medaljet e fituara n\u00eb Taranto, shkruan dhe xhiron video me postime dhe justifikime p\u00ebr nj\u00eb aktivitet q\u00eb ka d\u00ebshtuar?<\/p>\n<p>E ke seriozisht, Gonxhe? Ke kaluar kaq shum\u00eb or\u00eb n\u00eb Instagram p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb d\u00ebshtim q\u00eb tashm\u00eb e ka par\u00eb gjith\u00eb bota? Kujt po i justifikohesh? Ram\u00ebs apo postimeve q\u00eb nxjerr \u201cJeta Osh Qef\u201d? Po i justifikohesh publikut apo vetes?<\/p>\n<p>I dhimbsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se kjo q\u00eb po b\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunikim institucional serioz, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb panik komunikimi.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1734621_0_6aa81ffac3837   \" data-unique=\"jnews_module_1734621_0_6aa81ffac3837\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\u00cbsht\u00eb absurde q\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb bilancin e asaj q\u00eb nuk funksionoi, ulet t\u00eb prodhoj\u00eb postime, intervista dhe shpjegime.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Pra ministri ka mjaftuesh\u00ebm koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb postime instagrami dhe nuk ka koh\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb ministrin\u00eb q\u00eb drejton.<\/p>\n<p>Mendoj se k\u00ebtu fillon problemi i v\u00ebrtet\u00eb; kush po t\u00eb mashtron Gonxhe?<\/p>\n<p>Q\u00eb ti nuk di gjithcka n\u00eb sport \u00ebsht\u00eb dukshme, por nuk \u00ebsht\u00eb as e nevojshme, sepse k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ke staf, drejtor\u00eb, k\u00ebshilltar\u00eb, ke dhe z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr.<\/p>\n<p>I vetmi detyrim q\u00eb ke ti \u00ebsht\u00eb ti kontrollosh ata n\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn sic duhet, ose m\u00eb e thjesht\u00eb Akoma, n\u00ebse t\u00eb thon\u00eb t\u00eb vertet\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe zgjidhjen e k\u00ebsaj pune ti nuk e b\u00ebn me pyetjen pse po sulmohet ministria? Pyetje e duhur \u00ebsht\u00eb cfar\u00eb po m\u00eb tregojn\u00eb vart\u00ebsit e mi(z\u00ebvend\u00ebsministri dhe drejtori i sportit) dhe a jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta?<\/p>\n<p>N\u00ebse vart\u00ebsit e tu t\u00eb sjellin nj\u00eb realitet t\u00eb filtruar, ku d\u00ebshtimi paraqitet si sukses, nj\u00eb konflikt paraqitet si nj\u00eb normalitet dhe t\u00eb bindin ty se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, at\u00ebher\u00eb i dashur problemi nuk \u00ebsht\u00eb vart\u00ebsi. Problemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebhesh ti. Sepse titullari je ti.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebto muajt e ver\u00ebs i dashur minist\u00ebr ti nuk ke folur asnj\u00eb moment p\u00ebr sportin, vizionin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e tij, ti vet\u00ebm ke justifikuar d\u00ebshtimet, mashtrimet dhe ndoshta(k\u00ebt\u00eb do ta zbulojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb)edhe vjedhjet e tij.<\/p>\n<p>Po le t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb vjedhje dhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me buxhetin e sportit. Dhe k\u00ebtu nuk mjaftojn\u00eb postimet, por k\u00ebtu duhen dokumenta.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb aktiviteti p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rreth 170 milion\u00eb lek\u00eb? Kush e ka propozuar k\u00ebt\u00eb aktivietet? Kush e ka vler\u00ebsuar? Kush e ka miratuar dhe kush ka firmosur p\u00ebr t\u00eb? Cilat kan\u00eb qen\u00eb kriteret dhe kush ka p\u00ebrfituar? Sa ka paguar shteti? A ka pasur tarifa pjes\u00ebmarrjeje dhe sa kan\u00eb paguar pjes\u00ebmarr\u00ebsit? Kush i ka mbledhur dhe ku kan\u00eb shkuar? Dhe e fundit, por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitoi sporti shqiptar nga ky aktivitet?<\/p>\n<p>N\u00ebse pretendimi \u00ebsht\u00eb se kemi financuar nj\u00eb aktivitet q\u00eb duhej t\u00eb promovonte sportin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, at\u00ebher\u00eb rezultati duhet t\u00eb jet\u00eb i matsh\u00ebm. Mjafton t\u00eb na thuash sa sportist\u00eb shqiptar\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb? Sa federata dhe sa aktivitete ishin? Cili ishte impakti n\u00eb turiz\u00ebm dhe promovim nd\u00ebrkomb\u00ebtar? Si u pasqyrua n\u00eb media? Vet\u00ebm mos nxirr p\u00ebrs\u00ebri videot q\u00eb ka xhiruar stafi yt n\u00ebp\u00ebr konvikte se do turp\u00ebrohesh 2 her\u00eb.<\/p>\n<p>Cilado qoft\u00eb shuma, nuk jan\u00eb para xhepi, jan\u00eb para pubuike, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Ke d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb tej? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb sporti universitar merr m\u00eb shum\u00eb buxhet se nj\u00eb federat\u00eb elitare, madje merr m\u00eb shum\u00eb dhe se Komiteti Olimpik p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Loj\u00ebrat Olimpike, ku prezantohet flamuri dhe l\u00ebshohet himni komb\u00ebtar? Aktiviteti ishte p\u00ebr sportet luftarake, ku b\u00ebn pjes\u00eb dhe taekuondo, ku z\u00ebvend\u00ebsministri yt \u00ebsht\u00eb drejtues n\u00eb hije i federates(t\u00eb lutem kontrollo pak sa aktivitete b\u00ebhen \u00e7do vit me para e buxhetit t\u00eb ministris\u00eb specifikisht vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb federat\u00eb), cila \u00ebsht\u00eb lidhja e tij me Besnik Veliun? A ka pasur komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr fondet? A ka pasur nd\u00ebrhyrje? A ka pasur konflikt interesi? A ka ndikuar kjo marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb marr\u00eb vendimet apo jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb fondet?