{"id":155583,"date":"2026-10-05T10:36:58","date_gmt":"2026-10-05T10:36:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155583"},"modified":"2026-10-05T10:36:58","modified_gmt":"2026-10-05T10:36:58","slug":"ndryshimet-ne-kodin-e-procedures-penale-tabaku-qeveria-po-i-pret-krahet-spak-ut-per-te-hetuar-korrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/05\/ndryshimet-ne-kodin-e-procedures-penale-tabaku-qeveria-po-i-pret-krahet-spak-ut-per-te-hetuar-korrupsionin\/","title":{"rendered":"Ndryshimet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale\/ Tabaku: Qeveria po i pret krah\u00ebt SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Median, deputetja e PD, Jorida Tabaku, kritikoi propozimet e qeveris\u00eb p\u00ebr ndryshimin e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb komisionit, ajo paralajm\u00ebroi se nd\u00ebrhyrjet e propozuara cenojn\u00eb parimet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, hap\u00ebsir\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin dhe lirin\u00eb e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb investiguar.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, propozimet prekin rreth 20\u201325% t\u00eb Kodit dhe bien ndesh me Kushtetut\u00ebn dhe me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh t\u00eb miratuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Ajo theksoi se \u00e7do ndryshim duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga k\u00ebrkesat e procesit t\u00eb integrimit europian, ve\u00e7an\u00ebrisht nga angazhimet p\u00ebr kapitujt 23 dhe 24.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i ngritur prej saj lidhej me pasojat e ndryshimeve p\u00ebr gazetarin\u00eb investigative. Sipas Tabakut, kufizimi i mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe raportuar mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar cenon lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe interesin publik.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetes Jorida Tabaku<\/strong><\/p>\n<p>I kam par\u00eb me shum\u00eb shqet\u00ebsim propozimet e reja p\u00ebr Kodin e Procedur\u00ebs Penale. N\u00eb to ka nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb lidhet me lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe q\u00eb do ta diskutojm\u00eb kur drafti t\u00eb vij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision.<\/p>\n<p>I kam ndjekur diskutimet p\u00ebr Kodin dhe propozimet q\u00eb ndryshojn\u00eb 20\u201325% t\u00eb tij. K\u00ebto propozime bien ndesh me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh t\u00eb tjera q\u00eb i kemi miratuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mendoj se Kodi i Procedur\u00ebs Penale duhet t\u00eb kishte parasysh nj\u00eb parim: procesin e integrimit dhe p\u00ebrafrimin me k\u00ebrkesat q\u00eb lidhen me t\u00eb. Kapitujt 23 dhe 24 lidhen me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebn ju, me k\u00ebto propozime, po e zhb\u00ebni.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb pyetje: a ka t\u00eb drejt\u00ebn morale qeveria t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebto ndryshime, kur \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht n\u00eb konflikt interesi? An\u00ebtar\u00eb dhe ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj qeverie akuzohen p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash. Kemi nj\u00eb historik ku shumica socialiste ka propozuar, me firm\u00ebn e kryeministrit, ligjin p\u00ebr rastin e pezullimit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, keni folur p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb elementesh q\u00eb lidhen me t\u00eb drejtat e njeriut dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ne, si komision, kemi nisur nj\u00eb tur v\u00ebzhgimesh n\u00eb burgjet e vendit dhe pjes\u00eb e pun\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe paraburgimi.<\/p>\n<p>Padyshim, detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb t\u00eb drejtat e kujtdo, qoft\u00eb i hetuar, i pandehur apo i burgosur, sepse k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb njeriut. Kjo vlen edhe p\u00ebr t\u00eb arrestuarit p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash. Po t\u00eb drejtat e atyre q\u00eb u arrestuan p\u00ebr mospagimin e faturave t\u00eb energjis\u00eb elektrike, p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb \u00e7atie apo gjat\u00eb COVID-it?<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes.