{"id":153880,"date":"2026-09-17T10:38:29","date_gmt":"2026-09-17T10:38:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153880"},"modified":"2026-09-17T10:38:29","modified_gmt":"2026-09-17T10:38:29","slug":"shqiperia-e-harruar-fillon-aty-ku-shkolla-mbetet-pa-nxenes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/17\/shqiperia-e-harruar-fillon-aty-ku-shkolla-mbetet-pa-nxenes\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria e harruar fillon aty ku shkolla mbetet pa nx\u00ebn\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Prof. Myqerem TAFAJ<\/strong><\/span><\/div>\n<div><\/div>\n<div id=\"rekl-3\">Viti shkollor 2026\u20132027 e riktheu vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen publike zbrazjen e shkollave rurale. Pas klasave kolektive dhe dyerve t\u00eb mbyllura q\u00ebndron jo vet\u00ebm shpopullimi, por edhe nj\u00eb pabarazi e thell\u00eb arsimore.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Viti shkollor filloi me urime zyrtare, statuse, ceremoni dhe pamje nga oborret e shkollave. Por lajmi m\u00eb trondit\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn kryesisht mediat joqeveritare ishte tjet\u00ebr: shkolla q\u00eb nuk i hap\u00ebn dyert p\u00ebr munges\u00eb nx\u00ebn\u00ebsish, godina me vet\u00ebm pak f\u00ebmij\u00eb dhe klasa kolektive ku m\u00ebsojn\u00eb s\u00eb bashku nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb disa klasave. N\u00eb raste t\u00eb raportuara nga zonat rurale, nj\u00eb shkoll\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb, dy apo tre nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb; n\u00eb raste t\u00eb tjera, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb klasave t\u00eb ndryshme zhvillojn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb. Kur bashkohen edhe klasat e arsimit t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb ul\u00ebt, nga klasa e pest\u00eb deri n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebn, nuk kemi m\u00eb thjesht nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb organizimi. Kemi nj\u00eb reduktim t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr arsim cil\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mediat raportuan p\u00ebr gjendjen n\u00eb shum\u00eb rrethe t\u00eb vendit. P\u00ebr sh\u00ebmbull, shum\u00eb shkolla t\u00eb Permetit kishin nj\u00eb num\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsh sa gishtat e dor\u00ebs. Por pasqyra reale dhe ajo e qeveris\u00eb ishte e trishtueshme n\u00eb shumic\u00ebn e rretheve t\u00eb vendit. Kjo \u00ebsht\u00eb Pasqyra reale e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shpopulluar, e Shpopullimit q\u00eb tashm\u00eb prek fshatrat, zonat e varfra, periferit\u00eb dhe qytetet e vogla.<\/p>\n<p>Por problemi \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria e zbulon k\u00ebt\u00eb realitet vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb vit: dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs. Pastaj kamerat largohen, statistikat shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebr institucione dhe f\u00ebmij\u00ebt mbeten s\u00ebrish vet\u00ebm me pabarazin\u00eb e tyre. Shkolla e boshatisur \u00ebsht\u00eb pasqyra m\u00eb e qart\u00eb e shpopullimit, por edhe institucioni i par\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshpejton at\u00eb: kur nj\u00eb familje bindet se f\u00ebmija nuk mund t\u00eb marr\u00eb arsim cil\u00ebsor aty ku jeton, largimi b\u00ebhet jo vet\u00ebm zgjedhje ekonomike, por vendim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo gjendje e shpopullimit \u00e7on fillimisht n\u00eb shtimin e klasave kolektive dhe pastaj n\u00eb mbylljen e shkollave. Por klasa kolektive nuk \u00ebsht\u00eb barazi e thell\u00eb shkollimi. Klasa kolektive mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrkohshme n\u00eb kushte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe p\u00ebr grupmosha t\u00eb af\u00ebrta, n\u00ebse mb\u00ebshtetet nga m\u00ebsues t\u00eb p\u00ebrgatitur, materiale t\u00eb posa\u00e7me dhe teknologji funksionale. Por bashkimi i shum\u00eb klasave (sic ndodh r\u00ebndom edhe p\u00ebr klasat fillore 5-9), ve\u00e7an\u00ebrisht nga klasa e pest\u00eb deri n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebn, e b\u00ebn pothuajse t\u00eb pamundur realizimin e kurrikul\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebsues nuk mund t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht l\u00ebnd\u00eb kaq t\u00eb ndryshme, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb individualisht nx\u00ebn\u00ebsit dhe t\u00eb krijoj\u00eb koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr ushtrime, korrigjim, etj., nd\u00ebrsa p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb diferencuar me nx\u00ebn\u00ebsit as nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Pra, f\u00ebmija figuron n\u00eb shkoll\u00eb, por merr vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkollimit q\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u2019i garantoj\u00eb.Shkollat e vogla rurale p\u00ebrballen nj\u00ebkoh\u00ebsisht me munges\u00eb m\u00ebsuesish me kualifikimin p\u00ebrkat\u00ebs, mbulim t\u00eb paplot\u00eb t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve, munges\u00eb t\u00eb mjeteve didaktike dhe, shpesh, kushte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme higjienike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto zona funksionojn\u00eb edhe shkollat e mesme t\u00eb bashkuara, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb vendit. N\u00eb shkollat e mesme t\u00eb bashkuara, m\u00ebsues t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr arsimin fillor ose n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7ar japin shpesh m\u00ebsim edhe n\u00eb klasat e gjimnazit. Shkolla t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb ofrojn\u00eb realisht l\u00ebnd\u00eb me zgjedhje dhe as thellimin q\u00eb k\u00ebrkon kurrikula n\u00eb klasat XI dhe XII. Pik\u00ebrisht k\u00ebto shkolla arrijn\u00eb rezultatet m\u00eb t\u00eb ulta n\u00eb Matur\u00eb, me nj\u00eb difer\u00ebnc\u00eb s\u00eb paku prej 2 notash krahasuar me mesataren e gjimnazeve t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, pabarazia territoriale shnd\u00ebrrohet n\u00eb prapambetje n\u00eb shkollim. Analizat e m\u00ebparshme t\u00eb PISA-s dhe t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore kan\u00eb treguar nj\u00eb hendek q\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb rreth 1.5\u20132 vite shkollimi nd\u00ebrmjet nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb zonave m\u00eb t\u00eb pafavorizuara dhe atyre t\u00eb Tiran\u00ebs apo qendrave kryesore. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i klas\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb, n\u00eb kompetencat baz\u00eb, nj\u00eb formim t\u00eb krahasuesh\u00ebm me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs apo t\u00eb 4-5 qyteteve kryesore t\u00eb vendit. Kjo prapambetje nuk zhduket vetvetiu n\u00eb gjimnaz; ajo bartet n\u00eb Matur\u00ebn Shtet\u00ebrore, n\u00eb konkurrimin universitar dhe m\u00eb pas n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht shkollat e vogla u shnd\u00ebrruan n\u00eb problemin metodologjik m\u00eb serioz t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb PISA 2025 q\u00eb deformoi rezultatet e testit. Sipas sh\u00ebnimit t\u00eb OECD-s\u00eb n\u00eb raportin e rezultateve t\u00eb PISA 2025, shkollat me m\u00eb pak se 21 nx\u00ebn\u00ebs 15-vjecar\u00eb (kohorti q\u00eb testohet n\u00eb PISA) u hoq\u00ebn nga harta e shkollave t\u00eb kampionit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga autoritetet e PISA. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk u p\u00ebrmbush\u00ebn standardet e kampionimit dhe OECD dhe rezultatet u deformuan, sepse n\u00eb realitetin shqiptar shkollat shum\u00eb t\u00eb vogla ndodhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale n\u00eb zona rurale, t\u00eb varfra dhe periferike. K\u00ebshtu, kufizimi metodologjik prodhoi realisht nj\u00eb p\u00ebrjashtim territorial me pasoja t\u00eb qarta mbi p\u00ebrfaq\u00ebsimin komb\u00ebtar dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe n\u00eb rezultatet komb\u00ebtare. Rezultatet e PISA 2025 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00ebjapin informacion p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kampion, por jo nj\u00eb pasqyr\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb krahasueshme t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb 15-vje\u00e7ar\u00ebve shqiptar\u00eb. N\u00ebse pjesa e munguar p\u00ebrfshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale shkollat me kushtet dhe rezultatet m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta, mesatarja rrezikon t\u00eb jet\u00eb fiktivisht m\u00eb optimiste se sa realiteti i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Pasojat e k\u00ebsaj pabarazie t\u00eb thell\u00eb n\u00eb shkollim nuk kufizohen te notat. Nx\u00ebn\u00ebsi i nj\u00eb shkolle t\u00eb dob\u00ebt ka m\u00eb pak mund\u00ebsi t\u00eb arrij\u00eb rezultate t\u00eb mira n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb Matur\u00eb m\u00eb cil\u00ebsore dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, m\u00eb pak mund\u00ebsi t\u00eb konkurroj\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebsi, m\u00ebsuesi, inxhinieri, teknologji apo programe t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Familja me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb k\u00ebto zona t\u00eb disfavorizuara nuk mund ta kompensoj\u00eb mang\u00ebsin\u00eb me kurse private, transport t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm ose zhvendosje n\u00eb qytet. Kriteri i merit\u00ebs mbetet i drejt\u00eb vet\u00ebm kur shteti ka garantuar nj\u00eb minimum realisht t\u00eb krahasuesh\u00ebm mund\u00ebsish. P\u00ebrndryshe, ai mat jo vet\u00ebm p\u00ebrpjekjen dhe aft\u00ebsin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsit, por edhe rrethin ose \u201ekodin postar\u201c ku ai ka lindur.<\/p>\n<p>Kjo gjendje prodhon nj\u00eb rreth vicioz. Shkolla e dob\u00ebt nxjerr m\u00eb pak maturant\u00eb me rezultate t\u00eb larta; m\u00eb pak prej tyre hyjn\u00eb n\u00eb programet e m\u00ebsuesis\u00eb, mjek\u00ebsis\u00eb apo profesioneve t\u00eb tjera; edhe ata q\u00eb diplomohen rrall\u00eb kthehen n\u00eb zonat ku mungojn\u00eb sh\u00ebrbimet. Mungesa e profesionist\u00ebve ul m\u00eb tej cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe nxit largimin e familjeve t\u00eb reja. Shqip\u00ebria e harruar nuk \u00ebsht\u00eb, pra, vet\u00ebm nj\u00eb metafor\u00eb politike. Ajo \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira ku shteti ofron m\u00eb pak arsim, m\u00eb pak sh\u00ebndet\u00ebsi dhe m\u00eb pak mund\u00ebsi, nd\u00ebrsa m\u00eb pas faj\u00ebson qytetarin q\u00eb largohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komunikimi qeveritar p\u00ebrqendrohet te masa m\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb Tiran\u00eb: kamera, digjitalizim apo programi pas m\u00ebsimit. Siguria n\u00eb shkoll\u00eb dhe mb\u00ebshtetja pas m\u00ebsimit jan\u00eb t\u00eb nevojshme, por nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb m\u00ebsuesin e kualifikuar, laboratorin, ujin, ngrohjen, higjien\u00ebn dhe sigurin\u00eb e ushqimit q\u00eb hyn n\u00eb shkoll\u00eb. Modernizimi i disa shkollave n\u00eb kryeqytet apo n\u00eb pak qytete t\u00eb m\u00ebdha nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb komb\u00ebtare e mjaftueshme p\u00ebr zhvillimin e arsimit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, n\u00ebse