{"id":154698,"date":"2026-09-25T10:00:28","date_gmt":"2026-09-25T10:00:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154698"},"modified":"2026-09-25T10:00:28","modified_gmt":"2026-09-25T10:00:28","slug":"doreheqja-urgjente-e-edi-rames-nuk-eshte-me-vetem-nje-kerkese-e-opozites-por-edhe-e-nderkombetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/25\/doreheqja-urgjente-e-edi-rames-nuk-eshte-me-vetem-nje-kerkese-e-opozites-por-edhe-e-nderkombetareve\/","title":{"rendered":"Dor\u00ebheqja urgjente e Edi Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e opozit\u00ebs, por edhe e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong> <span class=\"date\"><strong>Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/span><\/p>\n<div class=\"oped-rm\"><img decoding=\"async\" class=\"img-circle\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/author\/2026\/January\/10\/ndricim_kulla1768071173.png?width=100&amp;height=100&amp;resize=fill&amp;enlarge=1&amp;g=ce\" \/><\/div>\n<div id=\"rekl-3\">N\u00ebse konjukturat gjeopolitike dhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e epok\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar ku po jetojm\u00eb, me luft\u00ebra e konflikte, i kan\u00eb detyruar t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebta ose t\u00eb ken\u00eb mbyllur nj\u00eb sy, p\u00ebrpara prioriteteve t\u00eb tjera, tanim\u00eb kjo alibi ka r\u00ebn\u00eb. Tanim\u00eb, skandali i cenimit t\u00eb siguris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare prek nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb ato organizma e institucione ku ne aderojm\u00eb ose jemi an\u00ebtar\u00eb, prek dhe cenon direkt edhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendeve t\u00eb tyre.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e opozit\u00ebs, q\u00eb me vite e ka dokumentuar rrezikun e regjimit Rama t\u00eb lidhur me krimin dhe trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, n\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb as edhe popullin shqiptar, rinin\u00eb e s\u00eb ardhmes s\u00eb tij, q\u00eb tash 100 e ca dit\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb shesh, kund\u00ebr tij personalisht, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebng\u00eb e bejte p\u00ebr dor\u00ebheqjen, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt s\u00eb fundi duhet t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb edhe sh\u00ebrbimet e tyre sekrete, raportet e tyre p\u00ebr rrezikun q\u00eb u kanoset siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendeve t\u00eb tyre, nga bandat shqiptare, t\u00eb cilave u fiken radar\u00ebt e shtetit shqiptar, q\u00eb t\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb lirisht n\u00eb Europ\u00eb e n\u00eb bot\u00eb pun\u00ebt e tyre t\u00eb pista. Nuk ka turp a gj\u00ebm\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe diskreditimi, se sa ky q\u00eb ti i ke l\u00ebn\u00eb, o Edi Rama, vendit ton\u00eb, n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar!<\/p>\n<p>N\u00ebse Balluku e Veliaj ishin veglat e tua politike, dil e thuaj tanim\u00eb publikisht, se Agasi e Vlora Hyseni jan\u00eb veglat e tua t\u00eb n\u00ebndheshme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb krimit dhe grupeve kriminale. Po, po. Q\u00eb t\u00eb dy jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tu m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, madje p\u00ebr Vlor\u00ebn Hysenin ti ke luftuar me opozit\u00ebn q\u00eb e ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb Kuvend, dhe m\u00eb e keqja, ke shp\u00ebrfillur shkarkimin dhe njollosjen e saj me fakte p\u00ebr rrjedhje t\u00eb q\u00ebllimshme informacioni sekret nga institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dil e p\u00ebrgjigju popullit e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, pse mbaruan profesionist\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb ti t\u00eb zgjedh\u00ebsh p\u00ebr interes t\u00eb kalenderit t\u00ebnd antikomb\u00ebtar, si matuf i rrjedhur q\u00eb je transformuar, po t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e shkarkojn\u00eb, e t\u00eb shoq\u00ebruar me lidhje dhe CV t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr postin? Pse, se dije ti, o tuhaf trushp\u00eblar\u00eb, se si k\u00ebshilltarja jote e siguris\u00eb, ajo nuk mund t\u2019i kalonte testet e pajisjes me dy certifikatat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb shteti? Si i mori ajo k\u00ebto dy certifikata? A mos vall\u00eb i falsifikoi? Kush ia falsifikoi? Kush i jep asaj fuqin\u00eb t\u00eb fik\u00eb radar\u00ebt e nj\u00eb shteti? Se s\u2019ka teveqel, si ty, q\u00eb t\u00eb besoj\u00eb se radar\u00ebt i fik nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, dhe t\u00eb tjer\u00ebt nuk shohin, nuk din\u00eb?