{"id":153927,"date":"2026-09-17T18:07:42","date_gmt":"2026-09-17T18:07:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153927"},"modified":"2026-09-17T20:19:54","modified_gmt":"2026-09-17T20:19:54","slug":"bardhi-kompania-qe-u-kap-me-41-kg-kokaine-perfitoi-nga-qeveria-1-milion-euro-nga-fondet-e-ipard","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/17\/bardhi-kompania-qe-u-kap-me-41-kg-kokaine-perfitoi-nga-qeveria-1-milion-euro-nga-fondet-e-ipard\/","title":{"rendered":"Skandali miliona euro\/ Si fondet e BE p\u00ebr fermer\u00ebt shkuan tek karteli i drog\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka denoncuar nj\u00eb skandal gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ne seanc\u00ebn e Kuvendit. Sipas tij, kompania q\u00eb u kap me 41 kilogram\u00eb kokain\u00eb, p\u00ebrfitoj\u00eb nga Qeveria 1 milion euro nga fondet e IPARD<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Fjala e Bardhit n\u00eb Parlament<\/p>\n<p>Nuk jeni m\u00ebsuar t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni t\u00eb flas p\u00ebr ullirin, sepse skandalet e k\u00ebsaj qeverie i mbivendosen \u00e7do dit\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, sa duket sikur jemi m\u00ebsuar me t\u00eb keqen dhe aktet si ky i sotmi, p\u00ebr t\u00eb cilin kam k\u00ebrkuar t\u00eb flas, duken si t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb krahasim me korrupsionin gjigant dhe copat e m\u00ebdha t\u00eb pasurive komb\u00ebtare q\u00eb ky pushtet grabit \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje e pash\u00eb si nj\u00eb rast t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb treguar se si korrupsioni vret edhe ullirin, se si krimi i organizuar ka hyr\u00eb n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe se si kjo qeveri, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb financoj\u00eb fermer\u00ebt e ndersh\u00ebm dhe pun\u00ebtor\u00eb, shp\u00ebrndan parat\u00eb e taksapaguesve europian\u00eb tek trafikant\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe le ta nisim pik\u00ebrisht nga ulliri.<\/p>\n<p>Ju sillni sot n\u00eb Kuvend nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, flet p\u00ebr zhvillimin e sektorit, rritjen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb, zgjerimin e tregtis\u00eb dhe promovimin e vajit t\u00eb ullirit. Dhe k\u00ebrkoni q\u00eb kjo marr\u00ebveshje t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb vlere ka nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb flet p\u00ebr nxitjen e sektorit t\u00eb ullirit, kur qeveria shqiptare nuk nxit asgj\u00eb? \u00c7far\u00eb i duhet fermerit shqiptar nj\u00eb angazhim nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb let\u00ebr, kur n\u00eb tok\u00ebn e tij nuk mb\u00ebrrin as politika favorizuese, as mb\u00ebshtetja konkrete dhe as paraja?<\/p>\n<p>Jan\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn, 100 mij\u00eb fermer\u00eb q\u00eb merren me ullirin n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00ebqind mij\u00eb familje q\u00eb mbjellin, punojn\u00eb dhe prodhojn\u00eb, por p\u00ebr ta nuk ka nj\u00eb skem\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb dedikuar p\u00ebr ullirin. Nuk ka subvencion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb dedikuar, sepse vet\u00ebm p\u00ebr 5 muaj qeveria i ka dh\u00ebn\u00eb mikut t\u00eb Kryeministrit 34 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb prodhuar armatime q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i majit t\u00eb k\u00ebtij viti ngre shqet\u00ebsime serioze t\u00eb fermer\u00ebve dhe prodhuesve t\u00eb vajit t\u00eb ullirit p\u00ebr kosto t\u00eb larta dhe zero mb\u00ebshtetje. Jo se qeveria nuk ka lek\u00eb. Shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb taksa t\u00eb larta, por ne vidhemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb harbuar dhe t\u00eb pafre nga qeveria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri q\u00eb ka interes zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb prodhimit, q\u00eb ka interes rritjen e fitimit dhe jo t\u00eb kostove, ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb frym\u00ebn e marr\u00ebveshjes p\u00ebr ullirin.