{"id":154638,"date":"2026-09-24T16:45:20","date_gmt":"2026-09-24T16:45:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154638"},"modified":"2026-09-24T16:45:20","modified_gmt":"2026-09-24T16:45:20","slug":"ps-rrezoi-kerkesen-e-pd-per-rastin-e-ish-drejtores-se-shish-rel-berisha-kerkoi-doreheqjen-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/24\/ps-rrezoi-kerkesen-e-pd-per-rastin-e-ish-drejtores-se-shish-rel-berisha-kerkoi-doreheqjen-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"PS rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e PD p\u00ebr rastin e ish-drejtores s\u00eb SHISH\/ REL: Berisha k\u00ebrkoi dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata e Posa\u00e7me vendosi vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit sht\u00ebpiak ndaj ish-drejtueses s\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH) n\u00eb Shqip\u00ebri, Vlora Hyseni, e cila t\u00eb enjten doli para gjykat\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Hyseni ishte brenda gjykat\u00ebs p\u00ebr disa or\u00eb dhe doli para trupit gjykues si e dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201czbulimi i t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d dhe \u201cp\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata po ashtu ka vendosur ndalimin e publikimit t\u00ebr\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor ndaj Hysenit, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve paraprake.<\/p>\n<p>Hyseni u shkarkua t\u00eb mart\u00ebn nga detyra e drejtueses s\u00eb sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb vendit, pasi gjykata urdh\u00ebroi vendosjen e saj n\u00eb arrest sht\u00ebpiak, n\u00ebn dyshimin se ka nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb klasifikuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Holl\u00ebsi mbi t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb dyshohet se jan\u00eb zbuluar nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Por, sipas burimeve, t\u00eb dh\u00ebna sekrete dyshohet se i jan\u00eb dor\u00ebzuar Ergys Agasit, nj\u00eb prej biznesmen\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimin lidhur me nj\u00eb rast korrupsioni n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), ku po hetohen dyshime p\u00ebr veprimtari kriminale dhe manipulim t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit publik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr zyrtar\u00ebsh shtet\u00ebror\u00eb dhe biznesmen\u00ebsh jan\u00eb arrestuar ose po hetohen p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb parave publike n\u00eb AKSHI.<\/p>\n<p>Hetimi ndaj Hysenit ka ngritur pik\u00ebpyetje edhe p\u00ebr sigurin\u00eb institucionale dhe komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Para gjykat\u00ebs kan\u00eb dal\u00eb edhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po hetohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij hetimi, nj\u00ebri punonj\u00ebs i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe tjetri biznesmen. Ata jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasje n\u00eb Kuvend p\u00ebr rastin Hyseni<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, rasti i Hysenit ka shkaktuar p\u00ebrplasje edhe n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica parlamentare rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr ndryshimin e rendit t\u00eb dit\u00ebs dhe zhvillimin e debatit p\u00ebr rastin e ish-drejtores s\u00eb SHISH-it.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs rrethuan foltoren, nd\u00ebrsa seanca u nd\u00ebrpre p\u00ebr disa minuta.<\/p>\n<p>Seanca u nd\u00ebrpre pas fjal\u00ebs s\u00eb kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Kuvendi nuk mund t\u00eb diskutonte asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr pa trajtuar rastin e Hysenit. Megjithat\u00eb, shumica parlamentare miratoi ligjet n\u00eb rendin e dit\u00ebs, edhe pse deputet\u00ebt e PD-s\u00eb mbanin t\u00eb bllokuar foltoren dh\u00eb l\u00ebshonin thirrje p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb kryeministrit, Edi Rama, dhe Qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebrkoi dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cil\u00ebsuar situat\u00ebn e krijuar pas hetimit ndaj ish-drejtores s\u00eb SHISH-it si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb parlamenti i Ergys Agasit\u201d, deklaroi Berisha.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se em\u00ebrimi i Hysenit n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me sh\u00ebrbimet partnere.<\/p>\n<p>\u201cKa r\u00ebn\u00eb siguria komb\u00ebtare\u201d, tha Berisha, duke k\u00ebrkuar hetim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Berisha pretendoi gjithashtu se Hyseni e kishte pajisur \u201corganizat\u00ebn kriminale t\u00eb Ergys Agasit\u201d me mjete t\u00eb sofistikuara q\u00eb, sipas tij, ishin bler\u00eb me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb ose ishin dhuruar nga partner\u00ebt p\u00ebr nevoja t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 rezulton [Vlora Hyseni] e ka pajisur organizat\u00ebn kriminale t\u00eb Ergys Agasit me mjetet m\u00eb t\u00eb sofistikuara. Aty n\u00eb zyr\u00eb q\u00eb krijoi [Agasi], t\u00eb pajisur me t\u00eb gjitha mjetet m\u00eb t\u00eb sofistikuara, t\u00eb blera nga taksapaguesit shqiptar\u00eb ose dhurat\u00eb e partner\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebr v\u00ebzhgimin e armiqve, jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb gjitha q\u00ebllimet e ul\u00ebta t\u00eb luft\u00ebs brenda klaneve\u201d, tha Berisha n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Pretendimet e tij nuk jan\u00eb konfirmuar n\u00eb informacionet e b\u00ebra publike deri tani p\u00ebr hetimin.