{"id":154107,"date":"2026-09-19T19:34:23","date_gmt":"2026-09-19T19:34:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154107"},"modified":"2026-09-19T19:34:23","modified_gmt":"2026-09-19T19:34:23","slug":"paketa-e-maleve-loja-e-ketij-pushteti-po-mbaron-dhe-e-vetmja-gje-qe-pret-mbi-tryeze-eshte-fatura-e-pashlyer-e-ketij-rrenimi-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/19\/paketa-e-maleve-loja-e-ketij-pushteti-po-mbaron-dhe-e-vetmja-gje-qe-pret-mbi-tryeze-eshte-fatura-e-pashlyer-e-ketij-rrenimi-kombetar\/","title":{"rendered":"&#8220;Paketa e Maleve&#8221;\/ Loja e k\u00ebtij pushteti po mbaron dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb pret mbi tryez\u00eb \u00ebsht\u00eb fatura e pashlyer e k\u00ebtij rr\u00ebnimi komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, debati publik mbi jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs ka mbetur i bllokuar n\u00eb analiza sip\u00ebrfaq\u00ebsore ku flitet kryesisht p\u00ebr magjin\u00eb e propagand\u00ebs digjitale, p\u00ebr kontrollin e hekurt mbi mediat, p\u00ebr dob\u00ebsin\u00eb kronike t\u00eb opozit\u00ebs apo p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb apatie fatale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai e ka mbajtur pushtetin kryesisht p\u00ebrmes nj\u00eb pakti t\u00eb hekurt t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi dy shtylla: nga nj\u00ebra an\u00eb, shp\u00ebrndarja e pand\u00ebrprer\u00eb e pla\u00e7k\u00ebs publike dhe, nga ana tjet\u00ebr, garancia e paprekshm\u00ebris\u00eb ligjore p\u00ebr oborrin.<\/p>\n<p>Por \u00e7do ekonomi grabitqare mbart brenda vetes nj\u00eb limit mekanik dhe t\u00eb pashmangsh\u00ebm: pasuria fizike p\u00ebr t\u2019u tjet\u00ebrsuar nuk \u00ebsht\u00eb e pafundme, nd\u00ebrsa monopolin mbi fshehjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk e ruan dot p\u00ebrjet\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Nj\u00eb regjim q\u00eb jeton duke shp\u00ebrndar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb natyrsh\u00ebm hyn n\u00eb agoni kur i mbaron Shqip\u00ebria, si dhe shembet kur nuk garanton dot m\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb e oborrtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj regjimi i \u00ebsht\u00eb kthyer pasuris\u00eb s\u00eb fundit q\u00eb i ka mbetur. Pasi qytetet u ngjesh\u00ebn deri n\u00eb asfiksi me kulla dhe bregdeti u cop\u00ebtua n\u00eb feude resortesh oligarkike, radha u ka ardhur pyjeve, kullotave, lumenjve dhe majave t\u00eb thella.<\/p>\n<p>E ashtuquajtura <em>Paketa e Maleve<\/em> nuk p\u00ebrfaq\u00ebson ndonj\u00eb vizion t\u00eb ri zhvillimi rural apo ekonomik; \u00ebsht\u00eb thirrja e d\u00ebshp\u00ebruar e nj\u00eb regjimi q\u00eb ka hapur sirtarin e fundit t\u00eb inventarit komb\u00ebtar p\u00ebr ta mbajtur veten n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke bler\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb e klient\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do mandat t\u00eb saj, qeverisja socialiste ka hapur nj\u00eb kufi t\u00eb ri territorial dhe monetar p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar, nd\u00ebrsa klientela k\u00ebrkon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pla\u00e7k\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para, ishin parat\u00eb e buxhetit: tender\u00ebt masiv\u00eb t\u00eb rrug\u00ebve, koncesionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe partneritetet publik-private, si ai i incenerator\u00ebve. Paraja publike u derdh drejtp\u00ebrdrejt nga buxheti i varf\u00ebr drejt kompanive guask\u00eb, pas t\u00eb cilave fshiheshin klient\u00ebt.<\/p>\n<p>Paralelisht, m\u00eb pas nisi nxjerrja n\u00eb ankand e pasurive t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs. Licencat minerare, lejet p\u00ebr gurore, koncesionet e hidrokarbureve dhe t\u00eb drejtat e shfryt\u00ebzimit t\u00eb pasurive n\u00ebntok\u00ebsore u b\u00ebn\u00eb thesari i radh\u00ebs p\u00ebr klientel\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur thesi i buxhetit u shtr\u00ebngua dhe s\u2019kishte mbetur m\u00eb asnj\u00eb minier\u00eb pa u dh\u00ebn\u00eb, nisi faza e dyt\u00eb, ajo e privatizimit dhe betonizimit t\u00eb qyteteve kryesore.