{"id":154901,"date":"2026-09-28T08:07:44","date_gmt":"2026-09-28T08:07:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154901"},"modified":"2026-09-28T08:07:44","modified_gmt":"2026-09-28T08:07:44","slug":"bashkia-memaliaj-duhet-te-mbetet-prane-qytetareve-te-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/28\/bashkia-memaliaj-duhet-te-mbetet-prane-qytetareve-te-saj\/","title":{"rendered":"Bashkia Memaliaj duhet t\u00eb mbetet pran\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ylli Asllani<br \/>\nEkspert i lart\u00eb i terorm\u00ebs administrative e territorial<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bashkit\u00eb nuk\u00a0<\/strong><strong>mund t\u00eb shkrihen me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit!\u00a0<\/strong><strong>Ato jan\u00eb njer\u00ebzit, historia, identiteti dhe e ardhmja e nj\u00eb komuniteti.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur para syve tan\u00eb po vihet n\u00eb diskutim ekzistenca e bashkive dhe e strukturave territoriale q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre p\u00ebr dekada, heshtja nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Edhe kur vendimet duken t\u00eb paracaktuara nga tirania e kartonave, qytetar\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre duhet t\u00eb flasin, t\u00eb argumentojn\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr shkrirjen e Bashkis\u00eb Memaliaj dhe bashkimin e saj me Tepelen\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje administrative. Ajo prek identitetin e nj\u00eb komuniteti, t\u00eb ardhmen e 53 fshatrave, af\u00ebrsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve publike dhe perspektiv\u00ebn e zhvillimit t\u00eb nj\u00eb territori me histori, tradita dhe potenciale t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Si ekspert i reform\u00ebs administrativo-territoriale, me p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are n\u00eb fush\u00ebn e qeverisjes vendore dhe zhvillimit t\u00eb territorit, besoj se ky debat duhet t\u00eb zhvillohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, mbi baz\u00ebn e fakteve dhe n\u00eb respekt t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb parim duhet t\u00eb jet\u00eb i panegociuesh\u00ebm: madh\u00ebsia administrative nuk prodhon automatikisht eficienc\u00eb.<\/strong>\u00a0Nj\u00eb bashki nuk b\u00ebhet m\u00eb e mir\u00eb vet\u00ebm sepse b\u00ebhet m\u00eb e madhe. Ajo b\u00ebhet m\u00eb e mir\u00eb kur u sh\u00ebrben m\u00eb mir\u00eb njer\u00ebzve, kur administron me efektivitet territorin dhe kur krijon m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p><strong>Memaliaj: nj\u00eb territor q\u00eb nuk mund t\u00eb gjykohet vet\u00ebm nga numri i banor\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Bashkia Memaliaj shtrihet n\u00eb\u00a0<strong>387.65 km\u00b2<\/strong>, p\u00ebrfshin\u00a0<strong>6 nj\u00ebsi administrative dhe 53 fshatra<\/strong>, me nj\u00eb territor urban, rural dhe malor. Distancat jan\u00eb t\u00eb konsiderueshme: Rabia ndodhet rreth 42 km nga qendra e Memaliajt, Allkomememaj rreth 39 km, nd\u00ebrsa Selcka rreth 69 km.<\/p>\n<p>Sipas Censit 2023 t\u00eb INSTAT-it, Memaliaj ka\u00a0<strong>6,578 banor\u00eb rezident\u00eb<\/strong>, me nj\u00eb dend\u00ebsi prej vet\u00ebm rreth 17 banor\u00ebsh p\u00ebr kilomet\u00ebr katror. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popullsi e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb gjer\u00eb, ku larg\u00ebsit\u00eb, relievi dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e l\u00ebvizjes ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, numri i banor\u00ebve nuk mund t\u00eb jet\u00eb kriteri i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse nj\u00eb bashki duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb apo t\u00eb shkrihet.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrvoja europiane tregon se nuk ka nj\u00eb model t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet. OECD raporton nj\u00eb mesatare prej rreth 5,900 banor\u00ebsh p\u00ebr bashki n\u00eb BE-28, nd\u00ebrsa sip\u00ebrfaqja mesatare \u00ebsht\u00eb rreth 51 km\u00b2. Memaliaj, me 6,578 banor\u00eb, \u00ebsht\u00eb brenda rendit t\u00eb madh\u00ebsive demografike q\u00eb hasen n\u00eb praktikat europiane, nd\u00ebrsa territori i saj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs nuk p\u00ebrcakton nj\u00eb madh\u00ebsi optimale unike p\u00ebr bashkit\u00eb.<\/strong>\u00a0Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet, p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebrbimet, p\u00ebr t\u00eb administruar territorin dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur demokracin\u00eb lokale.