<\/p>\n<p>Para votimit, grupi parlamentar i PD-s\u00eb kishte k\u00ebrkuar q\u00eb Kuvendi t\u2019i k\u00ebrkonte kryeministrit Rama informacione dhe shpjegime p\u00ebr em\u00ebrimin e Hysenit n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it dhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e saj gjat\u00eb drejtimit t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb urgjentisht nga kryeministri Edi Rama q\u00eb t\u00eb jap\u00eb informacione dhe shpjegime mbi p\u00ebrzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, duke pasur parasysh rekordet e saj problematike n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, si dhe veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb drejtimin e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, t\u00eb debatoj\u00eb mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale, si dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb marrjen e masave t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar fenomene t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e grupit t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt kishin k\u00ebrkuar q\u00eb nga rendi i dit\u00ebs t\u00eb hiqeshin interpelancat e parashikuara me ministrin e Mjedisit dhe at\u00eb t\u00eb Arsimit dhe t\u00eb shtohej nj\u00eb pik\u00eb e re: \u201cKontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situat\u00ebn n\u00eb SHISH\u201d.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb Kuvendit, dhjet\u00ebra qytetar\u00eb protestuan, nd\u00ebrsa policia rrethoi p\u00ebrreth nd\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar afrimin e protestuesve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb protest\u00ebs pati disa momente tensioni dhe p\u00ebrplasje mes policis\u00eb dhe qytetar\u00ebve dhe disa protestues u shoq\u00ebruan n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Protesta ishte pjes\u00eb e tubimeve t\u00eb p\u00ebrditshme kund\u00ebr Qeveris\u00eb, por zhvillimet n\u00eb SHISH dhe masa e siguris\u00eb ndaj Hysenit jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb nga temat kryesore t\u00eb protestuesve.<\/p>\n<p><strong>Qeveria: P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb individuale<\/strong><\/p>\n<p>Para nisjes s\u00eb seanc\u00ebs, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Toni Gogu, u pyet nga gazetar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb Qeveris\u00eb dhe shumic\u00ebs lidhur me rastin Hyseni.<\/p>\n<p>Gogu tha se p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb individuale dhe se Qeveria e ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike duke e shkarkuar Hysenin nga drejtimi i SHISH-it dhe duke siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e institucionit me nj\u00eb drejtues t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ai theksoi se duhet pritur p\u00ebrfundimi i procesit p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb institucion.<\/p>\n<p>Opozita e ka lidhur \u00e7\u00ebshtjen edhe me marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me NATO-n, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se, n\u00ebse do t\u00eb konfirmohej komprometimi i informacionit t\u00eb nj\u00eb aleati, mund t\u00eb rishikohej shkalla e besimit dhe mekanizmat e shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>NATO-ja nuk deshi t\u00eb komentonte p\u00ebr rastin kur u pyet nga Radio Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p><strong>Nga AKI-ja n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it<\/strong><\/p>\n<p>Vlora Hyseni, e cila \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga Kosova, kishte drejtuar SHISH-in q\u00eb nga viti 2023.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, ajo kishte sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb e Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI).<\/p>\n<p>Hyseni u shkarkua nga ky post n\u00eb vitin 2021 nga presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk dha holl\u00ebsi p\u00ebr arsyet e shkarkimit. N\u00eb komunikat\u00ebn e at\u00ebhershme thuhej se vendimi ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb Ligjin p\u00ebr AKI-n\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn komunikat\u00eb p\u00ebrmendej se \u201czbulimi ose mosruajtja e informacioneve t\u00eb klasifikuara\u201d p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Pas largimit nga AKI-ja, Hyseni u b\u00eb k\u00ebshilltare p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare e kryeministrit Edi Rama n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, ajo u em\u00ebrua drejtuese e SHISH-it n\u00eb Shqip\u00ebri. Para dekretimit t\u00eb saj, opozita shqiptare i kishte k\u00ebrkuar presidentit Bajram Begaj t\u00eb merrte informacione p\u00ebr arsyet e shkarkimit t\u00eb Hysenit nga AKI-ja.\/ REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me vendosi vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit sht\u00ebpiak ndaj ish-drejtueses s\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH) n\u00eb Shqip\u00ebri, Vlora Hyseni, e cila t\u00eb enjten doli para gjykat\u00ebs. Hyseni ishte brenda gjykat\u00ebs p\u00ebr disa or\u00eb dhe doli para trupit gjykues si e dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201czbulimi i t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d dhe \u201cp\u00ebrkrahja e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154639,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154638","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154640,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154638\/revisions\/154640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}