{"id":155690,"date":"2026-10-05T19:24:58","date_gmt":"2026-10-05T19:24:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155690"},"modified":"2026-10-05T19:24:58","modified_gmt":"2026-10-05T19:24:58","slug":"denisa-kele-teknologjia-duhet-te-fuqizoje-qytetarin-jo-pushtetin-pd-me-vizion-konkret-per-blockchain-in-si-themel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/05\/denisa-kele-teknologjia-duhet-te-fuqizoje-qytetarin-jo-pushtetin-pd-me-vizion-konkret-per-blockchain-in-si-themel\/","title":{"rendered":"Denisa Kele: Teknologjia duhet t\u00eb fuqizoj\u00eb qytetarin, jo pushtetin! PD me vizion konkret p\u00ebr blockchain-in si themel"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>FJALA E DREJTUESES S\u00cb DEP. T\u00cb AI N\u00cb PD, DENISA KELE, \u00a0N\u00cb TAKIMIN ME TEM\u00cb: \u2018E ARDHMJA DIGJITALE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb- MUND\u00cbSIT\u00cb E TEKNOLOGJIS\u00cb BLOCKCHAIN\u2019<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm! I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, t\u00eb nderuar ekspert\u00eb dhe miq. Ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebse q\u00eb keni zgjedhur t\u00eb na bashkoheni sot n\u00eb eventin q\u00eb Departamenti i Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe Inovacionit ka krijuar p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebr teknologjit\u00eb q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb duket shum\u00eb teknike dhe sa her\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjojm\u00eb emrin blockchain technology apo teknologjia blockchain, na duket shum\u00eb e larg\u00ebt nga p\u00ebrdit\u00ebsimi q\u00eb ne jetojm\u00eb. Por q\u00eb n\u00eb fakt un\u00eb mendoj se lidhet direkt me nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn neve jemi duke luftuar sot p\u00ebr nj\u00eb shtet modern.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe dy nd\u00ebr karakteristikat e nj\u00eb shteti modern q\u00eb un\u00eb mendoj se teknologjia blockchain e nd\u00ebrlidh shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje \u00ebsht\u00eb besimi dhe transparenca. Ne kemi par\u00eb se si teknologjia po ndryshon m\u00ebnyr\u00ebn se si sot po funksionojn\u00eb ekonomit\u00eb, si po funksionojn\u00eb bizneset, si po funksionojn\u00eb institucionet. Kemi par\u00eb q\u00eb inteligjenca artificiale, por edhe blockchain-i dhe sisteme t\u00eb tjera t\u00eb decentralizuara nuk jan\u00eb m\u00eb koncepte q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs i p\u00ebrkasin vet\u00ebm ekspert\u00ebve apo specialist\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim pjes\u00eb e nj\u00eb infrastrukture e bot\u00ebs dhe e nj\u00eb qeverisjeje moderne.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju do t\u00eb doja q\u00eb blockchain-in ta shpjegoja me fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjeshta, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teknologji q\u00eb ndoshta nga nj\u00eb pjes\u00eb e madhe, edhe pse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka ardhur dhe nuk \u00ebsht\u00eb prekur, \u00ebsht\u00eb e pad\u00ebgjuar p\u00ebr veshin. Dhe do t\u00eb doja q\u00eb ta shpjegoja shum\u00eb thjesht. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb teknologji q\u00eb mund\u00ebson regjistrimin dhe verifikimin e informacionit n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gjurmueshme dhe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u manipuluar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo nga e cila ne vuajm\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri. Mendoni p\u00ebr prokurimet publike, mendoni p\u00ebr kontratat, p\u00ebr regjistrat, p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr diplomat, p\u00ebr certifikatat apo procese t\u00eb tjera ku duhet t\u00eb dim\u00eb jo vet\u00ebm cili \u00ebsht\u00eb informacioni q\u00eb k\u00ebto procese kan\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb duhet t\u00eb dim\u00eb edhe kush ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion. Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, jo kush ka nd\u00ebrhyr\u00eb vet\u00ebm, por kush jan\u00eb personat q\u00eb e kan\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb informacion. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne e gjejm\u00eb rendom sot n\u00eb institucionet shqiptare, q\u00eb informacioni ndryshon, manipulohet dhe n\u00eb fund ne nuk kuptojm\u00eb kush kan\u00eb qen\u00eb personat q\u00eb e kan\u00eb manipuluar k\u00ebt\u00eb. Pra nuk gjejm\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb manipulimit t\u00eb k\u00ebtij informacioni.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe k\u00ebtu mua m\u00eb lind nj\u00eb pyetje. Pyetja \u00ebsht\u00eb q\u00eb prej vitesh qeveria e Partis\u00eb Socialiste flet p\u00ebr dixhitalizim. Por teknologjia n\u00eb fakt sot ka nj\u00eb nd\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij shekulli t\u00eb rris\u00eb gjurmueshm\u00ebrin\u00eb dhe transparenc\u00ebn e proceseve publike. Dhe ajo q\u00eb mua m\u00eb habit n\u00eb nj\u00eb far\u00eb forme \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrse ne nuk kemi par\u00eb nj\u00eb debat televiziv serioz mbi p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre teknologjive pik\u00ebrisht aty ku qarkullojn\u00eb sot parat\u00eb dhe vendimmarrja politike. Dhe p\u00ebrgjigja vjen shum\u00eb thjesht\u00eb: sepse nuk e duan k\u00ebt\u00eb teknologji.