{"id":155394,"date":"2026-10-03T08:57:58","date_gmt":"2026-10-03T08:57:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155394"},"modified":"2026-10-03T08:57:58","modified_gmt":"2026-10-03T08:57:58","slug":"kullat-po-ngrihen-me-shpejt-se-rregullat-e-zjarrit-rreziqet-per-ndertesat-mbi-100-metra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/03\/kullat-po-ngrihen-me-shpejt-se-rregullat-e-zjarrit-rreziqet-per-ndertesat-mbi-100-metra\/","title":{"rendered":"Kullat po ngrihen m\u00eb shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet p\u00ebr nd\u00ebrtesat mbi 100 metra"},"content":{"rendered":"<p>Tirana po ndryshon n\u00eb lart\u00ebsi me nj\u00eb rit\u00ebm q\u00eb pak vite m\u00eb par\u00eb do t\u00eb dukej i pazakont\u00eb. Kullat mbi 100 metra tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb zakonshme, nd\u00ebrsa projektet e reja po shkojn\u00eb drejt 150, 200 metrave dhe m\u00eb tej.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Bashk\u00eb me lart\u00ebsin\u00eb po shtohen parkimet me disa kate n\u00ebntok\u00eb, fasadat komplekse, sistemet e ventilimit dhe kontrollit t\u00eb tymit, panelet fotovoltaike, baterit\u00eb dhe pikat e karikimit t\u00eb automjeteve elektrike, t\u00eb cilat rrisin premisat p\u00ebr r\u00ebnie zjarri dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr menaxhimin e tij.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb zhvillimi i nd\u00ebrtesave po ec\u00ebn m\u00eb shpejt se modernizimi i rregullave q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ato t\u00eb sigurta nga zjarri.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka legjislacion dhe rregulla p\u00ebr mbrojtjen nga zjarri, por ajo q\u00eb ekspert\u00ebt e mbledhur n\u00eb konferenc\u00ebn \u201cTirana Fire Safety 2026\u201d, n\u00ebn kujdesin e Nikolin Risilis\u00eb, president i SFPE Albania (Shoqata e Inxhinier\u00ebve t\u00eb Mbrojtjes nga Zjarri), evidentuan si boshll\u00ebk munges\u00ebn e nj\u00eb Kodi t\u00eb unifikuar dhe bashk\u00ebkohor, t\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr realitetin e nd\u00ebrtesave t\u00eb larta dhe komplekse.<\/p>\n<p>Vendi po nd\u00ebrton sot nj\u00eb tipologji nd\u00ebrtesash shum\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar se ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb konceptuar nj\u00eb pjes\u00eb e rregullave ekzistuese.<\/p>\n<p>Z. Risilia e p\u00ebrmblodhi problemin pik\u00ebrisht te ky hendek. Ritmi dhe kompleksiteti i zhvillimit urban, sipas tij, po sfidojn\u00eb kufijt\u00eb e kuadrit rregullator. Zjarret n\u00eb pyje po afrohen me zonat urbane, nd\u00ebrsa fasadat e reja, panelet diellore n\u00eb \u00e7ati dhe automjetet elektrike n\u00eb parkingjet n\u00ebntok\u00ebsore sjellin pyetje sigurie q\u00eb nuk ekzistonin kur u hartuan shum\u00eb prej rregullave t\u00eb trash\u00ebguara.<\/p>\n<p>\u201cSot po nd\u00ebrtojm\u00eb qytetet ku Shqip\u00ebria do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr 50 vitet e ardhshme\u201d, ishte nj\u00eb nga mesazhet kryesore. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00eb nd\u00ebrtesat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. Ato jan\u00eb edhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara.<\/p>\n<p>Sigurjon Ingolfsson, inxhinier nga Arup, duke trajtuar kalimin e praktik\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga zjarri \u201cnga horizontalja te vertikalja\u201d, evidentoi se nd\u00ebrtesat tradicionale dhe kullat k\u00ebrkojn\u00eb qasje shum\u00eb t\u00eb ndryshme. N\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ka m\u00eb pak banor\u00eb, gjeometria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb, koha e evakuimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shkurt\u00ebr dhe nd\u00ebrhyrja e zjarrfik\u00ebsve mund t\u00eb b\u00ebhet nga brenda ose nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb mbi dhjet\u00eb kate, numri i njer\u00ebzve rritet, evakuimi zgjatet dhe mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dalje me faza, nd\u00ebrhyrja e zjarrfik\u00ebsve duhet t\u00eb zhvendoset kryesisht brenda godin\u00ebs dhe p\u00ebrhapja e zjarrit nga nj\u00eb kat n\u00eb tjetrin b\u00ebhet m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u kontrolluar. Sipas prezantimit t\u00eb Ingolfsson, mbi rreth dhjet\u00eb kate, modeli tradicional i nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb ul\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Kodet kund\u00ebr zjarrit jan\u00eb emergjenc\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ingolfsson renditi disa nga projektet e nd\u00ebrtesave t\u00eb larta n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebr to \u201cDowntown One\u201d, me 150 metra dhe 40 kate, \u201cTirana Boulevard\u201d, me 95 metra, \u201cMount Tirana\u201d, me lart\u00ebsi t\u00eb parashikuar 210 metra, \u201cLepidoptera Tower\u201d, rreth 140 metra, dhe \u201cAlbania Ring Rock\u201d, 114 metra, me 30 kate mbi tok\u00eb dhe gjasht\u00eb nivele n\u00ebntok\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, rregullat aktuale, t\u00eb dizenjuara p\u00ebr pallate shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb 30-40-kat\u00ebshe. Nj\u00eb nga debatet kryesore t\u00eb konferenc\u00ebs lidhej me dallimin mes rregullave preskriptive dhe projektimit t\u00eb bazuar n\u00eb performanc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, p\u00ebr nd\u00ebrtesa standarde, kodet dhe rregullat p\u00ebrmes k\u00ebrkesave t\u00eb paracaktuara, me nj\u00eb gjer\u00ebsi minimale shkalle, nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar daljesh, nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar evakuimi, nj\u00eb lloj materiali apo nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar rezistence ndaj zjarrit, mund t\u00eb funksionojn\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb 30 apo 40-kat\u00ebshe, me p\u00ebrdorime t\u00eb p\u00ebrziera, atriume, fasada t\u00eb ventiluara, parkime t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebntok\u00ebsore, ashensor\u00eb evakuimi dhe sisteme t\u00eb presurizimit t\u00eb shkall\u00ebve, situata b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb komplekse. K\u00ebtu, sipas ekspert\u00ebve, rregulli nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjigjja e vetme.<\/p>\n<p>Piergiacomo Cancelliere, nga Sh\u00ebrbimi Komb\u00ebtar Italian i Zjarrfik\u00ebsve, tregoi se Italia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dilem\u00eb. P\u00ebr dekada, sistemi italian mb\u00ebshtetej kryesisht te rregulla t\u00eb detajuara preskriptive, t\u00eb hartuara p\u00ebr kategori t\u00eb ndryshme nd\u00ebrtesash dhe aktivitetesh.<\/p>\n<p>Nga viti 2007 filluan t\u00eb lejoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kufizuar qasje t\u00eb bazuara n\u00eb performanc\u00eb, nd\u00ebrsa ndryshimi kryesor erdhi me Kodin Italian t\u00eb Zjarrit t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>Kodi bashkoi n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb vet\u00ebm vler\u00ebsimin e rrezikut, objektivat e siguris\u00eb, nivelet e performanc\u00ebs, zgjidhjet standarde dhe zgjidhjet alternative inxhinierike.<\/p>\n<p>Andrea Bartolini, drejtor i IM.TECH, e shpjegoi k\u00ebt\u00eb qasje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb praktike. Sipas tij, inxhinieria e siguris\u00eb nga zjarri p\u00ebrdor shkenc\u00ebn, analiz\u00ebn dhe njohurit\u00eb teknike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nivelin e duhur t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese.<\/p>\n<p>Procesi p\u00ebrfshin identifikimin e skenar\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb zjarrit, p\u00ebrcaktimin e kritereve t\u00eb performanc\u00ebs, shqyrtimin e alternativave dhe analizimin e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse projektuesi ka respektuar nj\u00eb rregull t\u00eb shkruar, por n\u00ebse mund t\u00eb demonstroj\u00eb se zgjidhja konkrete arrin nivelin e k\u00ebrkuar t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb edhe thelbi i argumentit t\u00eb inxhinier Risilis\u00eb, i cili tha se p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb zakonshme mund t\u00eb jet\u00eb e mjaftueshme q\u00eb projektuesi t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb list\u00eb k\u00ebrkesash, por p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb kaloj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb te demonstrimi inxhinierik i siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb kontroll profesional. Fleksibiliteti nuk do t\u00eb thot\u00eb shmangie nga rregullat, por analiza t\u00eb dokumentuara, p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb qarta dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar se zgjidhja funksionon.<\/p>\n<p><strong>Edhe kodet europiane kan\u00eb kufizime p\u00ebr kullat mbi 100 metra<\/strong><\/p>\n<p>Problemi me nd\u00ebrtesat shum\u00eb t\u00eb larta nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shqiptar. Edhe shum\u00eb prej kodeve komb\u00ebtare europiane t\u00eb siguris\u00eb nga zjarri nuk jan\u00eb zhvilluar duke pasur si realitet t\u00eb zakonsh\u00ebm kullat mbi 100 metra.<\/p>\n<p>Sigurjon Ingolfsson evidentoi se edhe p\u00ebrkufizimi se kur nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb konsiderohet e lart\u00eb ndryshon ndjesh\u00ebm nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin. Pragu \u00ebsht\u00eb 18 metra n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, 22 metra n\u00eb Gjermani, 25 metra n\u00eb Belgjik\u00eb dhe 23 metra n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ndryshimit t\u00eb pragjeve, parimi mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: sa m\u00eb shum\u00eb rritet lart\u00ebsia, aq m\u00eb kompleks b\u00ebhen evakuimi, nd\u00ebrhyrja e zjarrfik\u00ebsve dhe kontrolli i zjarrit. \u00c7\u00ebshtja b\u00ebhet edhe m\u00eb e nd\u00ebrlikuar kur nd\u00ebrtesat kalojn\u00eb 100 metra.<\/p>\n<p>Sipas Ingolfsson, disa vende, p\u00ebrfshir\u00eb disa shtete nordike, nuk kan\u00eb kode preskriptive q\u00eb mbulojn\u00eb nd\u00ebrtesat mbi kufij t\u00eb caktuar lart\u00ebsie. Kodet komb\u00ebtare europiane jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb pak t\u00eb orientuara drejt nd\u00ebrtesave mbi 100 metra sesa kodet e Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb SHBA-s\u00eb, dhe ato t\u00eb Azis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Ingolfsson shpjegoi se Arupi \u00ebsht\u00eb orientuar te NFPA 5000 si nj\u00eb nga standardet baz\u00eb p\u00ebr projektimin e nd\u00ebrtesave t\u00eb k\u00ebsaj kategorie. N\u00eb p\u00ebrmbledhjen e prezantimit, ai thekson se kodet europiane rrall\u00eb adresojn\u00eb nd\u00ebrtesat mbi 100 metra dhe se, p\u00ebr nd\u00ebrtesat shum\u00eb t\u00eb larta, NFPA 5000 dhe NFPA 101 p\u00ebrdoren si standarde baz\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr debatin n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse zgjidhja nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht p\u00ebrkthimi mekanik i nj\u00eb rregulloreje europiane. K\u00ebt\u00eb kod e ka krijuar Shoqata Komb\u00ebtare e Mbrojtjes nga Zjarri (NFPA \u2013 National Fire Protection Association), e themeluar n\u00eb SHBA q\u00eb n\u00eb vitin 1896.<\/p>\n<p>Kodi konkret NFPA 5000 u hartua dhe u publikua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2002 dhe parashikon nj\u00eb integrim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb kritereve specifike t\u00eb mbrojtjes nga zjarri.