{"id":155137,"date":"2026-09-30T11:55:11","date_gmt":"2026-09-30T11:55:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155137"},"modified":"2026-09-30T11:55:11","modified_gmt":"2026-09-30T11:55:11","slug":"domosdoshmeria-e-sigurimit-te-aseteve-fizike-ne-pronesi-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/30\/domosdoshmeria-e-sigurimit-te-aseteve-fizike-ne-pronesi-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Domosdoshm\u00ebria e sigurimit t\u00eb aseteve fizike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit"},"content":{"rendered":"<div class=\"td_block_wrap tdb_single_featured_image tdi_112 tdb-content-horiz-left td-pb-border-top td_block_template_1\" data-td-block-uid=\"tdi_112\">\n<div class=\"tdb-block-inner td-fix-index\">Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Korporata Energjetike Shqiptare, siguroi asetet e veta n\u00eb vler\u00eb mbulimi 550 milion euro<strong>.\u00a0<\/strong>P\u00ebr sigurimin e pasuris\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb folur pak. Legjislacioni shqiptar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duhet ripar\u00eb. Deri n\u00eb vitin 1999 sigurimi i aseteve publike ka qen\u00eb i detyruesh\u00ebm me ligj dhe \u00e7do institucion shtet\u00ebror b\u00ebnte sigurimin e aseteve. M\u00eb von\u00eb, ligji u abrogua dhe pasuria shtet\u00ebrore u la e ekspozuar ndaj rreziqeve t\u00eb ndryshme.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"td_block_wrap tdb_single_content tdi_113 td-pb-border-top td_block_template_1 td-post-content tagdiv-type\" data-td-block-uid=\"tdi_113\">\n<div class=\"tdb-block-inner td-fix-index\">\n<p>Nd\u00ebr vite jan\u00eb regjistruar d\u00ebme kolosale n\u00eb pyje, n\u00eb vepra t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore, vepra ujit\u00ebse, n\u00eb godina etj. Zjarret dhe p\u00ebrmbytjet nd\u00ebr vite kan\u00eb shkaktuar mjaft d\u00ebme. Edhe infrastruktura rrugore, e pasiguruar, \u00ebsht\u00eb eskpozuar vazhdimisht ndaj rreziqeve t\u00eb ndryshme. Publiku \u00ebsht\u00eb njohur me shum\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb detyruara riparuese q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>Korporata Energjetike Shqiptare, e vet\u00ebdijshme se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i ekspozuar p\u00ebrball\u00eb rreziqeve t\u00eb m\u00ebdha, nga t\u00ebrmeti, zjarri, p\u00ebrmbytjet dhe rr\u00ebshqitjet e dherave, duke e ditur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj i siguron prej vitesh k\u00ebto asete fizike. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Nj\u00eb aset publik i d\u00ebmtuar, n\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb i siguruar, nj\u00eb pjes\u00eb e kostos s\u00eb tij p\u00ebrballohet nga kontrata e sigurimit. N\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt, barra bie mbi buxhetin, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb mbi taksapaguesin.<\/p>\n<p>Buxheti i shtetit nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdor fondet p\u00ebr t\u00eb rivitalizuar ekonomin\u00eb e d\u00ebmtuar, pas \u00e7do ngjarjeje apo fatkeq\u00ebsie. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj ekonomie do t\u00eb duhej t\u00eb ishte e siguruar. Institucionet shtet\u00ebrore duhet t\u2019i sigurojn\u00eb asetet e tyre. Praktika bot\u00ebrore sjell shembuj konkret\u00eb: pronat shtet\u00ebrore t\u00eb pasiguruara nuk ekzistojn\u00eb. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb rihap\u00eb diskutimin e sigurimit t\u00eb aseteve publike.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb asetet fizike t\u00eb KESH?<\/strong><\/p>\n<p>Hidrocentralet (HEC-et), turbinat, digat dhe rezervuar\u00ebt, pajisjet elektrike, nd\u00ebrtesat dhe infrastruktura e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb jan\u00eb asetet fizike t\u00eb cilat Korporata Energjetike Shqiptare siguroi. Ato jan\u00eb pasuri publike, pron\u00eb e publikut shqiptar, e nd\u00ebrtuar n\u00eb breza dhe q\u00eb sot p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sektor strategjik p\u00ebr vendin: energjetik\u00ebn. Vlera totale e mbulimit me sigurim p\u00ebr k\u00ebto asete shkon deri n\u00eb 550 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u00c7do vit KESH shpall tenderin e sigurimit financiar, me q\u00ebllim q\u00eb rreziku i zjarrit dhe i katastrofave natyrore t\u2019u delegohet kompanive t\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se vlera e d\u00ebmit nuk do t\u2019i r\u00ebndoj\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, por sipas parashikimeve n\u00eb kontrat\u00eb at\u00eb do ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr kompania e sigurimeve. Kriteret teknike dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurimin e k\u00ebtyre veprave jan\u00eb t\u00eb forta dhe shpesh filtrat ligjor\u00eb dhe teknik\u00eb b\u00ebhen skualifikues.