{"id":155406,"date":"2026-10-03T10:09:35","date_gmt":"2026-10-03T10:09:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155406"},"modified":"2026-10-03T10:09:35","modified_gmt":"2026-10-03T10:09:35","slug":"asambleja-parlamentare-e-ke-vokshi-demokracia-ne-shqiperi-ne-rrezik-mbroni-drejtesine-dhe-shtetin-e-se-drejtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/03\/asambleja-parlamentare-e-ke-vokshi-demokracia-ne-shqiperi-ne-rrezik-mbroni-drejtesine-dhe-shtetin-e-se-drejtes\/","title":{"rendered":"Asambleja Parlamentare e KE\/ Vokshi: Demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb rrezik! Mbroni drejt\u00ebsin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Gruas, Albana Vokshi, ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Vokshi kritikoi ndryshimet e propozuara n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, duke i lidhur ato me hetimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Vokshi tha se drafti rrezikon pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, lirin\u00eb e medias dhe llogaridh\u00ebnien e zyrtar\u00ebve, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi nga Asambleja q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb opinion t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebrpara miratimit t\u00eb ndryshimeve.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebri thirrje p\u00ebr mbrojtjen e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur, gazetar\u00ebve, qytetar\u00ebve dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Kryesues, Pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur hetimet arrijn\u00eb n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb Kryeministrit \u2014 me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e sh\u00ebrbimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs Hyseni dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u2014 Kryeministri paraqet ndryshime shqet\u00ebsuese n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale: fillimisht, propozoi amendime ne nenin 242, p\u00ebr t\u00eb krijuar \u201csuperimunitetin\u201d p\u00ebr veten e tij dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb prane tij, dhe tani duke propozuar ndryshime n\u00eb 106 nene t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebsuke dokumentuar keqp\u00ebrdorim masiv t\u00eb burimeve publike, presion p\u00ebrmes rrjeteve t\u00eb patronazhit, intimidim, blerje votash, shkrirjen e kufirit mes shtetit dhe partis\u00eb, si dhe p\u00ebrfshirjen e krimit ne zgjedhje. V-Dem e konsideron Shqip\u00ebri nje autokraci elektorale.<\/p>\n<p>&#8211; Korrupsioni: mbetet nj\u00eb shqet\u00ebsim themelor, i shtrir\u00eb n\u00eb te gjithe sektoret dhe nivelet e qeverisjes.<\/p>\n<p>&#8211; Gazetar\u00ebt p\u00ebrballen me presion.<\/p>\n<p>&#8211; Mungojn\u00eb mekanizmat e kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Fjala \u201cskandal\u201d po e humbet kuptimin n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb skandal pason tjetrin.<\/p>\n<p>Kur institucionet q\u00eb duhet t\u00eb mbrojn\u00eb qytetar\u00ebt se u sh\u00ebrbejn\u00eb interesave kriminale, shteti \u00ebsht\u00eb i kapur.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur hetimet arrijn\u00eb n\u00eb rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb Kryeministrit \u2014 me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeministren Balluku, AKSHI-n, ish-kreun e sh\u00ebrbimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs Hyseni dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u2014 Kryeministri paraqet ndryshime shqet\u00ebsuese n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale: fillimisht, propozoi amendime ne nenin 242, p\u00ebr t\u00eb krijuar \u201csuperimunitetin\u201d p\u00ebr veten e tij dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb prane tij, dhe tani duke propozuar ndryshime n\u00eb 106 nene t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Ky draft, rrezikon t\u00eb cenoj\u00eb themelet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, duke mbrojtur zyrtar\u00ebt e lart\u00eb nga drejt\u00ebsia. Ai krijojn nj\u00eb mekaniz\u00ebm politik p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vet\u00eb Kryeministrin dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb nga hetimet aktuale por dhe ato t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Drafti aktual p\u00ebrjashton nga masat e arrestit veprat penale q\u00eb parashikojn\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim maksimal deri n\u00eb pes\u00eb vjet. pra, n\u00ebse vjedh, nese abuzon me prokurimet publike, nese shp\u00ebrdoron detyr\u00ebn apo postin, ose p\u00ebrfshihesh n\u00eb shkelje apo krime zgjedhore, nuk kryen asnj\u00eb dit\u00eb burg.<\/p>\n<p>Drafti krijon filtra t\u00eb rinj procedural\u00eb p\u00ebr hetimet dhe mbledhjen e provave, si dhe ashp\u00ebrson rregullat p\u00ebr sekretin hetimor.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb presioni politik nuk arriti t\u2019ia imponoj\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, tani po tentohet t\u00eb arrihet p\u00ebrmes ndryshimit te legjislacionit.<\/p>\n<p>Drafti krijon de facto pand\u00ebshkueshm\u00ebri p\u00ebr krimet dhe shkeljet zgjedhore. Ai k\u00ebrc\u00ebnon gjithashtu lirin\u00eb e medias, duke kufizuar mund\u00ebsin\u00eb e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb raportuar mbi hetimet.<\/p>\n<p>Institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe kompetencat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kudo q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb provat.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb Kryeminist\u00ebr dhe asnj\u00eb qeveri nuk duhet t\u00eb rishkruaj\u00eb rregullat p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten nga hetimi dhe llogaridh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Mesazhi i k\u00ebsaj Asambleje duhet t\u00eb jet\u00eb i vet\u00ebm dhe i qart\u00eb: mbroni drejt\u00ebsin\u00eb e pavarur, mbroni gazetar\u00ebt, mbroni qytetar\u00ebt, mbroni demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe k\u00ebrkoni llogaridh\u00ebnie.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje k\u00ebsaj Asambleje t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb opinion te ketij drafti nga Komisioni i Venecias p\u00ebrpara miratimit t\u00eb tij, nj\u00eb proces transparent konsultimi dhe monitorim t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb ndikimit t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve mbi pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Sepse pas k\u00ebtyre d\u00ebshtimeve institucionale jan\u00eb familje q\u00eb po humbasin shpres\u00ebn dhe t\u00eb rinj q\u00eb po largohen nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Gruas, Albana Vokshi, ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Vokshi kritikoi ndryshimet e propozuara n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, duke i lidhur ato me hetimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117262,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155406","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155406"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155406\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155407,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155406\/revisions\/155407"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}