{"id":153977,"date":"2026-09-18T09:49:47","date_gmt":"2026-09-18T09:49:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153977"},"modified":"2026-09-18T09:49:47","modified_gmt":"2026-09-18T09:49:47","slug":"situata-alarmante-me-kontratat-publike-dhe-koncesionet-pd-propozon-pakete-ligjore-gjurmim-e-kontroll-cdo-pasurie-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/18\/situata-alarmante-me-kontratat-publike-dhe-koncesionet-pd-propozon-pakete-ligjore-gjurmim-e-kontroll-cdo-pasurie-publike\/","title":{"rendered":"Situata alarmante me kontratat publike dhe koncesionet, PD propozon paket\u00eb ligjore: Gjurmim e kontroll \u00e7do pasurie publike"},"content":{"rendered":"<p>Marr\u00eb shkas nga situata alarmante me kontratat publike dhe koncesionet, grupi parlamentar i PD-s\u00eb propozon nj\u00eb paket\u00eb ligjore, me synim gjurmimin, kontrollin, vler\u00ebsimin dhe dh\u00ebnien e rekomandimeve apo masave p\u00ebr p\u00ebrdorimin e \u00e7do fondi publik apo pasurie publike.<\/p>\n<p>Nisma u prezantua nga n\u00ebnkryetari i komisionit t\u00eb Ekononis\u00eb, deputeti demokrat, Enno Bozdo dhe deputeti Ivi Kaso.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr median nga selia e Kuvendit, Enno Bozdo deklaroi se &#8220;N\u00eb 5 vitet e fundit, qeveria e Edi Ram\u00ebs ka sh\u00ebnuar rekorde negative t\u00eb pad\u00ebgjuara p\u00ebr sa i p\u00ebrket korrupsionit, grabitjes s\u00eb fondeve publike dhe pasurive publike&#8221;<\/p>\n<p>Deputeti demokrat Ivi Kaso theksoi se &#8216;sot kuadri ligjor nuk garanton transparenc\u00eb p\u00ebr pronat dhe parat\u00eb publike q\u00eb kalojn\u00eb me kontrata te privati&#8221;<\/p>\n<p>Nisma ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me amendimin e tre ligjeve:<\/p>\n<p>1. Ligjin \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d<\/p>\n<p>2. Ligjin \u201cP\u00ebr Tregtar\u00ebt dhe Shoq\u00ebrit\u00eb Tregtare\u201d, si dhe,<\/p>\n<p>3. Ligjin \u201cP\u00ebr menaxhimin financiar dhe kontrollin\u201d<\/p>\n<p>PD thekson se kjo paket\u00eb ligjore nd\u00ebrton nj\u00eb ekuilib\u00ebr demokratik dhe per\u00ebndimor: kontroll i hekurt dhe i pakompromis mbi paran\u00eb e taksapaguesve, krahas mbrojtjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb liris\u00eb ekonomike dhe t\u00eb drejtave t\u00eb sip\u00ebrmarrjes private.<\/p>\n<p>Deklarata e plote<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Sot jemi p\u00ebrpara jush, p\u00ebr t\u00eb prezantuar nism\u00ebn ligjore t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nism\u00eb e cila do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare dhe pa asnj\u00eb ekuivok, gjurmimin, kontrollin, vler\u00ebsimin dhe dh\u00ebnien e rekomandimeve apo masave p\u00ebr p\u00ebrdorimin e \u00e7do fondi publik apo pasurie publike, n\u00eb cil\u00ebndo form\u00eb dhe n\u00eb cil\u00ebndo m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato p\u00ebrdoren apo shfryt\u00ebzohen nga privati.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, sot ne sapo kemi depozituar zyrtarisht n\u00eb Kuvend, nj\u00eb iniciativ\u00eb ligjore q\u00eb amendon tre ligje:<\/p>\n<p>1. Ligjin \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d<\/p>\n<p>2. Ligjin \u201cP\u00ebr Tregtar\u00ebt dhe Shoq\u00ebrit\u00eb Tregtare\u201d, si dhe,<\/p>\n<p>3. Ligjin \u201cP\u00ebr menaxhimin financiar dhe kontrollin\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb 5 vitet e fundit, qeveria e Edi Ram\u00ebs ka sh\u00ebnuar rekorde negative t\u00eb pad\u00ebgjuara p\u00ebr sa i p\u00ebrket korrupsionit, grabitjes s\u00eb fondeve publike dhe pasurive publike. Kjo