{"id":154936,"date":"2026-09-28T10:21:45","date_gmt":"2026-09-28T10:21:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154936"},"modified":"2026-09-28T10:24:35","modified_gmt":"2026-09-28T10:24:35","slug":"alibia-e-edi-rames-ka-rene-bardhi-arkitekti-i-kapjes-se-shtetit-duhet-te-mbaje-pergjegjesi-dhe-te-largohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/28\/alibia-e-edi-rames-ka-rene-bardhi-arkitekti-i-kapjes-se-shtetit-duhet-te-mbaje-pergjegjesi-dhe-te-largohet\/","title":{"rendered":"&#8220;Alibia e Edi Ram\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb&#8221;\/ Bardhi: Arkitekti i kapjes s\u00eb shtetit duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb largohet"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb GRUPIT PARLAMENTAR T\u00cb PD-S\u00cb, GAZMENT BARDHI<\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb,<br \/>\nDje, secili prej jush q\u00eb beson tek e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb, jam i bindur se \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i zhg\u00ebnjyer.<br \/>\nJo p\u00ebr faktin se, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb, u rikonfirmua se Republika jon\u00eb ka nj\u00eb Kryeminist\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<br \/>\nJo p\u00ebr faktin se, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb, shqiptar\u00ebt kuptuan se Kryeministri i vendit i ik\u00ebn llogaridh\u00ebnies dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nPor p\u00ebr faktin se dje qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kuptonin se e keqja n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk njeh limite, nuk ka fund dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sistem. Dhe e keqja \u00ebsht\u00eb kaq e madhe, sa p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrpij\u00eb cilindo q\u00eb s\u00eb keqes i thot\u00eb e keqe.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7do shqiptar i ndersh\u00ebm dhe \u00e7do mik nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb ndihet i tronditur si llumi dhe e keqja ka mbuluar \u00e7do segment t\u00eb qeverisjes s\u00eb vendit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn strategji.<br \/>\nEdi Rama iu tha shqiptar\u00ebve se asgj\u00eb jonormale nuk ka ndodhur: se AKSHI apo SHISH-I; Gysi, Mirlinda, apo Vlora; jan\u00eb nj\u00eb kapitull normal i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb tij imagjinare europiane dhe se fajin p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb po ndodh n\u00eb vend e ka drejt\u00ebsia q\u00eb heton veprimtarin\u00eb e qeveris\u00eb, opozita q\u00eb e denoncon at\u00eb dhe mediat q\u00eb e pasqyrojn\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr ata q\u00eb akuzohen p\u00ebr k\u00ebto veprime, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb at\u00eb, na k\u00ebshilloi t&#8217;i prezumojm\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe t&#8217;i trajtojm\u00eb me dinjitet e humaniz\u00ebm.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim ku na k\u00ebrkonte t\u00eb prezumonim si t\u00eb pafajsh\u00ebm Vlor\u00ebn, Belind\u00ebn, Lind\u00ebn, Ergysin, Veliajn e t\u00eb tjer\u00eb, edhe pse p\u00ebr to jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike prova dhe fakte t\u00eb zbuluara nga prokuroria, vetes i lejoi t\u00eb konsideroj\u00eb t\u00eb fajsh\u00ebm dhe madje shpalli akuza publike ndaj dy televizioneve q\u00eb nuk i kontrollon dot politikisht, duke i akuzuar, pa paraqitur asnj\u00eb fakt p\u00ebr pastrim parash apo evazion.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, as nj\u00ebri televizion dhe as tjetri nuk rezulton nga ndonj\u00eb hetim i prokuroris\u00eb t\u00eb jet\u00eb financuar me para nga korrupsioni, krimi apo fshehja e t\u00eb ardhurave.<br \/>\nJan\u00eb televizione t\u00eb tjera ato q\u00eb figurojn\u00eb n\u00eb \u00e7do hetim korrupsioni e krimit t\u00eb SPAK, por Edi Rama zgjodhi t\u00eb hesht\u00eb sepse ato i sh\u00ebrbejn\u00eb si zyra propagande.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb Qeveria e Edi Ram\u00ebs nuk ka l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t&#8217;i shantazhuar, kontrolluar, verifikuar e penguar dhe, nuk ka arritur t\u00eb gjej asgj\u00eb. Megjithat\u00eb, ka zgjedhur t\u00eb sillet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me to: duke i sulmuar, duke u marr\u00eb pronat, duke i nxjerr\u00eb nga zyrat me polici dhe ushtri, dhe duke i intimiduar \u00e7do biznes q\u00eb bashk\u00ebpunon me to.<br \/>\nNj\u00eb Kryeminist\u00ebr i p\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm nuk shantazhon mediat.