<\/p>\n<p>N\u00ebse Memaliaj bashkohet me Tepelen\u00ebn, territori i ri do t\u00eb arrinte rreth\u00a0<strong>703.3 km\u00b2 dhe 10 nj\u00ebsi administrative<\/strong>.<\/p>\n<p>Por a do t\u00eb thot\u00eb kjo se qytetari do t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira? A do t\u00eb jet\u00eb administrata m\u00eb pran\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zonave t\u00eb larg\u00ebta? A do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb fshatra?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pyetjet q\u00eb duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje p\u00ebrpara se t\u00eb merret nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Sa larg do t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrbimi publik nga banori m\u00eb i larg\u00ebt pas riorganizimit?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Memaliaj ka nj\u00eb histori q\u00eb nuk fshihet me nj\u00eb vij\u00eb n\u00eb hart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Memaliaj \u00ebsht\u00eb zhvilluar historikisht rreth industris\u00eb s\u00eb qymyrit dhe komunitetit t\u00eb minator\u00ebve. Miniera nuk ishte thjesht nj\u00eb vend pune. Ajo ishte zemra e ekonomis\u00eb, e jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe e identitetit t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Pas saj q\u00ebndrojn\u00eb breza njer\u00ebzish q\u00eb punuan, sakrifikuan dhe nd\u00ebrtuan jet\u00ebn e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb.\u00a0<strong>Muzeu i Minatorit dhe trash\u00ebgimia minerare jan\u00eb pjes\u00eb e kujtes\u00ebs kolektive t\u00eb Memaliajt<\/strong>, nj\u00eb pasuri q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe p\u00ebr zhvillimin e turizmit kulturor dhe rigjall\u00ebrimin ekonomik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb territor nuk p\u00ebrcaktohet vet\u00ebm nga kufijt\u00eb administrativ\u00eb. Ai p\u00ebrcaktohet edhe nga historia, lidhjet shoq\u00ebrore, traditat dhe ndjenja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto vlera nuk mund t\u00eb maten vet\u00ebm me nj\u00eb tabel\u00eb financiare.<\/p>\n<p><strong>Bujq\u00ebsia dhe blegtoria: puna dhe potenciali i nj\u00eb krahine<\/strong><\/p>\n<p>Memaliaj nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm qyteti i minator\u00ebve. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb krahin\u00eb me tradit\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi dhe blegtori, me njer\u00ebz t\u00eb lidhur me tok\u00ebn, me pun\u00ebn dhe me prodhimin.<\/p>\n<p>Territori ofron mund\u00ebsi p\u00ebr ullishtari, pem\u00ebtari, kultura bujq\u00ebsore, bim\u00eb foragjere dhe blegtori, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr mbar\u00ebshtimin e deleve dhe dhive. Ullishtet, tokat bujq\u00ebsore, kullotat dhe zonat kodrinore e malore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ekonomin\u00eb familjare dhe zhvillimin rural.<\/p>\n<p>Por kjo pasuri nuk mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet plot\u00ebsisht pa investime, pa infrastruktur\u00eb dhe pa mb\u00ebshtetje p\u00ebr fermer\u00ebt e blegtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Memaliaj ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb agrop\u00ebrpunim, p\u00ebr produkte lokale t\u00eb markuara, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e ujitjes dhe t\u00eb rrug\u00ebve rurale, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e fermave familjare dhe p\u00ebr zhvillimin e agroturizmit.<\/p>\n<p><strong>Tradita e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kapitalet m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb k\u00ebsaj krahine.<\/strong>\u00a0Ajo duhet kthyer n\u00eb mund\u00ebsi ekonomike, n\u00eb vende pune dhe n\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb e t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb vendlindjen e tyre.<\/p>\n<p>Shpopullimi nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm m\u00eb pak banor\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak fuqi pun\u00ebtore, m\u00eb pak fermer\u00eb e blegtor\u00eb dhe rrezik p\u00ebr humbjen e njohurive e traditave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb brez pas brezi.<\/p>\n<p><strong>Vjosa: nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen<\/strong><\/p>\n<p>Prania e Memaliajt n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Vjos\u00ebs krijon mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e ekoturizmit, agroturizmit, bujtinave, gastronomis\u00eb dhe turizmit t\u00eb aventur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vjosa, malet, pyjet, kullotat, ullishtet dhe trash\u00ebgimia industriale mund t\u00eb nd\u00ebrthuren n\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb turistike dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon vizion, investime dhe nj\u00eb qeverisje vendore q\u00eb njeh nga af\u00ebr territorin dhe nevojat e tij.