{"id":154975,"date":"2026-09-28T16:39:10","date_gmt":"2026-09-28T16:39:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=154975"},"modified":"2026-09-28T16:39:10","modified_gmt":"2026-09-28T16:39:10","slug":"narkoshteti-pengon-integrimin-gjekmarkaj-shqiperia-nuk-shkon-ne-europe-me-deklarata-por-me-reforma-reale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/28\/narkoshteti-pengon-integrimin-gjekmarkaj-shqiperia-nuk-shkon-ne-europe-me-deklarata-por-me-reforma-reale\/","title":{"rendered":"&#8220;Narkoshteti&#8221; pengon integrimin, Gjekmarkaj: Shqip\u00ebria nuk shkon n\u00eb Europ\u00eb me deklarata, por me reforma reale"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka hedhur akuza t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb Rama gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb parlamenteve europiane, duke deklaruar se \u201cnarkoshteti\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pengesat kryesore p\u00ebr europianizimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Gjekmarkaj tha se opozita e mb\u00ebshtet pa rezerva an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, por theksoi se Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb drejt Europ\u00ebs vet\u00ebm me deklarata politike, por me reforma reale, institucione funksionale dhe standarde demokratike.<\/p>\n<p>Ai kritikoi mazhoranc\u00ebn p\u00ebr munges\u00ebn e konsensusit n\u00eb reformat zgjedhore e territoriale dhe akuzoi qeverin\u00eb se p\u00ebrdor pushtetin p\u00ebr t\u00eb penguar drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive.<\/p>\n<p><em>\u201cKorrupsioni nuk luftohet duke mbrojtur t\u00eb korruptuarit; ai luftohet duke mbrojtur ligjin\u201d, <\/em>deklaroi Gjekmarkaj, duke shtuar se Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, drejt\u00ebsi t\u00eb besueshme, institucione t\u00eb pavarura dhe respekt p\u00ebr qytetarin, si standarde konkrete t\u00eb rrug\u00ebs drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar kryetar\u00eb dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisioneve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet europiane t\u00eb parlamenteve t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve europiane,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb, Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/em><\/p>\n<p><em>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pranin\u00eb dhe p\u00ebr angazhimin e parlamenteve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian dhe an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7ka po d\u00ebshmohet edhe gjat\u00eb k\u00ebsaj konference.<\/em><\/p>\n<p><em>Fal\u00ebnderoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb moderatorin e sesionit, z. Barry Ward , Kryetar i Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane t\u00eb Parlamentit t\u00eb Irland\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i Presidenc\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb, dhe parafol\u00ebsen, znj. Rasa Budbergyt\u0117 , Z\u00ebvend\u00ebskryetare e Parlamentit t\u00eb Lituanis\u00eb dhe Kryetare e Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane, p\u00ebr vler\u00ebsimet dhe mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! <\/em><em>Megjithat\u00eb, kam d\u00ebgjuar po aq qart\u00eb edhe nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr: rruga drejt an\u00ebtar\u00ebsimit nuk kalon p\u00ebrmes deklaratave politike, por p\u00ebrmes reformave reale, institucioneve funksionale dhe standardeve demokratike t\u00eb prekshme p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Si z\u00ebvend\u00ebskryetar i Kuvendit, un\u00eb jam p\u00ebrfaq\u00ebsues i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb opozit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr opozit\u00ebn, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Europian p\u00ebrb\u00ebn aspirat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb moderne, \u00ebsht\u00eb projekti q\u00eb bashkon shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe q\u00eb ka orientuar zhvillimin e vendit ton\u00eb q\u00eb prej vendosjes s\u00eb pluralizmit politik.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqiptar\u00ebt nuk po trokasin n\u00eb der\u00ebn e Europ\u00ebs si nj\u00eb popull n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identitetit t\u00eb vet. Identiteti i tyre europian \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb ngjizje t\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor si themelues i tij. <\/em><\/p>\n<p><em>Ne si opozit\u00eb e kemi mb\u00ebshtetur dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta mb\u00ebshtesim pa asnj\u00eb rezerv\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. <\/em><\/p>\n<p><em>Ne kemi mbajtur dhe do t\u00eb mbajm\u00eb \u00e7do kosto q\u00eb do t\u00eb na k\u00ebrkohet drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi t\u00eb lart\u00eb, pavar\u00ebsisht manovrave, shpesh edhe hipokrizis\u00eb dhe mashtrimeve t\u00eb qeveris\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><em>E b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb jo sepse ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po qeveriset vendi, por sepse interesi europian i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se interesi i \u00e7do partie dhe i \u00e7do qeverie t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Me k\u00ebt\u00eb bindje dhe me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, i jemi bashkuar edhe k\u00ebsaj konference sot.<\/em><\/p>\n<p><em>Por pik\u00ebrisht sepse e mb\u00ebshtesim me gjith\u00eb forc\u00ebn ton\u00eb procesin e integrimit, kemi detyrimin t\u00eb flasim hapur p\u00ebr problemet q\u00eb e pengojn\u00eb at\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Reformat e m\u00ebdha vazhdojn\u00eb si projekte elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste e pa konsensusin e nevojsh\u00ebm politik.<\/em><\/p>\n<p><em>Reforma territoriale po trajtohet pa dialogun e domosdosh\u00ebm me opozit\u00ebn, pushtetin vendor dhe grupet e interesit. Ajo po realizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Qeveria flet p\u00ebr reform\u00eb zgjedhore. Por leximi objektiv i raporteve dhe rekomandimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregon se standardet demokratike n\u00eb procesin zgjedhor vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime emergjente. Ekziston rreziku q\u00eb edhe kjo reform\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb produkt i vullnetit t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt farsave t\u00eb tjera elektorale.