<\/p>\n<p>Tirana po hyn tashm\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e lart\u00ebsive ku edhe vendet me sisteme rregullatore shum\u00eb m\u00eb t\u00eb konsoliduara p\u00ebrdorin kombinime standardesh, analiza inxhinierike dhe projektim t\u00eb bazuar n\u00eb performanc\u00eb.<\/p>\n<p>Kodi shqiptar, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb jo vet\u00ebm rregullat standarde, por edhe se kur nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb kalon n\u00eb nj\u00eb kategori ku k\u00ebrkohen analiza t\u00eb posa\u00e7me, cilat standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb p\u00ebrdoren dhe si do t\u00eb kontrollohen zgjidhjet alternative.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb, siguria duhet t\u00eb nis\u00eb q\u00eb n\u00eb koncept<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb q\u00eb Ingolfsson e vuri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb prezantimit ishte momenti kur duhet t\u00eb filloj\u00eb projektimi i siguris\u00eb nga zjarri. Sipas tij, strategjia nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb i shtohet nd\u00ebrtes\u00ebs pasi arkitektura \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtesat e larta, vendime q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt te siguria duhet t\u00eb merren q\u00eb n\u00eb koncept.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb, Ingolfsson solli nj\u00eb rast studimor p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb rreth 100 metra t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, me p\u00ebrdorim t\u00eb p\u00ebrzier. Nd\u00ebrtesa kishte dy deri n\u00eb tre nivele parkimi n\u00ebntok\u00eb, dy b\u00ebrthama shkall\u00ebsh, secila me holl t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr zjarrfik\u00ebsit, si dhe ashensor\u00eb p\u00ebr pasagjer\u00eb dhe evakuim.<\/p>\n<p>Si baz\u00eb projektimi u p\u00ebrdor\u00ebn NFPA 5000 Building Construction and Safety Code dhe NFPA 101 Life Safety Code, n\u00eb versionet e vitit 2024.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn kur p\u00ebrcaktohet forma e nd\u00ebrtes\u00ebs duhet t\u00eb vendosen numri, madh\u00ebsia dhe pozicioni i rrug\u00ebve t\u00eb daljes. Sipas Ingolfsson, kullat e holla dhe sip\u00ebrfaqet e kufizuara t\u00eb kateve krijojn\u00eb sfida shtes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koncept duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen gjithashtu b\u00ebrthamat e shkall\u00ebve, dimensionimi i tyre, pajisjet p\u00ebr zjarrfik\u00ebsit, rezistenca strukturore ndaj zjarrit dhe strategjia e evakuimit. Rasti studimor parashikonte dy b\u00ebrthama, evakuim me faza, zona strehimi, sprinkler\u00eb dhe ventilim mekanik.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb elemente q\u00eb nuk mund t\u2019i shtohen leht\u00ebsisht nj\u00eb kulle pasi struktura \u00ebsht\u00eb ngritur.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbledhjen e prezantimit, Ingolfsson e vendosi k\u00ebt\u00eb mes mesazheve kryesore: numri dhe pozicioni i b\u00ebrthamave, dimensionet e shkall\u00ebve, zonat e strehimit dhe aksesi i zjarrfik\u00ebsve duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e konceptit, pasi ndryshimet e m\u00ebvonshme jan\u00eb t\u00eb kushtueshme.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Tiran\u00eb, parcelat e ngushta pengojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen p\u00ebr fikjen e zjarrit<\/strong><\/p>\n<p>Lart\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja ve\u00e7ori q\u00eb e b\u00ebn projektimin e kullave n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb kompleks. Shum\u00eb prej tyre nd\u00ebrtohen n\u00eb zona me dend\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, ku nd\u00ebrtesat jan\u00eb af\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe hap\u00ebsira p\u00ebr automjetet e emergjenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e kufizuar.