{"id":155227,"date":"2026-10-01T10:13:58","date_gmt":"2026-10-01T10:13:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155227"},"modified":"2026-10-01T10:19:53","modified_gmt":"2026-10-01T10:19:53","slug":"berisha-takon-sekretaren-e-pergjithshme-te-asamblese-se-kie-paketa-e-ndryshimeve-ne-kod-mburoje-per-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/01\/berisha-takon-sekretaren-e-pergjithshme-te-asamblese-se-kie-paketa-e-ndryshimeve-ne-kod-mburoje-per-ramen\/","title":{"rendered":"Berisha takon Sekretaren e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb KiE: Paketa e ndryshimeve n\u00eb Kod, \u2018mburoj\u00eb\u2019 p\u00ebr Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar nj\u00eb takim n\u00eb Strasburg me Sekretaren e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, Despina Chatzivassiliou, ku ka ngritur shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn politike dhe institucionale n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe p\u00ebr paket\u00ebn e propozuar t\u00eb ndryshimeve n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale.<br \/>\nSipas Berish\u00ebs, ndryshimet e propozuara n\u00eb Kod p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u201cmburoj\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn\u201d, pasi mund t\u00eb kufizojn\u00eb p\u00ebrdorimin e provave t\u00eb siguruara p\u00ebrmes pajisjeve elektronike dhe burimeve t\u00eb tjera. Kreu i PD-s\u00eb theksoi se ndryshimet mund t\u00eb ndikojn\u00eb edhe n\u00eb hetimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<br \/>\nN\u00eb videomesazhin e publikuar pas takimit, Berisha tha se ka marr\u00eb garanci nga Sekretarja e P\u00ebrgjithshme se K\u00ebshilli i Europ\u00ebs dhe ekspert\u00ebt e tij nuk e kan\u00eb miratuar, sugjeruar apo hartuar paket\u00ebn e ndryshimeve.<br \/>\n\u201cSekretarja e P\u00ebrgjithshme m\u00eb siguroi se K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, ekspert\u00ebt e tij, nuk e kan\u00eb miratuar k\u00ebt\u00eb paket\u00eb dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paket\u00eb e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialist\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs\u201d, deklaroi Berisha.<br \/>\nBerisha tha se i ka k\u00ebrkuar pal\u00ebs europiane q\u00eb ndryshimet t\u00eb mos miratohen n\u00eb form\u00ebn aktuale dhe q\u00eb paketa t\u2019i n\u00ebnshtrohet ekspertiz\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<br \/>\nGjat\u00eb videomesazhit t\u00eb tij, kreu i PD-s\u00eb ngriti edhe akuza ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit Rama p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar dhe ndikimin e narkotrafikut n\u00eb vend.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim, Berisha b\u00ebri t\u00eb ditur se dialogu me institucionet e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs do t\u00eb vijoj\u00eb edhe lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe institucionale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>VIDEOMESAZHI I PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Sapo p\u00ebrfunduam nj\u00eb takim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me Sekretaren e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, paraqit\u00ebm situat\u00ebn dramatike n\u00eb Shqip\u00ebri, narkoshteti i par\u00eb dhe i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb dhe de facto sot, narkoshteti ndoshta m\u00eb i konsoliduar se \u00e7do narkoshtet tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin me Sekretaren e P\u00ebrgjithshme, paraqit\u00ebm realitetin n\u00eb t\u00eb cilin nga kryeministri tek inspektori i policis\u00eb jan\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb dokumentuar tashm\u00eb me klanet m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e ditur, sot eksportuesi kryesor i kanabisit, kurse klanet shqiptare t\u00eb kokain\u00ebs jan\u00eb transportuesit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij helmi nga Amerika Latine n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb bilioner\u00ebt e drog\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt lajn\u00eb bilionat e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri me efekte shkat\u00ebrrimtare mbi ekonomin\u00eb shqiptare. Prodhimi industrial sipas Eurostat-it ka r\u00ebn\u00eb me 15.3% n\u00eb pes\u00eb vite, kurse popullata, Shqip\u00ebria po shpopullohet me ritme t\u00eb, t\u00eb tmerr\u00ebsisht t\u00eb shpejta. N\u00eb 1000 shqiptar\u00eb, sot 466 jetojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Bashkimit