{"id":155056,"date":"2026-09-29T16:36:36","date_gmt":"2026-09-29T16:36:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155056"},"modified":"2026-09-29T16:36:36","modified_gmt":"2026-09-29T16:36:36","slug":"skandali-ne-shish-pd-kerkese-per-informacion-kryeministrit-dhe-presidentit-si-u-emerua-dhe-dekretua-vlora-hyseni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/29\/skandali-ne-shish-pd-kerkese-per-informacion-kryeministrit-dhe-presidentit-si-u-emerua-dhe-dekretua-vlora-hyseni\/","title":{"rendered":"Skandali n\u00eb SHISH, PD k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion Kryeministrit dhe Presidentit: Si u em\u00ebrua dhe dekretua Vlora Hyseni"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Kleves Balliu deklaroi gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme se PD ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion Kryeministrit dhe Presidentit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje se si u em\u00ebrua dhe dekretua Vlora Hyseni n\u00eb krye t\u00eb SHISH.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Sipas deputetit Balliu, \u2018Kryeministri dhe Presidenti duhet t\u00eb informojn\u00eb mbi kriteret me t\u00eb cilat u em\u00ebrua dhe u dekretua Vlora Hyseni\u2019.<\/p>\n<p><strong>Deklarata\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e situat\u00ebs alarmante n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi, n\u00eb nj\u00eb moment kur siguria komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb cenuar r\u00ebnd\u00eb, ngrihen pyetje serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb administruar institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave dhe fakteve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb siguris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn ndikimin e Ergys Agasit. Policia e Shtetit, ku n\u00eb krye t\u00eb saj ndodhet Ilir Proda; AKSHI, ku drejtoresh\u00eb ka qen\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anaj; strukturat e siguris\u00eb kibernetike ku bashkeshorti i drejtoreshes Ervina Gjana ishte sho\u00eberues i Agasit,; si dhe SHISH, ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike fajtet se shefja e sherbimit informativ ishte ne sherbim te Agasit dhe bandave qe ai kordinonte ne interes te qeveris<\/p>\n<p>N\u00ebse drejtues t\u00eb institucioneve ky\u00e7e t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare i p\u00ebrgjigjen nj\u00eb personi q\u00eb nuk mban asnj\u00eb funksion shtet\u00ebror, pyetja themelore \u00ebsht\u00eb: kush e ka fuqin\u00eb dhe autoritetin p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi k\u00ebto institucione?<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Kryeministri ka autoritetin institucional mbi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb k\u00ebtij zinxhiri ekzekutiv. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme dhe e pabesueshme \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb paraqitur Edi Ram\u00ebn si t\u00eb paditur p\u00ebr veprimtarin\u00eb apo marr\u00ebdh\u00ebniet e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb pasur akses dhe ndikim n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb njeri serioz q\u00eb mund ta marr\u00eb seriozisht pretendimin se Edi Rama nuk di asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe t\u00eb Mbrojtjes, si dhe si deputet i pajisur me certifikat\u00eb sigurie, i kam d\u00ebrguar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe Kryeministrit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare p\u00ebr informacion mbi kriteret dhe procedurat e p\u00ebrdorura nga Edi Rama p\u00ebr propozimin e Vlora Hysenit, si dhe mbi kriteret dhe procedur\u00ebn e ndjekur nga Presidenti i Republik\u00ebs p\u00ebr miratimin e k\u00ebtij propozimi.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e k\u00ebsaj emergjence dhe p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje ka p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje urgjente, t\u00eb plot\u00eb dhe transparente nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale apo partiake. