{"id":153973,"date":"2026-09-18T09:58:27","date_gmt":"2026-09-18T09:58:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153973"},"modified":"2026-09-18T10:01:05","modified_gmt":"2026-09-18T10:01:05","slug":"nje-fjalim-i-pazakonte-i-ish-senatorit-joe-biden-ne-vitin-2002-per-shqiptaret-dhe-rajonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/18\/nje-fjalim-i-pazakonte-i-ish-senatorit-joe-biden-ne-vitin-2002-per-shqiptaret-dhe-rajonin\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb fjalim i pazakont\u00eb i ish-senatorit Joe Biden n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe rajonin"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Fjalimi i ish-senatorit Joe Bidenit para komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb vitin 2002 ku ai shpjegon pse u afrua me \u00e7\u00ebshtjen shqiptare dhe se sa realiste ishin sfidat q\u00eb ai parashtroi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Joe Biden e nisi duke th\u00ebn\u00eb se ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb shqiptar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin thell\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike amerikane. Sipas tij, ishte gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb presidenti dhe qeveria amerikane t\u2019i kushtonin v\u00ebmendje nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb caktuar, sepse n\u00eb Uashington kishte shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb konkurronin p\u00ebr v\u00ebmendje. Prandaj, mesazhi i tij ishte i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: shqiptar\u00ebt duhet ta paraqesin vet\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tyre dhe t\u00eb sigurohen q\u00eb ajo t\u00eb mos harrohet.<\/p>\n<p>Ai theksoi se problemi nuk ishte domosdoshm\u00ebrisht ekzistenca e nj\u00eb personi apo institucioni \u201canti-shqiptar\u201d, por fakti se politika amerikane mund t\u00eb p\u00ebrqendrohej diku tjet\u00ebr dhe \u00e7\u00ebshtjet shqiptare e ballkanike t\u00eb liheshin pas dore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Biden theksoi nevoj\u00ebn q\u00eb \u201cdrita\u201d t\u00eb vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte mbi \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Ai vler\u00ebsoi ve\u00e7an\u00ebrisht pun\u00ebn e Lig\u00ebs Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe t\u00eb Shirley Cloyes DioGuardi p\u00ebr mbledhjen e fakteve dhe paraqitjen e tyre n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Pse Biden ishte angazhuar me shqiptar\u00ebt Biden shpjegoi se ai nuk ishte afruar me \u00e7\u00ebshtjen shqiptare vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akademike apo si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Ai e p\u00ebrshkroi angazhimin e tij si emocional dhe personal.<\/p>\n<p>Ai kujtoi prejardhjen e st\u00ebrgjysh\u00ebrve t\u00eb tij irlandez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk dinin as t\u00eb lexonin dhe as t\u00eb shkruanin dhe q\u00eb, sipas rr\u00ebfimit t\u00eb tij, kishin p\u00ebrjetuar shtypje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb familjare e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptonte m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn shtypje.<\/p>\n<p>Biden tregoi gjithashtu se takimi i tij me Joe DioGuardin dhe senatorin Claiborne Pell n\u00eb vitin 1991 ndikoi n\u00eb angazhimin e tij ndaj krizave t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai kishte kund\u00ebrshtuar n\u00eb Senat embargon e arm\u00ebve q\u00eb prekte viktimat myslimane t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj regjimit t\u00eb Slobodan Milloshevi\u00e7it.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1998\u20131999, Biden kishte paraqitur rezoluta n\u00eb Senat kund\u00ebr sulmeve serbe ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kishte k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje ushtarake kund\u00ebr Serbis\u00eb. \u201cT\u00eb ndryshojm\u00eb 500 vjet histori\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga idet\u00eb kryesore t\u00eb fjalimit ishte se q\u00ebllimi i tij n\u00eb politik\u00ebn ndaj Ballkanit kishte qen\u00eb ndryshimi i nj\u00eb historie prej 500 vjet\u00ebsh. Biden kund\u00ebrshtoi perceptimin e Ballkanit si nj\u00eb zon\u00eb e prapambetur dhe periferike e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se, n\u00ebse Ballkani vazhdonte t\u00eb shihej si nj\u00eb \u201crrugic\u00eb e humbur\u201d e Evrop\u00ebs, bota mund t\u00eb mos reagonte edhe n\u00eb rast se miliona shqiptar\u00eb p\u00ebrndiqeshin. Sipas tij, p\u00ebr sa koh\u00eb Ballkani mbetej i izoluar, popujt e tij do t\u00eb vazhdonin t\u00eb ishin n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fuqive t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi gjithashtu iden\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb trajtoheshin si piona n\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb shahu, t\u00eb cil\u00ebt fuqit\u00eb e tjera mund t\u2019i l\u00ebviznin sipas interesave t\u00eb tyre. Biden u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb ndihmonin n\u00eb ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs se si bota e shihte Ballkanin dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>\u201cDrita\u201d mbi Kosov\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte shqet\u00ebsimi i tij se v\u00ebmendja nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj Kosov\u00ebs po zbehej. Ai tha se drita q\u00eb kishte ndri\u00e7uar fuqish\u00ebm gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb NATO-s po fillonte t\u00eb zbehej. Sipas Bidenit, sa m\u00eb pak q\u00eb bota t\u00eb shihte vuajtjet dhe problemet e shqiptar\u00ebve, aq m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej gjendja e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai argumentoi se shqiptar\u00ebt duhej t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e Evrop\u00ebs dhe se Shtetet e Bashkuara duhej t\u00eb vazhdonin angazhimin e tyre n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Biden u shpreh se &#8220;luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb e b\u00ebm\u00eb ne dhe dhe detyra e juaj eshte te ndalni \u00e7do tentative per hakmarrje&#8221;.<\/p>\n<p>Ai shkoi edhe m\u00eb tej, duke argumentuar se p\u00ebr sigurin\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan duhej t\u00eb kishte prani konkrete amerikane, jo vet\u00ebm deklarata diplomatike: trupa, mjete ushtarake dhe angazhim n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Sipas tij, pa siguri fizike dhe pa zhvillim ekonomik nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoheshin shoq\u00ebri t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe demokratike n\u00eb Ballkan. Ai argumentoi se p\u00ebrparimi n\u00eb Ballkan po paraqitej si m\u00eb i madh nga sa ishte realisht, me q\u00ebllim q\u00eb SHBA-ja t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqej m\u00eb shpejt nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Serbin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Biden b\u00ebri nj\u00eb dallim mes qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb Vojislav Ko\u0161tunic\u00ebs dhe Zoran Gjingji\u00e7it dhe regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it, duke e konsideruar ndryshimin pozitiv, por tha se Serbia duhej t\u00eb p\u00ebrmbushte kushte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje amerikane. Ai k\u00ebrkoi, nd\u00ebr t\u00eb tjera: * ndalimin e nd\u00ebrhyrjes negative t\u00eb Beogradit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Bosnje; * p\u00ebrfundimin e ndarjes de facto t\u00eb Mitrovic\u00ebs; * kthimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb zhvendosur n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb veri dhe t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb jug; * dor\u00ebzimin e kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs; * dhe nj\u00eb k\u00ebrkim publik faljeje p\u00ebr fushatat e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Bosnje dhe Kroaci.<\/p>\n<p>P\u00ebr Serbin\u00eb dhe t\u00eb kaluar\u00ebn Biden argumentoi se serb\u00ebt duhej t\u00eb p\u00ebrballeshin me t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre dhe t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga miti se ata ishin gjithmon\u00eb viktimat. Sipas tij, pa nj\u00eb p\u00ebrballje me at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur, brezat e ardhsh\u00ebm rrezikonin t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn histori.<\/p>\n<p><strong>Maqedonia <\/strong><\/p>\n<p>Biden e p\u00ebrshkroi situat\u00ebn n\u00eb Maqedoni si nj\u00eb shp\u00ebrthim q\u00eb priste t\u00eb ndodhte. Ai tha se SHBA-ja nuk mund ta braktiste Maqedonin\u00eb dhe ta linte \u00e7\u00ebshtjen vet\u00ebm n\u00eb duart e Evrop\u00ebs pa u vendosur nj\u00eb paqe reale. Ai foli p\u00ebr diskriminimin institucional dhe dhun\u00ebn policore ndaj shqiptar\u00ebve dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb Marr\u00ebveshja e Ohrit duhej t\u00eb zbatohej plot\u00ebsisht. N\u00ebse Marr\u00ebveshja e Ohrit d\u00ebshtonte, ai paralajm\u00ebroi se ekstremist\u00ebt e t\u00eb dyja pal\u00ebve mund t\u00eb merrnin kontrollin e situat\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Biden kritikoi edhe grupet shqiptare q\u00eb p\u00ebrdornin dhun\u00ebn dhe vrasjen e polic\u00ebve. Ai argumentoi se nj\u00eb sjellje e till\u00eb i jepte bot\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i paraqiste shqiptar\u00ebt si t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me ekstremist\u00ebt q\u00eb ata po kund\u00ebrshtonin.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Biden ishte gjithashtu shum\u00eb kritik. Ai tha se sistemi politik shqiptar i asaj kohe ishte larg t\u00eb qenit i lir\u00eb dhe i drejt\u00eb. Ai e konsideroi zgjedhjen e Alfred Moisiut si president konsensual nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebrparimi, por kritikoi faktin q\u00eb Partia Socialiste e paskomunizmit, sipas tij, vazhdonte t\u00eb kishte brenda saj figura t\u00eb vjetra t\u00eb periudh\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>Biden propozoi q\u00eb SHBA-ja ta p\u00ebrdorte perspektiv\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO si nxitje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke e lidhur at\u00eb me pastrimin e sistemit politik nga korrupsioni dhe nd\u00ebrtimin e demokracis\u00eb. Ai p\u00ebrmendi Rumanin\u00eb dhe Polonin\u00eb si shembuj t\u00eb vendeve ku perspektiva e NATO-s kishte ndihmuar n\u00eb shtyrjen p\u00ebrpara t\u00eb ndryshimeve politike dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, mesazhi i tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ishte i qart\u00eb: t\u00eb p\u00ebrmbushte kushtet p\u00ebr NATO-n dhe t\u00eb afrohej me Per\u00ebndimin, ose t\u00eb rrezikonte t\u00eb mbetej edhe nj\u00eb shekull tjet\u00ebr n\u00eb periferi t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>Kosova <\/strong><\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e fort\u00eb e fjalimit Pastaj Biden u p\u00ebrqendrua te Kosova. Ai tha se donte ta b\u00ebnte t\u00eb pamundur q\u00eb George W. Bush t\u00eb mund ta mohonte pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs si pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs. Por ai vendosi edhe nj\u00eb kusht: Kosova duhej t\u2019i tregonte bot\u00ebs se ishte e aft\u00eb t\u00eb qeverisej dhe t\u00eb funksiononte sipas standardeve themelore evropiane.