{"id":153820,"date":"2026-09-17T08:03:00","date_gmt":"2026-09-17T08:03:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153820"},"modified":"2026-09-17T09:57:33","modified_gmt":"2026-09-17T09:57:33","slug":"ps-rrezon-kerkesen-e-pd-per-komision-hetimor-per-kayo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/17\/ps-rrezon-kerkesen-e-pd-per-komision-hetimor-per-kayo\/","title":{"rendered":"Rama nuk lejon Parlamentin t\u00eb hetoje Ron Yeffet\/ Kontraband\u00eb arm\u00ebsh dhe 34 milion\u00eb euro n\u00eb xhep"},"content":{"rendered":"<p>Mazhoranca socialiste ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e PD p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Komisioni Hetimor p\u00ebr veprimtarin\u00eb e kompanis\u00eb shtet\u00ebrore \u201cKAYO\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve, kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka shpalosur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr kompanin\u00eb KAYO. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, n\u00eb mbledhjen me dyer t\u00eb mbyllura, Bardhi ka deklaruar se kjo kompani ka shpenzuar 34 milion\u00eb euro dhe sipas tij \u00e7do shqiptar duhet ta dij\u00eb sesi i mori ato para, Ron Yeffet.<\/p>\n<p>\u201cKompania KAYO ka shpenzuar 34 milion\u00eb euro. \u00c7do shqiptar do t\u00eb duhet t\u00eb dij\u00eb se si i mori ato para miku o Edi Ram\u00ebs Ron Yefet\u201d, ka deklaruar Bardhi.<\/p>\n<p>Sipas tij, ka mosp\u00ebrputhje edhe n\u00eb deklaratat zyrtare lidhur me aktivitetin e KAYO-s. Bardhi tha se ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se kompania ka prodhuar dhe shitur arm\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas zv.ministrja ka deklaruar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do komision hetimor ka p\u00ebr q\u00ebllim mbledhjen e informacionit. Ndryshe, p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhej komisioni? N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha informacionet dhe indiciet. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgj\u00eb. Ne nuk dim\u00eb \u00e7far\u00eb ka p\u00ebrfituar shteti? \u00c7far\u00eb aktiviteti ka? Na rezulton q\u00eb i vetmi fitues i k\u00ebtyre parave \u00ebsht\u00eb Ron Yefet, mik i Kryeministrit. Kjo del hapur n\u00eb audio-p\u00ebrgjim dhe k\u00ebt\u00eb audio-p\u00ebrgjim e konfirmoi kompania ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimi. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb individi Ron Yefet sillet si minist\u00ebr i Mbrojtjes dhe e thot\u00eb hapur q\u00eb ka trafik t\u00eb arm\u00ebve. Del hapur q\u00eb u jan\u00eb shitur arm\u00eb vendeve n\u00eb konflikt. Ne kemi thirrur ministrin n\u00eb interpelanc\u00eb dhe tha q\u00eb kompania ka prodhuar arm\u00eb dhe i ka shitur. M\u00eb pas del zv.ministrja dhe thot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb prodhuar. Pra, duhet m\u00ebsuar e v\u00ebrteta?!\u201d, deklaroi kreu i grupit parlamentart te PD.<\/p>\n<p>Bardhi tha se opozita ka k\u00ebrkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes, por ky informacion nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion. Ai argumentoi se pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nevojitet nj\u00eb komision hetimor.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shpenzuar 34 milion\u00eb euro. K\u00ebshtu na that\u00eb edhe p\u00ebr incenerator\u00ebt, por doli q\u00eb parat\u00eb digjeshin n\u00eb shesh. Kemi kaq koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb informacion n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes. Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i jam drejtuar Kryetarit t\u00eb Kuvendit. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, t\u00eb futemi n\u00eb ministri dhe t\u00eb marrim dokumentatat? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i n\u00ebnshtrohet Kodit Penal n\u00ebse nuk jepet informacion. Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7 t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb dhe t\u00eb njohim kontratat e lidhura mes nj\u00eb kompanie shtet\u00ebrore me kompanin\u00eb private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila \u00ebsht\u00eb CV-ja q\u00eb ka ky njeri, ve\u00e7 faktit q\u00eb \u00ebsht\u00eb mik i Edi Ram\u00ebs? Si p\u00ebrfiton ky njeri n\u00eb vet\u00ebm 6 muaj 34 milion\u00eb euro? Ne jemi t\u00eb hapur p\u00ebr objektin e hetimit. Na thoni \u00e7far\u00eb doni t\u00eb rregullojm\u00eb. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr lejen tuaj, k\u00ebt\u00eb na e jep Kushtetuta. Ne mund vet\u00ebm t\u00eb diskutojm\u00eb objektin e hetimit\u201d, tha Bardhi.<\/p>\n<p><strong>PS rr\u00ebzon k\u00ebrkes\u00ebn e PD p\u00ebr Komision Hetimor p\u00ebr KAYO<\/strong><\/p>\n<p>Mazhoranca socialiste ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e PD p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Komisioni Hetimor p\u00ebr veprimtarin\u00eb e kompanis\u00eb shtet\u00ebrore \u201cKAYO\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Kryetareve, pas pretendimeve t\u00eb ngritur nga PD lidhur me aktivitetin e kompanis\u00eb, kjo edhe pas publikimit t\u00eb audiop\u00ebrgjimeve nga ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj.<\/p>\n<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi deklaroi n\u00eb Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve se kompania KAYO ka shpenzuar rreth 34 milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit dhe k\u00ebrkoi transparenc\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre fondeve, kontratat dhe aktivitetin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shpenzuar 34 milion\u00eb euro. K\u00ebshtu na that\u00eb edhe p\u00ebr incenerator\u00ebt, por doli q\u00eb parat\u00eb digjeshin n\u00eb shesh. Kemi kaq koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb informacion n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes. Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i jam drejtuar Kryetarit t\u00eb Kuvendit. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, t\u00eb futemi n\u00eb ministri dhe t\u00eb marrim dokumentatat? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i n\u00ebnshtrohet Kodit Penal n\u00ebse nuk jepet informacion.<\/p>\n<p>Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7 t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb dhe t\u00eb njohim kontratat e lidhura mes nj\u00eb kompanie shtet\u00ebrore me kompanin\u00eb private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila \u00ebsht\u00eb CV-ja q\u00eb ka ky njeri, ve\u00e7 faktit q\u00eb \u00ebsht\u00eb mik i Edi Ram\u00ebs? Si p\u00ebrfiton ky njeri n\u00eb vet\u00ebm 6 muaj 34 milion\u00eb euro? Ne jemi t\u00eb hapur p\u00ebr objektin e hetimit. Na thoni \u00e7far\u00eb doni t\u00eb rregullojm\u00eb. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr lejen tuaj, k\u00ebt\u00eb na e jep Kushtetuta. Ne mund vet\u00ebm t\u00eb diskutojm\u00eb objektin e hetimit\u201d, tha Bardhi.<\/p>\n<p>Nga mazhoranca, kreu i Grupit t\u00eb PS, Taulant Balla argumentoi se k\u00ebrkesa nuk plot\u00ebson kriteret p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar.<\/p>\n<p>Sipas arsyetimit t\u00eb paraqitur, objekti i k\u00ebrkes\u00ebs \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i gjer\u00eb dhe p\u00ebrfshin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, pa p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb faktet konkrete, veprimet apo mosveprimet q\u00eb duhet t\u00eb hetohen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mazhoranca socialiste ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e PD p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Komisioni Hetimor p\u00ebr veprimtarin\u00eb e kompanis\u00eb shtet\u00ebrore \u201cKAYO\u201d. N\u00eb Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve, kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka shpalosur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr kompanin\u00eb KAYO. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, n\u00eb mbledhjen me dyer t\u00eb mbyllura, Bardhi ka deklaruar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152881,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153820"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153820\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153864,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153820\/revisions\/153864"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}