{"id":155223,"date":"2026-10-01T10:03:08","date_gmt":"2026-10-01T10:03:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155223"},"modified":"2026-10-01T10:03:08","modified_gmt":"2026-10-01T10:03:08","slug":"rama-drejt-burgut-po-ndryshon-me-shpejtesi-ligjet-per-te-shpetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/01\/rama-drejt-burgut-po-ndryshon-me-shpejtesi-ligjet-per-te-shpetuar\/","title":{"rendered":"Rama drejt burgut\/ Po ndryshon me shpejt\u00ebsi ligjet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar"},"content":{"rendered":"<p>Rama po ndryshon ligjet p\u00ebr ti shp\u00ebtuar burgut\/ Prokurore e gjyqtar\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare prezantoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb projektligj prej 106 nenesh q\u00eb rishikon rreth nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb zuri n\u00eb befasi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe ndezi nj\u00eb debat t\u00eb ri mbi fatin e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb konferenc\u00ebn e organizuar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, lryeministri Edi Rama e promovoi draftin si \u201cPaketa e Garancive Procedurale\u201d. Rama tha se dhjet\u00eb vjet pasi politika i dor\u00ebzoi gjyq\u00ebsorit \u201cshpat\u00ebn e nd\u00ebshkimit\u201d, nevojitet t\u00eb korrigjohen \u201cedhe d\u00ebshtime e deformime q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihen pas rezultateve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse deri tani, e kemi forcuar kryesisht krahun e peshores ku r\u00ebndon fuqia e shtetit ndaj njeriut, n\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb i japim pesh\u00ebn q\u00eb meriton, krahut ku q\u00ebndron fuqia e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb njeriut p\u00ebrball\u00eb shtetit,\u201d deklaroi Rama, duke shtuar se n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cpeshorja e drejt\u00ebsis\u00eb anon shum\u00eb duksh\u00ebm nga pesha represive e shtetit\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria e paraqiti nism\u00ebn si nj\u00eb produkt t\u00eb hartuar nga 19 akademik\u00eb dhe magjistrat\u00eb nga Italia, Franca dhe Holanda, n\u00eb bashk\u00ebpunim me K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs. Por drafti i kapi n\u00eb befasi prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sekrete, ndaj dhe sot nuk isha n\u00eb at\u00eb takim. Sepse u k\u00ebrkova nj\u00eb kopje dhe nuk ma nis\u00ebn,\u201d tha p\u00ebr BIRN Engert P\u00ebllumbi, gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me i tha gjithashtu BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se magjistrat\u00ebt e SPAK nuk kishin pasur akses n\u00eb draft p\u00ebrpara se m\u00ebrkur\u00ebs. Duke theksuar se i duhej ende koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur me t\u00eb gjitha propozimet, ai e cil\u00ebsoi paket\u00ebn si \u201cnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb sterilizuar institucionin\u201d.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb i ashp\u00ebr ishte nj\u00eb ish-prokuror me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, i cili e quajti draftin \u201cmasak\u00ebr\u201d me gabime t\u00eb r\u00ebnda, detajet e t\u00eb cilit mbeteshin t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>\u201cDuket ose si porosi nga avokat\u00eb, ose si porosi e hallexhinjve q\u00eb presin t\u00eb p\u00ebrballen me dyert e drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d tha ai p\u00ebr BIRN, duke shtuar se ndryshimet \u201cnuk kan\u00eb shqet\u00ebsimin e shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese dhe nuk zgjidhin problemet e njer\u00ebzve normal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb analiz\u00eb e projektligjit dhe e relacionit tregon se nisma kodifikon disa garanci t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, direktivave t\u00eb BE-s\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr paraburgimin dhe barazin\u00eb e arm\u00ebve. Megjithat\u00eb, drafti fut filtra q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb k\u00ebqyrjen e celular\u00ebve, shkurtojn\u00eb p\u00ebrgjimet, detyrojn\u00eb njoftimin e funksionar\u00ebve publik\u00eb pes\u00eb dit\u00eb para masave t\u00eb sigurimit, kufizojn\u00eb gjyqtar\u00ebt paraprak\u00eb dhe vendosin autorizim paraprak gjyq\u00ebsor mbi raportimin mediatik.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs e kund\u00ebrshtuan draftin dhe akuzuan Ram\u00ebn se po p\u00ebrdorte K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs si mburoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar hetimet e SPAK-ut.