<\/p>\n<p>Tirana dhe qendrat kryesore urbane u kthyen n\u00eb lavatri\u00e7e gjigante t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb dyshimta dhe n\u00eb kantier shp\u00ebrblimi p\u00ebr klient\u00ebt. Kullat mbin\u00eb mbi parqe, mbi lulishte dhe mbi vendet e trash\u00ebgimis\u00eb historike, duke i kthyer ato n\u00eb fusha betoni dhe duke sjell\u00eb asfiksi infrastrukturore.<\/p>\n<p>Faza e tret\u00eb ishte zbarkimi mbi det. P\u00ebrmes ligjit t\u00eb investimeve strategjike dhe \u00e7armatosjes s\u00eb ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura, vija bregdetare nga veriu n\u00eb jug iu shp\u00ebrnda me vendime qeverie nj\u00eb grushti njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Portet civile dhe ushtarake u hoq\u00ebn nga funksioni tregtar e strategjik p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb projekte rezidenciale jahtesh dhe apartamentesh private. Bregdeti u mbush me gardhe dhe plazhe ekskluzive, duke i l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt pa qasje te plazhi ku kishin kaluar gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu qeveria mb\u00ebrriti n\u00eb faz\u00ebn e tanishme, n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt: <em>Paketa e Maleve<\/em>.<\/p>\n<p>Pasi u ndan\u00eb tender\u00ebt dhe kontratat PPP, pasi u mbyt\u00ebn qytetet me beton dhe pasi u fal \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb r\u00ebre buz\u00eb Jonit dhe Adriatikut, syt\u00eb e pushtetit u kthyen nga lart\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Propaganda e paraqet k\u00ebt\u00eb nism\u00eb si nj\u00eb projekt fisnik p\u00ebr \u201czhvillimin e turizmit malor\u201d dhe \u201cgjall\u00ebrimin e fshatit\u201d. Por n\u00eb vizionin e ekonomis\u00eb politike t\u00eb regjimit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se zbarkimi i fundit i pla\u00e7kitjes mbi pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb territorit.<\/p>\n<p><em>Paketa e Maleve<\/em> \u00ebsht\u00eb rezultati i shterimit t\u00eb burimeve t\u00eb tjera. Kur pushtetit i duhet t\u00eb jap\u00eb edhe shpatin e thell\u00eb t\u00eb pyllit, kullot\u00ebn alpine, uj\u00ebvarat dhe majat e thepisura, kjo do t\u00eb thot\u00eb se inventari i zakonsh\u00ebm i favorsh\u00ebm ka mbaruar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb sjellja tipike e tregtarit t\u00eb falimentuar q\u00eb, pasi ka shitur mallin e luksit dhe orendit\u00eb e dyqanit, fillon t\u00eb heq\u00eb d\u00ebrrasat e dyshemes\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb dru zjarri.<\/p>\n<p>Paketa e Maleve synon t\u00eb heq\u00eb pengesat mjedisore p\u00ebr nd\u00ebrtimet n\u00eb zonat malore, duke u dh\u00ebn\u00eb me koncesione e leje t\u00eb posa\u00e7me klient\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb ato toka q\u00eb natyra dhe larg\u00ebsia i kishin shp\u00ebtuar deri dje.<\/p>\n<p>Pas maleve nuk mbetet m\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb. Malet jan\u00eb fundi i favoreve ekonomike p\u00ebr t\u00eb ruajtur besnik\u00ebrin\u00eb e klient\u00ebve.<\/p>\n<p>Por kriza e regjimit nuk buron vet\u00ebm nga shterimi i pla\u00e7k\u00ebs publike. Regjimit po i shembet edhe shtylla e dyt\u00eb, monopoli mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe garancia e imunitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, pushteti mund t\u00eb kontrollonte prokuror\u00ebt, t\u00eb fshihte dosjet, t\u00eb frik\u00ebsonte d\u00ebshmitar\u00ebt dhe t\u00eb mbyllte hetimet p\u00ebrmes kontrollit politik t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo kupol\u00eb mbrojt\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb p\u00ebrfundimisht fal\u00eb SPAK-ut. Kjo kupol\u00eb mbrojt\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb edhe sepse provat nuk prodhohen m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Komunikimet e zb\u00ebrthyera t\u00eb <em>EncroChat<\/em> dhe <em>Sky ECC<\/em>, hetimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe bashk\u00ebpunimi me Europolin e Eurojustin kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontrollit t\u00eb Tiran\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dosjeve.