{"id":155154,"date":"2026-09-30T15:57:18","date_gmt":"2026-09-30T15:57:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155154"},"modified":"2026-09-30T15:57:18","modified_gmt":"2026-09-30T15:57:18","slug":"znj-von-der-leyen-shikojeni-shqiperine-pertej-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/30\/znj-von-der-leyen-shikojeni-shqiperine-pertej-edi-rames\/","title":{"rendered":"Znj. Von der Leyen, shikojeni Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrtej Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span class=\"date\">Nga <strong>Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/span><\/p>\n<div class=\"oped-rm\"><img decoding=\"async\" class=\"img-circle\" src=\"https:\/\/cdn.syri.net\/author\/2026\/January\/10\/ndricim_kulla1768071173.png?width=100&amp;height=100&amp;resize=fill&amp;enlarge=1&amp;g=ce\" \/><\/div>\n<div><\/div>\n<div id=\"rekl-3\">Sot Tirana pret s\u00ebrish Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian, dhe kjo vizit\u00eb, si edhe vizitat e m\u00ebparshme t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb ngjarje diplomatike, me flamuj, buz\u00ebqeshje, fotografi dhe fjalime p\u00ebr Evrop\u00ebn q\u00eb po afrohet, sepse pas gjith\u00eb k\u00ebsaj pamjeje ceremoniale ekziston nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr, ajo q\u00eb prej vitesh p\u00ebrpiqet t\u00eb bind\u00eb Evrop\u00ebn se rruga e saj drejt Bashkimit Evropian nuk mund t\u00eb matet vet\u00ebm me shpejt\u00ebsin\u00eb e hapjes s\u00eb kapitujve, por me cil\u00ebsin\u00eb e shtetit q\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb at\u00eb Bashkim.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Un\u00eb kam shkruar edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vizitat e zonj\u00ebs von der Leyen n\u00eb Tiran\u00eb dhe, ndoshta, disa nga k\u00ebshillat e mia kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr modeste p\u00ebr nj\u00eb zyrtare t\u00eb nj\u00eb Europe kaq t\u00eb madhe, por kan\u00eb ardhur nga nj\u00eb shqet\u00ebsim i thjesht\u00eb: Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn jo vet\u00ebm si destinacion politik, por si nj\u00eb standard moral dhe institucional, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ajo mjegull e vjet\u00ebr shqiptare ku pushteti dhe shteti, partia dhe administrata, interesi publik dhe interesi i qeveris\u00eb shpesh kan\u00eb prirjen t\u00eb treten n\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj sot, n\u00eb prag t\u00eb k\u00ebsaj vizite, nuk do t\u00eb doja t&#8217;i p\u00ebrs\u00ebrisja zonj\u00ebs von der Leyen ato q\u00eb i kam shkruar m\u00eb par\u00eb, por t&#8217;i kujtoja vet\u00ebm disa prej tyre, sepse n\u00eb politik\u00ebn evropiane ka momente kur nj\u00eb vend nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr komplimente, por p\u00ebr nj\u00eb kujtes\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria d\u00ebshiron t\u00eb ec\u00eb m\u00eb shpejt drejt Bashkimit Evropian dhe askush q\u00eb e do Evrop\u00ebn nuk mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij p\u00ebrshpejtimi. Por negociatat nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb perde pas s\u00eb cil\u00ebs fshihet gjendja reale e shtetit shqiptar. Evropa nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm destinacioni ku Shqip\u00ebria k\u00ebrkon t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb; ajo duhet t\u00eb jet\u00eb edhe standardi me t\u00eb cilin Shqip\u00ebria mat m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveriset sot.<\/p>\n<p>Sepse prej koh\u00ebsh mbi qeverisjen shqiptare\u00a0 dhe personalisht mbi kryeministrin Edi Rama jan\u00eb grumbulluar nj\u00eb varg akuzash, hetimesh, denoncimesh dhe \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb kan\u00eb prekur\u00a0 shum\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb pushtetit. Disa jan\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e hetimit, disa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, disa t\u00eb tjera jan\u00eb kund\u00ebrshtuar nga vet\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb trajtohen si verdikte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron thelbi i problemit: n\u00eb nj\u00eb shtet ligjor, p\u00ebrgjigjja ndaj akuz\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb heshtja e pushtetit, as presioni politik, as delegjitimimi i hetuesve, por hetimi i plot\u00eb dhe l\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Shqip\u00ebria i detyrohet edhe Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse mbi kryeministrin, mbi ministra, ish-ministra, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb apo njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin r\u00ebndojn\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr korrupsion ose shp\u00ebrdorim detyre, ajo q\u00eb duhet t\u00eb shoh\u00eb Evropa nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse pushteti arrin t&#8217;i mbaj\u00eb ato akuza larg ekranit p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb muaj apo nj\u00eb vit, por n\u00ebse institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb lirin\u00eb t&#8217;i hetojn\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu b\u00ebhet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm SPAK-u.