<\/p>\n<p>Mjafton pak vullnet i mir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u sh\u00ebrbyer v\u00ebrtet njer\u00ebzve pun\u00ebtor\u00eb dhe qeveria mund ta shpall\u00eb ullirin prioritet komb\u00ebtar dhe strategjik p\u00ebr pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Duket si koh\u00eb e larg\u00ebt tani, por gati 20 vjet m\u00eb par\u00eb, Kryeministri Berisha pati vizionin ta shpallte ullirin politik\u00eb komb\u00ebtare dhe subvencionoi mbjelljen e miliona rr\u00ebnj\u00ebve ullinj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sot fermer\u00ebt dhe prodhuesit, k\u00ebt\u00eb e mb\u00ebshtesin ekspert\u00ebt dhe k\u00ebt\u00eb politik\u00eb favorizuese zbatojn\u00eb q\u00eb nga Italia, Franca, Greqia, deri tek Kroacia apo Mali i Zi, sa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur vet\u00ebm disa prej tyre me skema t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb sektorit.<\/p>\n<p>Kudo mb\u00ebshtet prodhimi i ullirit dhe i vajit t\u00eb ullirit, p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Qeveria mund t\u00eb heq\u00eb TVSH-n\u00eb p\u00ebr inputet bujq\u00ebsore, mund t\u00eb ul\u00eb taksat mbi p\u00ebrpunimin.<\/p>\n<p>Qeveria ka t\u00eb gjith\u00eb instrumentet p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fermerit mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb ullinj me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe fabrik\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb ta shes\u00eb vajin shqiptar me nj\u00eb \u00e7mim konkurrues.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ju mund t&#8217;i b\u00ebni shum\u00eb thjesht, por ju nuk doni. Sepse prioriteti juaj nuk jan\u00eb shqiptar\u00ebt pun\u00ebtor\u00eb, as n\u00eb sektorin e ullirit dhe as n\u00eb ndonj\u00eb sektor tjet\u00ebr q\u00eb nuk ju pasuron ju shpejt dhe nuk e shihni si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Po, po, e d\u00ebgjuat shum\u00eb mir\u00eb. Qeveria ka para, por ka zgjedhur t\u00eb financoj\u00eb me to Roni Jeffet-\u00ebt e vet, Ergys Agas-\u00ebt e vet dhe trafikant\u00ebt e kokain\u00ebs. Madje k\u00ebta i financon edhe me fondet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb foton k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e dokumentuar nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha propagandistike t\u00eb suksesit rilindas me fondet e Bashkimit Europian p\u00ebr zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb, me fondet e IPARD-it t\u00eb famsh\u00ebm, akoma i bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit madhor me administrimin e tyre.<\/p>\n<p>Skeda e shkurt\u00ebr e kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo:<\/p>\n<p>\u27a2 (AMG Food), e krijuar n\u00eb 2019-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u27a2 Deklarohet si p\u00ebrfituese nga fondet IPARD n\u00eb 2021-shin.<\/p>\n<p>\u27a2 Me letra del se financimin e ka marr\u00eb n\u00eb 2023-shin.<\/p>\n<p>\u27a2 Granti, pra fondi dhurat\u00eb nga parat\u00eb e takapaguesveeuropian\u00eb t\u00eb programit IPARD: rreth 1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u27a2 Sponsor publik q\u00eb n\u00eb vitin 2021 : kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama.<\/p>\n<p>\u27a2 N\u00eb vitin 2021 Edi Rama shkoi personalisht p\u00ebr ta promovuar kompanin\u00eb si nj\u00eb prej investimeve t\u00eb financuara nga IPARD-i, q\u00eb do t\u00eb rriste sigurin\u00eb ushqimore, standardet e prodhimit dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksportuar n\u00eb tregun europian.<\/p>\n<p>\u27a2 N\u00eb mars 2025, p\u00ebr ta shtuar n\u00eb sked\u00ebn e kompanis\u00eb,zbulohet hedhja n\u00eb tregun shqiptar e 8 ton\u00ebve mish pule me salmonel\u00eb.