{"id":154377,"date":"2026-09-22T17:56:41","date_gmt":"2026-09-22T17:56:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154377"},"modified":"2026-09-22T17:56:41","modified_gmt":"2026-09-22T17:56:41","slug":"kedhi-kontrate-dinjiteti-me-shqiptaret-per-nje-shqiperi-te-punes-dhe-meritokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/22\/kedhi-kontrate-dinjiteti-me-shqiptaret-per-nje-shqiperi-te-punes-dhe-meritokracise\/","title":{"rendered":"Kedhi: Kontrat\u00eb Dinjiteti me shqiptar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pun\u00ebs dhe meritokracis\u00eb"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">N\u00ebnkryetari i PD, Nikola Kedhi, ka mbajtur nj\u00eb fjalim n\u00eb aktivitetin e \u2018Rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2019 s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, ku u ndal te emigracioni, situata politike, organizimi i opozit\u00ebs dhe problematikat q\u00eb, sipas tij, p\u00ebrballen qytetar\u00ebt.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Kedhi e nisi fjal\u00ebn e tij me nj\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr emigracionin, duke folur p\u00ebr \u2018valixhen pran\u00eb der\u00ebs\u2019 n\u00eb familjet shqiptare. Sipas tij, kjo valixhe simbolizon humbjen e besimit t\u00eb t\u00eb rinjve se mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb me dinjitet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2018Ajo valixhe pran\u00eb der\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb qindra mij\u00ebra sht\u00ebpi. Ajo \u00ebsht\u00eb historia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme\u2019, deklaroi Kedhi.<\/p>\n<p>Ai e lidhi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb me at\u00eb q\u00eb e konsideroi nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve me \u2018dyert\u2019, duke p\u00ebrmendur p\u00ebrndjekjet politike, \u00e7\u00ebshtjen e pronave, presionin ndaj biznesit dhe emigracionin e t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Duke iu referuar zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb institucionet e siguris\u00eb, n\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb deklaroi se, sipas tij, institucionet kryesore t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb vendit jan\u00eb prekur nga krimi.<\/p>\n<p>Ai akuzoi gjithashtu qeverin\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb, duke p\u00ebrmendur problemet me ujin, nd\u00ebrhyrjet n\u00eb hap\u00ebsirat publike, trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, zhvillimin e bregdetit, shpopullimin, p\u00ebrmbytjet dhe zjarret.<\/p>\n<p><strong>Fjala e n\u00ebnkryetarit t\u00eb PD, Nikola Kedhi<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Kryetar i Partis\u00eb Demokratike, zoti Berisha,<\/p>\n<p>Drejtues politik i qarkut, zoti Bylykbashi, kryetare e deg\u00ebs, zonja Me\u00e7orapaj,<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kryesis\u00eb dhe t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar,<\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrat\u00eb, miq, bashk\u00ebqytetar\u00ebt e mi,<\/p>\n<p>Zoti Berisha, mir\u00eb se erdh\u00ebt n\u00eb Vlor\u00eb, mes patriot\u00ebve, mes q\u00ebndrestar\u00ebve m\u00eb t\u00eb vendosur, mes demokrat\u00ebve m\u00eb t\u00eb flakt\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni ta nis me nj\u00eb sken\u00eb q\u00eb e njeh \u00e7do familje e k\u00ebtij qyteti.Nj\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb zakonshme t\u00eb Vlor\u00ebs, dikush vendos nj\u00eb valixhe pran\u00eb der\u00ebs. Mund t\u00eb jet\u00eb djali. Mund t\u00eb jet\u00eb vajza. At\u00eb nat\u00eb askush nuk flet shum\u00eb. Por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ajo valixhe. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb njeri m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ka humbur besimin se k\u00ebtu mund t\u00eb jetoj\u00eb me dinjitet.