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Komisioni Evropian ka vler\u00ebsuar rezultatet e SPAK-ut n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe ka evidentuar se kjo struktur\u00eb ka vepruar edhe ndaj politikan\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Komisioni ka sh\u00ebnuar shqet\u00ebsimin p\u00ebr rritjen e presionit politik ndaj saj dhe\u00a0 aktualisht me realiz\u00ebm ka l\u00ebshuar shqet\u00ebsimin p\u00ebr efikasitetin e SPAK.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato momente kur nj\u00eb institucion shqiptar nuk duhet t\u00eb lihet vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Sepse SPAK-u ka gabuar ,shum\u00eb madje\u00a0 dhe\u00a0 mund t\u00eb gaboj\u00eb, si\u00e7 mund t\u00eb gaboj\u00eb \u00e7do institucion njer\u00ebzor. Prokuror\u00ebt mund t\u00eb marrin vendime t\u00eb diskutueshme dhe ato vendime mund t\u00eb kund\u00ebrshtohen n\u00eb gjykat\u00eb. Por kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht demokracia: hetimi, mbrojtja, gjykimi, ankimi dhe vendimi p\u00ebrfundimtar. Ajo q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet norm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb institucion i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb vihet n\u00ebn presion politik sa her\u00eb q\u00eb hetimi i tij afrohet pran\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Edhe Parlamenti Evropian, n\u00eb vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ka k\u00ebrkuar hapa urgjent\u00eb p\u00ebr garantimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe integritetit institucional dhe u ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrmbahen nga veprime q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb pavarura si SPAK-u.<\/p>\n<p>Prandaj, zonja von der Leyen, n\u00ebse sot n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoni s\u00ebrish fjal\u00ebt p\u00ebr reforma, p\u00ebr kapituj t\u00eb negociatave, p\u00ebr integrimin dhe p\u00ebr shpejtimin e procesit, ndoshta do t\u00eb ishte e dobishme t\u00eb d\u00ebgjohej edhe nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb i thjesht\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb evropiane: a mund ta hetoj\u00eb drejt\u00ebsia shqiptare pushtetin shqiptar pa pasur frik\u00eb prej tij?<\/p>\n<p>Sepse kjo \u00ebsht\u00eb prova. Jo numri i kapitujve t\u00eb hapur.As numri i takimeve n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Jo fotografia e radh\u00ebs me flamujt shqiptar\u00eb dhe evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Prova \u00ebsht\u00eb n\u00ebse nj\u00eb kryeminist\u00ebr, nj\u00eb minist\u00ebr, nj\u00eb deputet apo nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb mund t\u00eb hetohet si \u00e7do qytetar tjet\u00ebr kur mbi t\u00eb ngrihen dyshime serioze dhe n\u00ebse pushteti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb, t\u00ebrhiqet nj\u00eb hap pas dhe thot\u00eb: drejt\u00ebsia le t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse \u00e7\u00ebshtja e imunitetit politik dhe e mbrojtjes s\u00eb zyrtar\u00ebve nga pasojat e hetimit nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb episod teknik i politik\u00ebs shqiptare. N\u00ebse nj\u00eb zyrtar k\u00ebrkohet t\u00eb hetohet, institucionet politike duhet t\u00eb krijojn\u00eb kushtet q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb veproj\u00eb, jo ta b\u00ebjn\u00eb mbrojtjen politike nj\u00eb mur p\u00ebrpara saj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb i thot\u00eb vet\u00ebm se po ec\u00ebn p\u00ebrpara. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb i kujton se drejtimi i udh\u00ebtimit ka r\u00ebnd\u00ebsi po aq sa shpejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sepse ekziston nj\u00eb paradoks i dhimbsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori: sa m\u00eb shum\u00eb flasim p\u00ebr integrimin evropian, aq m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb flasim p\u00ebr shtetin ligjor. Sa m\u00eb shum\u00eb afrohemi me dyert e Evrop\u00ebs, aq m\u00eb pak mund t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb pushteti politik t\u00eb b\u00ebhet pronar i institucioneve. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb negociatat t\u00eb p\u00ebrshpejtohen, aq m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb standardet q\u00eb i japin kuptim k\u00ebtij procesi t\u00eb mos p\u00ebrshpejtohen vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt nuk duam q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mbahet jasht\u00eb Evrop\u00ebs. P\u00ebrkundrazi. Ne duam t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Por duam t\u00eb hyjm\u00eb si nj\u00eb shtet q\u00eb ka filluar t\u00eb \u00e7lirohet nga s\u00ebmundja e vjet\u00ebr e pushtetit absolut, jo si nj\u00eb shtet ku korrupsioni i lart\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb pak i duksh\u00ebm vet\u00ebm sepse vendi po p\u00ebrparon n\u00eb tabelat e integrimit.<\/p>\n<p>Sepse Evropa nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb treg, nj\u00eb fond, nj\u00eb flamur apo nj\u00eb karrige n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb. Evropa \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, nj\u00eb kultur\u00eb e kufizimit t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Dhe Shqip\u00ebria ende ka shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebtu.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vite kemi par\u00eb se si pushteti mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb imazh shum\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur se realiteti q\u00eb mbulon. Kemi par\u00eb ceremonin\u00eb evropiane mbi nj\u00eb terren ku konfliktet institucionale vazhdojn\u00eb, ku drejt\u00ebsia p\u00ebrballet me presione dhe ku korrupsioni i nivelit t\u00eb lart\u00eb mbetet nj\u00eb nga provat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr shtetin shqiptar. Vet\u00eb raportet evropiane kan\u00eb regjistruar si p\u00ebrparimin e SPAK-ut, ashtu edhe problemet q\u00eb lidhen me presionin mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr forcimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i themi zonj\u00ebs von der Leyen vet\u00ebm \u201cmir\u00eb se erdh\u00ebt\u201d, do t\u00eb ishte m\u00eb e ndershme t&#8217;i themi: mir\u00eb se erdh\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri, por ju lutemi mos shikoni vet\u00ebm fasad\u00ebn e saj evropiane.<\/p>\n<p>Shikoni edhe hijen.<\/p>\n<p>Shikoni qytetarin q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb nuk i p\u00ebrket partis\u00eb.<\/p>\n<p>Shikoni gjyqtarin dhe prokurorin q\u00eb duhet t\u00eb punojn\u00eb pa presion.<\/p>\n<p>Shikoni institucionin q\u00eb duhet t\u00eb mund t\u00eb hetoj\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb qeveris.<\/p>\n<p>Shikoni korrupsionin e nivelit t\u00eb lart\u00eb jo si nj\u00eb statistik\u00eb n\u00eb raportet e Brukselit, por si nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb g\u00ebrryen besimin e qytetar\u00ebve te shteti.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, shikoni Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrtej Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb qeveria e saj e radh\u00ebs dhe as kryeministri i saj i radh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb mjaftohemi me nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb duket evropiane n\u00eb fotografi, nd\u00ebrsa brenda saj demokracia dhe shteti ligjor ende luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb u takon.<\/p>\n<p>Zonja von der Leyen, ju po vini n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur Shqip\u00ebria d\u00ebshiron ta p\u00ebrshpejtoj\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian. P\u00ebrshpejtimi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshiruesh\u00ebm. Por do t\u00eb ishte nj\u00eb paradoks i madh historik n\u00ebse, n\u00eb ngutjen p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Evrop\u00eb, do t\u00eb harronim t\u00eb nd\u00ebrtonim at\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Evropa \u00ebsht\u00eb krijuar.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Sot Tirana pret s\u00ebrish Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian, dhe kjo vizit\u00eb, si edhe vizitat e m\u00ebparshme t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb ngjarje diplomatike, me flamuj, buz\u00ebqeshje, fotografi dhe fjalime p\u00ebr Evrop\u00ebn q\u00eb po afrohet, sepse pas gjith\u00eb k\u00ebsaj pamjeje ceremoniale ekziston nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27455,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-155154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155154"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155155,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155154\/revisions\/155155"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}