<br \/>\nN\u00ebse ai ka dijeni p\u00ebr nj\u00eb krim, ka detyrimin ligjor t&#8217;u drejtohet organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nEdi Rama nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse, sulmi ndaj dy televizioneve, Syri TV dhe News 24, b\u00ebhet vet\u00ebm sepse ai nuk i kontrollon dot.<br \/>\nVet\u00ebm sepse ato kan\u00eb vendosur t&#8217;u thon\u00eb shqiptar\u00ebve at\u00eb q\u00eb konsiderojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Vet\u00ebm sepse nuk jan\u00eb pjes\u00eb e oborrit personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim ku na k\u00ebrkonte t\u00eb prezumonim si t\u00eb pafajsh\u00ebm Vlor\u00ebn, Belind\u00ebn, Lind\u00ebn, Ergysin, Veliajn e t\u00eb tjer\u00eb, edhe pse p\u00ebr to jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike prova dhe fakte t\u00eb zbuluara nga prokuroria, vetes i lejoi t\u00eb konsideroj\u00eb t\u00eb fajsh\u00ebm dhe madje shpalli akuza publike ndaj lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, duke na kujtuar urdhrin q\u00eb l\u00ebshoi nga Kongresi i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr arrestimin apo p\u00ebrndjekjen gjyq\u00ebsore ndaj Lider\u00ebve t\u00eb Opozit\u00ebs.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb kujtojm\u00eb sesi Edi Rama n\u00eb Kongresin e PS u k\u00ebrkonte prokuror\u00ebve q\u00eb t\u00eb hapnin \u00e7\u00ebshtje penale dhe t\u00eb arrestonin 3 Lider\u00ebt e partive opozitare, dhe fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin zgjedhor Sali Berisha u mbajt nj\u00eb vit n\u00eb arrest sht\u00ebpie, Ilir Meta u burgos, nd\u00ebrsa Fatmir Mediu u detyrua t\u00eb ishte \u00e7do jav\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb padrejt\u00eb. Sepse p\u00ebr Edi Ram\u00ebn prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb vlen p\u00ebr \u00e7et\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb korruptuar, por nuk vlen p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik.<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb,<br \/>\nReforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ishte produkt i 140 votave n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Pa vot\u00ebn e PD, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi do ishte thjesht\u00eb e pamundur.<br \/>\nVizionin e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e pavarur shqiptar\u00ebt e pan\u00eb me draftin fillestar q\u00eb ai propozoi p\u00ebr miratim, ku gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, i konsideronte si vart\u00ebs t\u00eb pushtetit ekzekutiv. Isht\u00eb nd\u00ebrhyrja jon\u00eb dhe opinioni i vyer i Komisionit t\u00eb Venecias q\u00eb rr\u00ebzuan p\u00ebrpjekjen e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb xhep, me Kushtetut\u00eb, sisitemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nLigji p\u00ebr SPAK dhe GJKKO ishte m\u00eb tej i vetmi ligj i miratuar me konsensus, fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar n\u00eb t\u00eb, t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet e PD.<br \/>\nTi tregosh SHBA dhe BE drejt\u00ebsin\u00eb e Noc Rrokut, do me th\u00ebn\u00eb t\u00eb jesh t\u00ebr\u00ebsisht mosmir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00ebn e vyer q\u00eb SHBA dhe BE kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend, duke shpenzuar miliona euro apo dollar\u00eb t\u00eb taksapaguesve t\u00eb tyre. Pa ndih\u00ebm e tyre, Edi Rama do ta kishte t\u00ebr\u00ebsisht n\u00ebn kontroll sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nT\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb,<br \/>\nEdi Rama na tha se \u00ebsht\u00eb i sapokthyer nga SHBA-ja, ku p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb, me taksat e shqiptar\u00ebve, udh\u00ebtoi nga Michigan-i n\u00eb New York, por pa shpjeguar me asnj\u00eb fjal\u00eb se p\u00ebrse u shfaq atje, si nj\u00eb Kryeminist\u00ebr i izoluar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 fjalimit p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale, a thua ky \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh sot n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb mbajti n\u00eb sall\u00ebn bosh t\u00eb mbledhjes s\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshmet\u00eb OKB-s\u00eb, Edi Rama ishte, i vetmi Kryeminist\u00ebr nga Ballkani dhe Europa q\u00eb nuk zhvilloi asnj\u00eb takim bilateral me Kryeministra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, me zyrtar\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb, me zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian apo me autoritete shtet\u00ebrore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<br \/>\nNa deklaroi se situata diktonte nj\u00eb adresim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, sy m\u00eb sy. Por pse nuk pranoi t\u00eb komunikonte me gazetar\u00ebt? Pse nuk pranoi t&#8217;u p\u00ebrgjigjej pyetjeve t\u00eb tyre? Pse nuk dha p\u00ebrgjigjet q\u00eb shqiptar\u00ebt presin prej dit\u00ebsh t&#8217;i d\u00ebgjojn\u00eb? Pra, t\u00eb vetmit sy me t\u00eb cil\u00ebt komunikoi drejtp\u00ebrdrejt ishin ata t\u00eb Lind\u00ebs, Taulantit, Feritit dhe Pjerinit, q\u00eb i kishte si shoq\u00ebrues gjat\u00eb k\u00ebtij \u2019udh\u00ebtimi t\u00eb vetmis\u00ebs\u00eb madhe\u2019 prej nj\u00eb jave n\u00eb SHBA.<br \/>\nEdi Rama i iku komunikimit sy m\u00eb sy sepse, edhe ai vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se tre milion\u00eb shqiptar\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe Edi Rama me nj\u00eb grusht njer\u00ebzish, nga ana tjet\u00ebr, jetojn\u00eb n\u00eb realitete t\u00eb ndryshme.<br \/>\nShqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb realitetin ku mezi mbyllin muajin me rrogat dhe pensionet q\u00eb marrin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Qeveria e Edi Ram\u00ebs ka luksin q\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb tender, n\u00eb tenderin e Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, t\u00eb avulloj\u00eb 50 milion\u00eb euro.<br \/>\nShqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb realitetin ku paguajn\u00eb \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ushqimeve dhe karburantit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama ka luksin t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb bot\u00ebn me avion privat.<br \/>\nShqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb realitetin ku kan\u00eb pensione nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ultat n\u00eb Europ\u00eb e Ballkan, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama ka luksin t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb godin\u00ebn e Kryeministris\u00eb \u2018Kopshtin Eden\u2019 me vler\u00eb 4 milion\u00eb euro apo t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr koncertin e Kanye West-it plot 4 milion\u00eb euro t\u00eb tjera.<br \/>\nShqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb realitetin ku, mungojn\u00eb ila\u00e7et n\u00eb spitale dhe kostoja e sh\u00ebndetit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me t\u00eb ardhurat e disa viteve pun\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama ka luksin t\u00eb paguaj\u00eb nga Buxheti i Shtetit m\u00eb shum\u00eb se 300 milion\u00eb euro p\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<br \/>\nShqiptar\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb realitetin ku e shohin vendin e tyre si t\u00eb pajetuesh\u00ebm, dhe ku \u00e7do dit\u00eb njer\u00ebzit largohen nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr familjet e tyre diku tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama u tregon p\u00ebrralla me integrimin europian dhe flamurin q\u00eb ngrihet lart.<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb,<br \/>\nDje ishte dita kur Edi Rama duhet t\u00eb jepte llogari se p\u00ebrse, n\u00eb krye t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, propozoi dhe p\u00ebrzgjodhi nj\u00eb person q\u00eb ishte njohje e tij personale, pa asnj\u00eb lidhje dhe asnj\u00eb kontribut t\u00eb njohur n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Kush ia propozoi si k\u00ebshilltare dhe kush e loboi m\u00eb pas p\u00ebr postin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb vend? Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it ishte nj\u00eb njeri q\u00eb, sipas akuzave t\u00eb b\u00ebra publike, bashk\u00ebpunonte me persona t\u00eb arratisur nga drejt\u00ebsia apo u jepte informacione t\u00eb klasifikuara organizatave kriminale n\u00eb vend?<br \/>\nEdi Rama e konsideroi d\u00ebm faktin q\u00eb drejt\u00ebsia veproi ndaj nj\u00eb zyrtareje n\u00eb krye t\u00eb shtetit, por nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb p\u00ebrzgjedhja e tij personale i ka shkaktuar siguris\u00eb komb\u00ebtare. Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien e SHISH-it, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Ergys Agasit, t\u00eb krimit t\u00eb organizuar apo t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb brendshme p\u00ebr pushtet.