<\/p>\n<p><strong>Memaliaj nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, por edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet nes\u00ebr.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb diskutojm\u00eb shkrirjen e saj, duhet t\u00eb diskutojm\u00eb se si mund t\u00eb zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb potencial.<\/p>\n<p><strong>Po njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shtetin?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb territorin e Memaliajt trajtohen\u00a0<strong>175 familje me Ndihm\u00eb Ekonomike, 384 persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe 87 persona q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrues<\/strong>. Gjithashtu, 91 familje mb\u00ebshteten nga fondet e bashkis\u00eb dhe 21 familje nga fondi i kusht\u00ebzuar prej 6%.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebta qytetar\u00eb, af\u00ebrsia e administrat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb luks. \u00cbsht\u00eb nevoj\u00eb e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb udh\u00ebtim m\u00eb i gjat\u00eb, nj\u00eb zyr\u00eb m\u00eb larg apo nj\u00eb sh\u00ebrbim m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur mund t\u00eb kthehen n\u00eb pengesa reale p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00e7do propozim p\u00ebr riorganizim duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb qart\u00eb se si do t\u00eb garantohen sh\u00ebrbimet p\u00ebr k\u00ebto kategori dhe p\u00ebr banor\u00ebt e fshatrave m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Qeverisja vendore ka kuptim kur \u00ebsht\u00eb pran\u00eb qytetarit, sidomos pran\u00eb atij q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Financat: v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb funksionuar<\/strong><\/p>\n<p>Askush nuk pretendon se Bashkia Memaliaj nuk ka v\u00ebshtir\u00ebsi financiare. Por nj\u00eb vler\u00ebsim serioz duhet t\u00eb shoh\u00eb jo vet\u00ebm problemet, por edhe ecurin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura, t\u00eb ardhurat e bashkis\u00eb jan\u00eb rritur n\u00eb tre vitet e fundit nga rreth\u00a0<strong>24 milion\u00eb n\u00eb 36 milion\u00eb lek\u00eb, ose 50%<\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, disa burime t\u00eb t\u00eb ardhurave vendore sh\u00ebnuan rritje krahasuar me vitin pararend\u00ebs: taksa e tok\u00ebs bujq\u00ebsore me 51%, tarifa e pastrimit me 9% dhe t\u00eb ardhurat jotatimore me 33%.<\/p>\n<p>Edhe treguesi i v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb financiare, pas p\u00ebrkeq\u00ebsimit n\u00eb vitin 2023, ra n\u00eb\u00a0<strong>4.38% n\u00eb vitin 2024<\/strong>. Detyrimet e prapambetura ishin rreth 12.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk provojn\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb financiare. Por tregojn\u00eb se situata duhet vler\u00ebsuar n\u00eb dinamik\u00eb dhe se p\u00ebrmir\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb i mundur.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb vit i v\u00ebshtir\u00eb financiar nuk \u00ebsht\u00eb vetvetiu prov\u00eb se nj\u00eb bashki duhet t\u00eb shkrihet.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara nj\u00eb vendimi t\u00eb till\u00eb, duhet t\u00eb analizohet n\u00ebse problemet mund t\u00eb adresohen p\u00ebrmes p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb mbledhjes s\u00eb t\u00eb ardhurave, transfertave, administrimit dhe investimeve, si dhe shfryt\u00ebzimit t\u00eb potencialit ekonomik t\u00eb territorit.<\/p>\n<p><strong>Ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi konkret p\u00ebr qytetarin?<\/strong><\/p>\n<p>Struktura organizative e Bashkis\u00eb Memaliaj p\u00ebr vitin 2026 parashikon deri n\u00eb 266 punonj\u00ebs. N\u00eb rast bashkimi, territori q\u00eb duhet mbuluar do t\u00eb zgjerohej nga 387.65 n\u00eb 703.3 km\u00b2.<\/p>\n<p>Nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb e madhe territorialisht do t\u00eb duhet t\u00eb organizoj\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, me m\u00eb shum\u00eb distanca dhe nevoja t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse pretendohet se bashkimi do t\u00eb sjell\u00eb kursime, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto duhet t\u00eb provohen me llogaritje konkrete: sa do t\u00eb ulen kostot, cilat sh\u00ebrbime do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen, ku do t\u00eb shkojn\u00eb investimet dhe si do t\u00eb mbulohen zonat e larg\u00ebta?