{"id":154394,"date":"2026-09-22T19:21:41","date_gmt":"2026-09-22T19:21:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154394"},"modified":"2026-09-22T19:21:41","modified_gmt":"2026-09-22T19:21:41","slug":"protesta-e-115-te-sot-shteti-ra-rama-eshte-arkitekti-kjo-bande-duhet-te-shporret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/22\/protesta-e-115-te-sot-shteti-ra-rama-eshte-arkitekti-kjo-bande-duhet-te-shporret\/","title":{"rendered":"Protesta e 115-t\u00eb\/ Sot shteti ra! Rama \u00ebsht\u00eb arkitekti! Kjo band\u00eb duhet t\u00eb shporret"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn e 115-t\u00eb para Kryeministris\u00eb, nj\u00eb prej protestuesve ka reaguar ashp\u00ebr pas zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb lidhje me hetimet e SPAK-ut, duke e cil\u00ebsuar situat\u00ebn si nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ai akuzoi qeverin\u00eb Rama p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe institucionale, nd\u00ebrsa ngriti pik\u00ebpyetje mbi lidhjet e pretenduara mes zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, policis\u00eb dhe personave n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Duke iu referuar arrestimit t\u00eb drejtores s\u00eb SHISH-it dhe kontrolleve t\u00eb SPAK-ut, i riu tha se k\u00ebto zhvillime e b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb kauz\u00ebn e protest\u00ebs. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb vijojn\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb sheshe deri n\u00eb dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs, nd\u00ebrsa protesta u shoq\u00ebrua me thirrjet: \u201cRama, jep dor\u00ebheqjen!\u201d<\/p>\n<p><strong>I riu:<\/strong> Sot, ka ndodhur nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb 36 viteve shtet. Kreu i SHISH-it, Flora Hyseni, \u00ebsht\u00eb arrestuar me arrest sht\u00ebpie nga SPAK-u. Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb ushtrim kontroll n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, n\u00eb banes\u00eb, dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera, t\u00eb ish-kryepolicit, Ilir Proda. Dhe shum\u00eb shpejt mund t\u00eb arrestohet. Kjo ngjarje \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, dhe duket se qeveris\u00eb Rama \u00e7do dit\u00eb do t&#8217;i ndodh\u00eb ndonj\u00eb skandal i ri. N\u00eb \u00e7far\u00eb vendi t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7se Republika Banane \u00ebsht\u00eb e shfaqur, q\u00eb t\u00eb arrestohet kryetarja e SHISH-it? N\u00eb \u00e7far\u00eb vendi normal dhe demokratik, kryetarja e SHISH-it i shiste informacione sekrete dhe konfidenciale nj\u00eb krimineli si Ergys Agasi, i cili \u00ebsht\u00eb pas hekurave? N\u00eb \u00e7far\u00eb shteti normal q\u00eb do t\u00eb futet n\u00eb Bashkimin Evropian, k\u00ebto informacione kaloheshin n\u00eb zyrat sekrete t\u00eb Ergys Agasit, dhe ia administronte dashnorja e tij p\u00ebrmes videove? A \u00ebsht\u00eb ky shtet normal, apo shteti i Ergys Agasit?<\/p>\n<p>Edi Rama b\u00ebri nj\u00eb status sot nga Amerika, q\u00eb gjoja e kishte par\u00eb ngjarjen me vones\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb! Ngjarjen e ka ditur, sepse AKSHI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe ai mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb e solli Flora Hysenin nga Kosova, kur u shkarkua nga Albin Kurti, dhe e em\u00ebroi n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it. E si nuk paska p\u00ebrgjegj\u00ebsi ai kur vet\u00eb e em\u00ebroi, vet\u00eb e lavd\u00ebroi, dhe sot do t\u00eb laj\u00eb duart nga ajo? Fraza e p\u00ebrhershme, q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb personale, dhe ata han\u00eb dardha pas shpin\u00ebs s\u00eb kryeministrit, nuk pi m\u00eb uj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ky arkitekti, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ai q\u00eb i vendos, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ai q\u00eb i heq, dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ai q\u00eb i udh\u00ebzon t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto krime. Flora Hyseni, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, e t\u00eb gjith\u00eb Ermalat e Beqirat e tjer\u00eb, nuk veprojn\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e vet. Veprojn\u00eb sepse ky u jep leje, sepse ky i em\u00ebron, ky u jep para, dhe ky u jep tendera.