<\/p>\n<p>Sigurjon Ingolfsson evidentoi se n\u00eb faz\u00ebn e projektimit duhet t\u00eb kontrollohen distancat e evakuimit, daljet n\u00eb dispozicion, materialet e fasad\u00ebs, kompartimentimi, mund\u00ebsia e p\u00ebrhapjes s\u00eb zjarrit jasht\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs dhe distanca nga objektet fqinje.<\/p>\n<p>Por n\u00eb prezantim ai ve\u00e7oi edhe nj\u00eb problem specifik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: parcelat jan\u00eb shpesh t\u00eb ngjeshura dhe ofrojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb kufizuar p\u00ebr afrimin e mjeteve zjarrfik\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shembull tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb kull\u00eb rezidenciale 120 metra, me hap\u00ebsira tregtare n\u00eb bazament dhe disa kate parkimi n\u00ebntok\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Ingolfsson evidentoi v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e vendosjes s\u00eb b\u00ebrthamave t\u00eb shkall\u00ebve dhe t\u00eb aksesit t\u00eb mjeteve zjarrfik\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb material ngrihet edhe pyetja se sa t\u00eb pajisura jan\u00eb strukturat shqiptare t\u00eb zjarrfik\u00ebsve p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen n\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb larta.<\/p>\n<p>P\u00ebr objekte t\u00eb tilla, sipas prezantimit, shuarja e zjarrit duhet t\u00eb b\u00ebhet nga brenda nd\u00ebrtes\u00ebs. Kjo ndryshon filozofin\u00eb e projektimit. Nd\u00ebrtesa duhet t\u2019u krijoj\u00eb zjarrfik\u00ebsve nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbrojtur p\u00ebr t\u2019u ngjitur, infrastruktur\u00ebn e nevojshme p\u00ebr nd\u00ebrhyrje dhe kushte q\u00eb zjarri t\u00eb mbahet n\u00ebn kontroll p\u00ebr koh\u00ebn e nevojshme.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>N\u00eb nd\u00ebrtesat e larta, nj\u00eb nga rreziqet kryesore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm flaka, por tymi<\/strong><\/p>\n<p>Bryan Klein, Senior Support Engineer n\u00eb Thunderhead Engineering dhe themelues i Apex Erudition, tregoi se nd\u00ebrtesat moderne kan\u00eb sisteme q\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb komplekse se n\u00eb nd\u00ebrtesat tradicionale. Dyert hapen gjat\u00eb evakuimit, kanalet e ventilimit ndryshojn\u00eb regjimin e pun\u00ebs, boshtet e shkall\u00ebve dhe ashensor\u00ebve lidhin dhjet\u00ebra kate dhe diferencat e temperatur\u00ebs ndryshojn\u00eb presionin e ajrit brenda nd\u00ebrtes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt i gabuar i kontrollit t\u00eb tymit mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrdorshme pik\u00ebrisht rrug\u00ebt e evakuimit q\u00eb n\u00eb let\u00ebr jan\u00eb parashikuar p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njer\u00ebzit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye p\u00ebrdoren gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb modele kompjuterike q\u00eb simulojn\u00eb l\u00ebvizjen e ajrit, tymit dhe nxeht\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe k\u00ebtu nuk ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje automatike. Klein n\u00ebnvizoi se modele t\u00eb ndryshme kan\u00eb avantazhe dhe kufizime t\u00eb ndryshme dhe se rezultatet duhet t\u00eb verifikohen e t\u00eb mb\u00ebshteten me prova. Nj\u00eb model q\u00eb funksionon p\u00ebr presurizimin e nj\u00eb shkalle nuk \u00ebsht\u00eb automatikisht i vlefsh\u00ebm p\u00ebr nxjerrjen e tymit nga nj\u00eb atrium.