<\/p>\n<p>\u27a2 N\u00eb shtator 2026, n\u00eb sked\u00ebn e kompanis\u00eb u p\u00ebrfshi edhe trafiku i kokain\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/September\/17\/93b77c2d-5457-446f-ab6f-25755e4e9c491789667966.jpg?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Pra, me sponsor publik Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, qeveria financoi me taksat e qytetar\u00ebve t\u00eb bashkimit europian, nj\u00eb biznes, i cili, bashk\u00eb me pulat e ngrira nga Brazili, solli n\u00eb Shqip\u00ebri, tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe 41 kilogram\u00eb kokain\u00eb.<\/p>\n<p>Pse them sponsor publik p\u00ebr kryeministrin?<\/p>\n<p>K\u00ebto foto jan\u00eb nxjerr\u00eb nga nj\u00eb aktivitet i tij publik n\u00eb vitin 2021, kur propagandonte se fondet e IPARD-it po ndihmonin fermer\u00ebt, bujq\u00ebsin\u00eb, agro-p\u00ebrpunimin, industrin\u00eb e leht\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs serioze t\u00eb policis\u00eb belge kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe rrjeteve t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs me rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ne sot dim\u00eb q\u00eb kompania e promovuar nga kryeministri dhe e financuar me 1 milion\u00eb euro nga taksat e qytetar\u00ebve europian\u00eb, \u00ebsht\u00eb kapur duke sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri 41 kilogram\u00eb kokain\u00eb. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb t\u00eb duhet p\u00ebr sponsorizim m\u00eb shum\u00eb sesa prania e kryeministrit n\u00eb biznes?<\/p>\n<p>Ja ku e keni sot historin\u00eb tuaj t\u00eb suksesit, jo vet\u00ebm t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs abuzive me fondet e IPARD-it. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe pasqyra m\u00eb besnike e m\u00ebnyr\u00ebs sesi n\u00eb k\u00ebto 13 vjet qeveria ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka, ka hapur \u00e7do der\u00eb, \u00e7do dritare q\u00ebt\u00eb fuqizoj\u00eb krimin, duke i rritur fuqit\u00eb ekonomike p\u00ebrmes bizneseve n\u00eb dukje t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>Ne kemi par\u00eb nga hetimet zyrtare t\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit, sesi trafikant\u00ebt e drog\u00ebs pastrojn\u00eb para n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit me lejet e dh\u00ebna nga Edi Rama, tani po shohim sesi parat\u00eb e drog\u00ebs jan\u00eb futur n\u00eb \u00e7do sektor t\u00eb ekonomis\u00eb me nevoj\u00ebn akute t\u00eb pastrimit t\u00eb qindra milion\u00eb eurove \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Tani, ju llogarit\u00eb i b\u00ebni vet\u00eb. Cil\u00ebn kategori ka prioritet kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Ka fermer\u00ebt apo prodhuesit e vajit t\u00eb ullirit, q\u00eb sorollaten lart e posht\u00eb pa mb\u00ebshtetje apo ka kompani t\u00eb tilla q\u00eb financohen 1 milion\u00eb euro me fondet e Bashkimit Europian, vet\u00ebm pak muaj pasi krijohen? Apo akoma m\u00ebkeq, ka Ron Jefetin, t\u00eb cilin, qeveria \u00a0e Edi Ram\u00ebs e financon me 34 milion\u00eb euro p\u00ebr prodhim arm\u00ebsh q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se kjo m\u00ebnyr\u00eb qeverisje \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sistem, Komisioni Europian akoma heziton t\u00eb \u00e7liroj\u00eb fondet e bllokuara t\u00eb IPARD-it. Jan\u00eb 112 milion\u00eb euro, t\u00eb cilat, prej 4 vitesh nuk shkojn\u00eb dot tek fermer\u00ebt shqiptar\u00ebt, tek k\u00ebta t\u00eb ullirit akoma m\u00eb pak, sepse kjo qeveri e ka zakon t\u00ebvjedh\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe vjedh aq shum\u00eb, sa n\u00eb deklarat\u00ebn e pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, Komisioni Europian konfirmoi se akoma nuk ka vendim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn jeshile Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr fondet e IPARD-it.