{"id":155017,"date":"2026-09-29T09:41:15","date_gmt":"2026-09-29T09:41:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155017"},"modified":"2026-09-29T09:41:15","modified_gmt":"2026-09-29T09:41:15","slug":"kontrata-e-dinjitetit-ose-e-shpetojme-bashke-shqiperine-ose-e-humbim-pergjithmone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/29\/kontrata-e-dinjitetit-ose-e-shpetojme-bashke-shqiperine-ose-e-humbim-pergjithmone\/","title":{"rendered":"Kontrata e Dinjitetit: Ose e shp\u00ebtojm\u00eb bashk\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ose e humbim p\u00ebrgjithmon\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Nga Nikola KEDHI<\/strong><\/span><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb zbritur prej gati kat\u00ebr muajsh n\u00eb shesh. K\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre me dinjitet, n\u00eb normalitet, si \u00e7do popull tjet\u00ebr i k\u00ebtij kontinenti. Vet\u00ebm kaq. Asgj\u00eb jasht\u00eb normales, apo t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Pik\u00ebrisht kjo k\u00ebrkes\u00eb e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer sot n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri, nga t\u00eb gjitha grupimet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Shtyllat e Republik\u00ebs kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. Modeli ekonomik favorizon nj\u00eb pakic\u00eb oligarkike dhe mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga parat\u00eb e drog\u00ebs q\u00eb pastrohen n\u00eb nd\u00ebrtim e turiz\u00ebm. Siguria komb\u00ebtare ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb krimit duke cenuar sigurin\u00eb ton\u00eb, dhe at\u00eb t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb nivele rekord, dhe sipas Transparency International, vendi yn\u00eb ra me 11 vende n\u00eb vet\u00ebm 1 vit. Atdheu po shitet cop\u00eb-cop\u00eb, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt po d\u00ebbohen dhe po z\u00ebvend\u00ebsohen. Krimi nuk po sfidon pushtetin, por \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pushteti. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebto 36 vite nuk kemi qen\u00eb t\u00eb rrezikuar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmasa. N\u00eb pak vite nuk kemi p\u00ebr ta njohur m\u00eb vendin ton\u00eb. Ndaj, si shum\u00eb her\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb son\u00eb, n\u00eb momentet e rrezikut m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, na duhet t\u00eb ngrihemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria u p\u00ebrket shqiptar\u00ebve. Liria, atdheu, dinjiteti dhe prona nuk jan\u00eb t\u00eb negociueshme. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na mban t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb, edhe kur nuk biem dakord p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Natyrisht, protesta heroike n\u00eb Bulevard nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e askujt, as e jona, edhe pse ne e mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht e pa kushte. Ne kemi bindjen absolute se suksesi i protest\u00ebs \u00ebsht\u00eb suksesi i Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo nuk nisi nga nj\u00eb zyr\u00eb partie dhe nuk do t\u00eb mbaroj\u00eb me urdh\u00ebr nga lart.<\/p>\n<p>Protesta nisi nga llogaritjet q\u00eb \u00e7do familje shqiptare duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb muajin me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, nga mungesa e sh\u00ebrbimit minimal sh\u00ebndet\u00ebsor, nga arsimi i shkat\u00ebrruar me q\u00ebllim, nga radh\u00ebt n\u00eb Rinas t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb q\u00eb detyrohen t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb fatin diku tjet\u00ebr, nga kriminalizimi i ekonomis\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, nga r\u00ebnia totale e shtetit dhe shkrirja e shtetit me partin\u00eb dhe me krimin, nga \u00e7mimet e larta t\u00eb ushqimeve e apartamenteve e fuqia bler\u00ebse m\u00eb e ul\u00ebtn\u00eb Europ\u00eb, nga mungesa e meritokracis\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb shp\u00ebrblen t\u00eb fuqishmin, mikun e kryeministrit, t\u00eb fortin e rrug\u00ebs, dhe jo t\u00eb zotin, t\u00eb aftin, t\u00eb riun q\u00eb do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb vendin e vet.