<\/p>\n<p>Edhe diskutimi yn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konvent\u00eb duket i pakuptimt\u00eb kur profesioni i avokatit nuk ka m\u00eb vler\u00eb, pasi, n\u00eb fakt, k\u00ebtu qeveria i b\u00ebn avokatin korrupsionit dhe, me Kodin e Procedur\u00ebs Penale, e legjitimon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime bien ndesh me parimet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Ju praktikisht po i prisni krah\u00ebt SPAK-ut dhe po u mbyllni der\u00ebn hetimeve t\u00eb ardhshme. Nuk ka vler\u00eb asnj\u00eb konvent\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs n\u00ebse nes\u00ebr SPAK-u nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb hetoj\u00eb korrupsionin, n\u00ebse nes\u00ebr fjala e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb e cenuar, n\u00ebse nes\u00ebr gazetari nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb nj\u00eb lajm investigativ p\u00ebr korrupsionin dhe krimin e organizuar.<\/p>\n<p>E kuptoj k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb vazhdim i sjelljes s\u00eb saj: \u201cM\u00eb pengon ligji i zonave t\u00eb mbrojtura? E ndryshojm\u00eb ligjin q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb pengoj\u00eb. M\u00eb pengon Kodi i Procedur\u00ebs Penale? E nd\u00ebrrojm\u00eb. B\u00ebhet problem SPAK-u n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit? Hajde t\u2019ia heqim fuqit\u00eb q\u00eb ka. Hajde ta penalizojm\u00eb SPAK-un. T\u2019ua kufizojm\u00eb gazetar\u00ebve hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb investiguar dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb lajmin\u201d.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm. Lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb prioritet i prioriteteve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e integrimit europian. Prandaj, ju po cenoni hap\u00ebsir\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin dhe po i jepni vetes imunitet t\u00eb padrejt\u00eb ndaj hetimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ju vazhdoni t\u00eb sillni k\u00ebto propozime pa vler\u00eb, kur n\u00eb fakt kemi p\u00ebrball\u00eb ligje q\u00eb kufizojn\u00eb fuqit\u00eb q\u00eb Kushtetuta dhe shqiptar\u00ebt i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p>Ju po propozoni ligje q\u00eb kufizojn\u00eb edhe pun\u00ebn e avokatit, edhe pun\u00ebn e gjyqtarit, edhe pun\u00ebn e SPAK-ut, edhe pun\u00ebn e gazetarit. T\u00eb vetmit t\u00eb k\u00ebnaqur nga propozimet p\u00ebr Kodin e Procedur\u00ebs Penale jan\u00eb t\u00eb korruptuarit dhe qeveria.<\/p>\n<p>Lidhur me informacionet q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebr ekspert\u00ebt, ajo q\u00eb m\u00ebsojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb disa ekspert\u00eb t\u00eb angazhuar dhe t\u00eb pun\u00ebsuar nga qeveria p\u00ebr t\u2019i shkruar k\u00ebto propozime. Ata nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtetet apo vendet q\u00eb jan\u00eb cituar. Jan\u00eb disa profesor\u00eb t\u00eb nderuar, t\u00eb cil\u00ebt nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb as q\u00ebndrimet, as interesat e k\u00ebtyre vendeve dhe q\u00eb kan\u00eb pasqyruar n\u00eb ligje dhe n\u00eb draftkod d\u00ebshirat e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb Komisioni Europian t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi ta kontrolloj\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, pasi procesi i integrimit duhet ta reformoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr mir\u00eb dhe jo ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb drejtimin e gabuar.<\/p>\n<p>Propozimet e reja jan\u00eb nj\u00eb hap pas. Nuk ndihmojn\u00eb ask\u00ebnd, as drejt\u00ebsin\u00eb, as t\u00eb drejtat e njeriut, por jan\u00eb nj\u00eb mbules\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb korruptuarit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Median, deputetja e PD, Jorida Tabaku, kritikoi propozimet e qeveris\u00eb p\u00ebr ndryshimin e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb komisionit, ajo paralajm\u00ebroi se nd\u00ebrhyrjet e propozuara cenojn\u00eb parimet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, hap\u00ebsir\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb hetuar korrupsionin dhe lirin\u00eb e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148209,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155583"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155583\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155584,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155583\/revisions\/155584"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}