{"id":154588,"date":"2026-09-24T10:33:46","date_gmt":"2026-09-24T10:33:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154588"},"modified":"2026-09-24T10:33:46","modified_gmt":"2026-09-24T10:33:46","slug":"bardhi-ergys-agasi-me-porosi-direkte-te-edi-rames-solli-12-deputete-ne-grupin-e-ps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/24\/bardhi-ergys-agasi-me-porosi-direkte-te-edi-rames-solli-12-deputete-ne-grupin-e-ps\/","title":{"rendered":"Bardhi: Ergys Agasi, me porosi direkte t\u00eb Edi Ram\u00ebs solli 12 deputet\u00eb n\u00eb grupin e PS!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza t\u00eb forta n\u00eb drejtim t\u00eb qeveris\u00eb. Ai i b\u00ebri thirrje socialist\u00ebve t\u00eb sjellin Ram\u00ebn n\u00eb Kuvend dhe t\u00eb jap\u00eb llogari se dor\u00ebzoi shtetin n\u00eb duart e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Bardhi thirrje socialisteve ne Kuvend: Silleni Edi Ramen zvar ketu e t\u00eb jap\u00eb llogari si ia ka dor\u00ebzuar shtetin krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira qoft\u00eb p\u00ebr parlamentin, qoft\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe un\u00eb e kuptoj sikletin tuaj q\u00eb detyroheni q\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ta trajtoni duke ju mbrojtur nj\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme, sepse asnj\u00eb njeri i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb nuk mund t\u00eb marr\u00eb guximin t\u00eb vij\u00eb t\u00eb flas k\u00ebtu p\u00ebr 45-\u00ebn ku sot n\u00eb vitin 2026 Shqip\u00ebria nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s, Shqip\u00ebria vend kandidat p\u00ebr Bashkimin Europian, \u00ebsht\u00eb provuar di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn ne ju kishim paralajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu p\u00ebrqeshnit, b\u00ebnit historin\u00eb e shtetit ku ne ju tham\u00eb q\u00eb Flora Hyseni \u00ebsht\u00eb em\u00ebrim i Ergys Agasit n\u00eb sh\u00ebrbimin informativ t\u00eb shtetit p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer grupeve kriminale nga kjo foltore.<\/p>\n<p>Ju that\u00eb ku i gjet\u00ebt k\u00ebta? Nuk e b\u00ebn Edi Rama k\u00ebt\u00eb. Edi Rama ka zgjedh m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ja q\u00eb doli q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ku e keni Edi Ram\u00ebn sot? Fshihet pa asnj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme q\u00eb nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi. \u00c7far\u00eb thot\u00eb? Me ligj. Nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi zonja. Nuk b\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi me ligj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb thot\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb zyrtarisht e pap\u00ebrgjegjshme, sepse nj\u00eb zyrtar i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm ishte z\u00ebvend\u00ebs kryeministrja k\u00ebtu.<\/p>\n<p>S&#8217;foli asnj\u00eb fjal\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu dhe t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt kur shefja e sh\u00ebrbimit informativ t\u00eb shtetit jo vet\u00ebm ndihmonte kreun e nj\u00eb organizate kriminale t&#8217;i arratisj drejt\u00ebsis\u00eb, por i thoshte thuaj \u00e7unave t\u00eb veproj leht\u00eb sot, lirsh\u00ebm sot, se un\u00eb p\u00ebr ty fik radar\u00ebt e shtetit.<\/p>\n<p>E n\u00eb fakt ja ka fikur radar\u00ebt shtetit, ka fikur dhe radar\u00ebt tuaj, sepse zyrtarisht shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar n\u00eb narkoshtet. N\u00ebse shefin e sh\u00ebrbimit, n\u00ebse drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00ebse kryeministrin e vendit e urdh\u00ebrojn\u00eb grupet kriminale dhe grupet e trafikut t\u00eb drog\u00ebs, k\u00ebtu nuk ka m\u00eb shtet. Ky \u00ebsht\u00eb antihteti q\u00eb keni nd\u00ebrtuar ju. ku narkosi cakton ministrat, deputet\u00ebt, drejtor\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm policis\u00eb, drejtor\u00ebt e agjencive kryesore n\u00eb vend, drejtorin\u00eb e kadastr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb em\u00ebrim po i k\u00ebtij zot\u00ebris\u00eb. Pra ju keni dor\u00ebzuar me vet\u00ebdije grupeve kriminale shtetin shqiptar, sepse e dini q\u00eb jan\u00eb k\u00ebto grupe kriminale q\u00eb ju mbajn\u00eb ju.