{"id":154166,"date":"2026-09-21T10:17:47","date_gmt":"2026-09-21T10:17:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154166"},"modified":"2026-09-21T10:19:52","modified_gmt":"2026-09-21T10:19:52","slug":"tabaku-ne-komitetin-e-stabilizim-asociimit-rasti-kayo-tregon-dobesimin-e-kontrollit-te-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/21\/tabaku-ne-komitetin-e-stabilizim-asociimit-rasti-kayo-tregon-dobesimin-e-kontrollit-te-kuvendit\/","title":{"rendered":"Tabaku n\u00eb Komitetin e Stabilizim-Asociimit: Rasti \u201cKAYO\u201d tregon dob\u00ebsimin e kontrollit t\u00eb Kuvendit!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, an\u00ebtare dhe n\u00ebnkryetare e Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit BE\u2013Shqip\u00ebri, ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr dob\u00ebsimin e rolit t\u00eb Kuvendit n\u00eb procesin ligjv\u00ebn\u00ebs dhe n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb radh\u00ebs t\u00eb KPSA-s\u00eb, t\u00eb zhvilluar n\u00eb Tiran\u00eb, Tabaku, u ndal ve\u00e7an\u00ebrisht te p\u00ebrkeq\u00ebsimi i procesit ligjv\u00ebn\u00ebs. Ajo deklaroi se Kuvendi, pasi u shnd\u00ebrrua fillimisht n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb qeveris\u00eb, sot po p\u00ebrdoret edhe si promotor i nismave t\u00eb porositura, t\u00eb paraqitura formalisht nga deputet\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shmangur konsultimin publik, debatin parlamentar dhe procedurat e zakonshme ligjore.<\/p>\n<p>Tabaku p\u00ebrmendi kompanin\u00eb KAYO, tenderat n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, Bank\u00ebn Shqiptare t\u00eb Zhvillimit dhe Korporat\u00ebn e Investimeve. Sipas saj, k\u00ebto struktura po shnd\u00ebrrohen n\u00eb ishuj q\u00eb u shmangen kontrollit t\u00eb Kuvendit, auditimit dhe rregullave t\u00eb prokurimit publik.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Jorida Tabakut<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jam fol\u00ebsja e par\u00eb nga opozita dhe Partia Demokratike, dua ta p\u00ebrsh\u00ebndes k\u00ebt\u00eb takim dhe, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb shpreh mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb q\u00eb opozita dhe Partia Demokratike i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>Ne kemi qen\u00eb dhe jemi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij procesi. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta mb\u00ebshtesim, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb jemi kritik\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ai nuk ec\u00ebn n\u00eb binar\u00ebt e duhur.<\/p>\n<p>Sikurse theksoi edhe ambasadorja e Bashkimit Europian n\u00eb fjal\u00ebn e saj, procesi duhet t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Megjithat\u00eb, shqet\u00ebsimi yn\u00eb lidhet me disa zhvillime q\u00eb tregojn\u00eb munges\u00ebn e zbatimit n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb ligjeve q\u00eb miratohen n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Roli i Kuvendit n\u00eb procesin e integrimit lidhet ngusht\u00ebsisht me rolin q\u00eb parlamenti duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kemi par\u00eb se si procesi ligjv\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Fillimisht pam\u00eb nj\u00eb parlament q\u00eb miratonte ligje pa debat, p\u00ebrmes procedurave dhe afateve t\u00eb p\u00ebrshpejtuara, shpesh n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Sot kemi kaluar n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr, ku deputet\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb paraqitur nisma ligjore me afate t\u00eb shkurtra dhe pa d\u00ebgjuar grupet e interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mazhoranca dhe qeveria shmangin debatin e sh\u00ebndetsh\u00ebm parlamentar, konsultimin publik dhe procedurat q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb normalisht nj\u00eb projektligj.<\/p>\n<p>Roli i parlamentit duhet t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht garantimi i p\u00ebrfshirjes s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb procesin e integrimit europian. Por kjo sjellje ka sjell\u00eb munges\u00eb diskutimi dhe dialogu me sindikatat dhe grupet e interesit, duke anashkaluar proceset demokratike dhe k\u00ebrkesat m\u00eb minimale p\u00ebr konsultim publik.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, parlamenti, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb mbrojt\u00ebsi i interesit publik, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb promotor t\u00eb interesave t\u00eb pakic\u00ebs dhe n\u00eb shkel\u00ebs t\u00eb ligjit dhe frym\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo sjellje e pandershme ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe aspak n\u00eb linj\u00eb me procesin e integrimit \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur edhe nga Komisioni Europian. N\u00eb raportin e vitit 2026 p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs ngrihet s\u00ebrish shqet\u00ebsimi p\u00ebr konsultimet joefektive dhe p\u00ebr nismat q\u00eb paraqiten n\u00eb momentin e fundit nga deputet\u00ebt, duke cenuar transparenc\u00ebn dhe kontrollin parlamentar.<\/p>\n<p>Pra, ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shqet\u00ebsim i opozit\u00ebs. Problemi \u00ebsht\u00eb dokumentuar edhe nga partner\u00ebt tan\u00eb europian\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kjo m\u00ebnyr\u00eb funksionimi e Kuvendit ka prodhuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb agjencish dhe shoq\u00ebrish q\u00eb bien ndesh me parimet e procesit t\u00eb integrimit dhe t\u00eb shtetit ligjor. N\u00eb k\u00ebto struktura mungojn\u00eb transparenca dhe llogaridh\u00ebnia, duke e kthyer demokracin\u00eb ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci deficitare.