<\/p>\n<p>Ajo valixhe pran\u00eb der\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb qindra mij\u00ebra sht\u00ebpi. Ajo \u00ebsht\u00eb historia e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Po ta mendoni, historia e k\u00ebtij vendi ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb histori dyersh.P\u00ebr familjet e p\u00ebrndjekura, dera ishte ajo ku trokiste Sigurimi n\u00eb mesnat\u00eb. P\u00ebr pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm, dera ishte ajo e sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb ua mbyll\u00ebn me forc\u00eb dhe ua dhan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. P\u00ebr shtres\u00ebn e mesme sot, dera \u00ebsht\u00eb ajo e dyqanit ku troket inspektori, jo p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, por p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, dera \u00ebsht\u00eb ajo e aeroportit, gjithmon\u00eb e hapur, gjithmon\u00eb duke thirrur.<\/p>\n<p>Un\u00eb vij nga kjo Shqip\u00ebri. Nga nj\u00eb familje e p\u00ebrndjekur. Nga shtresa e mesme q\u00eb e mban vendin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Si nj\u00eb i ri q\u00eb ka vendosur t\u00eb jetoj\u00eb k\u00ebtu. Ndaj ashtu si dhe ju e kuptoj dhimbjen q\u00eb ka kapluar sot Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb m\u00ebngjes, e pam\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb se kush ka zaptuar dyert e shtetit. Drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, njeriu q\u00eb duhej t\u00eb ruante sekretet e Republik\u00ebs, ishte bashk\u00ebpun\u00ebtorja e krimit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi sekret dhe policia. Dy shtyllat q\u00eb mbajn\u00eb sigurin\u00eb e nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s. Kjo nuk ndodh n\u00eb Europ\u00eb. Kjo ndodh mbase n\u00eb narkoshtetet e Amerik\u00ebs Latine. Ky \u00ebsht\u00eb shteti i Ram\u00ebs. Nj\u00eb shtet ku krimi nuk e sfidon pushtetin. Krimi \u00ebsht\u00eb pushteti.<\/p>\n<p>Vlora e ndien k\u00ebt\u00eb \u00e7do dit\u00eb. E ndien kur Shushic\u00ebs dhe Tragjasit u merret uji. Kur Sheshi i Flamurit shkat\u00ebrrohet. Kur identiteti e trash\u00ebgimia jon\u00eb p\u00ebrdhosen. Kur bregdeti shitet cop\u00eb cop\u00eb dhe qyteti shpopullohet. Kur \u00e7do ver\u00eb digjemi e \u00e7do dim\u00ebr p\u00ebrmbytemi.<\/p>\n<p>Un\u00eb refuzoj ta pranoj shkat\u00ebrrimin e Vlores dhe shembjen e Republik\u00ebs dhe jam i sigurt edhe ju.Vlor\u00ebn nuk e braktisim. Shqip\u00ebrin\u00eb nuk ua l\u00ebm\u00eb n\u00eb dor\u00eb pushtuesve, as atyre q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb, as atyre q\u00eb e pushtojn\u00eb nga brenda.<\/p>\n<p>Ne dhe sidomos t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb i jan\u00eb bashkuar k\u00ebsaj kauze patriotike jemithemeli i rip\u00ebrt\u00ebritjes. Rip\u00ebrt\u00ebritja \u00ebsht\u00eb kthim te arsyeja pse u krijua kjo parti n\u00eb dhjetor 1990: q\u00eb asnj\u00eb shqiptar t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb frik\u00eb nga dera ku trokasin. Q\u00eb prona t\u00eb jet\u00eb e shenjt\u00eb, puna e shp\u00ebrblyer dhe ligji i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Rip\u00ebrt\u00ebritja \u00ebsht\u00eb organizim, disiplin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vlora sot \u00ebsht\u00eb simboli i k\u00ebsaj rip\u00ebrt\u00ebritjeje. Ka nj\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb ri t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ka dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kryesis\u00eb. Ka nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb, me nj\u00eb kryetare t\u00eb re, me nj\u00eb kryesi t\u00eb re, me sekretariate q\u00eb po mbushen me njer\u00ebz q\u00eb duan dhe din\u00eb t\u00eb punojn\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, Vlora ka nj\u00eb energji dhe nj\u00eb potencial q\u00eb, m\u00eb lejoni t&#8217;jua them miq, mua m\u00eb frym\u00ebzon.Rr\u00ebzimi i k\u00ebtij autokrati \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr. Duhet dhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje e organizuar nga ne, me energji dhe disiplin\u00eb. Energjia vet\u00ebm nuk mjafton. Energjia pa disiplin\u00eb ndizet shpejt dhe shuhet shpejt. Por kur energjia bashkohet me disiplin\u00ebn, lind orteku. Dhe orteku nis nga nj\u00eb gur i vog\u00ebl, nga nj\u00eb lagje, nga nj\u00eb fshat, nga nj\u00eb der\u00eb. Por kur niset, nuk ka autokraci q\u00eb e ndalon.