{"id":154665,"date":"2026-09-25T08:22:45","date_gmt":"2026-09-25T08:22:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154665"},"modified":"2026-09-25T08:22:45","modified_gmt":"2026-09-25T08:22:45","slug":"te-ndihmojme-shish-te-mbroje-shtetin-nga-krimi-dhe-jo-krimin-nga-shteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/25\/te-ndihmojme-shish-te-mbroje-shtetin-nga-krimi-dhe-jo-krimin-nga-shteti\/","title":{"rendered":"T\u00eb ndihmojm\u00eb SHISH t\u00eb mbroj\u00eb Shtetin nga krimi, dhe jo krimin nga Shteti!!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sipas kuadrit ton\u00eb ligjor, drejtori i SHISH em\u00ebrohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, me propozimin e kryeministrit. Kjo e b\u00ebn kryeministrin nj\u00eb aktor t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb personit q\u00eb do t\u00eb drejtoj\u00eb sh\u00ebrbimin informativ.<br \/>\n<strong><em>P\u00ebrgjegj\u00ebsia fatale e Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjen e Vlora Hysenit si drejtuese e SHISH<\/em><\/strong><br \/>\nFakti q\u00eb Rama e em\u00ebroi k\u00ebshilltaren e tij t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrpara se sa ta propozonte p\u00ebr drejtuese t\u00eb SHISH, e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike dhe institucionale t\u00eb drejtuesit t\u00eb sektit n\u00eb qeverisje. Kjo, pasi pushteti politik nuk mund t\u00eb shmang\u00eb pyetjet legjitime q\u00eb lindin nga m\u00ebnyra se si p\u00ebrzgjidhen dhe kontrollohen funksionar\u00ebt q\u00eb mbajn\u00eb postet m\u00eb sensitive t\u00eb shtetit, dhe q\u00eb pastaj jan\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr lidhje me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<br \/>\nN\u00eb shkrimin e tij t\u00eb sot\u00ebm \u201cPse arrestimi i kreut t\u00eb SHISH \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim shtet\u00ebror\u201d, Evarist Beqiri, studjues i shk\u00eblqyer dhe ekspert i siguris\u00eb, thekson se \u201cEm\u00ebrimi i nj\u00eb individi t\u00eb shkarkuar m\u00eb par\u00eb nga inteligjenca n\u00eb Prishtin\u00eb dhe katapultimi i saj, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, pa kaluar filtrat e ashp\u00ebr t\u00eb vettingut, tregoi se si elitat tona politike i p\u00ebrdorin sh\u00ebrbimet si shp\u00ebrblim besnik\u00ebrie. K\u00ebshtu u instalua \u201clidershipi i helmatisur\u201d, nj\u00eb model ku besnik\u00ebria ndaj pushtetit z\u00ebvend\u00ebsoi at\u00eb ndaj ligjit&#8230; N\u00ebse inteligjenca kthehet n\u00eb veg\u00ebl qorre t\u00eb pushtetit, shteti humbet busull\u00ebn. Kjo ngjarje provon dramatikisht se teknologjia dhe pushteti vlejn\u00eb zero, pa institucione t\u00eb forta dhe individ\u00eb me integritet.\u201d.<br \/>\nMe Vlora Hysenin k\u00ebshilltare p\u00ebr sigurin\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe m\u00eb pas propozuar p\u00ebr nj\u00eb post kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, jo vet\u00ebm opozita, por mbar\u00eb opinioni publik dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb mbi kriteret e p\u00ebrzgjedhjes, procesin e verifikimit dhe informacionin q\u00eb ka shoq\u00ebruar k\u00ebt\u00eb vendimmarrje si drejtuese e SHISH. Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shpjegime konkrete: \u00e7far\u00eb dinte kryeministri dhe dinin institucionet, kur e dinin dhe cilat procedura verifikimi u p\u00ebrdor\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb shtet ligjor, k\u00ebto pyetje jan\u00eb pjes\u00eb e llogaridh\u00ebnies publike. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHISH-it, \u00e7do dyshim serioz q\u00eb prek drejtimin e tij duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb institucionale. P\u00ebrgjigjja duhet t\u00eb vij\u00eb nga dokumentet, procedurat, kronologjia e verifikimeve dhe institucionet kompetente.<br \/>\n<strong><em>T\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb sa ka hyr\u00eb bota e krimit n\u00eb SHISH!