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe me funksionimin e institucioneve t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Institucionet duhet t\u00eb japin p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet p\u00ebr Begajn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00eb date i \u00ebsht\u00eb paraqitur Presidentit propozimi i Kryeministrit p\u00ebr em\u00ebrimin e shtetases Vlora Hyseni?<br \/>\n\u00c7far\u00eb dokumentacioni ka shoq\u00ebruar propozimin?<br \/>\nA ka p\u00ebrfshir\u00eb dokumentacioni CV-n\u00eb e plot\u00eb dhe historikun profesional t\u00eb kandidates?<br \/>\nA ka p\u00ebrfshir\u00eb informacion mbi veprimtarin\u00eb e saj t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb institucionet e siguris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?<br \/>\nA ka p\u00ebrfshir\u00eb informacion mbi rrethanat e largimit t\u00eb saj nga detyrat e m\u00ebparshme?<br \/>\nA ka p\u00ebrfshir\u00eb dokumentacion mbi verifikimet e siguris\u00eb?<br \/>\nA ka p\u00ebrfshir\u00eb referenca nga sh\u00ebrbimet partnere?<br \/>\nA ka p\u00ebrfshir\u00eb informacion nga autoritetet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar Presidenti informacion apo dokumentacion shtes\u00eb nga Kryeministri?<br \/>\nN\u00ebse po, cilat informacione dhe dokumente?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar Presidenti informacion nga SHISH?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar informacion nga institucionet ligjzbatuese?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar informacion nga SPAK?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar informacion nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar informacion nga Policia e Shtetit, AMP, AKSIK ose institucione t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>II.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me informacionet e administruara nga Republika e Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>A ka k\u00ebrkuar Presidenti informacion nga autoritetet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me shtetasen Hyseni?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb kontaktuar Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI)?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion mbi periudh\u00ebn e saj t\u00eb sh\u00ebrbimit?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion mbi arsyet e largimit t\u00eb saj nga detyra?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion mbi verifikime t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb siguris\u00eb?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion mbi procedime administrative, disiplinore, penale ose hetimore?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion mbi kontakte t\u00eb mundshme me persona q\u00eb paraqisnin risk sigurie?<br \/>\nKur jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjet nga autoritetet kosovare?<br \/>\n\u00c7far\u00eb konkluzionesh p\u00ebrmbanin ato?<br \/>\nA kan\u00eb pasur ndonj\u00eb rezerv\u00eb, paralajm\u00ebrim apo informacion q\u00eb k\u00ebrkonte verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm?<br \/>\nA jan\u00eb administruar k\u00ebto p\u00ebrgjigje n\u00eb dosjen e kandidatur\u00ebs s\u00eb propozuar?<\/p>\n<p>III.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me informacionet e administruara nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb<\/p>\n<p>A ka marr\u00eb Presidenti referenca nga sh\u00ebrbimet partnere lidhur me shtetasen Hyseni?<br \/>\nN\u00ebse po, cilat institucione kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto referenca?<br \/>\nN\u00eb \u00e7far\u00eb date jan\u00eb marr\u00eb?<br \/>\nA kan\u00eb qen\u00eb me shkrim?<br \/>\nA kan\u00eb pasur k\u00ebto referenca ndonj\u00eb rezerv\u00eb ose kufizim?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar Presidenti verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tyre?<br \/>\nA ka marr\u00eb Presidenti informacion nga NATO ose strukturat e saj?<br \/>\nA ka marr\u00eb informacion mbi besueshm\u00ebrin\u00eb e shtetases Hyseni p\u00ebr administrimin e informacionit t\u00eb klasifikuar?<br \/>\nA ka pasur ndonj\u00eb paralajm\u00ebrim ose shqet\u00ebsim nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb?<\/p>\n<p>IV.