<\/p>\n<p>Krijimi i k\u00ebtyre agjencive ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku mungon gara n\u00eb prokurimet publike. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Kuvendi nuk ushtron kontrollin dhe mbik\u00ebqyrjen parlamentare q\u00eb i takon. Mungojn\u00eb analiza e plot\u00eb financiare dhe hap\u00ebsira q\u00eb institucionet e tjera, duke nisur nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit dhe auditimi i brendsh\u00ebm, t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionet e tyre sipas praktikave m\u00eb t\u00eb mira europiane t\u00eb menaxhimit.<\/p>\n<p>Jemi njohur me rastin e kompanis\u00eb KAYO dhe me problematikat e tenderave n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit. K\u00ebto jan\u00eb shembuj t\u00eb asaj q\u00eb rrezikon t\u00eb ndodh\u00eb edhe me nj\u00eb tjet\u00ebr agjenci q\u00eb po planifikohet pran\u00eb qeveris\u00eb dhe q\u00eb lidhet me sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse mendoni se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb izoluara, duhet t\u00eb kemi parasysh se ato jan\u00eb vazhdim\u00ebsi e t\u00eb nj\u00ebjtit model q\u00eb po zbatohet edhe me Bank\u00ebn Shqiptare t\u00eb Zhvillimit dhe Korporat\u00ebn e Investimeve: krijimi i \u201cishujve\u201d institucional\u00eb p\u00ebr t\u2019iu shmangur llogaridh\u00ebnies dhe transparenc\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat dhe ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebto agjenci cenojn\u00eb detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga Marr\u00ebveshja e Stabilizim-Asociimit dhe nga kapitujt q\u00eb Shqip\u00ebria po negocion.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb rikthehem te rasti i KAYO-s, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull shum\u00eb i fresk\u00ebt i asaj q\u00eb po ndodh. Ky model po krijon problematika edhe n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sektori i mbrojtjes.<\/p>\n<p>Nuk besoj se ekziston nj\u00eb parlament tjet\u00ebr q\u00eb pranon vullnetarisht t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga funksionet e veta, duke krijuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht pengesa p\u00ebr procesin e integrimit.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 17 nisma p\u00ebr t\u00eb cilat ne, si opozit\u00eb, kemi ngritur shqet\u00ebsimin se jan\u00eb ligje me porosi. Mund t\u00eb p\u00ebrmendim ligjin p\u00ebr investimet strategjike, t\u00eb cilin koleg\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian e kan\u00eb trajtuar n\u00eb rezolut\u00ebn e tyre t\u00eb fundit; ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, t\u00eb miratuara fal\u00eb dob\u00ebsimit t\u00eb rolit t\u00eb Kuvendit; si dhe ligjin p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cPaketa e Maleve\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto dhe shum\u00eb nisma t\u00eb tjera jan\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb rezolutat e parlamenteve europiane. K\u00ebto rezoluta nuk jan\u00eb thjesht deklarata politike, por duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs dhe reflektimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Elementi tjet\u00ebr ku procesi i integrimit duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb parlamentin lidhet me kontrollin parlamentar, hap\u00ebsir\u00ebn e opozit\u00ebs dhe zhvillimin e reformave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i fundit ishte refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen KAYO. Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb kur opozit\u00ebs i mohohet nj\u00eb e drejt\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj i shtohet fakti se dy reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, reforma zgjedhore, e cila duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it, dhe reforma territoriale, po zhvillohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb reform\u00eb pa konsultim dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik nuk sjell decentralizim. Ajo i sh\u00ebrben p\u00ebrqendrimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e q\u00eb do t\u2019i kemi parasysh edhe n\u00eb diskutimet me partner\u00ebt dhe homolog\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb mungesa e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr opozit\u00ebn, e v\u00ebrejtur gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. Opozita duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet e saj kushtetuese dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb reformat konsensuale q\u00eb k\u00ebrkon procesi i integrimit europian dhe q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, an\u00ebtare dhe n\u00ebnkryetare e Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit BE\u2013Shqip\u00ebri, ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr dob\u00ebsimin e rolit t\u00eb Kuvendit n\u00eb procesin ligjv\u00ebn\u00ebs dhe n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian. Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb radh\u00ebs t\u00eb KPSA-s\u00eb, t\u00eb zhvilluar n\u00eb Tiran\u00eb, Tabaku, u ndal ve\u00e7an\u00ebrisht te p\u00ebrkeq\u00ebsimi i procesit ligjv\u00ebn\u00ebs. Ajo deklaroi se Kuvendi, pasi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154168,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154166","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154166","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154166"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154166\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154167,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154166\/revisions\/154167"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154166"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154166"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154166"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}