<\/p>\n<p>Kjo e rrit k\u00ebrkes\u00ebn jo vet\u00ebm p\u00ebr kode t\u00eb reja, por edhe p\u00ebr profesionist\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i p\u00ebrdorin k\u00ebto metoda dhe p\u00ebr institucione q\u00eb mund t\u2019i kontrollojn\u00eb ato.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Fasadat moderne po rrisin rreziqet<\/strong><\/p>\n<p>Angelos Zografos, Technical Sales Engineer n\u00eb Elval Colour, argumentoi se gabimi m\u00eb i zakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb shihet vet\u00ebm materiali q\u00eb duket nga jasht\u00eb fasad\u00ebs. N\u00eb realitet, fasada \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga veshja e jashtme, izolimi termik, n\u00ebnstruktura, hap\u00ebsira e ajrit, barrierat kund\u00ebr zjarrit, elementet e fiksimit dhe detajet p\u00ebrreth dritareve.<\/p>\n<p>Sjellja e saj ndaj zjarrit varet nga m\u00ebnyra se si t\u00eb gjitha k\u00ebto elemente funksionojn\u00eb s\u00eb bashku. N\u00eb prezantim u soll shembulli i nj\u00eb nd\u00ebrtese 32-kat\u00ebshe dhe 106 metra t\u00eb lart\u00eb. Veshja e jashtme prej alumini ishte jo e djegshme, por izolimi prej poliuretani ishte i djegsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kombinimi i materialeve me projektimin e pamjaftuesh\u00ebm \u00e7oi n\u00eb d\u00ebshtimin e sistemit.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb certifikat\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb material t\u00eb vet\u00ebm nuk garanton automatikisht q\u00eb fasada e plot\u00eb do t\u00eb sillet mir\u00eb n\u00eb zjarr. Zografos solli edhe prova n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb madhe ku ndryshimi i vet\u00ebm nj\u00eb elementi, p\u00ebr shembull izolimit, ndryshonte ndjesh\u00ebm rezultatin e testit.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tjera, edhe nj\u00eb veshje me klasifikim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk ishte e mjaftueshme q\u00eb i gjith\u00eb sistemi t\u00eb kalonte prov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sigurjon Ingolfsson e p\u00ebrfshiu gjithashtu fasad\u00ebn mes rreziqeve t\u00eb reja me t\u00eb cilat p\u00ebrballen nd\u00ebrtesat e larta. Fasadat e projektuara posa\u00e7\u00ebrisht, s\u00eb bashku me karikimin e automjeteve elektrike, baterit\u00eb, gjeometrit\u00eb komplekse dhe nd\u00ebrveprimin mes sistemeve, jan\u00eb fusha ku teknologjia po ec\u00ebn m\u00eb shpejt se udh\u00ebzimet preskriptive.<\/p>\n<p><strong>Automjetet elektrike dhe parkimet n\u00ebntok\u00ebsore sjellin rreziqe t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesat e reja po ndryshojn\u00eb edhe nga m\u00ebnyra si p\u00ebrdoren. Karikimi i automjeteve elektrike, baterit\u00eb, panelet fotovoltaike dhe sistemet e reja energjetike jan\u00eb nd\u00ebr rreziqet q\u00eb ekspert\u00ebt rendit\u00ebn si sfida n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Sigurjon Ingolfsson renditi karikimin e automjeteve elektrike, instalimet e baterive, zjarret pyjore, fasadat e personalizuara, gjeometrit\u00eb e nd\u00ebrlikuara dhe nd\u00ebrveprimin e sistemeve mes tendencave t\u00eb reja q\u00eb po e ndryshojn\u00eb strategjin\u00eb e siguris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtesave t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Cancelliere dha t\u00eb nj\u00ebjtin argument nga p\u00ebrvoja italiane. Tranzicioni energjetik po sjell fotovoltaik\u00eb, l\u00ebvizshm\u00ebri elektrike, bateri, materiale t\u00eb reja izolimi dhe sisteme nd\u00ebrtimore m\u00eb komplekse. K\u00ebto teknologji nuk duhet t\u00eb ndalohen p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut nga zjarri, por rreziku duhet t\u00eb futet brenda projektimit. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kullat e Tiran\u00ebs, ku parkimet shpesh vendosen n\u00eb disa kate n\u00ebn tok\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin studimor p\u00ebr Tiran\u00ebn, Ingollson p\u00ebrfshiu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike projektimin e kontrollit t\u00eb tymit dhe strategjin\u00eb e ventilimit t\u00eb parkimit n\u00ebntok\u00ebsor. N\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, tymi nuk mund t\u00eb largohet natyrsh\u00ebm si n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Projektimi duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh ventilimin, largimin e tymit, kompartimentimin, aksesin e zjarrfik\u00ebsve dhe rrug\u00ebt e sigurta t\u00eb daljes.<\/p>\n<p><strong>Zjarri i pyjeve po afrohet me zonat e banuara<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim \u00ebsht\u00eb se siguria nga zjarri nuk mund t\u00eb trajtohet m\u00eb vet\u00ebm brenda kufijve t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. Nikolaos Kalogeropoulos trajtoi n\u00eb konferenc\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes zgjerimit urban dhe zjarreve pyjore.<\/p>\n<p>N\u00eb modelimin e zjarrit merren n\u00eb konsiderat\u00eb topografia, era, karakteristikat e bim\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb kuror\u00ebs s\u00eb pem\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb llogaritur shpejt\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrhapjes, gjat\u00ebsin\u00eb e flak\u00ebs dhe intensitetin e zjarrit. Por ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr urbanistik\u00ebn \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb i mbetet nj\u00eb komuniteti p\u00ebr t\u2019u larguar.<\/p>\n<p>Kalogeropoulos prezantoi konceptin e kufijve t\u00eb evakuimit, ose \u201ctrigger boundaries\u201d. Kur nj\u00eb zjarr nis t\u00eb afrohet me nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar, ekziston nj\u00eb pik\u00eb pas s\u00eb cil\u00ebs koha e mbetur mund t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb largim t\u00eb sigurt. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se numri i rrug\u00ebve t\u00eb daljes, kapaciteti i tyre dhe m\u00ebnyra si nd\u00ebrtohet nj\u00eb zon\u00eb e re jan\u00eb pjes\u00eb e siguris\u00eb nga zjarri po aq sa materialet e nd\u00ebrtes\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb materialet e konferenc\u00ebs, p\u00ebr zonat e ekspozuara ndaj zjarreve rekomandohen dy rrug\u00eb daljeje p\u00ebr \u00e7do vendbanim, hap\u00ebsira ku mjetet zjarrfik\u00ebse mund t\u00eb kthehen dhe kalojn\u00eb, rezervuar\u00eb statik\u00eb uji dhe zona sigurie t\u00eb identifikuara qart\u00eb. Dalja nga deti nuk konsiderohet si rrug\u00eb par\u00ebsore evakuimi.<\/p>\n<p>Vet\u00eb modelimi ka pasiguri. Kalogeropoulos tregoi se modele t\u00eb ndryshme mund t\u00eb parashikojn\u00eb ndryshe p\u00ebrhapjen e t\u00eb nj\u00ebjtit zjarr dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe nivelin e rrezikut p\u00ebr komunitetin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye rekomandohet p\u00ebrdorimi i disa modeleve n\u00eb analiz\u00ebn e rrezikut, jo mb\u00ebshtetja vet\u00ebm te nj\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e Shqip\u00ebris\u00eb, ku zgjerimi rezidencial dhe turistik po shtrihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt zonave natyrore, kufiri mes zjarrit pyjor dhe zjarrit urban po b\u00ebhet m\u00eb pak i qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Kodi duhet t\u00eb vij\u00eb para tragjedis\u00eb, jo pas saj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nd\u00ebrthuren pothuajse t\u00eb gjitha nd\u00ebrhyrjet e ekspert\u00ebve. Joshua Reichert, Chief Engineer i SFPE, e formuloi \u00e7\u00ebshtjen si zgjedhje mes nj\u00eb sistemi proaktiv dhe nj\u00eb sistemi reaktiv. Nj\u00eb sistem proaktiv, sipas tij, duhet t\u00eb ket\u00eb gjasht\u00eb elemente: t\u00eb hartoj\u00eb ose adoptoj\u00eb nj\u00eb Kod<\/p>\n<p>Zjarri t\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb ligj\u00ebrisht t\u00eb detyruesh\u00ebm, t\u00eb financoj\u00eb inspektimin dhe zbatimin, t\u00eb trajnoj\u00eb profesionist\u00ebt, t\u00eb krijoj\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet inxhinier\u00ebve, arkitekt\u00ebve, ligjv\u00ebn\u00ebsve dhe sh\u00ebrbimit zjarrfik\u00ebs, si dhe ta p\u00ebrdit\u00ebsoj\u00eb vazhdimisht kodin.