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me informacionet e administruara gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs<\/p>\n<p>Sa raporte zyrtare ka marr\u00eb Presidenti nga Drejtori i SHISH gjat\u00eb mandatit t\u00eb shtetases Hyseni?<br \/>\nSa prej tyre kan\u00eb qen\u00eb raporte periodike dhe sa raporte t\u00eb posa\u00e7me?<br \/>\nA ka raportuar ndonj\u00ebher\u00eb Drejtori i SHISH mbi incidente t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb informacionit?<br \/>\nA ka raportuar mbi rrjedhje t\u00eb mundshme t\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar?<br \/>\nA ka raportuar mbi kontakte t\u00eb personelit t\u00eb SHISH me persona t\u00eb paautorizuar?<br \/>\nA ka pasur ndonj\u00eb raport q\u00eb lidhej drejtp\u00ebrdrejt ose indirekt me shtetasen Hyseni?<br \/>\nA ka marr\u00eb Presidenti ndonj\u00eb informacion nga SPAK gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj?<br \/>\nA ka marr\u00eb ndonj\u00eb informacion nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb?<br \/>\nA ka marr\u00eb ndonj\u00eb informacion nga autoritetet e Kosov\u00ebs?<br \/>\nA ka marr\u00eb ndonj\u00eb informacion lidhur me shtetasin Ergys Agasi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me shtetasen Hyseni?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar Presidenti ndonj\u00ebher\u00eb sqarim nga Drejtori i SHISH lidhur me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar Presidenti ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb verifikim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm lidhur me akuzat e ngritura ndaj shtetases Vlora Hyseni nga opozita parlamentare dhe mediat?<\/p>\n<p>V.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me komunikimet institucionale me Kryeministrin<\/p>\n<p>Sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb konsultuar Presidenti me Kryeministrin lidhur me veprimtarin\u00eb e shtetases Hyseni?<br \/>\nA ka pasur komunikime t\u00eb posa\u00e7me mbi integritetin ose besueshm\u00ebrin\u00eb e saj?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar Presidenti informacione shtes\u00eb nga Kryeministri?<br \/>\nA ka marr\u00eb nga Kryeministri informacion lidhur me kontaktet e shtetases Vlora Hyseni me shtetasin Ergys Agasi?<br \/>\nA ka marr\u00eb informacion nga Kryeministri lidhur me hetime ose verifikime t\u00eb mundshme?<br \/>\nA ka diskutuar me Kryeministrin mbi informacionet e marra nga autoritetet e Kosov\u00ebs?<br \/>\nA ka diskutuar me Kryeministrin mbi informacionet e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb?<\/p>\n<p>VI.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me shkarkimin nga detyra t\u00eb shtetases Vlora Hyseni<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00eb date i \u00ebsht\u00eb paraqitur Presidentit propozimi p\u00ebr shkarkimin e znj. Hyseni?<br \/>\n\u00c7far\u00eb dokumentacioni shoq\u00ebronte propozimin?<br \/>\nA p\u00ebrmbante propozimi informacion mbi masat e siguris\u00eb ndaj saj?<br \/>\nA p\u00ebrmbante informacion nga SPAK?<br \/>\nA p\u00ebrmbante informacion mbi hetimin penal?<br \/>\nA p\u00ebrmbante informacion mbi ndonj\u00eb komprometim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar?<br \/>\nA k\u00ebrkoi Presidenti informacion shtes\u00eb p\u00ebrpara dekretimit t\u00eb shkarkimit?<br \/>\nA u konsultua Presidenti paraprakisht me Kryeministrin?<br \/>\nA u konsultua Presidenti me institucione t\u00eb tjera t\u00eb siguris\u00eb?<br \/>\nA u k\u00ebrkua ndonj\u00eb informacion nga SPAK ose Prokuroria?<br \/>\nA u konsultuan partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb?<br \/>\nA u verifikua n\u00ebse shtetasja Hyseni kishte informuar m\u00eb par\u00eb Kryeministrin ose Presidentin p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e ndonj\u00eb hetimi?<br \/>\nA u verifikua n\u00ebse ajo kishte deklaruar m\u00eb par\u00eb ekzistenc\u00ebn e kontakteve me shtetasin Ergys Agasi?<br \/>\nA u krye ndonj\u00eb vler\u00ebsim mbi pasojat e mundshme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare?<\/p>\n<p>Krahas informacionit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, k\u00ebrkohet v\u00ebnia n\u00eb dispozicion e nj\u00eb kopje t\u00eb nj\u00ebhsuar me origjinalin t\u00eb dokumentacionit si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Propozimi i Kryeministrit p\u00ebr em\u00ebrimin e shtetases Vlora Hyseni;<br \/>\nRelacionet dhe materialet shoq\u00ebruese t\u00eb propozimit;<br \/>\nDosja e shqyrtimit t\u00eb kandidatur\u00ebs;<br \/>\nKorrespondenca me Kryeministrin\u00eb;<br \/>\nKorrespodenca me autoritetet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs;<br \/>\nKorrespondenca me sh\u00ebrbimet partnere;<br \/>\n\u00c7do informacion i administruar nga NATO ose strukturat p\u00ebrkat\u00ebse;<br \/>\nP\u00ebrgjigjet e institucioneve shqiptare t\u00eb kontaktuara;<br \/>\n\u00c7do informacion i administruar nga SPAK, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, Policia e Shtetit, AMP, AKSIK apo institucione t\u00eb tjera ligjzbatuese;<br \/>\n\u00c7do vler\u00ebsim apo raport sigurie mbi kandidatur\u00ebn;<br \/>\nPropozimi i Kryeministrit p\u00ebr shkarkimin e shtetases Vlora Hyseni;<br \/>\nPraktika shkresore q\u00eb shoq\u00ebroi propozimin p\u00ebr shkarkim;<br \/>\nKorrespodenca dhe konsultimet institucionale t\u00eb zhvilluara p\u00ebrpara dekretimit t\u00eb shkarkimit;<br \/>\n\u00c7do analiz\u00eb, raport, relacion, memorie, opinion mbi pasojat p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare;<br \/>\n\u00c7do dokument q\u00eb lidhet me masat e marra p\u00ebr mbrojtjen e informacionit t\u00eb klasifikuar.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet p\u00ebr Begajn<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/September\/29\/Screenshot_2026-09-29_1501561790686948.png?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/September\/29\/Screenshot_2026-09-29_1502081790686956.png?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>Pyetjet per kryeministrin Rama<\/strong><\/p>\n<p>I.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me procedur\u00ebn e identifikimit dhe propozimit<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb identifikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shtetasja Vlora Hyseni si kandidate p\u00ebr detyr\u00ebn e Drejtorit t\u00eb SHISH?<br \/>\nNga kush \u00ebsht\u00eb propozuar fillimisht kandidatura e saj pran\u00eb Kryeministrit, qoft\u00eb n\u00eb pozicionin e k\u00ebshilltares p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, ashtu edhe t\u00eb Drejtorit t\u00eb SHISH?<br \/>\nA ka ekzistuar nj\u00eb procedur\u00eb formale p\u00ebr identifikimin, shqyrtimin dhe vler\u00ebsimin e kandidat\u00ebve?<br \/>\nSa kandidatura jan\u00eb shqyrtuar dhe cilat kan\u00eb qen\u00eb kriteret e p\u00ebrdorura p\u00ebr vler\u00ebsimin e tyre?<br \/>\nA ekziston nj\u00eb dosje administrative e procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidaturave?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb hartuar ndonj\u00eb relacion, raport, analiz\u00eb, memorie, opinion juridik ose vler\u00ebsim tjet\u00ebr p\u00ebrpara propozimit t\u00eb saj?<br \/>\nKur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur propozimi zyrtar i Kryeministrit drejtuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs?<br \/>\nCili ka qen\u00eb motivacioni i plot\u00eb i propozimit?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur propozimi n\u00eb dokumentacion zyrtar t\u00eb institucioneve shqiptare dhe t\u00eb huaja apo vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin personal t\u00eb Kryeministrit?<br \/>\nN\u00eb vijim t\u00eb deklarimit tuaj se kandidatura e shtetases Hyseni \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb referenca t\u00eb sh\u00ebrbimeve partnere:<\/p>\n<p>Cilat sh\u00ebrbime kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto referenca?<br \/>\nKur jan\u00eb marr\u00eb k\u00ebto referenca?<br \/>\nN\u00eb\u00e7fare forme?<br \/>\nKush i ka vler\u00ebsuar?<\/p>\n<p>A jan\u00eb k\u00ebrkuar posa\u00e7\u00ebrisht referenca p\u00ebr shtetasen Hyseni nga sh\u00ebrbimet partnere p\u00ebrpara propozimit?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion nga sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs dhe siguris\u00eb t\u00eb vendeve aleate dhe partnere?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion nga autoritetet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me veprimtarit\u00eb e m\u00ebparshme t\u00eb shtetases Hyseni?<br \/>\nCilat institucione t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb kontaktuar?