{"id":154629,"date":"2026-09-24T16:19:22","date_gmt":"2026-09-24T16:19:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154629"},"modified":"2026-09-24T16:19:22","modified_gmt":"2026-09-24T16:19:22","slug":"safejournalists-presioni-dhe-perpjekja-per-te-diskredituar-gazetaren-nga-ish-drejtoresha-e-shish-ngre-shqetesime-serioze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/24\/safejournalists-presioni-dhe-perpjekja-per-te-diskredituar-gazetaren-nga-ish-drejtoresha-e-shish-ngre-shqetesime-serioze\/","title":{"rendered":"SafeJournalists: Presioni dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb diskredituar gazetaren nga ish-drejtoresha e SHISH ngre shqet\u00ebsime serioze"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Rrjeti SafeJournalists shpreh shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr frik\u00ebsimin publik dhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb diskredituar gazetaren investigative t\u00eb News24, Klodiana Lala, nga Vlora Hyseni, ish-Drejtoresh\u00eb e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH), m\u00eb 24 shtator 2026.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Incidenti ndodhi jasht\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), ku Hyseni u paraqit n\u00eb lidhje me nj\u00eb hetim n\u00eb zhvillim nga Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). Hyseni ndodhet n\u00eb arrest sht\u00ebpie n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi q\u00eb buron nga nj\u00eb hetim m\u00eb i gjer\u00eb mbi nj\u00eb grup t\u00eb dyshuar kriminal, i cili dyshohet p\u00ebr manipulimin e tender\u00ebve publik\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI). N\u00eb dit\u00ebt para incidentit, Lala kishte raportuar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe mbi komunikimet e pretenduara t\u00eb Hysenit me Ergys Agasin, biznesmen dhe nj\u00eb nga figurat qendrore t\u00eb hetimit p\u00ebr AKSHI-n.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Lala e pyeste Hysenin p\u00ebr k\u00ebto komunikime, Hyseni iu p\u00ebrgjigj: \u201cKlodi, si kalon ti n\u00eb takime me agjent\u00ebt serb\u00eb n\u00eb dhomat e hotelit Rogner?\u201d Akuza u b\u00eb publikisht, n\u00eb prani t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe kamerave.<\/p>\n<p>SafeJournalists e konsideron incidentin ve\u00e7an\u00ebrisht serioz, pasi Lala po ushtronte detyr\u00ebn e saj profesionale dhe po pyeste nj\u00eb ish-zyrtare t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb qart\u00eb publik, kur v\u00ebmendja u zhvendos drejt vet\u00eb gazetares. Lidhja publike e nj\u00eb gazetareje investigative me sh\u00ebrbime t\u00eb huaja t\u00eb inteligjenc\u00ebs mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e saj dhe ta ekspozoj\u00eb ndaj ngacmimeve, k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe rreziqeve p\u00ebr sigurin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese duke pasur parasysh fushatat e m\u00ebparshme denigruese dhe ngacmimet ndaj Lal\u00ebs n\u00eb lidhje me raportimin e saj mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar.<\/p>\n<p><em>Pozicioni i Hysenit e b\u00ebn deklarat\u00ebn edhe m\u00eb serioze. Pretendimi i saj se ka dijeni se me k\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar Lala dhe ku jan\u00eb zhvilluar k\u00ebto takime ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e mundsh\u00ebm t\u00eb informacionit t\u00eb privilegjuar t\u00eb siguruar p\u00ebrmes strukturave shtet\u00ebrore t\u00eb inteligjenc\u00ebs. Kjo ka pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb e gazetar\u00ebve, mund\u00ebsin\u00eb e mbik\u00ebqyrjes dhe konfidencialitetin e kontakteve dhe burimeve t\u00eb tyre profesionale.<\/em><\/p>\n<p><em>Deklarata ngre gjithashtu pik\u00ebpyetje n\u00ebse informacione mbi l\u00ebvizjet apo kontaktet profesionale t\u00eb Lal\u00ebs jan\u00eb aksesuar ose p\u00ebrdorur nga strukturat e inteligjenc\u00ebs. Shqet\u00ebsime t\u00eb tilla mund t\u00eb dekurajojn\u00eb burimet q\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb me gazetar\u00ebt dhe t\u00eb pengojn\u00eb raportimin investigativ mbi \u00e7\u00ebshtje sensitive.