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb nuk dua t\u00eb pretendoj se teknologjia blockchain do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lloj zgjidhje magjike kund\u00ebr korrupsionit, sepse nuk \u00ebsht\u00eb. Por at\u00eb q\u00eb un\u00eb sot e them me k\u00ebmb\u00ebnguljen time m\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb q\u00eb teknologjia mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb sisteme ku ky manipulim t\u00eb cilin neve po e hasim sot b\u00ebhet m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia b\u00ebhet m\u00eb e gjurmueshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe k\u00ebtu q\u00ebndron dallimi midis dixhitalizimit si propagand\u00eb, si neve \u00ebsht\u00eb duke na ushqyer sot, dhe dixhitalizimi si transparenc\u00eb. Un\u00eb jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb Partia Demokratike n\u00eb fakt ka nj\u00eb vizion p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj teknologjie dhe patjet\u00ebr q\u00eb ne do propozojm\u00eb nj\u00eb model tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj teknologjie. Ne duam q\u00eb teknologjia t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb konkrete e m\u00ebnyr\u00ebs se si ne do projektojm\u00eb shtetin e ardhsh\u00ebm, se si ne do projektojm\u00eb shtetin modern. Nuk duam teknologjin\u00eb p\u00ebr at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn apo si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur sot, vet\u00ebm si fasad\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por duam nj\u00eb teknologji q\u00eb n\u00eb fund i jep qytetarit m\u00eb shum\u00eb siguri, i jep m\u00eb pak burokraci, i jep m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kontrolluar institucionet, m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb administroj\u00eb parat\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tij. Dhe si drejtuese e departamentit dua vet\u00ebm t\u00eb ndalem vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb aspekt profesional. Kam d\u00ebgjuar dhe n\u00eb fakt ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr fjalimet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb doktor Berish\u00ebs kur ka folur edhe p\u00ebr kriptovalutat edhe p\u00ebr Bitcoin-in, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e teknologjis\u00eb blockchain. Bitcoini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr aplikimet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb teknologjis\u00eb blockchain. Por n\u00eb thelb kur flasim p\u00ebr teknologjin\u00eb blockchain ne flasim p\u00ebr nj\u00eb arkitektur\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave ku regjistrimet q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb arkitektur\u00eb mund t\u00eb regjistrohen, mund t\u00eb verifikohen dhe nuk mund t\u00eb manipulohen.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe un\u00eb mendoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb magjia m\u00eb e madhe q\u00eb sot ka teknologjia blockchain. Pik\u00ebrisht un\u00eb mendoj q\u00eb vizioni q\u00eb ne kemi si departament p\u00ebrsa i p\u00ebrket pjes\u00ebs s\u00eb teknologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb me p\u00ebrdorimin e inteligjenc\u00ebs artificiale e cila mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb q\u00eb ne ta analizojm\u00eb, t\u00eb parashikojm\u00eb, t\u00eb automatizojm\u00eb, blockchain mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb integritet, n\u00eb verifikim, n\u00eb gjurmueshm\u00ebrin\u00eb e informacionit. K\u00ebto jan\u00eb dy teknologji t\u00eb ndryshme por q\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, duke u nd\u00ebrlidhur me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn si teknologji, ato mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb infrastrukture shum\u00eb moderne t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe propozimi i Partis\u00eb Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transformim dhe jo vet\u00ebm politikisht por edhe profesionalisht. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen ekspert\u00ebt. Ne kemi profesionist\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe duam t\u2019ia afrojm\u00eb ata gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pran\u00eb politikb\u00ebrjes, pran\u00eb departamentit ton\u00eb, pran\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Nj\u00eb prej tyre un\u00eb e kam edhe sot k\u00ebtu dhe jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu me ne sot p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb ekspertiz\u00ebn e tij, q\u00eb do na ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u2019i shkojm\u00eb p\u00ebrtej teoris\u00eb k\u00ebsaj pjese drejt m\u00ebnyr\u00ebs se si blockchain mund t\u00eb p\u00ebrdoret konkretisht. Ajo q\u00eb besoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim shum\u00eb i thjesht\u00eb q\u00eb teknologjia nuk duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb ne si pushtet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb qytetarit. Pra teknologjia duhet t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs e b\u00ebn qytetarin. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr fat t\u00eb keq me dixhitalizimin dhe ambicia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb. Partia Demokratike nuk do flas\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr transformim digjital, por nd\u00ebrkoh\u00eb do ket\u00eb njer\u00ebzit, ekspertiz\u00ebn edhe vizionin p\u00ebr ta projektuar at\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E DREJTUESES S\u00cb DEP. T\u00cb AI N\u00cb PD, DENISA KELE, \u00a0N\u00cb TAKIMIN ME TEM\u00cb: \u2018E ARDHMJA DIGJITALE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb- MUND\u00cbSIT\u00cb E TEKNOLOGJIS\u00cb BLOCKCHAIN\u2019 T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm! I nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, t\u00eb nderuar ekspert\u00eb dhe miq. Ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebse q\u00eb keni zgjedhur t\u00eb na bashkoheni sot n\u00eb eventin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155691,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155690","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155690"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155690\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155692,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155690\/revisions\/155692"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155691"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}