<br \/>\nKush dhe si u p\u00ebrzgjodh Vlora Hyseni n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it? A keni nj\u00eb p\u00ebrgjigje, zoti Kryeminist\u00ebr?<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebrzgjedhja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb se paske marr\u00eb referenca t\u00eb shk\u00eblqyera nga sh\u00ebrbimet partnere, q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera na the se jan\u00eb t\u00eb shastisur nga m\u00ebnyra sesi ka vepruar drejt\u00ebsia me k\u00ebt\u00eb rast, na i trego kush jan\u00eb k\u00ebta partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb shastisur nga veprimet e SPAK? Cili shtet, cili partner nd\u00ebrkomb\u00ebtar, cili sh\u00ebrbim i huaj sekret?<br \/>\nTi ke shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u2019ia l\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb v\u00ebnies s\u00eb SHISH n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, pa treguar cil\u00ebt jan\u00eb ato, sa koh\u00eb q\u00eb partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb heshtin dhe preferojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jesh ti z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tyre.<br \/>\nMir\u00ebpo, heshtja e tyre ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ti d\u00ebshiron t\u2019ia faturosh pa adres\u00eb, nuk justifikon munges\u00ebn e transparenc\u00ebs nga ana jote ndaj shqiptar\u00ebve.<br \/>\nDil dhe tregoju shqiptar\u00ebve cili sh\u00ebrbim i huaj, cili partner nd\u00ebrkomb\u00ebtar ta sugjeroj\u00eb Vlora Hysenin me referenc\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer dhe kush \u00ebsht\u00eb shastisur nga veprimet ligjore t\u00eb SPAK kund\u00ebr krimeve t\u00eb saj?<br \/>\nDeri m\u00eb tani kemi nj\u00eb reagim zyrtar t\u00eb BE q\u00eb nuk tregonte shastisje, por mb\u00ebshtetje dhe besim t\u00eb plot\u00eb ndaj pun\u00ebs s\u00eb SPAK.<br \/>\nKush u shastis Serbia, Rusia, apo Bjellorusia? Dil tregojua shqiptar\u00ebve.<br \/>\nDil gjithashtu dhe na trego, cfar\u00eb u verifikua lidhur me shkarkimin e saj nga pozicionet drejtuese n\u00eb Sh\u00ebrbimin Informativ t\u00eb Kosov\u00ebs, me vendim t\u00eb Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani? A keni nj\u00eb p\u00ebrgjigje, zoti Kryeminist\u00ebr?<br \/>\nKush e vuri, Vlora Hysenin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Ergys Agasit? A keni nj\u00eb p\u00ebrgjigje, zoti Kryeminist\u00ebr?<br \/>\nKush e mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00ebse sot grupet kriminale n\u00eb vend kan\u00eb n\u00eb duart e tyre informacion mbi rrjetin e informator\u00ebve t\u00eb SHISH-it n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\nKush e mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00ebse operacione t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit jan\u00eb dekonspiruar p\u00ebr llogari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar?<br \/>\nA keni nj\u00eb p\u00ebrgjigje, zoti Kryeminist\u00ebr?<br \/>\nOpozita e ka th\u00ebn\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se Vlora Hyseni, si shefe e SHISH-it, ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb koordinatorit t\u00eb krimit Ergys Agasi. E kemi th\u00ebn\u00eb n\u00eb Kuvend, e kemi th\u00ebn\u00eb n\u00eb komisionet parlamentare, e kemi th\u00ebn\u00eb n\u00eb mbledhje e takime, e kemi th\u00ebn\u00eb n\u00eb studio televizive.<br \/>\n\u00c7far\u00eb masash ka marr\u00eb Kryeministri p\u00ebr t\u00eb verifikuar k\u00ebto akuza t\u00eb opozit\u00ebs? A mund t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje, zoti Kryeminist\u00ebr?<br \/>\nNj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb pretendon se nuk di asgj\u00eb dhe se gjith\u00e7ka ndodh pas shpin\u00ebs s\u00eb tij, urdh\u00ebron verifikim, merr masa p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, k\u00ebrkon informacion dhe vendos strukturat n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur situat\u00ebn apo akuzat. E keni b\u00ebr\u00eb ju k\u00ebt\u00eb, zoti Kryeminist\u00ebr? Kur dhe si? Mund t\u00eb na p\u00ebrgjigjeni, zoti Kryeminist\u00ebr?<br \/>\nMeq\u00eb e vetmja strategji e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb sikur nuk di gj\u00eb dhe se t\u00eb gjitha ndodhin pas shpin\u00ebs s\u00eb tij, dua t&#8217;ju kujtoj se, sipas Kushtetut\u00ebs, Kryeministri ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cilat edhe sigurimin e zbatimit t\u00eb ligjit dhe kontrollin e pun\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe t\u00eb drejtuesve t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb administrat\u00ebs qendrore t\u00eb shtetit. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia konkrete kushtetuese e Kryeministrit.<br \/>\nN\u00ebse ju, Edi Rama, nuk e ushtroni k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kushtetuese sepse ministrat, drejtor\u00ebt dhe vart\u00ebsit tuaj ju b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebra pas shpine, pse rrini ende n\u00eb detyr\u00eb? N\u00ebse nuk p\u00ebrmbushni detyr\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb kontrolluar se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb ministrat dhe drejtor\u00ebt, \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie merrni ju? N\u00ebse jeni i paaft\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushni p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tuaj kushtetuese pse nuk largoheni? A nuk duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Jeni naiv, i paaft\u00eb, apo i korruptuar dhe i kriminalizuar?<br \/>\nSepse n\u00eb fakt, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe.<br \/>\nMinistrat, drejtor\u00ebt dhe vart\u00ebsit tuaj jan\u00eb p\u00ebrballur dhe po p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr akte dhe veprime q\u00eb jan\u00eb urdh\u00ebruar prej teje dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, morale dhe ligjore t\u00ebnden.<br \/>\nSot \u00ebsht\u00eb dita t\u00eb kujtojm\u00eb disa prej tyre.<br \/>\nT\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<br \/>\n&#8211; Opozita denoncoi dep\u00ebrtimin e krimit n\u00eb institucione, p\u00ebrfshir\u00eb Parlamentin dhe Bashkit\u00eb. Edi Rama e mohoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen, derisa u miratua ligji i dekriminalizimit. Filloi t\u00eb tallej me ligjin e miratuar, aq sa merrte personat e akuzuar nga opozita, i shpallte heronj dhe deklaronte se mezi priste t\u00eb shihte pse nuk po i prekte ligji. I doli p\u00ebr zot past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tyre.<br \/>\nKur filloi t\u00eb v\u00ebrtetohej se n\u00eb Kuvend dhe Bashki kishin dep\u00ebrtuar individ\u00eb me rekorde t\u00eb tmerrshme kriminale, nga trafikant\u00eb droge te persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje e p\u00ebrdhunime, Edi Rama doli dhe tha se nuk dinte gj\u00eb dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsia ishte individuale.<br \/>\nPo si ka mund\u00ebsi q\u00eb Edi Rama di \u00e7far\u00eb han\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe n\u00eb dark\u00eb shqiptar\u00ebt, u b\u00ebn biografin\u00eb me leht\u00ebsi dhe di gjith\u00e7ka p\u00ebr ta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb personat q\u00eb i kishte p\u00ebrzgjedhur vet\u00eb i kishin shp\u00ebtuar kontrollit t\u00eb tij dhe ai nuk dinte gj\u00eb?<br \/>\n&#8211; Opozita ngriti alarmin se Shqip\u00ebria po kanabizohej me leje shtet\u00ebrore. Edi Rama e mohoi k\u00ebt\u00eb dhe e shpalli ministrin e Brendsh\u00ebm kampion t\u00eb luft\u00ebs ndaj kanabisit. Kur ai ra n\u00eb rrjet\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb italiane, Edi Rama madje e mbrojti n\u00eb Kuvend, duke mos i hequr imunitetin. Kur hetimet avancuan dhe ministri i Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri u b\u00eb i pambrojtsh\u00ebm, e l\u00ebshoj\u00eb dhe tha se nuk e dinte q\u00eb ai kishte lejuar kanabizimin e vendit.<br \/>\nPo si nuk e dinit ju q\u00eb Shqip\u00ebria po kanabizohej, kur opozita jua thoshte \u00e7do dit\u00eb? \u00c7far\u00eb verifikuat ju? Asgj\u00eb? Sepse, projekti i kanabizimit t\u00eb vendit nuk kishte si arkitekt Saimir Tahirin, por kishte arkitekt Edi Ram\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Opozita denoncoi me fakte koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Edi Rama i dilte p\u00ebr zot asaj afere, deklaronte se nuk kishte shkelje dhe arriti deri aty sa t\u00eb thoshte se \u2018nuk ka hajdut dy metra\u2019. Kur Ilir Beqaj ra n\u00eb rrjet\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, edhe pse ishte \u2018dy metra\u2019, doli p\u00ebrs\u00ebri dhe tha se p\u00ebrgjegj\u00ebsia ishte individuale dhe se ai nuk dinte gj\u00eb.