<br \/>\nA keni k\u00ebrkuar informacion nga Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI) lidhur me periudh\u00ebn e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsdrejtorit nga shtetasja Hyseni?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion mbi rrethanat e largimit t\u00eb saj nga detyra n\u00eb institucionet e siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?<br \/>\nA \u00ebsht\u00ebk\u00ebrkuar informacion mbi ndonj\u00eb verifikim sigurie, procedim administrativ, disiplinor, penal apo hetim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm ndaj saj?<br \/>\nN\u00ebse \u00ebsht\u00eb marr\u00eb informacion nga autoritetet e Kosov\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe cili ka qen\u00eb konkluzioni i tij?<\/p>\n<p>II.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me verifikimet e kryera p\u00ebrpara em\u00ebrimit<\/p>\n<p>Cilat institucione shqiptare kan\u00eb kryer verifikimin e kandidatur\u00ebs s\u00eb shtetases Hyseni?<br \/>\nKur ka filluar dhe ka p\u00ebrfunduar ky verifikim?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb verifikim i posa\u00e7\u00ebm i siguris\u00eb dhe integritetit?<br \/>\nCilat institucione shqiptare jan\u00eb kontaktuar?<br \/>\nA jan\u00eb konsultuar SHISH, SHIU, Policia e Shtetit, SPAK, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, AMP, AKSIK ose institucione t\u00eb tjera ligjzbatuese?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion nga SPAK p\u00ebrpara propozimit t\u00eb saj?<br \/>\nN\u00ebse po, n\u00eb\u00e7far\u00eb date dhe \u00e7far\u00eb informacioni \u00ebsht\u00eb marr\u00eb?<br \/>\nA ka pasur, n\u00eb momentin e propozimit, ndonj\u00eb hetim, procedim, verifikim ose material t\u00eb administruar nga SPAK ku shtetasja Hyseni p\u00ebrmendej direkt apo indirekt?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb kontrolluar ekzistenca e kall\u00ebzimeve, referimeve apo materialeve t\u00eb tjera hetimore lidhur me t\u00eb?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb verifikim mbi kontaktet e saj me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetime apo procedime penale?<br \/>\nNga verifikimet e kryera, a ka rezultuar ndonj\u00eb kontakt apo marr\u00ebdh\u00ebnie personale, profesionale, financiare apo t\u00eb ndonj\u00eb natyre tjet\u00ebr me shtetasin Ergys Agasi?<br \/>\nN\u00ebse po, \u00e7far\u00eb informacioni \u00ebsht\u00eb administruar dhe cili ka qen\u00eb konkluzioni i tij?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs nga shtetasja Hyseni?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb hartuar nj\u00eb vler\u00ebsim formal mbi besueshm\u00ebrin\u00eb dhe integritetin e kandidatur\u00ebs s\u00eb saj?<br \/>\nN\u00ebse po, cilat kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfundimet e k\u00ebtij vler\u00ebsimi?<\/p>\n<p>III.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me informacionet e administruara nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb<\/p>\n<p>A ka k\u00ebrkuar Kryeministria informacion nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr shtetasen Vlora Hyseni?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion nga strukturat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb NATO-s?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb informacion nga sh\u00ebrbimet partnere lidhur me besueshm\u00ebrin\u00eb e saj?<br \/>\nA kan\u00eb pasur partner\u00ebt ndonj\u00eb rezerv\u00eb apo paralajm\u00ebrim?<br \/>\nA kan\u00eb komunikuar partner\u00ebt ndonj\u00eb shqet\u00ebsim lidhur me kontakte, marr\u00ebdh\u00ebnie apo veprimtari t\u00eb shtetases Hyseni?<br \/>\nA ka pasur ndonj\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar nga partner\u00ebt q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Kryeministrit p\u00ebrpara em\u00ebrimit?<br \/>\nN\u00ebse po, k\u00ebrkohet t\u00eb identifikohet dokumenti, data, instituconi d\u00ebrgues dhe niveli i klasifikimit n\u00eb mas\u00ebn e lejuar nga ligji.<\/p>\n<p>IV.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me informacionet e administruara gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga shtetasja Hyseni, a ka marr\u00eb Kryeministri informacion nga SHISH, SPAK, Policia e Shtetit, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ose institucione t\u00eb tjera lidhur me veprimtarin\u00eb e saj?