<\/em><\/p>\n<p><em>Lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga testet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pjekuris\u00eb demokratike t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb se po nd\u00ebrtojm\u00eb standarde europiane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbrojm\u00eb persona t\u00eb akuzuar apo t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive p\u00ebr shkak t\u00eb interesave politike. Qeveria perdor\u00a0 imunitetin dhe parlamentin p\u00ebr t\u00eb penguar drejt\u00ebsin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Korrupsioni nuk luftohet duke mbrojtur t\u00eb korruptuarit; ai luftohet duke mbrojtur ligjin.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike sot, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, problemi m\u00eb madhor me pasoja shkat\u00ebrrimtare mbi demokracin\u00eb, ligjin, shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb narkoshteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi n\u00eb Evrop\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb eksportuesja kryesore e kanabisit n\u00eb Evrop\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kartelet shqiptare t\u00eb drog\u00ebs jan\u00eb transportuesit kryesor\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs dhe nd\u00ebr aksioner\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb saj n\u00eb Evrop\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Shqip\u00ebri ato administrojn\u00eb portet, t\u00eb cilat aktualisht jan\u00eb porte t\u00eb lira p\u00ebr drog\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Kartelet shqiptare t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Amerik\u00ebn Latine kan\u00eb lidhje direkte me ekzekutivin shqiptar. Pasojat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb narkoshtetit jan\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, jan\u00eb \u00e7vler\u00ebsuar euroja dhe dollari.<\/em><\/p>\n<p><em>Monedhat m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb planet jan\u00eb \u00e7vler\u00ebsuar p\u00ebrkat\u00ebsisht me 32% dhe 35%, e po aq jan\u00eb \u00e7vler\u00ebsuar edhe eksportet e vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, prodhimi industrial n\u00eb Shqip\u00ebri, sipas Eurostat-it, ka r\u00ebn\u00eb me 15.3%.<\/em><\/p>\n<p><em>Kurse treguesi i nd\u00ebrtimit, sektor ku lahen parat\u00eb e drog\u00ebs, \u00ebsht\u00eb tri her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se mesatarja e BE-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pasojat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik t\u00eb pashembullt n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Po sipas Eurostat-it, n\u00eb 10 vitet e fundit emigruan vet\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn Schengen 1,099,000 qytetar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse shtohen edhe ata q\u00eb kan\u00eb emigruar n\u00eb zona t\u00eb tjera, del se 47% e shqiptar\u00ebve jan\u00eb larguar nga vendi.<\/em><\/p>\n<p><em>Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelin e 100 viteve m\u00eb par\u00eb, kur Shqip\u00ebria kishte n\u00ebn 1 milion banor\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Problemi madhor lidhur me narkoshtetin q\u00ebndron te mohimi i tij, dhe n\u00eb fakt ky mohim \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje e tij, me dashje apo pa dashje.<\/em><\/p>\n<p><em>Po k\u00ebshtu, ideja se narkoshteti n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb \u00e7montohet nga dy apo tre prokuror\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak realiste. Q\u00ebndrime t\u00eb hapura politike kund\u00ebr tij dhe masa t\u00eb tjera ndaj regjimit jan\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar miq,<\/em><\/p>\n<p><em>Ne e duam Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfitimet ekonomike apo politike, por sepse Europa p\u00ebrfaq\u00ebson demokracin\u00eb, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, institucionet funksionale dhe respektin p\u00ebr qytetarin.<\/em><\/p>\n<p><em>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit duhet t\u00eb mbetet rigoroz dhe i bazuar n\u00eb standarde t\u00eb matshme. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim formal, por p\u00ebr europianizimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne duam nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb drejtohet nga qeveritar\u00eb q\u00eb respektojn\u00eb institucionet, kund\u00ebrshtarin politik dhe qytetarin e zakonsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne duam nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nuk konsumon farsa elektorale dhe burgos liderin e opozit\u00ebs n\u00eb vitin elektoral sic ndodhi me Sali Berishen themeluesin e pluralizmit politik, ish kryeministrin dhe ish presidentin e vendi.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne duam nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb organet e siguris\u00eb komb\u00ebtare, si SHIK-u apo Policia, t\u00eb mos merren peng nga krimi i organizuar e n\u00eb funksion t\u00eb tij! Ne duam q\u00eb bandat kriminale t\u00eb jen\u00eb aty ku e kan\u00eb vendin dhe t\u00eb mos mb\u00ebshteten nga qeveria p\u00ebr t\u00eb ndryshuar verdiktin popullor n\u00eb zgjedhje.<\/em><\/p>\n<p><em>Europa nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb shqiptohet n\u00eb Bruksel. Ajo duhet t\u00eb ndihet n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do komunitet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo duhet t\u00eb matet me zgjedhje t\u00eb lira, drejt\u00ebsi t\u00eb besueshme, institucione t\u00eb pavarura, media t\u00eb lira dhe respekt p\u00ebr qytetarin.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fund t\u00eb fundit, sfida e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb bind\u00eb Brukselin se \u00ebsht\u00eb europiane. Sfida \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do qytetar shqiptar ta ndiej\u00eb Europ\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/em><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka hedhur akuza t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb Rama gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb parlamenteve europiane, duke deklaruar se \u201cnarkoshteti\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pengesat kryesore p\u00ebr europianizimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Gjekmarkaj tha se opozita e mb\u00ebshtet pa rezerva an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, por theksoi se Shqip\u00ebria nuk mund &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116837,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-154975","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=154975"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154975\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":154976,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/154975\/revisions\/154976"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=154975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=154975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=154975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}