{"id":154210,"date":"2026-09-21T17:13:44","date_gmt":"2026-09-21T17:13:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154210"},"modified":"2026-09-21T17:13:44","modified_gmt":"2026-09-21T17:13:44","slug":"spahia-shqiperia-smund-te-ndertoje-shtetin-evropian-mbi-themelet-e-narkoshtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/21\/spahia-shqiperia-smund-te-ndertoje-shtetin-evropian-mbi-themelet-e-narkoshtetit\/","title":{"rendered":"Spahia: Shqip\u00ebria s\u2019mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb shtetin evropian mbi themelet e narkoshtetit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb takimin e 22-t\u00eb t\u00eb Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit Shqip\u00ebri\u2013Bashkimi Evropian, deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Bardh Spahia, ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe politikave sociale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Spahia deklaroi se procesi i integrimit evropian duhet t\u00eb matet jo vet\u00ebm me ligjet e miratuara, por me ndikimin konkret q\u00eb ka n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Ai akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr centralizim t\u00eb pushtetit dhe munges\u00eb t\u00eb instrumenteve efektive t\u00eb kontrollit parlamentar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e fjal\u00ebs s\u00eb tij iu kushtua sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Spahia tha se financimi publik p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2026 \u00ebsht\u00eb 2.97% e PBB-s\u00eb, nd\u00ebrsa shpenzimet nga xhepi i qytetar\u00ebve arrijn\u00eb n\u00eb 59.7%. Sipas tij, kjo situat\u00eb e b\u00ebn aksesin n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb kusht\u00ebzuar nga mund\u00ebsit\u00eb ekonomike t\u00eb pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat foli edhe p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb dhe politikat sociale, duke deklaruar se Shqip\u00ebria nuk ka ende nj\u00eb minimum jetik zyrtar dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e popullsis\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebve jan\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj varf\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrjashtimit social.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Faleminderit z. kryetar!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb delegacionit t\u00eb Parlamentit Evropian, t\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta, po p\u00ebr t\u00eb folur qart\u00eb dhe prer\u00eb. Sepse kur sh\u00ebndeti dhe dinjiteti i qytetar\u00ebve cenohen, heshtja dhe propaganda kthehen n\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, t\u00eb drejtat tona themelore nuk maten me numrin e ligjeve t\u00eb miratuara, por me fuqin\u00eb transformuese q\u00eb ka procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb jet\u00ebn dhe mund\u00ebsit\u00eb reale p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, Shqip\u00ebria po shnd\u00ebrrohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb centralizuar, ku kryeministri kontrollon pothuajse \u00e7do pushtet, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebve dhe opozit\u00ebs u mbeten gjithnj\u00eb e m\u00eb pak instrumente p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie ndaj politikave publike.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i qart\u00eb. Financimi publik n\u00eb vitin 2026 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 2.97% e prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto, nd\u00ebrkoh\u00eb shpenzimet nga xhepi i qytetar\u00ebve jan\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 59.7%, nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, ne shpenzojm\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb 590 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb, nd\u00ebrsa mesatarja e Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb 7 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, ose 4,200 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e shnd\u00ebrron t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb kusht\u00ebzohet nga fuqia e xhepit t\u00eb pacientit. Kush paguan, mbijeton. Mungojn\u00eb barnat, mungojn\u00eb pajisjet, personeli, nd\u00ebrsa mbi 400 milion\u00eb euro jan\u00eb shpenzuar n\u00eb 10 vjet p\u00ebr PPP-t\u00eb dhe koncesionet korruptive. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem ku financohen kontratat, por jo pacienti.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht korrupsion; \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb narkoshteti, ku nd\u00ebrthurja e pushtetit politik me krimin e organizuar, ekonomin\u00eb e drog\u00ebs, korrupsionin dhe klientelizmin deformon prioritetet e shtetit.<\/p>\n<p>Narkoshteti nuk deformon thjesht proceset zgjedhore apo konkurrenc\u00ebn, e konfirmuar kjo nga raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por narkoshteti vjedh edhe politikat sociale. \u00c7do euro q\u00eb humbet n\u00eb korrupsion, tenderat klientelist\u00eb dhe interesat e lidhura me pushtetin jan\u00eb m\u00eb pak para p\u00ebr pensionet, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, familjet n\u00eb varf\u00ebri apo personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ende nuk ka nj\u00eb minimum jetik zyrtar. Varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin 23.5%, rreziku p\u00ebr p\u00ebrjashtim social mbi 40%, dhe 1 n\u00eb 4 f\u00ebmij\u00eb rrezikon varf\u00ebrin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, numri i familjeve p\u00ebrfituese dhe fondi i ndihm\u00ebs ekonomike jan\u00eb ulur me rreth 35% n\u00eb 4 vite. Me pak fjal\u00eb, politikat sociale kan\u00eb d\u00ebshtuar, pasi ato nuk po nxjerrin qytetar\u00ebt nga varf\u00ebria; p\u00ebrkundrazi, qytetar\u00ebt po braktisen nga vet\u00eb skemat e mb\u00ebshtetjes.<\/p>\n<p>Por narkoshteti k\u00ebrkon edhe pushtet t\u00eb pakontrolluar. Prandaj, problemi i t\u00eb drejtave themelore sot nuk mund t\u00eb ndahet nga mohimi sistematik i t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb opozit\u00ebs. Mazhoranca po i pamund\u00ebson opozit\u00ebs ushtrimin efektiv t\u00eb kontrollit parlamentar, deri tek refuzimi i komisioneve hetimore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb publik.<\/p>\n<p>Kur shumica i mohon opozit\u00ebs instrumentin kushtetues t\u00eb hetimit parlamentar, ajo nuk po mbron institucionet, po mbron pushtetin nga kontrolli, transparenca dhe llogaridh\u00ebnia.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn filozofi po shohim edhe tek reformat territoriale. Mazhoranca po k\u00ebrkon t\u00eb imponoj\u00eb e vetme hart\u00ebn dhe modelin e saj, duke e kthyer nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb do duhej t&#8217;u p\u00ebrkiste qytetar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb pushtetit. Kjo reform\u00eb e nj\u00ebanshme jo vet\u00ebm cenon konsensusin politik, por largon m\u00eb tej pushtetin vendor nga komuniteti, dob\u00ebson p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe u mohon qytetar\u00ebve mund\u00ebsit\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi politikat lokale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ndaj duhet ta theksojm\u00eb qart\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb integrim evropian i v\u00ebrtet\u00eb, i bazuar mbi vlerat e parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracis\u00eb funksionale. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb \u00e7montoj\u00eb k\u00ebt\u00eb model keqqeveris\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb ndarje reale t\u00eb politik\u00ebs nga krimi, luft\u00eb ndaj korrupsionit, respektim t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb opozit\u00ebs e \u00e7do qytetari, kontroll parlamentar efektiv, decentralizim real dhe sh\u00ebrbime publike q\u00eb transformojn\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb shtet evropian mbi themelet e nj\u00eb narkoshteti, dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb integrim evropian pa demokraci, pa kontroll t\u00eb pushtetit dhe pa dinjitet p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb takimin e 22-t\u00eb t\u00eb Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit Shqip\u00ebri\u2013Bashkimi Evropian, deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Bardh Spahia, ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe politikave sociale n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Spahia deklaroi se procesi i integrimit evropian duhet t\u00eb matet jo vet\u00ebm me ligjet e miratuara, por me ndikimin konkret q\u00eb ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154211,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154210","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154210"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154210\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154212,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154210\/revisions\/154212"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154211"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}