<\/em><\/strong><br \/>\nN\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet personale t\u00eb Hysenit kan\u00eb krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr akses nga bota e krimit n\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar, ndikim mbi burime informative, nd\u00ebrhyrje n\u00eb procedurat e SHISH-it apo orientim t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb tij, ne k\u00ebtu kemi problem t\u00eb mpreht\u00eb dhe t\u00eb madh t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nSHISH nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i zakonsh\u00ebm administrativ. Informacioni q\u00eb prodhon lidhet me sigurin\u00eb komb\u00ebtare, me krimin e organizuar, me terrorizmin, me rreziqet ndaj rendit kushtetues dhe me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tjera strategjike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do dyshim se nj\u00eb person jasht\u00eb strukturave t\u00eb shtetit mund t\u00eb ket\u00eb pasur ndikim mbi informacionin ose vendimmarrjen e sh\u00ebrbimit k\u00ebrkon nj\u00eb verifikim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb sesa thjesht p\u00ebrcaktimi i natyr\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies personale.<br \/>\nNe si deputet\u00eb, krahas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb kryeministrit, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebij megaskandali, duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje me interes komb\u00ebtar:<br \/>\nA ka pasur krimi i organizuar akses, drejtp\u00ebrdrejt ose n\u00ebp\u00ebrmjet personave t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar ose t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb SHISH-it?; A ka ekzistuar ndonj\u00eb komunikim apo nd\u00ebrmjet\u00ebsim, p\u00ebrmes t\u00eb cilit krimi i organizuar mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar n\u00eb prioritetet operative ose informative t\u00eb institucionit? A jan\u00eb marr\u00eb vendime brenda SHISH-it, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb ndikuar nga interesat e krimit t\u00eb organizuar dhe a ka pasur raste kur informacioni i prodhuar nga SHISH \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb tek persona q\u00eb nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb ta merrnin at\u00eb, duke interferuar me krimin e organizuar?<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt themelet e Shtetit dhe interesin publik. Publikimi i bisedave personale nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga thelbi, q\u00eb konsiston n\u00eb kryepyetjen: a jan\u00eb cenuar sekretet shtet\u00ebrore, siguria komb\u00ebtare dhe informacionet e shk\u00ebmbyera me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb?<br \/>\n<strong>T\u00eb p\u00ebrcaktohet qart\u00eb d\u00ebmi q\u00eb kontaktet e paautorizuara t\u00eb Hysenit i kan\u00eb shkaktuar SHISH<\/strong><br \/>\nNuk mjafton t\u00eb p\u00ebrcaktohet, n\u00ebse ish-drejtuesja Hyseni ka pasur kontakte me persona t\u00eb caktuar. Duhet t\u00eb zbulohet, n\u00ebse k\u00ebto kontakte kan\u00eb prodhuar pasoja konkrete t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr funksionimin e institucionit. Duhet t\u00eb verifikohet n\u00ebse zyrtar\u00eb t\u00eb SHISH-it kan\u00eb leht\u00ebsuar kontakte t\u00eb paautorizuara, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb fshehur ose manipuluar dokumentacion institucional, n\u00ebse informacione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nuk jan\u00eb raportuar n\u00eb zinxhirin p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb penguar ndonj\u00eb kontroll i brendsh\u00ebm ose i jasht\u00ebm, apo n\u00ebse ka pasur nd\u00ebrhyrje n\u00eb ruajtjen e provave dhe gjurm\u00ebve dokumentare apo elektronike.<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja q\u00eb k\u00ebrkon verifikim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm \u00ebsht\u00eb ajo e fshirjes s\u00eb pamjeve filmike t\u00eb takimeve. N\u00ebse ekzistojn\u00eb regjistrime q\u00eb, sipas rregullave t\u00eb siguris\u00eb, duhet t\u00eb ruheshin dhe ato jan\u00eb fshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht teknike. Duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet se kush kishte akses te sistemet e regjistrimit, kush autorizoi fshirjen, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ajo dhe n\u00ebse jan\u00eb respektuar procedurat e ruajtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<br \/>\nAsgj\u00ebsimi i nj\u00eb raporti t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb vitit 2023 duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e verifikimit. Duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet \u00e7far\u00eb statusi dokumentar kishte raporti, cilat ishin rregullat p\u00ebr ruajtjen e tij, kush kishte kompetenc\u00eb p\u00ebr administrimin ose asgj\u00ebsimin e dokumentit dhe n\u00ebse k\u00ebto procedura jan\u00eb zbatuar.