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb ligje me porosi p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Sot, po qep nj\u00eb ligj sipas mas\u00ebs s\u00eb vet,\u201d deklaroi kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazmend Bardhi.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimet p\u00ebr paraburgimin<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb projektligjit, kryeministri Edi Rama iu referua raportit SPACE t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, sipas t\u00eb cilit 62% e t\u00eb burgosurve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb paraburgosur, kundrejt mesatares evropiane prej 26% dhe Rusis\u00eb me 30%.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2026 duhet t\u00eb nisim t\u2019i japim fund edhe kultur\u00ebs s\u00eb paraburgimit si p\u00ebrgjigje automatike; t\u00eb hetimit pa afat, si ushtrim force arbitrare mbi individin,\u201d deklaroi kryeministri, sipas s\u00eb cilit \u201cnj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb thot\u00eb: \u2018m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb fajtor jasht\u00eb sesa nj\u00eb i pafajsh\u00ebm brenda\u2019, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt, po m\u00eb e fort\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb raportet e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, projektligji vendos detyrimin q\u00eb masat shtr\u00ebnguese jepen si rregull vet\u00ebm p\u00ebr vepra me d\u00ebnim maksimal mbi 3 vjet burgim, nd\u00ebrsa \u201carresti n\u00eb burg\u201d ndalohet kur maksimumi i d\u00ebnimit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 5 vjet ose kur parashikohet d\u00ebnim deri n\u00eb 3 vjet.<\/p>\n<p>Neni 228 k\u00ebrkon \u201cprova konkrete dhe t\u00eb verifikueshme\u201d dhe ndalon p\u00ebrdorimin e heshtjes si prov\u00eb rrezikshm\u00ebrie p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. Ndryshimet po ashtu parashikojn\u00eb pavlefshm\u00ebri dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore p\u00ebr gjyqtarin q\u00eb nuk b\u00ebn arsyetim t\u00eb pavarur nga k\u00ebrkesa e prokurorit. Paketa krijon gjithashtu \u201chetimet e mbrojtjes\u201d, ku avokati mbledh prova me vler\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me prokurorin, b\u00ebn t\u00eb detyruesh\u00ebm regjistrimin audioviziv t\u00eb pyetjeve.<\/p>\n<p>Opozita e quajti k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim hipokrizi, duke kujtuar se qeveria q\u00eb nga viti 2013 p\u00ebrdori burgun p\u00ebr \u00e7do problem social, p\u00ebrfshir\u00eb aksionet p\u00ebr energjin\u00eb ku u arrestuan mbi nj\u00eb mij\u00eb vet\u00eb. \u201cEdi Rama u kujtua se kishte shkaktuar k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb shkurt 2025, pas arrestimit t\u00eb Erion Veliajt,\u201d u shpreh Bardhi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, neni 105 i dispozitave kalimtare detyron gjykatat t\u00eb verifikojn\u00eb kryesisht brenda 60 dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit t\u00eb gjitha masat e sigurimit aktive, dhe brenda 3 dit\u00ebve \u201carrestin n\u00eb burg\u201d kur kjo nuk lejohet m\u00eb sipas ligjit t\u00eb ri.<\/p>\n<p><strong>Zyrtar\u00ebt e dyshuar p\u00ebr korrupsion<\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e SPAK-ut dhe Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, BKH, preken drejtp\u00ebrdrejt nga kreu i par\u00eb i draftit, ku parashikohen veprimet q\u00eb nd\u00ebrmerren pas sekuestrimit t\u00eb pajisjeve elektronike, i bazuar sipas referencave n\u00eb vendimin e vitit 2025 t\u00eb Kushtetueses mbi mbrojtjen e korrespondenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPolicia dhe prokuroria mund ta sekuestrojn\u00eb pajisjen, nuk diskutohet, por p\u00ebr ta hapur, kopjuar ose p\u00ebrpunuar p\u00ebrmbajtjen e telefonit duhet autorizim paraprak i gjykat\u00ebs,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Projektligji nd\u00ebrton nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb detajuar dhe komplekse q\u00eb ngushton hetimin digjital. Sipas parashikimeve n\u00eb draft, edhe n\u00eb flagranc\u00eb apo urgjenc\u00eb, policia dhe prokurori mundet vet\u00ebm ta sekuestrojn\u00eb celularin pa t\u00eb drejt\u00eb ta aksesojn\u00eb pa vendim gjykate. Nga kjo mbrojtje e korrespondenc\u00ebs p\u00ebrjashtohen rastet e dyshimeve p\u00ebr terroriz\u00ebm, krimeve kund\u00ebr jet\u00ebs, krimeve seksuale, rr\u00ebmbimit dhe trafiqeve, por jo t\u00eb akuzuarit p\u00ebr korrupsionin.