{"id":153979,"date":"2026-09-18T09:59:57","date_gmt":"2026-09-18T09:59:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=153979"},"modified":"2026-09-18T09:59:57","modified_gmt":"2026-09-18T09:59:57","slug":"kush-fitoi-ne-londer-ja-e-verteta-e-arbitrazhit-per-aeroportin-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/18\/kush-fitoi-ne-londer-ja-e-verteta-e-arbitrazhit-per-aeroportin-e-vlores\/","title":{"rendered":"Kush fitoi n\u00eb Lond\u00ebr? Ja e v\u00ebrteta e arbitrazhit p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Klodian TOMORRI<\/strong><\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2018Kapitali\u2019 publikoi lajmin se Gjykata e Arbitrazhit n\u00eb Lond\u00ebr bllokoi qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr shtet\u00ebzimin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, qeveria reagoi p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zyrtare t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs ku pretendonte se fituesja e arbitrazhit paraprak ishte ajo dhe jo koncesionari. Por si q\u00ebndron e v\u00ebrteta?<\/p>\n<p>N\u00eb 5 gusht, Ministria e Infrastruktur\u00ebs njoftoi zgjidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs. Sipas klauzolave t\u00eb parashikuara n\u00eb kontrat\u00eb, 30 dit\u00eb pune pas njoftimit t\u00eb zgjidhjes, hynte n\u00eb fuqi nd\u00ebrprerja e kontrat\u00ebs. N\u00eb rastin konkret, kjo i takonte dat\u00ebs 17 shtator.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb? Hynte n\u00eb fuqi automatikisht neni 15.8 i kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit. Ky nen sanksion sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1-Kontrata e koncesionit pushon s\u00eb q\u00ebnuri<\/p>\n<p>2-Koncesionari i dor\u00ebzon qeveris\u00eb pa asnj\u00eb kosto ose shpenzim posedimin e VIA-s, t\u00eb gjitha pronat dhe asetet e saj p\u00ebrfshir\u00eb aeroportin si dhe t\u00eb gjitha skicat apo dokumentet e projektit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr qeveris\u00eb i lindin t\u00eb drejtat e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>1-t\u00eb hyj\u00eb dhe marr\u00eb kontrollin e menj\u00ebhersh\u00ebm operacional t\u00eb VIA-s, Aeroportit dhe \u00e7do prone t\u00eb luajtshme<\/p>\n<p>2-t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb e gjitha vendndodhja dhe prona e paluajtshme, asetet t&#8217;i dor\u00ebzohen menj\u00ebher\u00eb asaj<\/p>\n<p>3-t\u00eb zgjedh\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kon\u00e7esionarin me nj\u00eb operator pasardh\u00ebs<\/p>\n<p>4-t\u00eb marr\u00eb posedimin e t\u00eb gjith\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme dhe t\u00eb luajtshme n\u00eb pron\u00ebsi ose dh\u00ebn\u00eb me qira nga koncesionari<\/p>\n<p>5-t\u00eb transferoj\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Aeroportit dhe gjith\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme nga koncesionari tek autoriteti kontraktues.<\/p>\n<p>Meq\u00eb Enea Karaka\u00e7i pretendoi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se e ka fituar arbitrazhin, pse nuk shkon t\u00eb marr\u00eb aeroportin, pronat e tij dhe shoq\u00ebrin\u00eb koncesionare si\u00e7 thot\u00eb kontrata koncesionare?<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Arbitrazhi e bllokoi qeverin\u00eb t\u00eb aplikoj\u00eb nenin 15.8 t\u00eb kontrat\u00ebs duke i hequr praktikisht mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta shtet\u00ebzuar aeroportin deri sa t\u00eb konstituohet gjykata e arbitrazhit dhe ta shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel. Pra mbi kontrat\u00ebn, arbitrazhi ka v\u00ebn\u00eb mas\u00eb sigurie duke e ndaluar qeverin\u00eb q\u00eb ta shpron\u00ebsoj\u00eb aeroportin.<\/p>\n<p>Por pse qeveria b\u00ebrtet p\u00ebr fitore duke theksuar se gjykata rr\u00ebzoi dy nga tre k\u00ebrkesat e VIA-s dhe la n\u00eb fuqi vet\u00ebm nj\u00eb mas\u00eb leht\u00ebsimi t\u00eb p\u00ebrkohshme? K\u00ebtu qeveria luan me fjal\u00ebt dhe gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e par\u00eb e VIA-s ishte q\u00eb arbitrazhi t\u00eb detyronte qeverin\u00eb t\u00eb ulej p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim me VIA-n. Kjo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua nga arbitrazhi p\u00ebr nj\u00eb motiv shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Arbitri paraprak tha se ai nuk mund ta detyronte dot qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb ulej n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim, n\u00ebse ajo nuk d\u00ebshiron. Sipas vendimit, qeveria kishte 30 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ulur n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim dhe ajo nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb konstatoj se qeveria ka shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb pozicionin e saj se nuk synon t\u00eb angazhohet m\u00eb tej n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim, dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetencat e mia q\u00eb ta detyroj MIE-n ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb,&#8221; arsyeton arbitri.<\/p>\n<p>Pra, rr\u00ebzimi i k\u00ebsaj k\u00ebrkese t\u00eb koncesionarit, t\u00eb cil\u00ebn qeveria e quan fitore p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb kobure n\u00eb kok\u00ebn e shtetit. Nes\u00ebr kur \u00e7\u00ebshtja t\u00eb gjykohet n\u00eb themel, gjyqtar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mes t\u00eb tjerave edhe argumentin q\u00eb qeveria refuzoi nd\u00ebrmjet\u00ebsimin.