<br \/>\nN\u00ebse dokumenti p\u00ebrmbante t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb lidhen me nj\u00eb rrezik t\u00eb siguris\u00eb, me nj\u00eb konflikt interesi ose me nj\u00eb informacion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm operacional, at\u00ebher\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e tij b\u00ebhet akoma dhe m\u00eb e madhe.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ve\u00e7an\u00ebrisht sensitive dhe e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb kontraktimi, p\u00ebrmes procedurave sekrete, t\u00eb personave t\u00eb palicencuar p\u00ebr sigurin\u00eb informatike t\u00eb SHISH-it. Hetimi duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse k\u00ebta persona jan\u00eb kontraktuar, \u00e7far\u00eb autorizimesh dhe certifikimesh sigurie kan\u00eb pasur, n\u00eb \u00e7far\u00eb sistemesh kan\u00eb pasur akses dhe kush e ka autorizuar p\u00ebrfshirjen e tyre.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb institucion inteligjence, siguria kibernetike nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje e administrimit t\u00eb nj\u00eb sistemi IT. Ajo lidhet drejtp\u00ebrdrejt me mbrojtjen e burimeve, komunikimeve, identiteteve, dokumenteve dhe informacionit t\u00eb klasifikuar.<br \/>\n<strong><em>Skandali n\u00eb SHISH dhe dimensioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/em><\/strong><br \/>\nSHISH-i nuk funksionon i izoluar nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sidomos ata amerikan\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve inteligjente t\u00eb vendeve kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian.<br \/>\nBashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet sh\u00ebrbimeve inteligjente bazohet n\u00eb nj\u00eb parim themelor: besimin se informacioni i shk\u00ebmbyer do t\u00eb ruhet, do t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllimet e autorizuara dhe do t\u00eb mbrohet nga akseset e paautorizuara.<br \/>\nSHISH-i \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij rrjeti bashk\u00ebpunimi. Shqip\u00ebria, si an\u00ebtare e NATO-s dhe kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, bashk\u00ebpunon me partner\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb fushat e siguris\u00eb komb\u00ebtare, terrorizmit, krimit t\u00eb organizuar, kund\u00ebrspiunazhit dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve hibride.<br \/>\nPrandaj, n\u00ebse nj\u00eb hetim do t\u00eb provonte se informacion i klasifikuar \u00ebsht\u00eb ekspozuar ndaj personave t\u00eb paautorizuar, \u00e7\u00ebshtja do t\u00eb kishte potencialisht edhe dimension nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, marr\u00ebdh\u00ebniet e siguris\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Bashk\u00ebpunimi n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs p\u00ebrfshin shk\u00ebmbimin e informacionit dhe koordinimin kund\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb prekin t\u00eb dyja vendet.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7do dyshim p\u00ebr cenimin e informacionit t\u00eb klasifikuar do t\u00eb k\u00ebrkonte verifikim t\u00eb kujdessh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse informacion i siguris\u00eb, i marr\u00eb nga partner\u00ebt amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur.<br \/>\nVet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje e bazuar n\u00eb prova mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse ka pasur apo jo pasoja n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e inteligjenc\u00ebs Shqip\u00ebri\u2013SHBA, dhe kjo p\u00ebrgjigje u duhet b\u00ebr\u00eb e njohur partner\u00ebve amerikan\u00eb .