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb informuar Kryeministri p\u00ebr ndonj\u00eb dyshim mbi respektimin e rregullave t\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr ndonj\u00eb incident t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb informacionit?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr ndonj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb saj me persona jasht\u00eb strukturave t\u00eb autorizuara?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb informuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr kontakte me shtetasin Ergys Agasi?<br \/>\nN\u00ebse po, kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ky informacion dhe nga cili institucion?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb verifikim pas marrjes s\u00eb k\u00ebtij informacioni?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb informuar apo ka pasur dijeni Kryeministri p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb dokumenti t\u00eb p\u00ebrgatitur nga nj\u00eb punonj\u00ebs i SHISH lidhur me implikimin e shtetases Vlora Hyseni n\u00eb procedurat e prokurimit publik t\u00eb AKSHI?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb informuar Kryeministri se shtetasja Hyseni mund t\u00eb ishte subjekt i nj\u00eb hetimi penal?<br \/>\nN\u00ebse po, kur \u00ebsht\u00eb informuar dhe nga cili autoritet?<br \/>\nA e ka informuar vet\u00eb shtetasja Hyseni Kryeministrin se ishte subjekt i ndonj\u00eb hetimi, verifikimi apo procedure?<br \/>\nA e ka informuar shtetasja Hyseni Kryeministrin se ishte marr\u00eb n\u00eb pyetje nga hetuesit e BKH-s\u00eb?<br \/>\nN\u00ebse po, kur dhe n\u00eb\u00e7far\u00eb rrethanash?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar Kryeministri ndonj\u00eb raport apo verifikim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga SHISH lidhur me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>V.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me kontaktet me shtetasin Ergys Agasi<\/p>\n<p>A ka pasur Kryeministri dijeni, p\u00ebrpara zhvillimeve t\u00eb fundit, p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e kontakteve t\u00eb shtetases Vlora Hyseni dhe shtetasit Ergys Agasi?<br \/>\nA ka qen\u00eb Kryeministri n\u00eb dijeni p\u00ebr takime t\u00eb tyre?<br \/>\nA ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr komunikime telefonike, elektronike ose t\u00eb tjera?<br \/>\nA ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb komunikim q\u00eb lidhej me \u00e7\u00ebshtje institucionale, qeveritare, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, policis\u00eb ose siguris\u00eb?<br \/>\nA ka diskutuar ndonj\u00ebher\u00eb shtetasja Hyseni me Kryeministrin lidhur me shtetasin Ergys Agasi?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar ndonj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrhyrjen ose ndihm\u00ebn e Kryeministrit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidheshin me t\u00eb?<br \/>\nA ka k\u00ebrkuar Kryeministri nga ndonj\u00eb institucion informacion mbi natyr\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shtetasve Hyseni-Agasi?<\/p>\n<p>VI.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me informacionet e nga NATO dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb gjat\u00eb detyr\u00ebs<\/p>\n<p>A ka marr\u00eb Kryeministria gjat\u00eb periudh\u00ebs Prill 2023 \u2013 Shtator 2026 raporte apo komunikime nga NATO lidhur me shtetasen Vlora Hyseni?<br \/>\nA ka marr\u00eb informacion mbi sigurin\u00eb e informacionit t\u00eb klasifikuar n\u00eb SHISH?<br \/>\nA ka marr\u00eb informacion nga partner\u00ebt mbi ndonj\u00eb risk t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb lidhej me shtetasen Hyseni?<br \/>\nA ka pasur ndonj\u00eb rezerv\u00eb nga partner\u00ebt lidhur me aksesin e saj n\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar?<br \/>\nA kan\u00eb k\u00ebrkuar partner\u00ebt ndonj\u00eb mas\u00eb korrigjuese apo verifikim shtes\u00eb?<\/p>\n<p>VII.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lidhur me shkarkimin nga detyra e Drejtorit t\u00eb SHISH<\/p>\n<p>Kur ka marr\u00eb Kryeministri informacionin e par\u00eb lidhur me masat e siguris\u00eb ndaj shtetases Hyseni?