n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit nj\u00eb m\u00ebsues torturohet t\u00eb jap\u00eb 5-6 l\u00ebnd\u00eb n\u00eb klasa kolektive ku mund t\u00eb j\u00ebn\u00eb edhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha klasave 5-9.Edhe Raporti i Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2025 mbetet tep\u00ebr i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb. Ai evidenton r\u00ebnien e regjistrimeve, shpenzimet publike p\u00ebr arsimin prej 2.6% t\u00eb PBB-s\u00eb kundrejt mesatares 4.6% t\u00eb BE-s\u00eb, braktisjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb zonat rurale, mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb trajnimin e m\u00ebsuesve dhe infrastruktur\u00ebn e vjetruar. Megjithat\u00eb, nuk analizon posa\u00e7\u00ebrisht pabarazin\u00eb arsimore, klasat kolektive, shkollat e mesme t\u00eb bashkuara dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr riorganizimin territorial t\u00eb rrjetit shkollor. P\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb po zbrazet, ky nuk \u00ebsht\u00eb problem an\u00ebsor, por nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet themelore t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes.<\/p>\n<p>Reforma territoriale e largoi de facto vendimmarrjen nga fshati. Reforma territoriale e vitit 2014 dob\u00ebsoi p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe kapacitetin vendimmarr\u00ebs t\u00eb shum\u00eb komuniteteve rurale. Bashkimi i nj\u00ebsive t\u00eb vogla n\u00eb bashki shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nuk u shoq\u00ebrua me mekanizma t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb arsimi, transporti dhe sh\u00ebrbimet baz\u00eb t\u00eb planifikoheshin pran\u00eb qytetarit. Shkolla e fshatit mbeti shpesh jetime, askush nuk do tia dij\u00eb p\u00ebr t\u00eb, madje zor se administrator I nj\u00ebsis\u00eb administrative (p\u00ebr kryetarin e bashkis\u00eb as nuk mund t\u00eb mendohet!) nuk e viziton ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb till\u00eb, l\u00ebr\u00eb pastaj t\u00eb interesohet dikush p\u00ebr investime. E shumta ndonj\u00eb kryplak mund t\u00eb ngre z\u00ebrin p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb till\u00eb, por \u00ebsht\u00eb z\u00eb I humbur. Mbetet q\u00eb shpesh vet\u00eb m\u00ebsuesit apo m\u00ebsuesit e mbetur t\u00ebluftojn\u00eb vet\u00eb p\u00ebr cdo gj\u00eb, madje edhe me xhepin e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shkolla t\u00eb mbijetoj\u00eb disi. Kur shkolla mbyllet, komuniteti informohet p\u00ebr pasoj\u00ebn, por rrall\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb projektimin e zgjidhjes.<\/p>\n<p>Edhe projekti i ri i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr reform\u00ebn territoriale rrezikon ta thelloj\u00eb k\u00ebt\u00eb prirje, n\u00ebse mat efikasitetin vet\u00ebm me numrin e bashkive, administrat\u00ebn dhe kursimin financiar. Reforma territoriale duhet t\u00eb vler\u00ebsohet edhe me distanc\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs nga shkolla, koh\u00ebn e udh\u00ebtimit, sigurin\u00eb e transportit dhe cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit q\u00eb merr. Nj\u00eb hart\u00eb administrative q\u00eb zvog\u00eblon z\u00ebrin e komuniteteve t\u00eb larg\u00ebta, pa u garantuar sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb arsimor, nuk \u00ebsht\u00eb modernizim, por injorim dhe krijon parakushte p\u00ebr shpejtimin e shpopullimit n\u00eb at\u00eb fshat apo zon\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb? Shqip\u00ebris\u00eb i duhet menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb hart\u00eb e re komb\u00ebtare e shkollave t\u00eb arsimit t\u00eb detyruar dhe e gjimnazeve, e mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna demografike dhjet\u00ebvje\u00e7are, jo n\u00eb vendime t\u00eb