<\/p>\n<p>A nuk ishte Ergys Agasi q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb 12 deputet\u00eb t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste me porosi direkte t\u00eb Edi Ram\u00ebs, qark p\u00ebr qark se kush do votohej nga Xhabaft\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb, kush do votoj nga Suel \u00c7ela n\u00eb Elbasan, kush do votoj nga Troplin\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs, kush do votoj\u00eb nga Bajrat n\u00eb Shkod\u00ebr, e ka me porosi direkte t\u00eb Edi Ram\u00ebs P SMS nuk e dini ju k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Po ju e dini k\u00ebt\u00eb dhe nuk jeni t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb kjo kategori. Iku Fatmir Xhafaj tani nga salla se e kisha nj\u00eb pyetje drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ka qen\u00eb minist\u00ebr drejt\u00ebsie n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb dhe nj\u00eb minist\u00ebr drejt\u00ebsie, ish-minist\u00ebr drejt\u00ebsie nuk mund t\u00eb dal\u00eb kurr\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e drejt\u00ebsis\u00eb. Jo, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk fshin as video, nuk gris as prova, i ka dal\u00eb p\u00ebrpara dhe e ka hetuar. Edhe pse opozita me n\u00eb krye kryetarin e vet\u00eb, kryetarin e grupit, \u00e7do deputet i k\u00ebtij grupi ka ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe ka th\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbimi informativ i shtetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Nuk veproi drejt\u00ebsia, por kur i del p\u00ebrpara me SMS, me video, me foto, \u00e7far\u00eb prisni ju? Prokuror\u00ebt, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt tuaj t&#8217;i grisin, t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg Vlora, Hysenit edhe Argasit. Nuk e b\u00ebn asnj\u00eb prokuror sado i kapur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Po as ju s&#8217;keni vepruar edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb prej jush nuk jan\u00eb kjo kategori dhe thirrja ime sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata. Ka k\u00ebtu deputet\u00eb q\u00eb ka nga 20 vite q\u00eb kan\u00eb ardhur me vot\u00eb qytetar\u00ebve. Mos e pranoni k\u00ebt\u00eb realitet. Ata q\u00eb po ju turprojn\u00eb nuk jan\u00eb socialist\u00eb. s&#8217;kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me Partin\u00eb Socialiste. Pse nuk ngriheni ju t&#8217;i thoni kjo s\u00ebmundje me krye Edi Ram\u00ebn jasht\u00eb Partis\u00eb Socialiste? Sepse krimi nuk ka pun\u00eb me Partin\u00eb Socialiste. Partia Socialiste ashtu si Partia Demokratike jan\u00eb asete komb\u00ebtare me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e veta n\u00eb k\u00ebto 35 vite. Si mund ta shnd\u00ebrroni ju n\u00eb organizat\u00eb kriminale nj\u00eb parti q\u00eb ka qeverisur vendin p\u00ebr vite t\u00ebra.<\/p>\n<p>Ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 14 viteve shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija, po m\u00eb par\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe gj\u00ebra t\u00eb mira ku nj\u00eb pjes\u00eb prej jush kan\u00eb qen\u00eb dhe ministra. Si mund ta pranoni ju kokulur q\u00eb t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb minist\u00ebr edhe thot\u00eb s&#8217;ka ndodhur asgj\u00eb. Sh\u00ebrbimi informativ i shtetit i ulur n\u00eb prerjen e krimit t\u00eb organizuar dhe ju thoni s&#8217;ka ndodhur asgj\u00eb. Si s&#8217;ka ndodhur asgj\u00eb. \u00c7far\u00eb duhet ndodhur m\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb Edi Rama k\u00ebtu t\u00eb jap\u00eb llogari dhe t\u00eb jap\u00eb dorheqjen? \u00c7far\u00eb duhet ndodhur m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? \u00c7far\u00eb prisni ju? Ky \u00ebsht\u00eb momenti zoti kryetar q\u00eb ju si numri dy i shtetit se ju d\u00ebgjova q\u00eb thate p\u00ebrfundoheni ju lutem.<\/p>\n<p>Po e keni ju v\u00ebrtet\u00eb jeni zgjedhur me votat e grupit parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb. Po k\u00ebtu p\u00ebrfaq\u00ebsoni Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb republik\u00eb parlamentare. Dhe n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb parlamentare kryeministri sillet zvar t\u00eb jap\u00eb llogari kur i ka dor\u00ebzuar shtetin krimit t\u00eb organizuar. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb detyra jote sot dhe k\u00ebt\u00eb do b\u00ebr\u00eb se ndryshe k\u00ebtu nuk ka seanc\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza t\u00eb forta n\u00eb drejtim t\u00eb qeveris\u00eb. Ai i b\u00ebri thirrje socialist\u00ebve t\u00eb sjellin Ram\u00ebn n\u00eb Kuvend dhe t\u00eb jap\u00eb llogari se dor\u00ebzoi shtetin n\u00eb duart e krimit t\u00eb organizuar. Bardhi thirrje socialisteve ne Kuvend: Silleni Edi Ramen zvar ketu e t\u00eb jap\u00eb llogari si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154589,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154588","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154588"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154590,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154588\/revisions\/154590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}