<\/p>\n<p>Mesazhi i tij ishte se Kodi nuk duhet t\u00eb shkruhet pasi nj\u00eb tragjedi t\u00eb ket\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb nuk funksionoi.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Kodi i shkruar nuk mjafton<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb materialin e tij, Reichert sjell nj\u00eb dallim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh nj\u00eb kod t\u00eb shkruar dhe t\u00eb ligj\u00ebruar dhe krejt tjet\u00ebr gj\u00eb q\u00eb ai t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb \u00e7do bashki, t\u00eb ket\u00eb inspektor\u00eb t\u00eb trajnuar dhe kapacitete reale kontrolli.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i projektimit dhe nd\u00ebrtimit, e ngriti edhe Sigurjon Ingolfsson. Nj\u00eb strategji e mir\u00eb kund\u00ebr zjarrit mund t\u00eb humbas\u00eb gjat\u00eb kalimit nga projekti n\u00eb kantier. Strategjia duhet t\u00eb koordinohet me sistemet mekanike, elektrike dhe hidraulike, sprinkler\u00ebt, kontrollin e tymit, detektimin, alarmimin dhe hidrant\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb prezantimin e tij theksohet se pik\u00ebrisht n\u00eb kalimin e projektit te kontraktori jan\u00eb evidentuar probleme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbledhjen e prezantimit, Ingolfsson thekson se strategjia e zjarrit \u00ebsht\u00eb aq e mir\u00eb sa zbatimi i saj: nevojiten koordinim me sistemet teknike, nj\u00eb kalim i qart\u00eb i informacionit te kontraktori, monitorim gjat\u00eb nd\u00ebrtimit dhe kontroll gjat\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb ndjek edhe sistemi italian q\u00eb prezantoi Cancelliere. Siguria nuk mbyllet n\u00eb momentin kur jepet leja e nd\u00ebrtimit. P\u00ebr aktivitetet m\u00eb komplekse, projekti kontrollohet p\u00ebrpara zbatimit, nd\u00ebrsa gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, ndryshimet q\u00eb ndikojn\u00eb te rreziku nga zjarri k\u00ebrkojn\u00eb rishikim t\u00eb dokumentacionit ose vler\u00ebsim t\u00eb ri.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Reichert propozoi si hap konkret ngritjen e nj\u00eb komiteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt teknik ose nisjen e nj\u00eb projekti pilot p\u00ebr adoptimin e Kodit t\u00eb Zjarrit, ku inxhinier\u00ebt t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn teknike dhe vler\u00ebsimin e rrezikut, arkitekt\u00ebt ta integrojn\u00eb sigurin\u00eb q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e projektimit dhe ligjv\u00ebn\u00ebsit t\u00eb krijojn\u00eb baz\u00ebn ligjore, financimin e zbatimit dhe afatet p\u00ebr nd\u00ebrtesat ekzistuese. \/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tirana po ndryshon n\u00eb lart\u00ebsi me nj\u00eb rit\u00ebm q\u00eb pak vite m\u00eb par\u00eb do t\u00eb dukej i pazakont\u00eb. Kullat mbi 100 metra tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb zakonshme, nd\u00ebrsa projektet e reja po shkojn\u00eb drejt 150, 200 metrave dhe m\u00eb tej. Bashk\u00eb me lart\u00ebsin\u00eb po shtohen parkimet me disa kate n\u00ebntok\u00eb, fasadat komplekse, sistemet e ventilimit dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155395,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155394"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155394\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155396,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155394\/revisions\/155396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}