<br \/>\nI nj\u00ebjti parim vlen p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me sh\u00ebrbimet e vendeve kryesore evropiane. Franca, Gjermania, Italia dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb kan\u00eb struktura t\u00eb fuqishme t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe t\u00eb siguris\u00eb me t\u00eb cilat Shqip\u00ebria bashk\u00ebpunon n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.<br \/>\nN\u00ebse informacion i klasifikuar i shk\u00ebmbyer me k\u00ebto vende do t\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb incident sigurie, at\u00ebher\u00eb SHISH ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb informoj\u00eb partnerin p\u00ebrkat\u00ebs nga BE, duke e siguruar p\u00ebr siguri maksimale k\u00ebtej e tutje. K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje profesionale dhe institucionale, jo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhen p\u00ebrmes deklaratave politike.<br \/>\nN\u00ebse institucionet shqiptare reagojn\u00eb me hetim profesional, identifikojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit, forcojn\u00eb kontrollet dhe garantojn\u00eb mbrojtjen e informacionit t\u00eb klasifikuar, kjo mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe si mekaniz\u00ebm p\u00ebr rikthimin ose forcimin e besimit institucional.<br \/>\n<strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\nPunonj\u00ebsit e ndersh\u00ebm dhe profesionist\u00eb t\u00eb SHISH nuk duhen identifikuar me drejtuesit kriminal\u00eb. Ata duhet t\u00eb mbrohen dhe t\u00eb inkurajohen, q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nJu ftoj t\u00eb gjith\u00ebve Ju, edhe Ju deputet\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs, q\u00eb ta trajtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb si \u00e7\u00ebshtje prioritare t\u00eb siguris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, me transparenc\u00eb, kontroll institucional dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike.<br \/>\nSi deputet i Partis\u00eb Demokratike, k\u00ebrkoj hetim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pavarur mbi \u00e7do dep\u00ebrtim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb krimit n\u00eb SHISH, verifikimin e \u00e7do informacioni t\u00eb klasifikuar q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb cenuar ose shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, hetimin e zinxhirit drejtues dhe politik q\u00eb lejoi ose mbuloi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, informimin transparent t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb NATO-s p\u00ebr p\u00ebrmasat e cenimit t\u00eb mundsh\u00ebm, si dhe dor\u00ebheqjen e menjehershme t\u00eb Edi Ram\u00ebs, si jo vet\u00ebm si Autokrati dhe Shkat\u00ebrruesi i Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe si personi q\u00eb e mori k\u00ebshilltare dhe pastaj e propozoi Vlora Hysenin si drejtuesen e SHISH-it, dhe q\u00eb mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore fatale politike t\u00eb k\u00ebtij megaskandali.<br \/>\nV.o: Disktutim i p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019u mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn e dit\u00ebs s\u00eb enjte 24 shtator, e cila \u00e7udit\u00ebrisht u mbyll pa diskutime deputet\u00ebsh, t\u00eb penguara nga kryetari Niko Peleshi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Sipas kuadrit ton\u00eb ligjor, drejtori i SHISH em\u00ebrohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, me propozimin e kryeministrit. Kjo e b\u00ebn kryeministrin nj\u00eb aktor t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb personit q\u00eb do t\u00eb drejtoj\u00eb sh\u00ebrbimin informativ. P\u00ebrgjegj\u00ebsia fatale e Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjen e Vlora Hysenit si drejtuese e SHISH Fakti q\u00eb Rama &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-154665","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154666,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154665\/revisions\/154666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}