maxhoranc\u00eb ka miratuar pafund ligje speciale, ka ngritur agjenci q\u00eb menaxhojn\u00eb pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira publike t\u00eb shqiptar\u00ebve, kompani guack\u00eb q\u00eb financohen ve\u00e7 nga buxheti i shtetit, t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb forma juridike me q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm cementimin e nj\u00eb mburoje ligjore t\u00eb padep\u00ebrtueshme, pas t\u00eb cilave fshihen, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kontratave dhe shoq\u00ebrive tregtare private, miq t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kryeministrit dhe kontribuues t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Rastet jan\u00eb pa fund: duke filluar q\u00eb nga ligjet speciale si\u00e7 ishte Ligji Fusha, te ngritja e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Strategjike e cila menaxhon \u00e7do pron\u00eb me vler\u00eb publike, te kompania e AKSHI-t, q\u00eb do t\u00eb menaxhoj\u00eb pa gar\u00eb dhe pa asnj\u00eb llogaridh\u00ebnie t\u00eb pakt\u00ebn 200 milion\u00eb euro n\u00eb vit sh\u00ebrbime p\u00ebr TI, te kompania KAYO q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet 5 bijave t\u00eb veta do t\u00eb marr\u00eb \u00e7do vit qindra milion\u00eb euro, por pa iu n\u00ebnshtruar asnj\u00eb auditimi apo kontrolli publik, e deri te iniciativa e fundit p\u00ebr KAYO-Bis, nd\u00ebrmarrjen shtet\u00ebrore q\u00eb do t\u00eb kontrolloj\u00eb t\u00eb gjitha blerjet n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. E sigurisht k\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrmendim kompanit\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb sapokrijuara p\u00ebr menaxhimin e pyjeve, n\u00eb sektorin bankar, pra, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e ekonomis\u00eb ku transferohen qindra milion\u00eb euro para publike dhe ku nuk mund sot as t\u00eb k\u00ebrkosh informacion sepse askush nuk p\u00ebrgjigjet, e jo m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh llogari apo t\u00eb auditosh se ku realisht shkojn\u00eb k\u00ebto para, si p\u00ebrdoren dhe cili i p\u00ebrfiton.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb grabitjes s\u00eb organizuar t\u00eb paras\u00eb dhe pron\u00ebs publike, ne vijm\u00eb sot me nism\u00ebn ligjore p\u00ebrkat\u00ebse, e cila i jep nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve, duke propozuar nj\u00eb model q\u00eb vende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme evropiane, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara se ne, e kan\u00eb adoptuar m\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kolegu im, zt. Kaso, do t\u2019ju shpjegoj\u00eb k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb m\u00eb konkretisht:<\/p>\n<p>1. \u00c7far\u00eb synojn\u00eb tri projektligjet?<\/p>\n<p>Problemi q\u00eb k\u00ebto projektligje trajtojn\u00eb dhe zgjidhin \u00ebsht\u00eb real, akut dhe me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi financat publike. Sot, nj\u00eb mas\u00eb e konsiderueshme e fondeve shtet\u00ebrore \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb grantet, subvencionet, injektimet e kapitalit, mb\u00ebshtetjet financiare ose pasurit\u00eb publike t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion \u2013 menaxhohen dhe administrohen nga shoq\u00ebri tregtare t\u00eb zakonshme, nd\u00ebrmarrje private apo individ\u00eb.