{"id":155160,"date":"2026-09-30T16:18:44","date_gmt":"2026-09-30T16:18:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155160"},"modified":"2026-09-30T16:18:44","modified_gmt":"2026-09-30T16:18:44","slug":"dash-ngre-alarmin-per-shqiperine-korrupsioni-po-tremb-investitoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/09\/30\/dash-ngre-alarmin-per-shqiperine-korrupsioni-po-tremb-investitoret\/","title":{"rendered":"DASH ngre alarmin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: Korrupsioni po tremb investitor\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Korrupsioni vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga pengesat kryesore p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe klim\u00ebn e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri. Vler\u00ebsimi vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb raportin p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2026, ku theksohet se investitor\u00ebt e huaj e rendisin korrupsionin dhe krimin e organizuar nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas DASH, shqet\u00ebsimet e investitor\u00ebve shtrihen n\u00eb disa sektor\u00eb, nga gjyq\u00ebsori dhe administrata publike te prokurimet dhe zbatimi i kontratave.<\/p>\n<p><strong>Investitor\u00ebt ngren\u00eb alarmin, nga korrupsioni te krimi i organizuar<\/strong><\/p>\n<p>Raporti evidenton si problem korrupsionin n\u00eb gjyq\u00ebsor, qeveri, prokurime publike dhe media, nd\u00ebrsa n\u00eb list\u00ebn e shqet\u00ebsimeve p\u00ebrfshihen edhe mungesa e transparenc\u00ebs dhe konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>DASH p\u00ebrmend gjithashtu pastrimin e parave, ndikimin e krimit t\u00eb organizuar, ekonomin\u00eb informale dhe zbatimin e dob\u00ebt t\u00eb kontratave si faktor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb klim\u00ebn e biznesit.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument n\u00ebnvizohet se p\u00ebrmir\u00ebsimi i bashk\u00ebpunimit mes institucioneve shtet\u00ebrore mbetet i nevojsh\u00ebm p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, si dhe p\u00ebr adresimin e kultur\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DASH: D\u00ebnimet e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb mund t\u00eb nxisin investimet<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti Amerikan i Shtetit e lidh forcimin e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit me klim\u00ebn e investimeve.<\/p>\n<p>Sipas raportit, p\u00ebrparimi i strukturave t\u00eb posa\u00e7me antikorrupsion dhe vazhdimi i d\u00ebnimeve p\u00ebr korrupsion n\u00eb nivele t\u00eb larta do t\u00eb mund t\u00eb nxisnin investimet e huaja dhe vendase.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrparimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i strukturave t\u00eb specializuara kund\u00ebr korrupsionit dhe vazhdimi i nj\u00eb historie d\u00ebnimesh p\u00ebr korrupsionin n\u00eb nivele t\u00eb larta do t\u00eb nxiste investimet e huaja dhe vendase dhe do t\u2019i mund\u00ebsonte Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb konkurronte m\u00eb me sukses n\u00eb ekonomin\u00eb globale\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr SPAK dhe BKH<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport vler\u00ebsohet edhe puna e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, t\u00eb krijuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas DASH, k\u00ebto struktura kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb hetimin, ndjekjen penale dhe d\u00ebnimin e personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion dhe krim t\u00eb organizuar, p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb aktual\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK, thuhet n\u00eb raport, ka hetuar disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb, ka urdh\u00ebruar arrestime dhe ka siguruar d\u00ebnime ndaj zyrtar\u00ebve publik\u00eb dhe figurave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><strong>Vettingu: Mbi gjysma e subjekteve u shkarkuan ose dhan\u00eb dor\u00ebheqjen<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e raportit i kushtohet reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe procesit t\u00eb vettingut.<\/p>\n<p>DASH e cil\u00ebson miratimin e ndryshimeve kushtetuese n\u00eb korrik 2016 si nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr reformimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, procesi i vettingut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2024, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtjet e fundit t\u00eb apelimit p\u00ebrfunduan n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjysma e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb iu n\u00ebnshtruan procesit t\u00eb vettingut jan\u00eb shkarkuar p\u00ebr pasuri t\u00eb pajustifikuara ose lidhje me krimin e organizuar, ose kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr t\u00eb shmangur procesin.<\/p>\n<p><strong>Konfiskimi i pasurive<\/strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F09%2F30%2Fdash-ngre-alarmin-per-shqiperine-korrupsioni-po-tremb-investitoret%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2F&amp;cb=5250a92cb8\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p>DASH vler\u00ebson gjithashtu se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb fush\u00ebn e sekuestrimit dhe konfiskimit t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend krijimin e strukturave p\u00ebr administrimin e pasurive t\u00eb sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara dhe Zyr\u00ebs p\u00ebr Rikuperimin e Pasurive, si dhe rritjen e hetimeve financiare paralele n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, k\u00ebto mekanizma synojn\u00eb q\u00eb pasurit\u00eb e p\u00ebrfituara nga aktiviteti kriminal t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr nevojat e shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, DASH thekson se Shqip\u00ebria ka krijuar nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe parandalimin e konfliktit t\u00eb interesit, por korrupsioni vijon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb rrezikoj\u00eb zhvillimin ekonomik dhe t\u00eb pengoj\u00eb vendin t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb plot\u00ebsisht potencialin e tij ekonomik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Korrupsioni vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga pengesat kryesore p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe klim\u00ebn e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri. Vler\u00ebsimi vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb raportin p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vitin 2026, ku theksohet se investitor\u00ebt e huaj e rendisin korrupsionin dhe krimin e organizuar nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27301,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155160"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155160\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155161,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155160\/revisions\/155161"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}