{"id":155070,"date":"2026-09-29T19:02:57","date_gmt":"2026-09-29T19:02:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155070"},"modified":"2026-09-29T19:02:57","modified_gmt":"2026-09-29T19:02:57","slug":"pedagogu-thirrje-studenteve-dilni-ne-shesh-tradhtia-qe-iu-be-ne-2018-en-do-te-kete-faqen-e-zeze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/29\/pedagogu-thirrje-studenteve-dilni-ne-shesh-tradhtia-qe-iu-be-ne-2018-en-do-te-kete-faqen-e-zeze\/","title":{"rendered":"Pedagogu thirrje student\u00ebve: Dilni n\u00eb shesh! Tradhtia q\u00eb iu b\u00eb n\u00eb 2018-\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb faqen e zez\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pedagogu Lush Susaj ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb dit\u00ebn e 122-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs qytetare, ku k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar protestuesve dhe ve\u00e7an\u00ebrisht student\u00ebve, Susaj u ndal te protesta studentore e viteve 2018-2019, duke pretenduar se ajo u shtyp p\u00ebrmes presioneve politike n\u00eb shkolla dhe universitete.<\/p>\n<p>Susaj tregoi edhe nj\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb ish-student, i cili, sipas tij, kishte qen\u00eb nj\u00eb nga drejtuesit e protest\u00ebs studentore t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>\u2018Profesor, \u00e7far\u00eb m\u00eb kan\u00eb masakruar, m\u00eb kan\u00eb ulur n\u00eb not\u00eb\u2019, citoi Susaj ish-studentin, duke shtuar se kjo, sipas tij, ishte nj\u00eb form\u00eb e dhun\u00ebs politike mbi arsimin.<\/p>\n<p>\u2018V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb mbylljen e k\u00ebsaj, e k\u00ebsaj proteste t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e b\u00ebjn\u00eb student\u00ebt. E Zoti i bekoft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb familjet q\u00eb kan\u00eb student\u00eb e nx\u00ebn\u00ebs. Zoti ia leht\u00ebsoft\u00eb, ia leht\u00ebsoft\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb mundin e problemet.<\/p>\n<p>Tani takova nj\u00eb student un\u00eb, e ai m\u00eb njohu, un\u00eb nuk e njoha, sepse ky drejtoi protest\u00ebn e vitit 2018-2019. Dhe m\u00eb pa, dhe ta merr mikrofoni, se u konformuam me mendimet e nuk desha me e marr\u00eb. Vet\u00ebm se m\u00eb kujtoi, tha: &#8216;Profesor \u00e7far\u00eb m\u00eb kan\u00eb masakrue, m\u00eb kan\u00eb ul n\u00eb not\u00eb.<\/p>\n<p>E kjo \u00ebsht\u00eb politika e f\u00eblliq\u00ebt serbo-komuniste mbi shkollat dhe universitetet.&#8217; Kjo \u00ebsht\u00eb dhuna politike mbi shkollat dhe universitetet. K\u00ebshtu u shtyp protesta studentore e 2018-2019. E Zoti i turp\u00ebroft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata profesor\u00eb e horra q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb shtypje brutale q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb rinis\u00eb shkollore e universitare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, k\u00ebshtu dhe vet\u00ebm k\u00ebshtu, e kam ditur at\u00ebher\u00eb, e kam shkruar, e kam p\u00ebrmendur, do ta p\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. K\u00ebshtu u mbyt protesta studentore, q\u00eb desh ndryshonte situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, e do t&#8217;ia shkurtonte Shqip\u00ebris\u00eb shtat\u00eb vjet dhun\u00eb, humbje, humbje imazhi, turp\u00ebrim p\u00ebrpara kombit.<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb, \u00ebsht\u00eb e madhe, e mira m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb i ka ndodhur Shqip\u00ebris\u00eb, sepse e iluminon kombin dhe shtetin, dhe i tregon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr me pa se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet n\u00eb zyrat e err\u00ebta e konspirative t\u00eb horrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, \u00e7do m\u00ebsuesi e profesori t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i b\u00ebj thirrje: Hajdeni e merrni mikrofonin! Mos i ulni kryet partis\u00eb! Mos guxoni me b\u00ebr\u00eb presion mbi nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt, sikur b\u00ebn\u00eb n\u00eb 2018-2019! Zoti i turp\u00ebroft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata komunist\u00eb e bij komunist\u00ebsh, q\u00eb shtyp\u00ebn protest\u00ebn studentore e universitare! Zoti i turp\u00ebroft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata bij e bija komunist\u00ebsh, q\u00eb do t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb shtypin k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, e cila i ka sjell\u00eb faqen e bardh\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdeni tash t&#8217;ju kujtoj shqiptar\u00eb o njer\u00ebz, e mos u b\u00ebni argat\u00eb. Shikoni \u00e7far\u00eb m\u00eb tha nj\u00eb m\u00ebsues, nj\u00eb gjermanist i Shkodr\u00ebs, tha: &#8216;Ne u \u00e7uam t\u00eb gjith\u00eb ish-komunistat, ne e mor\u00ebm n\u00eb mbrojtje&#8230; sa kishin rrogat, e kam k\u00ebrkuar at\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn, por nuk pranuan. Ama, tha, nuk na lan\u00eb me punu m\u00eb.