Europian. E gjitha kjo \u00ebsht\u00eb rezultante e politik\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb narkoshtetit q\u00eb ndoqi Edi Rama, dhe tani, kur skandalet ndjekin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, ai paraqiti nd\u00ebr t\u00eb papritura dje, nj\u00eb paket\u00eb ndryshimesh t\u00eb nja 100 e sa neneve n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, n\u00eb t\u00eb cilat ka absolutisht parasysh mbrojtjen e vetes s\u00eb tij, v\u00ebllaut t\u00eb tij, familjar\u00ebve t\u00eb tij, dhe ministrave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb paket\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrjashton d\u00ebnimet me burg n\u00eb masat n\u00ebn pes\u00eb, n\u00ebn pes\u00eb vite d\u00ebnim, Edi Rama k\u00ebrkon me \u00e7do kusht t\u00eb zhvler\u00ebsoj\u00eb provat me ligj, t\u00eb zhvler\u00ebsoj\u00eb provat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb, t\u00eb gjetura n\u00eb aparatet celulare, t\u00eb zhvler\u00ebsoj\u00eb provat t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb gjetura n\u00eb, n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.<br \/>\nRikujtova se k\u00ebto, kjo p\u00ebrpjekje \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me Gjykimin e Strasburgut dhe Gjykat\u00ebn Franceze t\u00eb cilat regjistrimet q\u00eb gjet\u00ebn p\u00ebr bandat i kan\u00eb quajtur t\u00eb vlefshme dhe plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrdorshme. Pra, at\u00eb q\u00eb, at\u00eb q\u00eb s&#8217;arrit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb me presione mbi drejt\u00ebsin\u00eb, tani k\u00ebrkojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb me ligj.<br \/>\nU rikujtova gjithashtu se shumica e provave n\u00eb dosjen Babloku, shumica e provave n\u00eb dosjen Agasi, shumica e provave n\u00eb dosjen Ermal Beqiri, dhe t\u00eb Vlora Hysenit jan\u00eb direkt t\u00eb lidhura me Edi Ram\u00ebn dhe akuzojn\u00eb Edi Ram\u00ebn. Nd\u00ebr t\u00eb tjera njoftova sekretaren se k\u00ebt\u00eb paket\u00eb, me gosipin e tyre p\u00ebrpiqen ta paraqesin si t\u00eb miratuar nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs.<br \/>\nUn\u00eb k\u00ebrkova q\u00eb kjo paket\u00eb t\u00eb mos votohet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkova q\u00eb kjo paket\u00eb t&#8217;i kaloj\u00eb p\u00ebr ekspertiz\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb zbus\u00eb ligjet n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe kriminalitetit, p\u00ebrkundrazi, ka nevoj\u00eb t&#8217;i forcoj\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, theksova se paketa amniston pothuaj de facto t\u00eb gjitha krimet elektorale. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e st\u00ebrfuqishme p\u00ebr vet\u00eb Ram\u00ebn, familjen, qeverin\u00eb e tij dhe bot\u00ebn e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nAjo \u00e7ka un\u00eb kam k\u00ebnaq\u00ebsi t&#8217;i informoj shqiptar\u00ebt, Sekretarja e P\u00ebrgjithshme m\u00eb siguroi se K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, ekspert\u00ebt e tij, nuk e kan\u00eb miratuar k\u00ebt\u00eb paket\u00eb, dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paket\u00eb e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialist\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs.<br \/>\nE fal\u00ebnderova shum\u00eb p\u00ebr pritjen dhe vendos\u00ebm q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb dialogun dhe me institucionet, me departamentet e tjera t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto zhvillime.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar nj\u00eb takim n\u00eb Strasburg me Sekretaren e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, Despina Chatzivassiliou, ku ka ngritur shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn politike dhe institucionale n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe p\u00ebr paket\u00ebn e propozuar t\u00eb ndryshimeve n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale. Sipas Berish\u00ebs, ndryshimet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155230,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155227","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155227"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155227\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155232,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155227\/revisions\/155232"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155230"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}