<\/p>\n<p>Sipas draftit, gjykata cakton paraprakisht kategorit\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave, aplikacionin elektronik ku do t\u00eb k\u00ebrkohet, periudh\u00ebn kohore dhe fjal\u00ebt ky\u00e7e q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkohen. N\u00ebse gjat\u00eb k\u00ebqyrjes dalin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrtej k\u00ebtyre fjal\u00ebve ky\u00e7e apo kufizimeve n\u00eb urdhrin e gjykat\u00ebs, prokurori detyrohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb autorizim t\u00eb ri, nd\u00ebrsa n\u00eb fund zhvillohet nj\u00eb kontroll i dyt\u00eb gjyq\u00ebsor me pal\u00ebt dhe \u00e7do prov\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb autorizimit shpallet e pap\u00ebrdorshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, Rama garantoi se \u201cp\u00ebr korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin, trafiqet, krimet me arm\u00eb ose dhun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, ruhen regjime t\u00eb posa\u00e7me\u201d. Por teksti i projektligjit tregon se n\u00eb tri dispozita ky\u00e7e, nga leht\u00ebsimet p\u00ebrjashtohet vet\u00ebm krimi i organizuar, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrjashtimit korrupsionin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe masat e siguris\u00eb ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshi ato t\u00eb pezullimit nga detyra nuk mund t\u00eb merren, pa e njoftuar personin t\u00eb pakt\u00ebn 5 dit\u00eb p\u00ebrpara me akuz\u00ebn dhe pa e marr\u00eb n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>P\u00ebr hetime me afat t\u00eb p\u00ebrcaktuar, nenet 65 dhe 66 t\u00eb draftit i japin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dyshuarit t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb gjyqtarit \u201cretrodatimin\u201d, pra caktimin e nj\u00eb date t\u00eb m\u00ebparshme kur duhej regjistruar si i dyshuar, \u00e7ka sjell llogaritjen prapavepruese t\u00eb afateve t\u00eb hetimit dhe pap\u00ebrdorshm\u00ebrin\u00eb e provave t\u00eb marra para regjistrimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu drafti parashikon se n\u00ebse gjykata nuk vendos brenda 48 or\u00ebve mbi k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb dyshuarit p\u00ebr akses n\u00eb akte, provat i jepen automatikisht atij duke caktuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore p\u00ebr prokurorin.<\/p>\n<p>Drafti po ashtu parashikon kufizime p\u00ebr median. Neni 10 ndalon publikimin e vendimeve p\u00ebr masat e sigurimit, t\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb pacituara n\u00eb vendim, t\u00eb pamjeve t\u00eb personave n\u00eb pranga dhe t\u00eb akteve hetimore deri n\u00eb fillimin e gjykimit t\u00eb themelit, p\u00ebrjashton ankimin te Komisioneri p\u00ebr Informimin p\u00ebr k\u00ebto akte. N\u00eb pik\u00ebn 14 k\u00ebrkon autorizim paraprak gjyq\u00ebsor edhe p\u00ebr dokumentet q\u00eb gazetar\u00ebt i kan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb dor\u00eb. \u201cN\u00eb rastin e t\u00eb tret\u00ebve dhe ve\u00e7an\u00ebrisht gazetar\u00ebve, mediave, q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb tashm\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb bien n\u00eb regjimin e k\u00ebtij neni, ata mund t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb gjykat\u00ebs kompetente t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb autorizimin p\u00ebr publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave\u2026 N\u00eb \u00e7do rast, publikimi nuk mund t\u00eb kryhet pa autorizimin gjyq\u00ebsor\u201d, thuhet n\u00eb draft.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-prokuror i tha BIRN se parashikimet p\u00ebr masa disiplinore dhe k\u00ebrkesat e rritura ndaj prokuror\u00ebve dukej qart\u00eb q\u00eb synonin nd\u00ebr t\u00eb tjera t\u00eb trembnin dhe pengonin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rama po ndryshon ligjet p\u00ebr ti shp\u00ebtuar burgut\/ Prokurore e gjyqtar\u00eb kund\u00ebr. Qeveria shqiptare prezantoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb projektligj prej 106 nenesh q\u00eb rishikon rreth nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb zuri n\u00eb befasi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe ndezi nj\u00eb debat t\u00eb ri mbi fatin e luft\u00ebs kund\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":155225,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155223","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155223","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155223"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155223\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155226,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155223\/revisions\/155226"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155225"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155223"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155223"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155223"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}