{"id":154380,"date":"2026-09-22T18:00:36","date_gmt":"2026-09-22T18:00:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154380"},"modified":"2026-09-22T18:00:36","modified_gmt":"2026-09-22T18:00:36","slug":"aurel-bylykbashi-behuni-gati-ora-erdhi-duhet-te-largojme-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/22\/aurel-bylykbashi-behuni-gati-ora-erdhi-duhet-te-largojme-edi-ramen\/","title":{"rendered":"Aurel Bylykbashi: B\u00ebhuni gati, ora erdhi! Duhet t\u00eb largojm\u00eb Edi Ram\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>I deleguari politik i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Vlor\u00eb, Aurel Bylykbashi, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr mobilizim t\u00eb demokrat\u00ebve dhe qytetar\u00ebve, duke deklaruar se objektivi i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb largimi i Edi Ram\u00ebs nga pushteti.<\/p>\n<p>N\u00eb \u2018Foltoren e Rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2019 t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha, Bylykbashi tha se situata politike n\u00eb vend k\u00ebrkon, sipas tij, nj\u00eb angazhim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018Ky mallkim, kjo k\u00ebrm\u00eb e pakallur q\u00eb po qelb jo vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb, por gjith\u00eb Ballkanin dhe q\u00eb quhet Edi Rama, duhet larguar me \u00e7do \u00e7mim!\u2019, deklaroi Bylykbashi. Ai tha se PD nuk synon vet\u00ebm rikthimin n\u00eb pushtet, por e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb \u2018detyrim qytetar dhe patriotik\u2019.<\/p>\n<p>Bylykbashi u ndal edhe te situata e Sali Berish\u00ebs pas kthimit t\u00eb tij nga SHBA, duke kund\u00ebrshtuar interpretimin se beteja e tij ishte thjesht personale.<\/p>\n<p>\u2018Sali Berisha nuk u sanksionua si nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs politike q\u00eb kishte dhe ka. Goditja ndaj tij ishte p\u00ebr ta fundosur Partin\u00eb Demokratike dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur Edi Ram\u00ebn n\u00eb pushtet\u2019, tha ai.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Aurel Bylykbashit, i deleguari politik i PD n\u00eb Vlor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe demokrat\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs! T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe demokrat\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe si\u00e7 e duam ne, t\u00eb Bashkis\u00eb Selenic\u00eb! T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe demokrat\u00eb, si\u00e7 e duam ne, t\u00eb Bashkis\u00eb Orikum! T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe demokrat\u00eb, si\u00e7 e duam ne, t\u00eb Bashkis\u00eb Novosel\u00eb! T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe demokrat\u00eb, si\u00e7 e duam ne, t\u00eb Bashkis\u00eb Amantia! T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe demokrat\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb! Fort t\u00eb \u00e7muar aleat\u00eb, e nderuar zonja, zot\u00ebrinj deputet\u00eb. Deputeti i Vlor\u00ebs, zoti Leskaj. N\u00ebnkryetari i Partis\u00eb Demokratike, zoti Kedhi.<\/p>\n<p>I nderuar kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe lideri yn\u00eb historik, i pamposhturi dhe fituesi Sali Berisha, mir\u00eb se keni ardhur n\u00eb Vlor\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm, takimi i sot\u00ebm n\u00eb prani edhe t\u00eb doktor Berish\u00ebs p\u00ebr ne n\u00eb Vlor\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe. Nisur dhe nga ngjarjet e dit\u00ebve t\u00eb sotme, ky mallkim, kjo k\u00ebrm\u00eb e pakallur q\u00eb po qelb jo vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb, por gjith\u00eb Ballkanin dhe q\u00eb quhet Edi Rama, duhet larguar me \u00e7do \u00e7mim!<\/p>\n<p>Un\u00eb dua ta them k\u00ebt\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, ku jeni ju pasardh\u00ebsit e Ismail Qemal Vlor\u00ebs, t\u00eb Osman Haxhiut, t\u00eb Ahmet Lepenic\u00ebs e Qazim Koculit, ku jeni ju pasardh\u00ebsit e Hysni Lepenic\u00ebs, por dhe t\u00eb Neki Meros.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, ajo q\u00eb duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb sjellim nj\u00eb forc\u00eb politike n\u00eb pushtet, Partin\u00eb Demokratike, por \u00ebsht\u00eb detyrimi yn\u00eb qytetar, patriotik, p\u00ebr t\u00eb larguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe q\u00eb quhet Edi Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm, k\u00ebto dit\u00eb pas ardhjes s\u00eb doktorit nga Amerika d\u00ebgjohen disa korba dhe sorra q\u00eb thon\u00eb: \u2018Po, Sali Berisha e fitoi betej\u00ebn, por ajo ishte nj\u00eb betej\u00eb personale dhe kaq\u2019. Jo, mor jo, mor t\u00eb mjer\u00eb!<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk u sanksionua si nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs politike q\u00eb kishte dhe ka. Goditja ndaj tij ishte p\u00ebr ta fundosur Partin\u00eb Demokratike dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur Edi Ram\u00ebn n\u00eb pushtet. Prandaj, hapja e portave t\u00eb hekurta t\u00eb perandoris\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, duhet lexuar, duhet kuptuar, si nj\u00eb mesazh i fort\u00eb p\u00ebr rikthimin e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E dyta, d\u00ebgjoj shpesh q\u00eb na thon\u00eb: \u2018Jeni nj\u00eblloj\u2019. D\u00ebgjoni p\u00ebrs\u00ebri mor t\u00eb mjer\u00eb q\u00eb b\u00ebni loj\u00ebn e Edi Ram\u00ebs: Ne nuk jemi nj\u00eblloj! Sepse ne nuk kemi qen\u00eb kurr\u00eb nj\u00eblloj!