<\/p>\n<p>Kuadri aktual ligjor vuan nga nj\u00eb boshll\u00ebk: sapo parat\u00eb apo pronat publike kalojn\u00eb te nj\u00eb subjekt privat, shpesh humbet gjurmueshm\u00ebria e tyre, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur informacionin se \u00e7far\u00eb realisht ndodh me parat\u00eb dhe asetet publike q\u00eb iu jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion privat\u00ebve dhe, mbi t\u00eb gjitha, se kush i p\u00ebrfiton ato realisht!<\/p>\n<p>Parimi Themelor i Reform\u00ebs: \u201cKontroll i synuar i burimit publik, dhe jo kontroll i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i personit privat.\u201d N\u00eb p\u00ebrputhje me standardin kushtetues, auditimi ndjek paran\u00eb dhe pasurin\u00eb publike sipas natyr\u00ebs, burimit dhe destinacionit t\u00eb tyre, pa e shnd\u00ebrruar subjektin privat n\u00eb subjekt t\u00eb auditimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>2. Cilat jan\u00eb nd\u00ebrhyrjet ligjore dhe logjika e tyre?<\/p>\n<p>Reforma realizohet p\u00ebrmes nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb harmonizuar n\u00eb tre nivele plot\u00ebsuese t\u00eb legjislacionit komb\u00ebtar:<\/p>\n<p>A. Ndryshimet n\u00eb Ligjin nr. 154\/2014 \u201cP\u00ebr Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d (Ligji Organik):<\/p>\n<p>\u2022 Baza e auditimit: P\u00ebrcaktohet qart\u00eb kompetenca ligjore e KLSH-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar destinacionin, p\u00ebrdorimin, administrimin dhe mbrojtjen e financimit publik t\u00eb destinuar dhe pasurive publike te personat privat\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Shtrirja e kontrollit: P\u00ebr t\u00eb parandaluar evazionin p\u00ebrmes skemave zinxhir, kontrolli shtrihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyetuar edhe te shoq\u00ebrit\u00eb e kontrolluara, n\u00ebnkontraktor\u00ebt dhe p\u00ebrfituesit e m\u00ebtejsh\u00ebm, por rrept\u00ebsisht vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e fondit publik t\u00eb transferuar.<\/p>\n<p>\u2022 Garanci rigoroze ligjore: Kufizohet rrept\u00ebsisht objekti i auditimit (KLSH nuk jep vler\u00ebsime mbi veprimtarin\u00eb private t\u00eb pafinancuar nga shteti), mbrohet sekreti tregtar dhe garantohet e drejta e subjektit privat p\u00ebr rishikim administrativ (brenda 5 dit\u00ebve pune) dhe ankim gjyq\u00ebsor n\u00eb rast tejkalimi.<\/p>\n<p>B. Ndryshimet n\u00eb Ligjin nr. 10296\/2010 \u201cP\u00ebr Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin\u201d:<\/p>\n<p>\u2022 Infrastruktura kontab\u00ebl: Detyron \u00e7do subjekt privat p\u00ebrfitues t\u00eb mbaj\u00eb evidenc\u00eb kontab\u00ebl t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ose qart\u00ebsisht t\u00eb identifikueshme, duke dokumentuar burimin, destinacionin, p\u00ebrdorimin faktik, aktivet e blera dhe alokimin e kostove t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>\u2022 Regjistri Elektronik Publik: \u00c7do institucion shtet\u00ebror ngarkohet t\u00eb krijoj\u00eb dhe mir\u00ebmbaj\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr elektronik publik p\u00ebr t\u00eb gjitha financimet dhe asetet e dh\u00ebna te privati, duke i transmetuar t\u00eb dh\u00ebnat periodikisht te KLSH dhe Ministria e Financave.<\/p>\n<p>C. Ndryshimet n\u00eb Ligjin nr. 9901\/2008 \u201cP\u00ebr Tregtar\u00ebt dhe Shoq\u00ebrit\u00eb Tregtare\u201d:<\/p>\n<p>\u2022 Norma teknike koordinuese: Sanksionohet rregulli q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tregtare sigurojn\u00eb evidentimin e ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb gjurmuesh\u00ebm t\u00eb fondeve apo pasurive publike, t\u00eb dallueshme nga burimet private.