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kalosh nga partia q\u00eb mblidhet n\u00eb salla te partia q\u00eb troket der\u00eb m\u00eb der\u00eb. Trokitja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb trokitje e shpres\u00ebs. Kur nj\u00eb demokrat troket n\u00eb der\u00ebn e nj\u00eb familjeje n\u00eb Vlor\u00eb, ajo familje duhet t\u00eb ndiej\u00eb q\u00eb dikush erdhi ta d\u00ebgjoj\u00eb, jo ta k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi mes nesh dhe atyre. Trokitja e frik\u00ebs dhe trokitja e shpres\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, askush nuk \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt. Ky \u00ebsht\u00eb koalicioni i vlerave, nga familjet e p\u00ebrndjekurave q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kaq shum\u00eb k\u00ebtij vendi, te pronar\u00ebt, shtresa e mesme q\u00eb e mban k\u00ebt\u00eb vend, e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb. Bashk\u00ebmoshatareve t\u00eb mi dua t\u2019u them dy fjal\u00eb. E di q\u00eb dera e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr ju. Ishte e hapur edhe p\u00ebr mua. Por edhe dera e k\u00ebsaj partie \u00ebsht\u00eb e hapur, dhe dora jon\u00eb e shtrir\u00eb, ashtu si\u00e7 ishte p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb sot \u00ebsht\u00eb e madhe. U detyrohemi atyre q\u00eb e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. U detyrohemi atyre q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu dhe p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb me k\u00ebt\u00eb pushtet. U detyrohemi atyre q\u00eb ende nuk kan\u00eb lindur, q\u00eb duhet ta gjejn\u00eb Vlor\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb tyren, jo t\u00eb shitur.<\/p>\n<p>Ndaj duhet t&#8217;i l\u00ebm\u00eb pas dallimet tona. Vlora dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se \u00e7donj\u00ebra prej tyre. Historia nuk do t\u00eb na e fal\u00eb n\u00ebse ne nuk ua kthejm\u00eb Vlor\u00ebn vlonjat\u00ebve e Shqip\u00ebrin\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Kontrat\u00eb Dinjiteti me shqiptar\u00ebt. P\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri Prodhuese, t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb meritokracis\u00eb. Nj\u00eb komb q\u00eb vet\u00ebm konsumon at\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, her\u00ebt a von\u00eb u shet t\u00eb tjer\u00ebve edhe at\u00eb q\u00eb i ka mbetur. Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku vendi i pun\u00ebs fitohet me dije, jo me teser\u00eb, dhe ku \u00e7do i ri \u00ebnd\u00ebrron ta nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebn e vet k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. Q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb ato mij\u00ebra sht\u00ebpi, valixhja pran\u00eb der\u00ebs t\u00eb zbrazet. Dhe \u00e7do i ri t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, jo se nuk ka ku t\u00eb shkoj\u00eb, por sepse ka nj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb zotohemi sot, nga qyteti i Pavar\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb mund t&#8217;i shkulim zinxhir\u00ebt e autokracis\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb meritojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi demokrat\u00eb. Ne jemi vlonjat\u00eb. Ne jemi patriot\u00eb. Nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar r\u00ebnien e Shqip\u00ebris\u00eb. Jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb nisur rip\u00ebrt\u00ebritjen e saj.Dhe Vlora, si gjithmon\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj, \u00ebsht\u00eb n\u00eb ball\u00eb.Rroft\u00eb Vlora! Rroft\u00eb Partia Demokratike! Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Nikola Kedhi, ka mbajtur nj\u00eb fjalim n\u00eb aktivitetin e \u2018Rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2019 s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, ku u ndal te emigracioni, situata politike, organizimi i opozit\u00ebs dhe problematikat q\u00eb, sipas tij, p\u00ebrballen qytetar\u00ebt. Kedhi e nisi fjal\u00ebn e tij me nj\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr emigracionin, duke folur p\u00ebr \u2018valixhen pran\u00eb der\u00ebs\u2019 n\u00eb familjet shqiptare. Sipas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154378,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154377","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154377","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154377"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154377\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154379,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154377\/revisions\/154379"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}