<\/p>\n<p>N\u00ebse gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr, transparenca \u00ebsht\u00eb mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm mos k\u00ebrko q\u00eb njer\u00ebzit e sportit t\u00eb besojn\u00eb verb\u00ebrisht, sepse shum\u00eb zhg\u00ebnjime u ke krijuar.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F09%2F14%2Fgonxhe-te-dritarja-e-instagramit-vartesit-i-vjedhin-edhe-astaret-e-xhepave%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2Fpage%2F2%2F&amp;cb=1ee4b05b73\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p>I dashur minist\u00ebr, ka ardhur koha t\u00eb shikosh pak m\u00eb shum\u00eb xhepat e tu, se kan\u00eb filluar t\u00eb t\u00eb vjedhin dhe astar\u00ebt. Mos harxho koh\u00eb me kund\u00ebrp\u00ebrgjigje dhe postime t\u00eb sajuara se \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebmin t\u00ebnd, se vendos fytyr\u00ebn dhe dinjitetin. B\u00ebj nj\u00eb kontroll t\u00eb thjesht\u00eb, shko te dosjet, kontratat, fondet. N\u00ebse nuk ke aq shum\u00eb koh\u00eb, ndiq vet\u00ebm pyetjet e m\u00ebsip\u00ebrme dhe do t\u00eb zbulosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pa patur fare n\u00ebvoj\u00eb t\u00eb kuptosh sportin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb m\u00eb I madh se ky aktivitet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb kalon postin e z\u00ebvend\u00ebsministrit, \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb pozicioni yt.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai ka gabuar, p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb e jotja.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai ka fshehur informacion, p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb e jotja.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai ka favorizuar dik\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb e jotja.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb e jotja.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu ndahet nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb drejton nga nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb thjesht komunikon. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb dhe reputacioni i Kryeministrit, t\u00eb cilit padyshim i ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb ky shkrim.<\/p>\n<p>Po sporti? Besoj se e kupton dhe vet\u00eb q\u00eb nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr sportin, pasi jemi marr me pisll\u00ebkun q\u00eb ti e ke l\u00ebn\u00eb t\u00eb mblidhet kapic\u00eb n\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj mos pyet m\u00eb lart e posht\u00eb kush po m\u00eb sulmon? Pyet m\u00eb mir\u00eb vet\u00ebn, kush po m\u00eb tregon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? Dhe sidomos: Kush po m\u00eb p\u00ebrdor?<\/p>\n<p>Ka dhe nj\u00eb pytje q\u00eb duhet t\u2019ja b\u00ebsh Ram\u00ebs n\u00ebse t\u00eb d\u00ebgjon akoma: Edi, \u00e7far\u00eb po ndodh realisht me sportin? Por jo n\u00eb raportin q\u00eb t\u00eb sjell z\u00ebvend\u00ebsminstri, jo versionin e instagramit, por realitetin. Sepse kryeministri mund t\u00eb fal\u00eb nj\u00eb gabim. Dhe nj\u00eb d\u00ebshtim apo nj\u00eb projekt q\u00eb nuk funksionoi. Por nuk mund t\u00eb mbuloj\u00eb pafund nj\u00eb mashtrim institucional q\u00eb vart\u00ebsit e tu prodhojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe p\u00ebrdorin fytyr\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr ta shitur.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund nj\u00eb fjali q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr kryeminstrin, a nuk ka ardhur koha q\u00eb sportin t\u00eb mos e l\u00ebsh m\u00eb prapashtes\u00eb n\u00eb em\u00ebrtesat e ministrive, duke e dorovitur sa andej k\u00ebndej? A ka mund\u00ebsi t\u00eb gjesh nj\u00eb djal\u00eb ose vajz\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, q\u00eb t\u00eb dij\u00eb t\u00eb flas\u00eb bukur, pa mllefe, inate dhe interesa personale, t\u00eb zhveshur politikisht nga kostumi patronazhistit, q\u00eb ta doj\u00eb pak sportin dhe t\u00eb mos jet\u00eb hajdut?<\/p>\n<p>B\u00ebje p\u00ebr sportin, b\u00ebje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, b\u00ebje dhe p\u00ebr vete\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Boldnews.al Nd\u00ebrsa ende nuk ke uruar ekipin olimpik Team Albania p\u00ebr gjasht\u00eb medaljet e fituara n\u00eb Taranto, shkruan dhe xhiron video me postime dhe justifikime p\u00ebr nj\u00eb aktivitet q\u00eb ka d\u00ebshtuar? E ke seriozisht, Gonxhe? Ke kaluar kaq shum\u00eb or\u00eb n\u00eb Instagram p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb d\u00ebshtim q\u00eb tashm\u00eb e ka par\u00eb gjith\u00eb bota? Kujt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149731,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153564","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153564"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153564\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153565,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153564\/revisions\/153565"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149731"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}