&#8217;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri v\u00ebllez\u00ebr? Asnj\u00eb m\u00ebsues e asnj\u00eb profesor, spiun\u00ebt e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbat e partis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs, nuk u hoq\u00ebn nga puna. Dhe vazhduan t\u00eb rruajn\u00eb n\u00eb universitete e shkolla, dhe i mbush\u00ebn universitetet e shkollat me bastard\u00ebt e tyre. E un\u00eb nuk jam p\u00ebr me l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe, e jam p\u00ebr, e nuk jam p\u00ebr at\u00eb q\u00eb djali i profesorit, e djali i m\u00ebsuesit t\u00eb b\u00ebhet profesor.<\/p>\n<p>Por ama, baballar\u00ebt e tyre t\u00eb pakt\u00ebn kishin praktik\u00ebn, e kishin nj\u00eb far\u00eb qytetarie. Nd\u00ebrsa k\u00ebta jan\u00eb horra, k\u00ebta nuk kan\u00eb praktik\u00eb as qytetari, k\u00ebta jan\u00eb maskarenj, k\u00ebta i kan\u00eb kthyer shkollat dhe universitetet n\u00eb hane. K\u00ebta kan\u00eb masakruar sistemin arsimor, k\u00ebta nuk jan\u00eb pik\u00eb qytetarie, k\u00ebta jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur e t\u00eb rritur boll\u00ebk, e k\u00ebta i turp\u00ebroft\u00eb Zoti.<\/p>\n<p>Prandaj, prandaj mesazhi, mesazhi i studentes, sepse m\u00eb that\u00eb at\u00eb q\u00eb un\u00eb e dija dhe e kam p\u00ebrmendur shpesh: N\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs nuk ka b\u00ebr\u00eb vaki me iu suell student\u00ebve si qen m\u00ebsuesit dhe profesor\u00ebt e tyre. Dhe me hesht prind\u00ebrit e tyre.<\/p>\n<p>Prandaj ne kurr\u00eb nuk do t&#8217;i heqim vargonjt\u00eb e skllav\u00ebris\u00eb, n\u00ebse nuk kthejm\u00eb m\u00ebsuesit dhe profesor\u00ebt n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Hajdeni o popull se t\u00eb dashur, hajdeni e merrni fjal\u00ebn se populli ka nevoj\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebn tuaj, e mos u fshihni, e mos u b\u00ebni argat\u00eb kund\u00ebr protest\u00ebs, e kund\u00ebr t\u00eb ardhmes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj.<\/p>\n<p>E po e mbyll, po e mbyll me dy shprehje t\u00eb bukura t\u00eb dy burrave t\u00eb shquar. Sot \u00ebsht\u00eb dita e Sh\u00ebn Mhillit v\u00ebllez\u00ebr, e popullsia katolike e Shqip\u00ebris\u00eb, e kan\u00eb fest\u00eb e iu g\u00ebzofshin festat t\u00eb gjith\u00eb katolik\u00eb e mysliman\u00eb, festat n\u00eb Shqip\u00ebri i kemi bashk\u00eb. \u00cbsht\u00eb u rrit k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb madhe, por po kujtoj At Gjergj Fisht\u00ebn.<\/p>\n<p>At Gjergj Fishta thot\u00eb: &#8216;E asnj\u00eb dosk\u00eb, e asnj\u00eb gjek, s&#8217;b\u00ebhet bashk\u00eb si kund\u00ebr \u00e7ek, p\u00ebr shtetin dhe p\u00ebr kombin shqiptar&#8217;. S\u00eb fundi, po i kujtoj edhe nj\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Dukagjinit, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb shekuj t\u00eb shekujve ka pushuar e do t\u00eb pushoj\u00eb n\u00eb panteonin e nderit t\u00eb kombit e t\u00eb kujtes\u00ebs historike.<\/p>\n<p>E kam fjal\u00ebn p\u00ebr artistin e madh, antikomunistin, Ndrek Luc\u00ebn. Nuk dua me e lidh me t\u00eb birin, ai ka lidhje, e ka k\u00ebput at\u00eb lidhje n\u00eb gjendjen civile, po jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ndrek Luca o v\u00ebllez\u00ebr thot\u00eb: &#8216;P\u00ebr qiell e p\u00ebr dhe, k\u00ebtu ka tradhti o burra!&#8217;. Ne, ne mund t\u00eb kemi tradhti nga krah\u00ebmarrja, mund t\u00eb kemi nga mbrapa e nga para, por t\u00eb jeni mir\u00eb, tradhtia e ka faqen e zez\u00eb.<\/p>\n<p>Tradhtia q\u00eb iu b\u00eb student\u00ebve n\u00eb 2018-\u00ebn, e n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet prap\u00eb, do ta ket\u00eb faqen e zez\u00eb n\u00eb shekuj t\u00eb shekujve, e mos harroni kurr\u00eb, kurr\u00eb mos e harroni, ata q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Kjo ka buruar, buron nga mungesa totale e dekomunistizimit, nga rrena e vitit 1991.<\/p>\n<p>Zoti i nderoft\u00eb shekujt e shekujve! Zoti e nderoft\u00eb Evrop\u00ebn! Zoti e nderoft\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs! Zoti e nderoft\u00eb rinin\u00eb studentore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! Ju lutem student\u00eb, duke iu konsideruar si f\u00ebmij\u00ebt e mi, dilni n\u00eb sheshe, mos d\u00ebgjoni as gjyshin as bab\u00ebn, as m\u00ebsuesin as profesorin. Dilni e k\u00ebrkoni t\u00eb ardhmen tuaj, shtetin tuaj, kombin tuaj.<\/p>\n<p>Zoti iu nderoft\u00eb!\u2019, tha pedagogu Lush Susaj gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pedagogu Lush Susaj ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb dit\u00ebn e 122-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs qytetare, ku k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij. Duke iu drejtuar protestuesve dhe ve\u00e7an\u00ebrisht student\u00ebve, Susaj u ndal te protesta studentore e viteve 2018-2019, duke pretenduar se ajo u shtyp p\u00ebrmes presioneve politike n\u00eb shkolla dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":152842,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155070","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155070"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155070\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155071,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155070\/revisions\/155071"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/152842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}