<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb thuhet se dy administrata b\u00ebhen nj\u00eb.\u00a0<strong>Duhet t\u00eb provohet se qytetari do t\u00eb fitoj\u00eb nga ky ndryshim.<\/strong><\/p>\n<p><strong>E drejta e komunitetit p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar<\/strong><\/p>\n<p>Kushtetuta, legjislacioni p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore dhe Karta Evropiane e Vet\u00ebqeverisjes Vendore e b\u00ebjn\u00eb konsultimin e komuniteteve nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve territorial\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Memaliajn, kjo do t\u00eb thot\u00eb se qytetar\u00ebt e qytetit dhe t\u00eb 53 fshatrave duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi reale t\u00eb shprehin mendimin e tyre.<\/p>\n<p>Konsultimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb procedur\u00eb formale, pasi vendimi prek jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, identitetin dhe t\u00eb ardhmen e komunitetit.<\/p>\n<p><strong>Njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb jetojn\u00eb me pasojat e nj\u00eb vendimi duhet t\u00eb ken\u00eb z\u00eb n\u00eb marrjen e tij.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Memaliaj meriton nj\u00eb t\u00eb ardhme, jo thjesht nj\u00eb riorganizim<\/strong><\/p>\n<p>Memaliaj ka nj\u00eb territor t\u00eb gjer\u00eb, nj\u00eb histori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb industriale, nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb fort\u00eb pune, bujq\u00ebsi e blegtori me potencial, lidhje me Vjos\u00ebn dhe nj\u00eb komunitet q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb zhvillohet.<\/p>\n<p>Ka edhe probleme financiare, sfida demografike dhe nevoja p\u00ebr investime. Por k\u00ebto jan\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb hartuar politika m\u00eb t\u00eb mira, p\u00ebr t\u00eb forcuar kapacitetet dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zhvillimin \u2014 jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb se zgjidhja \u00ebsht\u00eb shkrirja.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara \u00e7do vendimi, duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje pyetjet themelore:<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrfiton qytetari?<\/strong><br \/>\n<strong>A do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen sh\u00ebrbimet?<\/strong><br \/>\n<strong>A do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb investime?<\/strong><br \/>\n<strong>Si do t\u00eb mb\u00ebshteten fermer\u00ebt, blegtor\u00ebt dhe bizneset lokale?<\/strong><br \/>\n<strong>Si do t\u00eb mbrohen banor\u00ebt e zonave t\u00eb larg\u00ebta dhe shtresat n\u00eb nevoj\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Dhe a \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar realisht z\u00ebri i komunitetit?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebheqin debatin, jo thjesht d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ndryshuar hart\u00ebn administrative.<\/p>\n<p><strong>Memaliaj nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb hart\u00eb. \u00cbsht\u00eb historia e minator\u00ebve, puna e fermer\u00ebve dhe blegtor\u00ebve, jeta e 53 fshatrave dhe shpresa e nj\u00eb komuniteti p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/strong><\/p>\n<p>Ta ruash Memaliajn si nj\u00ebsi vendore do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbash qeverisjen pran\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb krijosh mund\u00ebsi q\u00eb ky territor t\u00eb zhvillohet mbi identitetin, burimet dhe potencialin e vet.<\/p>\n<p><strong>Memaliaj duhet t\u00eb mbetet pran\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj \u2014 dhe qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb fjal\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Memaliajt.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ylli Asllani Ekspert i lart\u00eb i terorm\u00ebs administrative e territorial Bashkit\u00eb nuk\u00a0mund t\u00eb shkrihen me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit!\u00a0Ato jan\u00eb njer\u00ebzit, historia, identiteti dhe e ardhmja e nj\u00eb komuniteti. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur para syve tan\u00eb po vihet n\u00eb diskutim ekzistenca e bashkive dhe e strukturave territoriale q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154902,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154901"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154901\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154904,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154901\/revisions\/154904"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}