rastit. Q\u00ebllimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb mbajtja artificiale e \u00e7do shkolle hapur, por garantimi q\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00eb sigurt n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb me mas\u00eb t\u00eb mjaftueshme kritike nx\u00ebn\u00ebsish n\u00eb klas\u00eb, pa klasa kolektive n\u00eb klasat 5-9, m\u00ebsues t\u00eb kualifikuar, baz\u00eb didaktike dhe kurrikul\u00eb t\u00eb plot\u00eb, dhe me kushte normale m\u00ebsimi dhe t\u00eb higj\u00ebn\u00ebs. P\u00ebrqendrimi i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla funksionale duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me transport publik shkollor falas, t\u00eb sigurt e t\u00eb monitoruar dhe, p\u00ebr zonat e thella, me konvikte p\u00ebr arsimin e mes\u00ebm. Lypse politika t\u00eb diferencuara p\u00ebr m\u00ebsuesit: bonuse reale p\u00ebr zonat e v\u00ebshtira, strehim, transport, kontrata disa-vje\u00e7are, mentorim dhe zhvillim profesional t\u00eb lidhur me nevojat e klasave shum\u00eb-nivel\u00ebshe. Financimi \u201ci barabart\u00eb\u201d p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs nuk mjafton; barazia reale k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb burime p\u00ebr shkoll\u00ebn q\u00eb nis nga kushtet m\u00eb t\u00eb pafavorshme.Qeveria duhet t\u00eb siguroj\u00eb strategjin\u00eb, financimin dhe standardet; bashkit\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb transportin, konviktet dhe mir\u00ebmbajtjen. Prind\u00ebrit dhe komunitetet duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do vendim p\u00ebr bashkimin ose zhvendosjen e nj\u00eb shkolle.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, PISA 2025 rikujton nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb qeveria vazhdon ta injoroj\u00eb: rezultatet e arsimit nd\u00ebrtohen gjat\u00eb nj\u00eb dekade, nd\u00ebrsa mandatet qeveris\u00ebse zgjasin kat\u00ebr vjet. Shqip\u00ebris\u00eb i nevojitet nj\u00eb strategji komb\u00ebtare 10\u201315-vje\u00e7are, me objektiva t\u00eb matsh\u00ebm p\u00ebr kompetencat baz\u00eb, zvog\u00eblimin e diskriminimt rajonal\/territorial, cil\u00ebsin\u00eb e m\u00ebsuesve, sigurin\u00eb dhe infrastruktur\u00ebn. Nj\u00eb K\u00ebshill Komb\u00ebtar i Arsimit, profesional dhe me mandat shum\u00ebvje\u00e7ar, mund t\u00eb monitoroj\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb p\u00ebrtej alternimeve politike.<\/p>\n<p>Shkolla me pes\u00eb nx\u00ebn\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb statistik\u00eb e shpopullimit. Ajo \u00ebsht\u00eb prova n\u00ebse shteti arrin ta mbroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs edhe atje ku votuesit jan\u00eb pak, kamerat mungojn\u00eb dhe kostoja p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. N\u00ebse Shqip\u00ebria vazhdon ta kujtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit shkollor, at\u00ebher\u00eb \u201cShqip\u00ebria e harruar\u201d nuk \u00ebsht\u00eb harruar rast\u00ebsisht. Ajo \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb politikave publike.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Myqerem TAFAJ Viti shkollor 2026\u20132027 e riktheu vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen publike zbrazjen e shkollave rurale. Pas klasave kolektive dhe dyerve t\u00eb mbyllura q\u00ebndron jo vet\u00ebm shpopullimi, por edhe nj\u00eb pabarazi e thell\u00eb arsimore. Viti shkollor filloi me urime zyrtare, statuse, ceremoni dhe pamje nga oborret e shkollave. Por lajmi m\u00eb trondit\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-153880","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153880"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153880\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153881,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153880\/revisions\/153881"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}