<\/em><\/p>\n<p><em>Incidenti ngre gjithashtu shqet\u00ebsime p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e mundsh\u00ebm t\u00eb autoritetit ose informacionit t\u00eb inteligjenc\u00ebs. P\u00ebrdorimi i informacionit t\u00eb siguruar p\u00ebrmes strukturave t\u00eb inteligjenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar ose diskredituar nj\u00eb gazetare do t\u00eb cenonte konfidencialitetin e burimeve dhe raportimin e pavaru<\/em>r.<\/p>\n<p>SafeJournalists i b\u00ebn thirrje Vlora Hysenit t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb menj\u00ebher\u00eb akuz\u00ebn ndaj Klodiana Lal\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrmbahet nga deklarata t\u00eb m\u00ebtejshme q\u00eb mund ta frik\u00ebsojn\u00eb, diskreditojn\u00eb ose rrezikojn\u00eb gazetaren.<\/p>\n<p>Rrjeti i b\u00ebn thirrje SHISH-it dhe institucioneve kompetente t\u00eb mbik\u00ebqyrjes dhe drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb verifikojn\u00eb n\u00ebse ndonj\u00eb informacion i mbajtur apo i siguruar p\u00ebrmes strukturave shtet\u00ebrore t\u00eb inteligjenc\u00ebs mbi Klodiana Lal\u00ebn, l\u00ebvizjet, komunikimet apo kontaktet e saj profesionale \u00ebsht\u00eb aksesuar, b\u00ebr\u00eb publik apo p\u00ebrdorur n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb incident, duke garantuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbrojtjen e plot\u00eb t\u00eb burimeve konfidenciale dhe komunikimeve profesionale t\u00eb gazetares.<\/p>\n<p>Autoritetet shqiptare duhet gjithashtu t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb \u00e7do rritje t\u00eb rrezikut p\u00ebr sigurin\u00eb e Lal\u00ebs pas k\u00ebsaj akuze dhe t\u00eb reagojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb ndaj \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnimi, ngacmimi apo forme tjet\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnjestrimit.<\/p>\n<p>Organizata\u00a0thekson se gazetar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb hetojn\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari nga zyrtar\u00eb aktual\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm pa iu n\u00ebnshtruar frik\u00ebsimit, akuzave p\u00ebr munges\u00eb besnik\u00ebrie apo insinuatave se kontaktet e tyre profesionale konfidenciale po monitorohen. Sjellje t\u00eb tilla rrezikojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb efekt frik\u00ebsues jo vet\u00ebm p\u00ebr gazetaren e sh\u00ebnjestruar, por edhe p\u00ebr komunitetin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb medias dhe p\u00ebr burimet e gatshme t\u00eb japin informacion n\u00eb interes t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Rrjeti SafeJournalists do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta ndjek\u00eb rastin dhe do t\u00eb informoj\u00eb aktor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs komb\u00ebtar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr zhvillimet e m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb \u2013 Shkup \u2013 Sarajev\u00eb \u2013 Zagreb \u2013 Beograd \u2013 Podgoric\u00eb \u2013 Tiran\u00eb, 24 shtator 2026<\/strong><\/p>\n<p>Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Shoqata e Gazetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb<\/p>\n<p>Shoqata e Gazetar\u00ebve BH<\/p>\n<p>Shoqata Kroate e Gazetar\u00ebve<\/p>\n<p>Shoqata e Pavarur e Gazetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb<\/p>\n<p><strong><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/September\/24\/klodi1790254325.jpg?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Klodiana Lala<\/em><\/strong>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjeti SafeJournalists shpreh shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr frik\u00ebsimin publik dhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb diskredituar gazetaren investigative t\u00eb News24, Klodiana Lala, nga Vlora Hyseni, ish-Drejtoresh\u00eb e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH), m\u00eb 24 shtator 2026. Incidenti ndodhi jasht\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), ku Hyseni u paraqit n\u00eb lidhje me nj\u00eb hetim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154630,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154629","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154629"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154629\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154631,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154629\/revisions\/154631"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}