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto arsye na bashkojn\u00eb. Patjet\u00ebr q\u00eb mes atyre q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb \u00e7do mbr\u00ebmje n\u00eb shesh ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk u besojn\u00eb as partive, as neve. Besimi mes nesh, mes t\u00eb gjith\u00eb grupimeve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb vite p\u00ebr t&#8217;u rikthyer. Por rikthimi i tij nis nga e vetmja gj\u00eb q\u00eb na bashkon edhe kur nuk duam ta pranojm\u00eb, dhe ajo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje emergjence komb\u00ebtare ne nuk duhett\u00eb nd\u00ebshkojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr mosbesimin q\u00eb kemi ndaj nj\u00ebri tjetrit. Shqip\u00ebria nuk ka koh\u00eb t\u00eb pres\u00eb derisa ne t\u00eb zgjidhim \u00e7do dallim q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Ky pushtet nuk mbahet se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se ne. Mbahet me lodhjen ton\u00eb, me dyshimin q\u00eb kemi te nj\u00ebri tjetri, me p\u00ebr\u00e7arjen q\u00eb ai shkakton mes nesh. Ai fiton v\u00ebrtet vet\u00ebm kur e bind secilin prej nesh se ndryshimi \u00ebsht\u00eb i pamundur. Frika \u00ebsht\u00eb e vetmja taks\u00eb q\u00eb ky pushtet e mbledh me sukses. Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ta thyejm\u00eb k\u00ebt\u00eb bindje. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar t\u00eb jet\u00eb vendi i varf\u00ebris\u00eb, i shpopullimit, i padrejt\u00ebsis\u00eb dhe i frik\u00ebs<\/p>\n<p>Ne, p\u00ebr sa na takon, po e rind\u00ebrtojm\u00eb forc\u00ebn ton\u00eb politike nga posht\u00eb lart, nga an\u00ebtari te qendra, duke pranuar edhe gabimet tona. Po nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb matshme, njer\u00ebz me em\u00ebr p\u00ebr \u00e7do detyr\u00eb, disiplin\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Q\u00eb ky regjim t\u00eb bjer\u00eb, gjithsecili duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb form\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ka. Ne po b\u00ebjm\u00eb ton\u00ebn q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Koha na ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb denoncimet e opozit\u00ebs sot jan\u00eb t\u00eb faktuara. K\u00ebrkesat tona n\u00eb vite sot jan\u00eb 5 k\u00ebrkesat zyrtare dhe t\u00eb protestuesve. Ne kemi denoncuar prej vitesh edhe ligjet q\u00eb k\u00ebrkohen sot t\u00eb abrogohen nga qendr\u00ebstaret. I kemi \u00e7uar n\u00eb Gjykat\u00eb kushtetuese dhe kemi b\u00ebr\u00eb disa beteja kund\u00ebr tyre dhe porosit\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre ligjeve. Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky pushtet autokratik nuk bie nga fjalime dhe nuk bie nga nj\u00eb protest\u00eb e vetme. Bie kur takohen dy forca: trysnia nga jasht\u00eb dhe trysnia nga brenda. Sot, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb vitesh, po ndodhin t\u00eb dyja. Jasht\u00eb, mbulesa politike q\u00eb e ka mbrojtur k\u00ebt\u00eb qeveri ka r\u00ebn\u00eb. P\u00ebrgjimet q\u00eb publikohen, retorika e ashp\u00ebrsuar e partner\u00ebve tan\u00eb, si dhe raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb e k\u00ebsaj. Brenda, njer\u00ebzit kan\u00eb vrar\u00eb frik\u00ebn, dhe kur nj\u00eb popull b\u00ebn k\u00ebt\u00eb hap, pushteti e humb burimin kryesor t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb vet. Rreziku i vet\u00ebm real nuk \u00ebsht\u00eb forca e tyre. \u00cbsht\u00eb lodhja dhe p\u00ebr\u00e7arja jon\u00eb. Ata nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb na mundin. Kan\u00eb nevoj\u00eb vet\u00ebm t\u00eb presin derisa ne t\u00eb mundemi me nj\u00ebri-tjetrin. Ne sot jemi n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim t\u00eb goditur p\u00ebr vdekje. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dalim n\u00eb shesh n\u00eb numra masiv\u00eb e me nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb drejtuar te individi i vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb,<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb sot p\u00ebr nj\u00eb Kontrat\u00eb t\u00eb Dinjitetit, nj\u00eb bes\u00eblidhje reale, t\u00eb sinqert\u00ebmes njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi, nj\u00eb marr\u00ebveshje morale q\u00eb nisemi ta b\u00ebjm\u00eb s\u00eb pari me nj\u00ebri-tjetrin dhe vet\u00ebm pastaj me shtetin. Nj\u00eb zotim se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pron\u00eb e pushtetit, pla\u00e7k\u00eb e oligark\u00ebve, tok\u00eb pa zot dhe vend prej nga ikin t\u00eb rinjt\u00eb dhe familjet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb emergjenca dhe detyra e \u00e7do patrioti sot. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr vjen pas saj. K\u00ebrkesa jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe e kufizuar: largimi i k\u00ebtij pushteti dhe nj\u00eb qeveri teknike, e paanshme, me nj\u00eb mandat t\u00eb shkurt\u00ebr dhe t\u00eb matsh\u00ebm, q\u00eb kthen institucionet te ligji, liron administrat\u00ebn nga frika, \u00e7liron median dhe organizon zgjedhje v\u00ebrtet t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.Partia Demokratike nuk k\u00ebrkon t\u00eb drejtoj\u00eb qeverin\u00eb teknike. Ne k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm rregulla t\u00eb qarta e t\u00eb drejta loje p\u00ebr t\u00eb garuar m\u00eb pas si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Ram\u00ebs mbaron dhe puna e frontit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe nis puna e demokracis\u00eb, sado e brisht\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi koh\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb diskutuar dallimet tona, t\u00eb cilat jan\u00eb reale. Do t\u00eb dalim p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve me programe t\u00eb ndryshme, me ide t\u00eb ndryshme, me gara t\u00eb ashpra, dhe le t\u00eb zgjedhin ata. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i liris\u00eb. Dallimet t\u00eb zgjidhen me vot\u00eb e jo me dhun\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj vjen puna e v\u00ebrtet\u00eb, ajo e rind\u00ebrtimit t\u00eb Republik\u00ebs mbi disa shtylla t\u00eb drejta, pavar\u00ebsisht se kush qeveris. Republika e Dinjitetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb ku rregullat nuk i lejojn\u00eb askujt q\u00eb qeveris t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb.Ku puna shp\u00ebrblehet m\u00eb shum\u00eb se lidhjet me pushtetin. Ku merita t\u00eb hap\u00eb dyer, jo lidhjet me pushtetin. Ku prona t\u00eb mbrohet nga shteti, jo t\u00eb grabitet prej tij. Ku familja t\u00eb jet\u00eb themel i shoq\u00ebris\u00eb dhe jo llogari e fundit e buxhetit. Ku sip\u00ebrmarrja t\u00eb \u00e7lirohet nga klientelizmi dhe t\u00eb konkurroj\u00eb me cil\u00ebsi, jo me af\u00ebrsi. Ku shteti t\u00eb mos jet\u00eb zot mbi qytetarin, por garant i rregullave t\u00eb ndershme. Ku ekonomia t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi prodhimin, pun\u00ebn, inovacionin dhe konkurrenc\u00ebn, jo mbi para q\u00eb vijn\u00eb nga hijet dhe ikin po aq shpejt. Dhe mbi t\u00eb gjitha, ku asnj\u00eb i ri t\u00eb mos detyrohet t\u00eb zgjedh\u00eb mes dinjitetit dhe largimit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb prind q\u00eb e d\u00ebrgon f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb spitalin publik pa telefonuar ask\u00ebnd. Nj\u00eb zyr\u00eb hipotekash ku dosja jote ec\u00ebn me radh\u00eb dhe jo me njohje. Nj\u00eb i ri i cili zgjedh t\u00eb blej\u00eb sht\u00ebpi k\u00ebtu dhe jo bilet\u00eb avioni. Nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb merr tenderin sepse ka ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jo mikun m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb utopi. \u00cbsht\u00eb normaliteti i \u00e7do vendi europian.<\/p>\n<p>Ne e kemi dor\u00ebn t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo, sado skeptik t\u00eb jet\u00eb me ne. Jemi gati t\u00eb ulemi me k\u00ebdo q\u00eb e do k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb bisedojm\u00eb p\u00ebr \u00e7do form\u00eb bashk\u00ebpunimi, t\u00eb heqim dor\u00eb nga \u00e7do lloj p\u00ebrpar\u00ebsie q\u00eb na takon apo mendojm\u00eb se na takon, me nj\u00eb kusht t\u00eb vet\u00ebm: q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj beteje t\u00eb mos ket\u00eb fitues partish, por nj\u00eb vend t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb q\u00eb fiton.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ose e shp\u00ebtojm\u00eb bashk\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ose e humbim p\u00ebrgjithmon\u00eb. Nuk ka rrug\u00eb t\u00eb tret\u00eb dhe nuk ka shp\u00ebtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb te Republika e Dinjitetit. Le ta nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nikola KEDHI Shqiptar\u00ebt kan\u00eb zbritur prej gati kat\u00ebr muajsh n\u00eb shesh. K\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre me dinjitet, n\u00eb normalitet, si \u00e7do popull tjet\u00ebr i k\u00ebtij kontinenti. Vet\u00ebm kaq. Asgj\u00eb jasht\u00eb normales, apo t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Pik\u00ebrisht kjo k\u00ebrkes\u00eb e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer sot n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri, nga t\u00eb gjitha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135666,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-155017","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155017"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155018,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155017\/revisions\/155018"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}