<\/p>\n<p>Sepse rrug\u00ebt tona u ndan\u00eb n\u00eb gushtin e 1943-shit n\u00eb Mukje. Ju d\u00ebgjuat Miladinin dhe Dushanin dhe e shit\u00ebt Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin. Ne e mbrojt\u00ebm Kosov\u00ebn, edhe pse na priti nj\u00eb nat\u00eb e gjat\u00eb 45-vje\u00e7are n\u00eb burgje, internime dhe pushkatime.<\/p>\n<p>Edhe sot ne nuk jemi nj\u00eblloj. Ju e shit\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri Kosov\u00ebn, ne jo! Sepse ne, Partia Demokratike me Sali Berish\u00ebn, jemi parti e interesit komb\u00ebtar! Dhe un\u00eb mendoj q\u00eb kjo m\u00eb shum\u00eb se kudo duhet th\u00ebn\u00eb fort dhe qart\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Vlora.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, q\u00eb ne t\u00eb arrijm\u00eb objektivat tona, duhet t\u00eb hapim kat\u00ebr kanat\u00ebsh dyert e Partis\u00eb Demokratike. Dhe kur dikush vjen dhe troket te dera jon\u00eb, ne nuk duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gabimin e madh dhe t&#8217;i themi: \u2018Ku ishe ti gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb shkoi?\u2019. Sepse ai p\u00ebrpara se t&#8217;i bjer\u00eb der\u00ebs son\u00eb, ka folur me veten, ka folur me familjen e tij, por ka folur dhe me Zotin, dhe Zoti \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Por edhe kur hyn brenda, ne nuk duhet t&#8217;i themi \u2018P\u00ebrse ke ardhur?\u2019, sepse ai ka t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Zotit q\u00eb brenda projektit t\u00eb madh p\u00ebr Vlor\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb shoh\u00eb projektin p\u00ebr veten e tij dhe p\u00ebr familjen e tij.<\/p>\n<p>Prandaj ne duhet t&#8217;i themi \u00e7do qytetari t\u00eb Vlor\u00ebs: Mir\u00eb se vjen! Mir\u00eb se vjen, p\u00ebrdore k\u00ebt\u00eb instrument, k\u00ebt\u00eb fuqi q\u00eb quhet Partia Demokratike, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur hallet dhe k\u00ebrkesat e familjes t\u00ebnde, t\u00eb Vlor\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb \u00e7do komunikim me qytetar\u00ebt, ne nuk duhet t\u00eb kemi kufij ideologjik\u00eb me njer\u00ebzit. Ideologjia m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ekonomia e familjes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb flasim shum\u00eb, jo p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, d\u00ebshiroj t\u00eb b\u00ebj publikisht nj\u00eb thirrje t\u00eb rinjve t\u00eb Forumit Rinor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Vlor\u00eb. \u00c7ajupit, rrezeve t\u00eb mbr\u00ebmjes, Marius, David e t\u00eb tjer\u00ebve: Jepini gaz fort! B\u00ebjeni \u00e7do t\u00eb ri apo t\u00eb re t\u00eb Vlor\u00ebs q\u00eb ta shikoj\u00eb Partin\u00eb Demokratike si shpres\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij dhe familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, zonja dhe zot\u00ebrinj, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto muaj q\u00eb kam ardhur n\u00eb Vlor\u00eb, kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kontakte dhe me njer\u00ebz jasht\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Dhe shikoj di\u00e7ka q\u00eb dua ta them hapur k\u00ebtu p\u00ebrball\u00eb jush: Nga jasht\u00eb nesh ka m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb, dhe qytetar\u00ebt jan\u00eb disa hapa p\u00ebrpara nesh, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb rast k\u00ebt\u00eb frym\u00ebzim nuk e gjen dot brenda Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Ndaj d\u00ebshiroj t&#8217;ju them sot si v\u00ebllai-v\u00ebllait, si burri-burrit: \u00c7far\u00eb kan\u00eb ata m\u00eb shum\u00eb sesa ne? Jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zot\u00eb se ne? Jo! Jan\u00eb m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur se ne? Jo! Jan\u00eb m\u00eb burra se ne? Kurr\u00eb e kurr\u00ebs! Jan\u00eb m\u00eb trima se ne? Kurr\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Prandaj dua t&#8217;i drejtohem t\u00eb gjith\u00ebve ju q\u00eb jeni k\u00ebtu. Ju legjionar\u00ebve t\u00eb ndritur p\u00ebr liri dhe demokraci, me fuqin\u00eb q\u00eb na jep frym\u00ebzimi i ardhur nga p\u00ebrtej Atlantikut, po ju them: B\u00ebhuni gati! B\u00ebhuni gati! Ora erdhi!<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Vlora, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I deleguari politik i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Vlor\u00eb, Aurel Bylykbashi, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr mobilizim t\u00eb demokrat\u00ebve dhe qytetar\u00ebve, duke deklaruar se objektivi i PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb largimi i Edi Ram\u00ebs nga pushteti. N\u00eb \u2018Foltoren e Rip\u00ebrt\u00ebritjes\u2019 t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha, Bylykbashi tha se situata politike n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154381,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154380","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154380"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154380\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154382,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154380\/revisions\/154382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}