<\/p>\n<p>Jo, jo, ti nuk je as tuhaf, as teveqel e as matuf, as p\u00ebrgjegj\u00ebsia e Hysenit nuk \u00ebsht\u00eb personale, ashtu si\u00e7 po p\u00ebrflitet shum\u00eb n\u00eb mediat e pushtetit. Po nj\u00eblloj, dua t\u2019i shkel me k\u00ebmb\u00eb edhe arsyetimet e luft\u00ebs s\u00eb brendshme p\u00ebr pushtet. E aq m\u00eb keq t\u00eb flas p\u00ebr jet\u00ebn paralele t\u00eb orgjive apo erotik\u00ebn destruktive t\u00eb pushtetit. Jo, jo, ti je i q\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, e ke zgjedhur pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ves q\u00eb ajo ka, t\u00eb rrjedh\u00eb informacionin. Po ku vall\u00eb? P\u00ebr \u00e7far\u00eb? E ke drejtuar, e ke mbrojtur dhe ke mbyllur t\u00eb gjith\u00eb syt\u00eb e vesh\u00ebt e shtetit, q\u00eb t\u00eb mos pyeste e kontrollonte se \u00e7far\u00eb b\u00ebhej me radar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vep\u00ebr e till\u00eb nuk i takon dot as SHISH e as kryetares s\u00eb saj, i takon kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb je ti, Edi Rama, dhe presidentit t\u00ebnd t\u00eb zgjedhur q\u00eb po e shtr\u00ebngon fort si noter. Nj\u00eb fuqi t\u00eb till\u00eb s\u2019e ka askush, as Agasi, as Hyseni, e ka hosteni yt, Edi Rama, sepse ti i p\u00ebrdor aty t\u00eb dy si guri i qoshes q\u00eb je, i mafies shqiptare t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ndaj, njer\u00ebzit po tromaksen nga \u00e7far\u00eb po d\u00ebgjojn\u00eb, nj\u00eb shtet i t\u00ebr\u00eb q\u00eb fiket p\u00ebrpara krimit. E t\u00eb mendosh q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pjesa romantike e ajsbergut t\u00eb krimit. Po pjesa kriminale, po pjesa brutale e p\u00ebrdorimit t\u00eb shtetit deri ku shkon?<\/p>\n<p>Nuk po flas p\u00ebr opozitar\u00ebt, se tashm\u00eb ata e din\u00eb mir\u00eb se kush je ti, as p\u00ebr rinin\u00eb e p\u00ebrditshme n\u00eb shesh, se ajo t\u2019i ka b\u00ebr\u00eb vez\u00eb e domate fjal\u00ebt e propagand\u00ebn boshe, po flas p\u00ebr socialist\u00ebt q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend. Nj\u00eb shtet q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr drog\u00eb e pun\u00eb t\u00eb pista, infekton t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, na infekton dhe jet\u00ebn ton\u00eb, na mbyt, na asfikson, na vdes. Asnj\u00eb fjal\u00eb, asnj\u00eb reagim, qoft\u00eb edhe nga nj\u00eb deputet i vet\u00ebm, tregon se p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik i Partis\u00eb Socialiste ka r\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb i mbuluar nga turp\u00ebrimi historik i shtetit, nga gj\u00ebma komb\u00ebtare e nj\u00eb shteti kriminal. Propaganda e nacionalizmit dhe mbrojtja e U\u00c7K-s\u00eb, n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb mbuluar me hirin e r\u00ebnies s\u00eb shtetit shqiptar. Iu takon socialist\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb dalin n\u00eb shesh e t\u00eb mbrojn\u00eb nderin dhe dinjitetin komb\u00ebtar, t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur p\u00ebr vite me radh\u00eb nga Edi Rama e veglat e zgjedhura prej tij.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, velloja e iluzionit \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb edhe p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. T\u00eb ken\u00eb kujdes kur t\u00eb takojn\u00eb tani e tutje Edi Ram\u00ebn, sepse ato duar mund t\u00eb fikin t\u00eb gjith\u00eb radar\u00ebt e t\u00eb infektojn\u00eb t\u00eb gjitha shtetet me drog\u00eb e trafiqe. T\u00eb ken\u00eb kujdes kur flasin dhe promovojn\u00eb, se nga era e pist\u00eb e atyre trafiqeve mund t\u00eb infektohen f\u00ebmij\u00ebt e qytetar\u00ebt e vendeve t\u00eb tyre. Se q\u00eb sot e tutje ai nuk vet\u00ebquhet m\u00eb lideri nd\u00ebrkomb\u00ebtar i rajonit, po lideri infektues i trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA N\u00ebse konjukturat gjeopolitike dhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e epok\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar ku po jetojm\u00eb, me luft\u00ebra e konflikte, i kan\u00eb detyruar t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebta ose t\u00eb ken\u00eb mbyllur nj\u00eb sy, p\u00ebrpara prioriteteve t\u00eb tjera, tanim\u00eb kjo alibi ka r\u00ebn\u00eb. Tanim\u00eb, skandali i cenimit t\u00eb siguris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare prek nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb ato &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118436,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-154698","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154698","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154698"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154698\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154700,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154698\/revisions\/154700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118436"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}