<br \/>\nPo si nuk dinit gj\u00eb ju p\u00ebr koncesionet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kur ishin paraqitur prova dhe fakte q\u00eb tregonin se parat\u00eb e shqiptar\u00ebve shkonin d\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb nuk i merrnin? \u00c7far\u00eb verifikuat ju? Asgj\u00eb? Sepse, arkitekti i koncesioneve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi nuk ishte Ilir Beqaj, por Edi Rama. Dhe Vilma Nushi e koncesionit t\u00eb Check-Up-it n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi nuk ishte mikesh\u00eb e Ilir Beqajt, por, mikesh\u00eb personale e Edi Ram\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Opozita denoncoi me fakte dhe prova se nd\u00ebrtimi i tre incenerator\u00ebve n\u00eb Elbasan, Fier dhe Tiran\u00eb ishte, nj\u00eb afer\u00eb korruptive dhe se ai model ishte i d\u00ebshtuar. Nga ajo afer\u00eb shqiptar\u00ebve iu mor\u00ebn rreth 340 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemet me mbetjet vazhdojn\u00eb. Edi Rama doli m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb dhe e mbrojti at\u00eb projekt korruptiv. Madje arriti deri aty sa mori t\u00eb gjith\u00eb grupin parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb dhe e d\u00ebrgoj\u00eb t\u00eb zhvillonte mbledhje te fusha e mbetjeve pran\u00eb inceneratorit t\u00eb Elbasanit, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bindur shqiptar\u00ebt se ai ishte nj\u00eb model suksesi dhe se opozita fliste nga inati.<br \/>\nA nuk ishe ti Edi Rama garant q\u00eb incenerator\u00ebt ekzistonin, punonin dhe digjnin \u00e7do dit\u00eb plehrat e shqiptar\u00ebve? A nuk ishe ti q\u00eb firmose 17 vendime brenda dit\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i hapur rrug\u00eb nj\u00eb skeme q\u00eb i kushtoi shqiptar\u00ebve 340 milion\u00eb euro? A nuk ishe ti q\u00eb me firm\u00ebn t\u00ebnde u dhe bonus kompanive q\u00eb nuk ekzistonin ende, edhe pse ishe paralajm\u00ebruar jo vet\u00ebm nga ne, por edhe nga ministra t\u00eb tu se k\u00ebto kompani nuk ekzistonin dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitonin bonus?<br \/>\nMir\u00ebpo, pasi nj\u00eb num\u00ebr ministrash dhe zyrtar\u00ebsh publik\u00eb ran\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe shqiptar\u00ebt pan\u00eb me syt\u00eb e tyre se incenerator\u00ebt nuk kishin funksionuar si\u00e7 ishte premtuar, dol\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri dhe p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebt se ju nuk dinit gj\u00eb dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsia ishte individuale. Po si nuk dinit gj\u00eb kur opozita ju kishte paralajm\u00ebruar? A verifikuat ju akuzat? Jo? Sepse, afera nuk kishte si arkitekt as Lefter Kok\u00ebn, as Alqi Bllakon dhe as Arben Ahmetajn. Arkitekti ishte Edi Rama, i cili e promovoi, mb\u00ebshteti dhe mbrojti derisa zyrtar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb ran\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Opozita denoncoi me fakte se Policia e Shtetit, nuk po luftonte krimin e organizuar, por po i sh\u00ebrbente atij. Edi Rama heshti, nuk veproi, nuk verifikoi asgj\u00eb. Kur ne t\u00eb tham\u00eb se Ilir Proda ishte, ushtar i Ergys Agasit dhe i krimit t\u00eb organizuar, Edi Rama na p\u00ebrqeshte dhe na thoshte se po b\u00ebnim pis Policin\u00eb e Shtetit. Po sot, kur nga hetimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb konfirmojn\u00eb k\u00ebto akuzave, pse nuk del para shqiptar\u00ebve t&#8217;u shpjegosh kush e em\u00ebroi Ilir Prod\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, kush e mbrojti Ilir Prod\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00ebse Policia e Shtetit mbronte dhe nuk luftonte krimin e organizuar?<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb kulla dhe n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, pse nuk flet? As k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb ngritur nga opozita nuk e ke d\u00ebgjuar? Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk di gj\u00eb? \u00c7far\u00eb masash ke marr\u00eb p\u00ebr ta ndaluar k\u00ebt\u00eb fenomen? Mos konsideron mas\u00eb numrin e paprecedent\u00eb t\u00eb lejeve p\u00ebr kulla dhe resorte q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn t\u00ebnde dhe ku pastrohen miliarda euro t\u00eb krimit t\u00eb organzizuar?<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebr tenderat e AKSHI-t nuk kishe d\u00ebgjuar gj\u00eb? Nuk dije gj\u00eb? Derisa doli n\u00eb drit\u00eb, sipas hetimeve dhe akuzave t\u00eb b\u00ebra publike, se tenderat dyfishoheshin, se biznesmen\u00eb p\u00ebrballeshin me rr\u00ebmbim, se t\u00ebrhiqeshin ankime dhe se baxhanaku yt fitonte tendera. Po \u00e7far\u00eb b\u00ebre pasi ne t&#8217;i provuam k\u00ebto pretendime? Asgj\u00eb. Dole dhe b\u00ebre avokatin\u00eb e Lind\u00ebs s\u00eb AKSHI-t, e shpalle t\u00eb varf\u00ebr dhe the se jetonte me qira. Nd\u00ebrsa kur SPAK b\u00ebri publike t\u00eb dh\u00ebna lidhur me pasuri t\u00eb shumta, b\u00ebre p\u00ebrs\u00ebri sikur nuk dije gj\u00eb dhe heshtje.