<\/p>\n<p>\u2022 Ruajtja e autonomis\u00eb: Ky rregull zbatohet pa nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb statutet e shoq\u00ebrive, pa prekur raportet mes ortak\u00ebve apo aksionar\u00ebve dhe pa krijuar kosto apo pengesa artificiale p\u00ebr biznesin.<\/p>\n<p>Logjika e nd\u00ebrhyrjes: N\u00ebse burimet publike mbahen qart\u00ebsisht t\u00eb evidentuara q\u00eb n\u00eb momentin e l\u00ebvrimit, KLSH nuk ka pse t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb akses n\u00eb llogarit\u00eb private t\u00eb subjektit. Kjo ul kostot, shkurton koh\u00ebn e kontrollit dhe garanton paprekshm\u00ebrin\u00eb e biznesit privat.<\/p>\n<p>4. \u00c7FAR\u00cb SYNOHET ME K\u00cbTO ND\u00cbRHYRJE:<\/p>\n<p>\u2022 Gjurmueshm\u00ebri e plot\u00eb dhe parandalimi i korrupsionit<\/p>\n<p>Paraja publike gjurmohet hap pas hapi deri te p\u00ebrfituesi fundor dhe n\u00ebnkontraktori. Dokumentimi i detyruesh\u00ebm parandalon shp\u00ebrdorimin q\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb t\u00eb fondeve publike.<\/p>\n<p>\u2022 Zbatimi i standardeve kushtetuese<\/p>\n<p>Vendosen barriera t\u00eb forta kund\u00ebr arbitraritetit shtet\u00ebror, duke ndar\u00eb qart\u00eb kontrollin e fondit publik nga kontrolli i subjektit privat.<\/p>\n<p>\u2022 Transparenc\u00eb e hapur p\u00ebr qytetar\u00ebt<\/p>\n<p>Krijimi i Regjistrit Elektronik Publik i jep mund\u00ebsi qytetar\u00ebve, medias dhe shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb njihen me transparenc\u00eb mbi \u00e7do kontrat\u00eb, grant, subvencion apo pasuri shtet\u00ebrore t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb privat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2022 Siguri juridike dhe mbrojtje p\u00ebr biznesin<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarrja e ndershme \u00e7lirohet nga pasiguria. Biznesi e di sakt\u00ebsisht \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb evidentoj\u00eb, nd\u00ebrsa sekretet tregtare, llogarit\u00eb vetjake dhe autonomia korporative garantohen me mekanizma t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ligjor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kjo paket\u00eb ligjore nd\u00ebrton nj\u00eb ekuilib\u00ebr demokratik dhe per\u00ebndimor: kontroll i hekurt dhe i pakompromis mbi paran\u00eb e taksapaguesve, krahas mbrojtjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb liris\u00eb ekonomike dhe t\u00eb drejtave t\u00eb sip\u00ebrmarrjes private.<\/p>\n<p>U b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike, q\u00eb ta shqyrtojn\u00eb dhe ta mb\u00ebshtesin pa vones\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb ligjore, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit publik dhe llogaridh\u00ebnies para qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00eb shkas nga situata alarmante me kontratat publike dhe koncesionet, grupi parlamentar i PD-s\u00eb propozon nj\u00eb paket\u00eb ligjore, me synim gjurmimin, kontrollin, vler\u00ebsimin dhe dh\u00ebnien e rekomandimeve apo masave p\u00ebr p\u00ebrdorimin e \u00e7do fondi publik apo pasurie publike. Nisma u prezantua nga n\u00ebnkryetari i komisionit t\u00eb Ekononis\u00eb, deputeti demokrat, Enno Bozdo dhe deputeti Ivi Kaso. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":89408,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153977","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153977"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153977\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153978,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153977\/revisions\/153978"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89408"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}