<\/p>\n<p>Kur na bllokuan fondet, plot 112 milion\u00eb euro, e quajt\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb rast unik, t\u00eb pa precdent\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn korruptive sesi zhdukeshin fondet europiane p\u00ebr konsulenc\u00eb apo kontrata fiktive, me \u00e7mime t\u00eb fryra apo abuzim me kontratat. Europian\u00ebt mund t\u00eb habiten ende, por ne nuk habitemi, sepse ky \u00ebsht\u00eb normaliteti me t\u00eb cilin kjo qeveri prokuron parat\u00eb publike. Rastin e Belinda Ballukut e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. 1.2 milard\u00eb euro abuzime vet\u00ebm n\u00eb 8 procedura tenderi. Dy vila t\u00eb fshehura dhe t\u00eb sekuestruara. 3 akuza t\u00eb reja p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dhe, sot, n\u00eb dit\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb b\u00ebrjes publike t\u00eb k\u00ebtyre fakteve, SPAK-u akoma nuk gjen kuraj\u00ebn t\u00eb vij\u00eb n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar heqjen e imunitetit p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Pra, e keqja \u00ebsht\u00eb se sot nuk flasim m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb vjedhur aty \u2013 k\u00ebtu. Nuk flasim p\u00ebr nj\u00eb investitor strategjik t\u00eb privilegjuar apo vet\u00ebm p\u00ebr ndonj\u00eb kompani t\u00eb dyshimt\u00eb q\u00eb trafikon kokain\u00eb me parat\u00eb e taks paguesve europian\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama ka ngritur nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb ekonomik ku nuk ekziston m\u00eb kufiri mes pasuris\u00eb apo paras\u00eb publike, parave nga korrupsioni dhe paras\u00eb s\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. Ata veprojn\u00eb si nj\u00eb sistem i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e pista.<\/p>\n<p>Prandaj, kjo e sotmja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm historia e fermerit t\u00eb ullirit. \u00cbsht\u00eb historia e \u00e7do qytetari shqiptar q\u00eb lufton p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb kriminalizuar, nd\u00ebrsa sheh q\u00eb t\u00eb korruptuarit apo trafikant\u00ebt e drog\u00ebs, edhe kur arrestohen, pasuria e tyre mbetet e paprekshme.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb shprehje t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb thot\u00eb se pema njihet nga frytet. Pas 13 vjet\u00ebsh, frytet e k\u00ebtij pushteti jan\u00eb p\u00ebrpara syve t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Korrupsion, krim dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebri t\u00eb kthyer n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb Edi Rama i ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i pariparuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebto 110 dit\u00eb protest\u00eb po na tregojn\u00eb se fibra europiane e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se sistemi i s\u00eb keqes q\u00eb ka nd\u00ebrtuar Edi Rama.<\/p>\n<p>Se shqiptar\u00ebt ende din\u00eb ta dallojn\u00eb t\u00eb keqen, ta refuzojn\u00eb dhe t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Dhe kjo ka nj\u00eb dometh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb madhe: Ky sistem nuk na ka mundur!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi ka denoncuar nj\u00eb skandal gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij ne seanc\u00ebn e Kuvendit. Sipas tij, kompania q\u00eb u kap me 41 kilogram\u00eb kokain\u00eb, p\u00ebrfitoj\u00eb nga Qeveria 1 milion euro nga fondet e IPARD Fjala e Bardhit n\u00eb Parlament Nuk jeni m\u00ebsuar t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni t\u00eb flas p\u00ebr ullirin, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":153949,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153927","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153927"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153927\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153950,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153927\/revisions\/153950"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}