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kosova do ta d\u00ebshmonte k\u00ebt\u00eb aft\u00ebsi, Biden besonte se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhej e pashmangshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ramush Haradinajn dhe UNMIK-un Biden foli edhe p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr aktakuz\u00ebn ndaj Ramush Haradinajt.<\/p>\n<p>Au e shihte nd\u00ebrhyrjen e administrat\u00ebs s\u00eb UNMIK-ut n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si nj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb debatin politik t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas tij, kjo mund t\u00eb thellonte ndarjet politike dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsonte procesin e nd\u00ebrtimit t\u00eb institucioneve kosovare. SHBA-ja nuk duhej t\u00eb largohej<\/p>\n<p>Biden ishte ve\u00e7an\u00ebrisht i shqet\u00ebsuar se pas 11 shtatorit 2001 v\u00ebmendja amerikane ishte zhvendosur drejt luft\u00ebs kund\u00ebr terrorizmit dhe Irakut. Ai argumentoi se kjo po b\u00ebnte q\u00eb drita mbi Ballkanin t\u00eb zbehej, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur, sipas tij, duhej t\u00eb ruhej. Ai paralajm\u00ebroi se largimi i parakohsh\u00ebm amerikan nga Kosova dhe Maqedonia mund t\u00eb krijonte kushtet p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr konflikt.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Amerik\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Ne pjes\u00ebn p\u00ebrfundimtare, Biden e lidhi \u00e7\u00ebshtjen shqiptare me interesin strategjik amerikan. Ai argumentoi se interesi jetik i Shteteve t\u00eb Bashkuara k\u00ebrkonte nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb pandar\u00eb dhe t\u00eb bashkuar. Arsyetimi i tij ishte se sa her\u00eb Evropa zhytet n\u00eb kaos, amerikan\u00ebt paguajn\u00eb nj\u00eb \u00e7mim: humbasin jet\u00eb njer\u00ebzish, ekonomia d\u00ebmtohet dhe SHBA-ja p\u00ebrballet me pasoja strategjike. Ai tha gjithashtu se Amerika, p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe lidhjeve t\u00eb saj me Evrop\u00ebn, nuk mund t\u00eb shk\u00ebputej nga ajo q\u00eb ndodhte n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundimi i Bidenit p\u00ebr shqiptar\u00ebt <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Biden u kthye te shqiptar\u00ebt. Ai tha se, edhe pse numri i shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan ishte relativisht i vog\u00ebl n\u00eb krahasim me popujt e tjer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, fati i tyre ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr interesin jetik amerikan.<\/p>\n<p>Thelbi i p\u00ebrfundimit t\u00eb tij ishte se, n\u00ebse legjitimiteti etnik i popullit shqiptar nuk njihej dhe nuk mbrohej, at\u00ebher\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb rajonit do t\u00eb destabilizoheshin dhe, n\u00ebse Ballkani nuk do t\u00eb stabilizohej, Shtetet e Bashkuara do t\u00eb paguanin nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim t\u00eb vitit 2002, Biden e lidhte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb sigurin\u00eb e shqiptar\u00ebve, pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, stabilitetin e Shqip\u00ebris\u00eb, integrimin evropian me interesin strategjik amerikan.<\/p>\n<p><em>Material i Shirley Cloyes DioGuardi, botuar m\u00eb 20 shtator 2002 n\u00eb Illyria dhe i publikuar nga Albanian American Civic League.\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjalimi i ish-senatorit Joe Bidenit para komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb vitin 2002 ku ai shpjegon pse u afrua me \u00e7\u00ebshtjen shqiptare dhe se sa realiste ishin sfidat q\u00eb ai parashtroi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.\u00a0 Joe Biden e nisi duke th\u00ebn\u00eb se ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb shqiptar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin thell\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike amerikane. Sipas tij, ishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":153980,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-153973","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153973","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153973"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153973\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153984,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153973\/revisions\/153984"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153973"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153973"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153973"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}