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb risigurimin e aseteve t\u00eb KESH kompanit<\/strong><strong>\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb risigurimin e aseteve t\u00eb KESH jan\u00eb kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00ebn e sigurimeve dhe risigurimeve. Kjo e p\u00ebrligj edhe \u00e7mimin e risigurimit, i cili reflektohet edhe n\u00eb \u00e7mimin e marrjes n\u00eb sigurim. Risiguruesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs ofrojn\u00eb n\u00eb bllok mbulimin e aseteve fizike t\u00eb KESH dhe risiguruesi lider i k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb Hannover Re, me standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb garancive financiare dhe i vler\u00ebsuar AA me perspektiv\u00eb stab\u00ebl nga S&amp;P.<\/p>\n<p>Sigurimi i veprave t\u00eb tilla, p\u00ebr shkak t\u00eb vlerave t\u00eb larta dhe njohurive e kapaciteteve t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb k\u00ebrkon, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. SIGAL Insurance Group ka qen\u00eb nd\u00ebr vite fituese e projekteve t\u00eb k\u00ebsaj natyre: projekte madhore, delikate dhe strategjike. SIGAL ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe siguruese e projektit TAP, me vler\u00eb mbulimi deri n\u00eb 1.5 miliard\u00eb euro. P\u00ebrvoja, kapacitetet teknike dhe njer\u00ebzore dhe sidomos risigurimi te gjigant\u00ebt bot\u00ebror\u00eb t\u00eb sigurimeve, i japin SIGAL mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vepra t\u00eb k\u00ebsaj r\u00ebnd\u00ebsie.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa u takon veprave t\u00eb m\u00ebdha publike e strategjike, SIGAL spikat jo vet\u00ebm n\u00eb marrjen n\u00eb sigurim, por po ashtu edhe n\u00eb k\u00ebshillimin p\u00ebr mitigimin, minimizimin e rreziqeve si edhe menaxhimin e riskut.<\/p>\n<p>Sigurimi, si aset i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, n\u00eb rastin konkret b\u00ebhet mburoj\u00eb p\u00ebr investimet publike, ofron shtres\u00eb financiare mbrojt\u00ebse, shmang p\u00ebrdorimin e fondeve publike p\u00ebr humbje t\u00eb paparashikuara q\u00eb n\u00eb rastin e veprave madhore jan\u00eb shum\u00eb milion\u00ebshe dhe garanton vazhdim\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve publike.<\/p>\n<p>Shtremb\u00ebrimi mediatik, q\u00eb sigurimin e digave si vepra madhore p\u00ebr t\u00eb mos prekur buxhetin e shtetit n\u00eb rast d\u00ebmesh e raporton si \u201csigurim zyrash\u201d, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb padituri.<\/p>\n<p>550 milion\u00eb euro si vler\u00eb mbulimi n\u00eb rast d\u00ebmi nga zjarri apo katastrofat, si sigurim i objekteve t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim me vler\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr publikun shqiptar.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Korporata Energjetike Shqiptare, siguroi asetet e veta n\u00eb vler\u00eb mbulimi 550 milion euro.\u00a0P\u00ebr sigurimin e pasuris\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb folur pak. Legjislacioni shqiptar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duhet ripar\u00eb. Deri n\u00eb vitin 1999 sigurimi i aseteve publike ka qen\u00eb i detyruesh\u00ebm me ligj dhe \u00e7do institucion shtet\u00ebror b\u00ebnte sigurimin e aseteve. M\u00eb von\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155138,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-155137","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155137","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155137"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155137\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155139,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155137\/revisions\/155139"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}