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e tret\u00eb e koncesionarit u rr\u00ebzua p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye. Kjo k\u00ebrkes\u00eb synonte t\u00eb zgjaste me 60 dit\u00eb afatin, q\u00eb VIA t\u00eb dor\u00ebzonte padin\u00eb e themelit t\u00eb arbitrazhit p\u00ebr t&#8217;i l\u00ebn\u00eb koh\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Arbitrja e urgjenc\u00ebs, Cecilia Carrara, e rr\u00ebzoi shtyrjen prej 60 dit\u00ebsh q\u00eb k\u00ebrkonte VIA sepse konstatoi se afati i fundit p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar padin\u00eb kishte mb\u00ebrritur tashm\u00eb m\u00eb 16 Shtator 2026 dhe VIA ishte e lir\u00eb t\u00eb niste menj\u00ebher\u00eb arbitrazhin kryesor pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr urdhra t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues.<\/p>\n<p>Tani t\u00eb kthehemi tek ajo q\u00eb ministria nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e quajti si fitoren m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shtetit. At\u00eb se gjykat\u00ebsja nuk pranoi k\u00ebrkes\u00ebn kryesore t\u00eb VIA-s, p\u00ebrkat\u00ebsisht pezullimin e zgjidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Gjykata nuk mund ta ndaloj\u00eb dot qeverin\u00eb q\u00eb ta marr\u00eb aeroportin me mjete t\u00eb tjera p\u00ebrtej nenit 15.8.<\/p>\n<p>Pra, gjykata nuk mund ta ndaloj\u00eb dot qeverin\u00eb q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb pazar me koncesionarin dhe ta marr\u00eb aeroportin kundrejt nj\u00eb shp\u00ebrblimi. Ose t\u00eb \u00e7oj\u00eb ushtrin\u00eb dhe ta marr\u00eb at\u00eb me dhun\u00eb, pavar\u00ebsisht se kjo do t\u00eb kishte reperkursione t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr interesin e shtetit n\u00eb gjykimin e themelit.<\/p>\n<p>Arbitri arsyetoi se nuk mund t\u00eb pezullonte zgjidhjen e kontrat\u00ebs p\u00ebr arsye sepse s\u00eb pari, kjo nuk ishte e parashikuar n\u00eb kontrat\u00eb dhe s\u00eb dyti ku urdh\u00ebr do t\u00eb kishte pasoja, t\u00eb cilat nuk ishin t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00ebn e koncesionit.<\/p>\n<p>Pra, qeveria mund ta marr\u00eb aeroportin ose me pazar ose me dhun\u00eb. Por arbitri e ka ndaluar qeverin\u00eb ta marr\u00eb aeroportin sipas parashikimeve n\u00eb kontrat\u00ebn koncesionare, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb nenin 15.8, sepse ky nen \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb plot\u00eb sigurie. Me pak fjal\u00eb, arbitri e ka ndaluar qeverin\u00eb ta marr\u00eb aeroportin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Pra, e th\u00ebn\u00eb shkurt, qeveria mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me zgjidhjen e kontrat\u00ebs. Mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb hap\u00eb edhe nj\u00eb tender p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb koncesionar t\u00eb ri. Por \u00e7do marrje e aeroportit do t\u00eb hidhte n\u00eb er\u00eb interesat e shtetit n\u00eb gjykimin e themelit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse qeveria nuk e merr dot aeroportin sot.<\/p>\n<p>Madje, aq i rrept\u00eb \u00ebsht\u00eb ndalimi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb arbitri qeveris\u00eb, saq\u00eb edhe deklarat\u00ebn q\u00eb ministria publikoi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e ka cil\u00ebsuar si frustrim dhe pengim t\u00eb vendimit paraprak.<\/p>\n<p>Kapitali ka m\u00ebsuar se menj\u00ebher\u00eb pasi ministria nxori deklarat\u00ebn ku b\u00ebrtiste p\u00ebr fitore, MABCO e Pacollit iu drejtua zyrtarisht arbitrit duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni. Pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese, gjyqtarja ka reaguar menj\u00ebher\u00eb duke i t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtoj\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb duke e njoftuar zyrtarisht me email.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb situat\u00ebn e sotme q\u00eb ka vendosur Arbitrazhi, kontrata nuk ka pushuar s\u00eb qeni dhe qeveria nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta marr\u00eb aeroportin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme. Kjo situat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi, derisa t\u00eb konstituohet trupi gjykues i arbitrazhit dhe t\u00eb rishqyrtoj\u00eb mas\u00ebn.\/KAPITALI<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Klodian TOMORRI Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2018Kapitali\u2019 publikoi lajmin se Gjykata e Arbitrazhit n\u00eb Lond\u00ebr bllokoi qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr shtet\u00ebzimin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, qeveria reagoi p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zyrtare t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs ku pretendonte se fituesja e arbitrazhit paraprak ishte ajo dhe jo koncesionari. Por si q\u00ebndron e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":153982,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-153979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153979"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":153983,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153979\/revisions\/153983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}