<\/p>\n<p>Sot de fakto, p\u00ebr 10 milion\u00eb euro, shteti shqiptar ka r\u00ebn\u00eb. Ka r\u00ebn\u00eb sepse policia, me Ilir Prod\u00ebn dhe me shefat e komisariateve, kontrollohet nga bandat e krimit. Ishin ata q\u00eb e mbronin n\u00eb Durr\u00ebs Ergys Agasin, q\u00eb t\u00eb fshihnin e t\u00eb blinin hotele si bos. Jan\u00eb k\u00ebta polic\u00eb q\u00eb neve na kapin kur shkojm\u00eb te Parlamenti, na hedhin uj\u00eb, gaz, dhe na mbajn\u00eb nga 72 or\u00eb n\u00eb komisariate, nd\u00ebrkoh\u00eb Ergys Agasin e trajtonin si mbret, me vilat qeveritare t\u00eb Durr\u00ebsit, ku thuhet se nj\u00eb nat\u00eb ka shkuar edhe i nderuari kryeministri Rama. Me sa duket, nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar pazaret. Ky arrestim dhe ky aksion i SPAK-ut sot duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur patjet\u00ebr, por e v\u00ebrteton nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: q\u00eb kjo protest\u00eb jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb legjitime dhe duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, n\u00eb sheshet e Shqip\u00ebris\u00eb, para kuvendit, para institucioneve, derisa kjo band\u00eb t\u00eb shporret. Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri demokratike m\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e kemi v\u00ebrtetuar. Me t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrat, nj\u00ebri n\u00eb arrati, tjetri n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr t&#8217;u arrestuar dhe nuk e l\u00ebshon ky. Me ministra n\u00eb burg, me kryebashkiak\u00eb, me kryebashkiakun e Tiran\u00ebs si rrip pas \u00e7elie. Edhe sa persona duhet t\u00eb shkojn\u00eb pas drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ky t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale dhe t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen?<\/p>\n<p>Padyshim, padyshim, ky skandal q\u00eb ka ndodhur sot, nuk do t\u00eb mbaroj\u00eb me kaq. Ashtu sikurse e tha Genti, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afer\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe sesa k\u00ebta emra. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb afer\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetin shqiptar, sepse shteti shqiptar de fakto drejtohet nga k\u00ebta bandit\u00eb, nga polic\u00eb t\u00eb fort\u00eb, nga shefa komisariatesh t\u00eb lidhur me krimin, nga njer\u00ebz si Ergys Agasi q\u00eb marrin tendera, dhe marrin k\u00ebta njer\u00ebz dhe i \u00e7ojn\u00eb andej nga e kan\u00eb zanafill\u00ebn. Nga njer\u00ebz si Flora Hyseni dhe Mirlinda Kar\u00e7anaj, t\u00eb cil\u00ebt Rama na i shet si suksese, si zonja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb kan\u00eb arritur inovacione e jan\u00eb shtuar zonja n\u00eb IT. Po n\u00eb fakt, jan\u00eb ca hajdut\u00eb, q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb Rama aty thjesht p\u00ebr t\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p>Dhe kjo lloj qeverisje, kjo lloj fasade nuk pi m\u00eb uj\u00eb te ne. Nuk pi m\u00eb uj\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebsh ca zonja p\u00ebr t\u00eb drejtuar ca institucione se gjoja po respekton kuotat gjinore, apo po sjell zonja q\u00eb kan\u00eb arritur disa arritje n\u00eb fusha t\u00eb caktuara t\u00eb teknologjis\u00eb. Jo! K\u00ebshtu na solli edhe Belinda Ballukun, dhe e dim\u00eb fare mir\u00eb kush \u00ebsht\u00eb Belinda Balluku q\u00eb po e k\u00ebrkon SPAK-u, por ky nuk e dor\u00ebzon. Prandaj, protesta jon\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb sot \u00ebsht\u00eb legjitimuar, si e drejt\u00eb, dhe sot pas 115 dit\u00ebsh, ne k\u00ebrkojm\u00eb dhe m\u00eb fort: Rama, jep dor\u00ebheqjen! Rama, jep dor\u00ebheqjen! Rama, jep dor\u00ebheqjen!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb protest\u00ebn e 115-t\u00eb para Kryeministris\u00eb, nj\u00eb prej protestuesve ka reaguar ashp\u00ebr pas zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb lidhje me hetimet e SPAK-ut, duke e cil\u00ebsuar situat\u00ebn si nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ai akuzoi qeverin\u00eb Rama p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe institucionale, nd\u00ebrsa ngriti pik\u00ebpyetje mbi lidhjet e pretenduara mes zyrtar\u00ebve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152666,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154394"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154394\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154395,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154394\/revisions\/154395"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}