<br \/>\nDil dhe shpjegoju shqiptar\u00ebve: ka pasuri Linda e AKSHI-t apo jeton me qira, si\u00e7 na the ti? Pse hesht tani? Dil dhe shpjegoju shqiptar\u00ebve sesi parat\u00eb e AKSHI-t p\u00ebrfunduan n\u00eb K\u00ebshtjella n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr Beqirin t\u00ebnd, dhe pasuri t\u00eb panum\u00ebrta p\u00ebr Gysin t\u00ebnd.<br \/>\n&#8211; Po me akuzat p\u00ebr korrupsion ndaj Belinda Ballukut \u00e7far\u00eb ke nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebsh? I ke d\u00ebgjuar apo edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ke dijeni? A nuk ishe ti q\u00eb e mbrojte me vot\u00eb n\u00eb Kuvend, duke dal\u00eb garant se ajo nuk ishte e korruptuar? Po tani q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike vila t\u00eb saj luksoze, pse hesht, pse nuk flet, pse nuk na shpjegon se ku shkoi garancia dhe mbrojtja politike q\u00eb i ofrove me votat e tua n\u00eb Kuvend?<br \/>\n&#8211; Po Ron Yeffet, e njeh? Ke d\u00ebgjuar dhe di gj\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet me KAYO-n? A ka aktivitet dhe prodhim arm\u00ebsh sipas q\u00ebllimeve t\u00eb deklaruara, apo vet\u00ebm merr para nga Buxheti i Shtetit nj\u00eblloj si incenerator\u00ebt q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb? As p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk di gj\u00eb? Do ta m\u00ebsosh vet\u00ebm kur t\u00eb ket\u00eb hetime apo arrestime dhe, sipas k\u00ebtij modeli q\u00eb kemi par\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00ebsh se p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale?<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebr tenderin e fushave naft\u00ebmbajt\u00ebse q\u00eb, sipas akuzave dhe dokumenteve t\u00eb b\u00ebra publike, McGonigal ta k\u00ebrkoi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sulmit t\u00eb sajuar ndaj opozit\u00ebs, pse nuk flet? A ta k\u00ebrkoi ai si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ti i k\u00ebrkove: sulmin e orkestruar me shpifje ndaj opozit\u00ebs? Pse nuk flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? E fitoi tenderin nga qeveria jote kompania q\u00eb k\u00ebrkoi McGonigal, apo jo? A u zbatua ligji apo u shkel? Dil dhe shpjegoju shqiptar\u00ebve.<br \/>\nDje na deklarove se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ti ulesh me biznesmen\u00eb dhe se ju jepni copa Shqip\u00ebrie. Ashtu?<br \/>\n&#8211; Po Alabari, si e fitoi truallin mbi Portin e Durr\u00ebsit? Me konkurs apo me ligj special dhe me p\u00ebrzgjedhje personale t\u00ebnden?<br \/>\n&#8211; Po Ron Yeffet, si hyri n\u00eb biznes me KAYO-n? Me konkurs apo si mik i yti personal?<br \/>\n&#8211; Po turqit e Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, q\u00eb na kushtuan 50 milion\u00eb euro, si i zgjodhe? Me konkurs? Apo shkove ti personalisht n\u00eb Ankara dhe b\u00ebre marr\u00ebveshje ende pa u hapur tenderi?<br \/>\n&#8211; Po turqit e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, si erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri? Me konkurs? Apo i p\u00ebrzgjodhe ti dhe detyrove biznesmenin Behgjet Pacolli t\u00eb b\u00ebnte marr\u00ebveshje biznesi me ta?<br \/>\nShqiptar\u00ebt duhet t\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se je i pakorruptuar dhe se nuk di \u00e7far\u00eb b\u00ebhet me aferat e ministrave t\u00eb tu, meq\u00eb nuk kan\u00eb par\u00eb ende para shtes\u00eb n\u00eb xhepat e tu? Po kush t&#8217;i kontrolloj\u00eb xhepat?<br \/>\nPo edhe Belind\u00ebs, deri m\u00eb tani, para n\u00eb xhep nuk i kemi par\u00eb. Por vila luksoze t\u00eb fshehura kemi par\u00eb, sipas akuzave t\u00eb b\u00ebra publike.<br \/>\nEdhe ty t\u00eb kemi par\u00eb. Nga i pastreh\u00eb n\u00eb vitin 2013, u shfaqe me saraje me vler\u00eb mbi 1 milion euro n\u00eb vitin 2014. Deklarove se i nd\u00ebrtove me para borxh t\u00eb marra nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi. Por nuk dim\u00eb si e shlyeve borxhin dhe kur e shlyeve. E vetmja gj\u00eb q\u00eb dim\u00eb \u00ebsht\u00eb se, me ardhjen t\u00ebnde n\u00eb pushtet, biznesmeni q\u00eb t\u00eb dha borxhin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sarajet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga biznesmen\u00ebt q\u00eb fiton m\u00eb s\u00eb shumti tendera, merr koncesione, nd\u00ebrton resorte dhe p\u00ebrfiton pasuri publike. Dhe shum\u00eb prej k\u00ebtyre, me firm\u00ebn t\u00ebnde direkte.<br \/>\nZ. Rama,<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb pyetjet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje.<br \/>\nP\u00ebrgjigje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebrimet.<br \/>\nP\u00ebrgjigje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb tenderat dhe koncesionet.<br \/>\nP\u00ebrgjigje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb mbik\u00ebqyrur institucionet.<br \/>\nP\u00ebrgjigje p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes pushtetit dhe biznesit.<br \/>\nP\u00ebrgjigje p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes pushtetit dhe krimit.<br \/>\nDhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebrgjigje p\u00ebr kufijt\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb Kryeministrit.<br \/>\nKur nj\u00eb zyrtar p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb, drejt\u00ebsia duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj.<br \/>\nPor paralelisht, qeveria duhet t\u00eb jap\u00eb llogari p\u00ebr vendimmarrjen politike, p\u00ebr em\u00ebrimet dhe p\u00ebr mekanizmat e kontrollit q\u00eb kan\u00eb funksionuar ose nuk kan\u00eb funksionuar.<br \/>\nP\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa, p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e llogaridh\u00ebnies publike.<br \/>\nDhe transparenca ndaj qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb detyrim i \u00e7do qeverie.<br \/>\nBoll 13 vjet me justifikime.<br \/>\nBoll 13 vjet me sulme ndaj opozit\u00ebs.<br \/>\nBoll 13 vjet me sulme ndaj medias.<br \/>\nBoll 13 vjet me teorin\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb zyrtar i em\u00ebruar nga ti p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale dhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebrgjigje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00ebn qeverisjen t\u00ebnde.<br \/>\nJo me deklarata politike.<br \/>\nJo me argumentin se \u2018nuk dija gj\u00eb\u2019.<br \/>\nQytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb se si qeveriset vendi i tyre, si p\u00ebrdoren parat\u00eb e tyre dhe kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendimet q\u00eb merren n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb llogaridh\u00ebnia.<br \/>\nDhe kjo \u00ebsht\u00eb transparenca q\u00eb shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb.<br \/>\nSepse pyetja q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e nj\u00ebjta dhe e thjesht\u00eb: n\u00ebse Kryeministri nuk di asgj\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ministrat, drejtor\u00ebt dhe institucionet q\u00eb varen prej tij, at\u00ebher\u00eb kush qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb? Cunat e Gysit? Dhe n\u00ebse ti di gjith\u00e7ka, at\u00ebher\u00eb pse nuk jep dor\u00ebheqjen? Kush t\u00eb mban peng? Nga se ke frik\u00eb t\u00eb jesh qytetar\u00eb pa pushtet? Nga burgu?<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb.<br \/>\nEdi Rama,<br \/>\nDil dhe jep llogari. Boll u fshehe pas kamer\u00ebs t\u00ebnde, n\u00eb vetmi, si\u00e7 n\u00eb fakt e meriton t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb secili autokrat q\u00eb abuzon me pushtetin e dh\u00ebn\u00eb nga qytetar\u00ebt dhe q\u00eb jan\u00eb drejt fundit t\u00eb tyre t\u00eb merituar.<br \/>\nShqiptar\u00ebt presin t\u00eb mbash p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e par\u00eb q\u00eb t\u00eb takon ty, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb politike. Jep dor\u00ebheqjen! Mos mbaj m\u00eb peng t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb korrupsionit as Partin\u00eb Socialiste, as Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nSa p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale, ti duhej t\u00eb ishe prej koh\u00ebsh pas hekurave t\u00eb burgut.<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb GRUPIT PARLAMENTAR T\u00cb PD-S\u00cb, GAZMENT BARDHI T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb, Dje, secili prej jush q\u00eb beson tek e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb, jam i bindur se \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i zhg\u00ebnjyer. Jo p\u00ebr faktin se, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb, u rikonfirmua se Republika jon\u00eb ka nj\u00eb Kryeminist\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Jo p\u00ebr faktin se, p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154936","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154936"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154936\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154937,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154936\/revisions\/154937"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}