{"id":155592,"date":"2026-10-05T11:07:12","date_gmt":"2026-10-05T11:07:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155592"},"modified":"2026-10-05T11:07:12","modified_gmt":"2026-10-05T11:07:12","slug":"kulla-te-parku-rinia-nismetaret-i-drejtohen-kqz-jo-gradacele-per-xhepin-e-rames-per-tiranen-vendosin-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/05\/kulla-te-parku-rinia-nismetaret-i-drejtohen-kqz-jo-gradacele-per-xhepin-e-rames-per-tiranen-vendosin-qytetaret\/","title":{"rendered":"Kulla te Parku Rinia, nism\u00ebtar\u00ebt i drejtohen KQZ: Jo grada\u00e7el\u00eb p\u00ebr xhepin e Ram\u00ebs, p\u00ebr Tiran\u00ebn vendosin qytetar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb komitet nism\u00ebtar ka depozituar dit\u00ebn e sotme n\u00eb KQZ k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb referendumi vendor, p\u00ebrmes t\u00eb cilit qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs do t\u00eb pyeten drejtp\u00ebrdrejt n\u00ebse jan\u00eb dakord me nd\u00ebrtimin e kull\u00ebs n\u00eb Parkun Rinia.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb depozituar nga drejtuesi i Departamentit t\u00eb Mjedisit n\u00eb PD, Jamarb\u00ebr Malltezi, an\u00ebtari i Kryesis\u00eb n\u00eb PD, Dorjan Teliti dhe sekretari p\u00ebr Aksionin Qytetar, Erges Eskiu, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nga KQZ nisjen e procedurave dhe pajisjen me formular\u00ebt p\u00ebr mbledhjen e firmave t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dokumentin e dor\u00ebzuar, nism\u00ebtar\u00ebt argumentojn\u00eb se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb godine t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb trafikun, cil\u00ebsin\u00eb e ajrit dhe hap\u00ebsirat e gjelbra t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas depozitimit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komitetit nism\u00ebtar deklaruan para mediave, duke k\u00ebrkuar q\u00eb vendimi p\u00ebr Parkun Rinia t\u00eb mos merret vet\u00ebm nga institucionet, por t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Malltezi e cil\u00ebsoi Parkun Rinia si nj\u00eb nga hap\u00ebsirat e fundit t\u00eb gjelbra t\u00eb mbetura n\u00eb kryeqytet dhe tha se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb pyeten n\u00ebse duan nj\u00eb tjet\u00ebr kull\u00eb apo ruajtjen e parkut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKa ardhur momenti q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb pyeten. T\u00eb pyeten a duan nj\u00eb kull\u00eb p\u00ebr qytetin e tyre apo duan nj\u00eb park m\u00eb tep\u00ebr\u201d, deklaroi Malltezi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa Dorjan Teliti e vendosi nism\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vendimmarrjes p\u00ebr zhvillimin urban t\u00eb Tiran\u00ebs. Sipas tij, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e hap\u00ebsirave publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cZgjedhja duhet t\u00eb jet\u00eb e qytetar\u00ebve\u201d, tha Teliti, duke k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb vendoset p\u00ebrmes referendumit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ana tjet\u00ebr, Erges Eskiu u ndal te \u00e7mimet e apartamenteve n\u00eb kullat e reja dhe problemet urbane t\u00eb kryeqytetit. Ai tha se qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb infrastruktur\u00eb, transport, uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, kanalizime, aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr dhe hap\u00ebsira t\u00eb gjelbra.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nisma tashm\u00eb kalon n\u00eb faz\u00ebn e procedurave pran\u00eb KQZ-s\u00eb, nd\u00ebrsa nism\u00ebtar\u00ebt synojn\u00eb mbledhjen e firmave p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr referendum vendor.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb materialet e publikuara, p\u00ebr mbrojtjen e privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb firm\u00ebtar\u00ebve jan\u00eb mbuluar t\u00eb dh\u00ebnat sensitive, p\u00ebrfshir\u00eb numrat personal\u00eb t\u00eb identifikimit dhe numrat e telefonit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Prononcimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Jamarb\u00ebr Malltezi:\u00a0<\/strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje. Sot ne depozituam nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, lidhur me t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zhvilluar referendum vendor. Nj\u00eb pyetje e thjesht\u00eb: A duan qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim tjet\u00ebr grada\u00e7ele te Parku Rinia? T\u00eb kemi parasysh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto parqe Edi Rama i ka zhdukur. Tirana kishte me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra parqe. Po i zhduk, duke p\u00ebrfshir\u00eb qym\u00ebn, parkun te Sheratoni, me parkun e madh t\u00eb Tiran\u00ebs, zon\u00ebn e Liqenit t\u00eb That\u00eb, me sheshin Italia, me parkun ku u b\u00eb hotel Plaza. T\u00eb gjith\u00eb parqet n\u00eb Tiran\u00eb i ka zhdukur. I vetmi park i fundit q\u00eb ka ngelur \u00ebsht\u00eb Parku Rinia. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i cili ec\u00ebn n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb nevojave t\u00eb qytetit. Qyteti ka nevoj\u00eb p\u00ebr parqe, qyteti ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb trafikut, ka nevoj\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit t\u00eb past\u00ebr. P\u00ebr fat t\u00eb keq asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk po zgjidhet, thjesht po b\u00ebhen kulla vet\u00ebm p\u00ebr xhepin e Edi Ram\u00ebs. Ka ardhur momenti q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb pyeten. T\u00eb pyeten a duan nj\u00eb kull\u00eb p\u00ebr qytetin e tyre apo duan nj\u00eb park m\u00eb tep\u00ebr. P\u00ebr fat t\u00eb keq Edi Rama mund t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebnte me dhjet\u00ebra parqe, ka zgjedhur t\u2019i vjedhi parat\u00eb n\u00eb incenerator\u00eb q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, ka zgjedhur t\u2019i vjedhi parat\u00eb p\u00ebr kajo q\u00eb nuk ekziston dhe t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb park. Thjesht grada\u00e7ela p\u00ebr xhepin e tij. Ka ardhur koha t\u00eb pyeten qytetar\u00ebt. Ju faleminderit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dorjan Teliti:<\/strong>\u00a0Faleminderit Abi. N\u00eb Tiran\u00eb si\u00e7 e dini prej vitesh nuk vendos m\u00eb Tirana. Nuk vendosin m\u00eb qytetar\u00ebt, vendos vet\u00ebm nj\u00eb person i vet\u00ebm. Ai quhet Edi Rama, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, kryetari i mazhoranc\u00ebs s\u00eb votave t\u00eb vjedhura, kartonave t\u00eb vjedhur, kryetari i KKT-s\u00eb, i cili drejton at\u00eb tryez\u00ebn e famshme aty ku vendoset betonizimi i Tiran\u00ebs, por jo nd\u00ebrtimi i shkollave q\u00eb i mungojn\u00eb Tiran\u00ebs, jo nd\u00ebrtimi i \u00e7erdheve q\u00eb i mungojn\u00eb Tiran\u00ebs, jo i qendrave sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb i mungojn\u00eb Tiran\u00ebs, jo i hap\u00ebsirave publike q\u00eb i mungojn\u00eb Tiran\u00ebs, por e kund\u00ebrta. Aty vendoset q\u00eb dhe ato pak hap\u00ebsira q\u00eb i kan\u00eb mbetur Tiran\u00ebs ende n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr betonizimin e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kulla t\u00eb shum\u00ebkat\u00ebshe, jo p\u00ebr interes t\u00eb qytetar\u00ebve dhe sip\u00ebrmarrjes s\u00eb Tiran\u00ebs, por p\u00ebr interesat e ngushta t\u00eb klientel\u00ebs qeveris\u00ebse. Qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs kan\u00eb 12 vite q\u00eb nuk pyeten. Nuk pyeten p\u00ebr asgj\u00eb. Thjesht ata p\u00ebrdoren, p\u00ebrdoren p\u00ebr interesat e ngushta klienteliste dhe korruptive t\u00eb qeveritar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb uzurpuar karriget si n\u00eb bashki ashtu dhe n\u00eb qeveri. Ndaj ajo q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb neve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht ligjore dhe mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb e moralshme. T\u00eb shkojm\u00eb te qytetar\u00ebt, t\u2019i pyesim ata. T\u2019i pyesim qytetar\u00ebt se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb lulishtet e famshme q\u00eb u prind\u00ebrit tan\u00eb i kan\u00eb par\u00eb me syt\u00eb e tyre t\u00eb nd\u00ebrtohej dhe i kan\u00eb par\u00eb dhe ne q\u00eb kemi qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb rritur n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb e kemi ulur dhe kemi ndenjur aty me dhjet\u00ebra e qindra her\u00eb, dhe ishte gjynah q\u00eb ne t\u00eb lejonim q\u00eb ajo lulishte t\u00eb prishej. Dhe ajo lulishte t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me kull\u00ebn e radh\u00ebs s\u00eb betonit, p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye p\u00ebr t\u00eb pasuruar klientel\u00ebn qeveris\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb pasuruar njer\u00ebzit, oligark\u00ebt q\u00eb jan\u00eb mbrapa tyre. Ndaj qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs duhet t\u00eb thirren n\u00eb k\u00ebt\u00eb referendum. Dhe ne sot, si\u00e7 e shpjegoi dhe zoti Malltezi, kemi depozituar k\u00ebrkes\u00ebn zyrtare p\u00ebr marrjen e dokumentacionit. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbledhur firmat p\u00ebr organizimin nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb referendumi lokal t\u00eb Tiran\u00ebs, s\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i pyetur qytetar\u00ebt, banor\u00ebt, rezident\u00ebt e k\u00ebtij qyteti, t\u00eb zonave rurale dhe urbane, pasi parku i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve ne. A doni ju apo s\u2019doni q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb kull\u00eb n\u00eb parkun Rinia? A e doni lulishten si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot, apo e doni lulishten t\u00eb betonizuar dhe t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr interesa klienteliste dhe korruptive? Zgjedhja duhet t\u00eb jet\u00eb e qytetar\u00ebve. Mjaft m\u00eb me zgjedhje arbitrare t\u00eb qeveritar\u00ebve dhe t\u00eb kryeministrit i cili nuk pyet p\u00ebr interesat e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, por t\u00eb shkojm\u00eb te qytetari, t\u00eb mb\u00ebshtetemi te qytetari, ta mb\u00ebshtesim qytetarin dhe t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb fjal\u00ebn e tij. Dhe fjala e tij d\u00ebgjohet vet\u00ebm me referendum q\u00eb ne e kemi prezantuar k\u00ebrkes\u00ebn sot. Faleminderit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Erges Eskiu:<\/strong>\u00a0P\u00ebrsh\u00ebndetje, sot kemi ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje direkte p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb demokracia direkte, referendumi. Sot pastrimi i parave po b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet kullave. Dhe po b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb pasuruar vet\u00ebm nj\u00eb njeri, Edi Ram\u00ebn. Sepse nj\u00eb profesionist, nj\u00eb familje profesionist\u00ebsh t\u00eb re, nuk ka mund\u00ebsin\u00eb me paga 500 apo 600 euro t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb kull\u00eb, t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb apartament q\u00eb shkon n\u00eb 5000 apo 6000 euro metri katror. Prandaj jemi sot k\u00ebtu, sepse qytetar\u00ebt presin sh\u00ebrbime, presin infrastruktur\u00eb, presin q\u00eb t\u00eb ulet trafiku n\u00eb qytet, t\u00eb pastrohet ajri n\u00eb qytet, t\u00eb ket\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm 24 or\u00eb, t\u00eb ket\u00eb kanalizime, t\u00eb ket\u00eb parqe. Nuk ka asnj\u00eb gj\u00eb, ka vet\u00ebm pastrim parash n\u00ebp\u00ebrmjet kullave q\u00eb po e b\u00ebn Edi Rama me urdhrin dhe me firm\u00ebn e tij. Ju faleminderit.<\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-28765\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/WhatsApp-Image-2026-10-05-at-13.00.00-2-768x1024-1.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/WhatsApp-Image-2026-10-05-at-13.00.00-2-768x1024-1.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/WhatsApp-Image-2026-10-05-at-13.00.00-2-225x300.jpeg 225w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/WhatsApp-Image-2026-10-05-at-13.00.00-2.jpeg 1086w\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"1024\" \/><\/figure>\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-28766\" src=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/WhatsApp-Image-2026-10-05-at-13.00.00-3-768x1024-1.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 768px) 100vw, 768px\" srcset=\"https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/WhatsApp-Image-2026-10-05-at-13.00.00-3-768x1024-1.jpeg 768w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/WhatsApp-Image-2026-10-05-at-13.00.00-3-225x300.jpeg 225w, https:\/\/pd.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/WhatsApp-Image-2026-10-05-at-13.00.00-3.jpeg 1086w\" alt=\"\" width=\"768\" height=\"1024\" \/><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb komitet nism\u00ebtar ka depozituar dit\u00ebn e sotme n\u00eb KQZ k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb referendumi vendor, p\u00ebrmes t\u00eb cilit qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs do t\u00eb pyeten drejtp\u00ebrdrejt n\u00ebse jan\u00eb dakord me nd\u00ebrtimin e kull\u00ebs n\u00eb Parkun Rinia. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb depozituar nga drejtuesi i Departamentit t\u00eb Mjedisit n\u00eb PD, Jamarb\u00ebr Malltezi, an\u00ebtari i Kryesis\u00eb n\u00eb PD, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155593,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155592","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155592"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155592\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155595,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155592\/revisions\/155595"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}