<br \/>\nKur ka vendosur t\u00eb propozoj\u00eb shkarkimin e saj?<br \/>\nCili ka qen\u00eb motivacioni i plot\u00eb i shkarkimit nga detyra?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb bazuar propozimi p\u00ebr shkarkim vet\u00ebm n\u00eb masat e siguris\u00eb apo edhe n\u00eb informacione t\u00eb tjera?<br \/>\nN\u00ebse po, cilat institucione i kan\u00eb k\u00ebto informacione n\u00eb dispozicion?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb konsultuar Presidenti i Republik\u00ebs p\u00ebrpara propozimit?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndonj\u00eb raport nga ana e SHISH?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb vler\u00ebsim mbi d\u00ebmin e mundsh\u00ebm ndaj siguris\u00eb komb\u00ebtare?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb vler\u00ebsim mbi informacionin e klasifikuar q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb ekspozuar apo kompromentuar?<br \/>\nA jan\u00eb informuar paraprakisht NATO dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb?<br \/>\nA jan\u00eb marr\u00eb masa konkrete p\u00ebr mbrojtjen e informacionit t\u00eb klasifikuar pas largimit t\u00eb shtetases Vlora Hyseni nga detyra?<br \/>\nN\u00ebse po, cilat jan\u00eb k\u00ebto masa dhe kur jan\u00eb marr\u00eb ato?<\/p>\n<p>Krahas informacionit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, k\u00ebrkohet v\u00ebnia n\u00eb dispozicion e nj\u00eb kopje t\u00eb nj\u00ebhsuar me origjinalin t\u00eb dokumentacionit si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Dosja e procesit t\u00eb identifikimit dhe p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidatur\u00ebs;<br \/>\nPropozimi i Kryeministrit p\u00ebr em\u00ebrimin e shtetases Vlora Hyseni;<br \/>\nRelacionet dhe materialet shoq\u00ebruese;<br \/>\nDokumentet e verifikimit;<br \/>\nKorrespondenca me autoritetet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs;<br \/>\nKorrespondenca me sh\u00ebrbimet partnere;<br \/>\n\u00c7do informacion i administruar nga NATO;<br \/>\nP\u00ebrgjigjet e institucioneve shqiptare t\u00eb kontaktuara;<br \/>\n\u00c7do informacion i administruar nga SPAK, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, Policia e Shtetit, AMP, AKSIK apo institucione t\u00eb tjera ligjzbatuese;<br \/>\n\u00c7do raport apo vler\u00ebsim q\u00eb lidhet me integritetin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e kandidatur\u00ebs;<br \/>\nPropozimi p\u00ebr shkarkimin e shtetases Vlora Hyseni;<br \/>\nPraktika shkresore q\u00eb shoq\u00ebroi propozimin p\u00ebr shkarkim;<br \/>\n\u00c7do analiz\u00eb, raport, relacion, memorie, opinion mbi pasojat p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare;<br \/>\n\u00c7do dokument q\u00eb lidhet me masat e marra p\u00ebr mbrojtjen e informacionit t\u00eb klasifikuar.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet p\u00ebr Ram\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/September\/29\/Screenshot_2026-09-29_1503191790687059.png?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/September\/29\/Screenshot_2026-09-29_1503301790687070.png?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/images\/2026\/September\/29\/Screenshot_2026-09-29_1503371790687091.png?width=900&amp;enlarge=1\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Kleves Balliu deklaroi gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme se PD ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion Kryeministrit dhe Presidentit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje se si u em\u00ebrua dhe dekretua Vlora Hyseni n\u00eb krye t\u00eb SHISH. Sipas deputetit Balliu, \u2018Kryeministri dhe Presidenti duhet t\u00eb informojn\u00eb mbi kriteret me t\u00eb cilat u em\u00ebrua dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":154327,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155056"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155056\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155057,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155056\/revisions\/155057"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/154327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}