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama mund t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr, por nuk mund t\u00eb \u00e7regjistroj\u00eb nj\u00eb bised\u00eb nga server\u00ebt europian\u00eb; mund t\u00eb kontrolloj\u00eb shumic\u00ebn parlamentare, por jo laborator\u00ebt e Europolit.<\/p>\n<p>Hetimet nuk jan\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vullnetit t\u00eb nj\u00eb prokurori tipik lokal shqiptar q\u00eb mund t\u00eb shantazhohet apo joshet me nj\u00eb post. Kur provat ruhen jasht\u00eb vendit, bie edhe garancia e imunitetit brenda tij.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dje nd\u00ebrtonin me para t\u00eb pista, merrnin tendera t\u00eb paracaktuar apo shfryt\u00ebzonin lidhjet e err\u00ebta politike, e kuptojn\u00eb sot se qeveria nuk i mbron dot m\u00eb. Rrjedhimisht, frika z\u00ebvend\u00ebson besnik\u00ebrin\u00eb dhe dyshimi z\u00ebvend\u00ebson bashk\u00ebpunimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja historike me regjimet grabitqare dhe sistemet e thella klienteliste tregon se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skenar i mir\u00ebnjohur q\u00eb ka rr\u00ebzuar regjime n\u00eb dukje t\u00eb pathyeshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shikohet larg, mjaftojn\u00eb fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Nikola Gruevski besoi se megalomania e betonit dhe kapja e plot\u00eb e institucioneve do t\u2019i garantonin p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb, derisa p\u00ebrgjimet ia dogj\u00ebn mburoj\u00ebn politike dhe e lan\u00eb t\u00eb braktisur nga po ata oligark\u00eb q\u00eb kishte ushqyer.<\/p>\n<p>Sistemi gati 3-dekadash i Milo Gjukanovi\u00e7it n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pasi shteroi koncesionet e bregdetit dhe pasurit\u00eb publike p\u00ebr klanin e tij, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin e fundit p\u00ebr t\u00eb gjetur inventar t\u00eb ri kontrolli e grabitjeje, guxoi t\u00eb vinte dor\u00eb mbi pronat e kish\u00ebs; nj\u00eb kap\u00ebrcim kufijsh q\u00eb ndezi revolt\u00ebn e pakthyeshme popullore.<\/p>\n<p>Paralelisht, dosjet e agjencive per\u00ebndimore dhe zb\u00ebrthimi i kodeve t\u00eb komunikimit ia zhb\u00ebn\u00eb atij p\u00ebrfundimisht monopolin mbi pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu mbyllet p\u00ebrfundimisht cikli jet\u00ebsor i k\u00ebtij modeli. Nj\u00eb pushtet q\u00eb e mbajti veten n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke p\u00ebrdorur territorin komb\u00ebtar si monedh\u00eb shp\u00ebrblimi dhe kontrollin mbi drejt\u00ebsin\u00eb si mburoj\u00eb, sot e gjen veten pa asnj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto leva.<\/p>\n<p>Kur lideri mbetet pa pasuri publike p\u00ebr t\u00eb joshur dhe pa mburoj\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb garantuar paprekshm\u00ebrin\u00eb, e gjith\u00eb arkitektura e besnik\u00ebris\u00eb kthehet n\u00eb panik.<\/p>\n<p>Loja e k\u00ebtij pushteti po mbaron dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb pret mbi tryez\u00eb \u00ebsht\u00eb fatura e pashlyer e k\u00ebtij rr\u00ebnimi komb\u00ebtar.\/ Exit.al<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, debati publik mbi jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs ka mbetur i bllokuar n\u00eb analiza sip\u00ebrfaq\u00ebsore ku flitet kryesisht p\u00ebr magjin\u00eb e propagand\u00ebs digjitale, p\u00ebr kontrollin e hekurt mbi mediat, p\u00ebr dob\u00ebsin\u00eb kronike t\u00eb opozit\u00ebs apo p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb apatie fatale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai e ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":154108,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37,44],"tags":[],"class_list":["post-154107","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154107"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154107\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154109,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154107\/revisions\/154109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}