{"id":155711,"date":"2026-10-06T08:12:59","date_gmt":"2026-10-06T08:12:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155711"},"modified":"2026-10-06T08:12:59","modified_gmt":"2026-10-06T08:12:59","slug":"kuvendi-ka-detyrimin-kushtetues-ta-ngreje-komisionin-hetimor-ndaj-shish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/06\/kuvendi-ka-detyrimin-kushtetues-ta-ngreje-komisionin-hetimor-ndaj-shish\/","title":{"rendered":"Kuvendi ka detyrimin kushtetues ta ngrej\u00eb komisionin hetimor ndaj SHISH!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Skandali me \u00e7\u00ebshtjen Vlora Hyseni dhe c\u00ebnimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare nuk ka pse dhe nuk duhet t\u00eb reduktohet me batutat p\u00ebr shuarjen e radar\u00ebve t\u00eb Shtetit n\u00eb rrjetet sociale dhe n\u00eb emisionet televizive!<br \/>\nKuvendi ka detyrimin e thell\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kontrollin e tij parlamentar, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00eb thell\u00ebsi, p\u00ebrmes informacionit q\u00eb Kushtetuta e autorizon p\u00ebrmes nj\u00eb komisioni t\u00eb posa\u00e7\u00ebm parlamentar q\u00eb t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb, n\u00ebse ka pasur cenim t\u00eb mekanizmave t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe dob\u00ebsi t\u00eb theksuar n\u00eb funksionimin e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror(SHISH).<br \/>\nSigurisht, nj\u00eb komision hetimor parlamentar nuk mund dhe nuk ka pse t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb SPAK-un, gjykatat apo hetimin penal. Mir\u00ebpo, Kuvendi ka detyrimin kushtetues t\u00eb hetoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike dhe institucionale n\u00eb megaskandalin Vlora Hyseni, m\u00ebnyr\u00ebn se si kan\u00eb funksionuar mekanizmat e kontrollit dhe n\u00ebse SHISH, apo institucionet e tjera shtet\u00ebrore, n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, institucioni i kryeministrit, kan\u00eb zbatuar detyrimet e tyre ligjore.<br \/>\n<strong><em>1. Pse \u00e7\u00ebshtja e SHISH-it \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb komb\u00ebtare?<\/em><\/strong><br \/>\nSh\u00ebrbimi Informativ i Shtetit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb themeltare e arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, pasi ai mbledh, analizon dhe p\u00ebrcjell informacion q\u00eb mund t\u00eb lidhet me k\u00ebrc\u00ebnime ndaj Shtetit, institucioneve demokratike, rendit kushtetues dhe siguris\u00eb s\u00eb vendit.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do dyshim serioz p\u00ebr dob\u00ebsi n\u00eb drejtimin, kontrollin, ruajtjen e informacionit apo p\u00ebrdorimin e kompetencave t\u00eb nj\u00eb institucioni t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb shqyrtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\nHetimi penal ka nj\u00eb objekt t\u00eb p\u00ebrcaktuar: t\u00eb zbuloj\u00eb n\u00ebse jan\u00eb kryer vepra penale, nga kush dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash. N\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb ai nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb hetimin parlamentar, i cili ka nj\u00eb tjet\u00ebr funksion themelor p\u00ebr interesat e Shtetit.<br \/>\nKomisioni hetues parlamentar do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetje t\u00eb tilla: Si funksionuan mekanizmat e kontrollit n\u00eb rastin Vlora Hyseni?, A kishte sinjale paralajm\u00ebruese?, A u raportuan ato?, A u mor\u00ebn masa? A funksionuan strukturat e kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm? A kishte dob\u00ebsi n\u00eb procedurat e klasifikimit dhe mbrojtjes s\u00eb informacionit dhe sa kishin dep\u00ebrtuar dhe ndikuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vendim-marrjen e SHISH?<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb nuk kan\u00eb se si dhe nuk mund t\u00eb reduktohen vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb nj\u00eb personi, qofte kjo dhe ish-drejtuesja e SHISH.<br \/>\nKuvendi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm organi q\u00eb miraton ligje. Ai ka edhe nj\u00eb funksion themelor t\u00eb kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin dhe institucionet shtet\u00ebrore, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet n\u00eb fuqi.<br \/>\nKy kontroll \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr institucionet e siguris\u00eb, sepse natyra e tyre e mbyllur dhe niveli i lart\u00eb i sekretit shtet\u00ebror krijojn\u00eb rrezikun q\u00eb kontrolli publik i zakonsh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ekziston kontrolli parlamentar i specializuar.<br \/>\n<strong><em>II. Pse nj\u00eb komision hetimor \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm?<\/em><\/strong><br \/>\nMega-skandali Vlora Hyseni, jo vet\u00ebm q\u00eb ka tronditur opinionin publik dhe besimin e partner\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb, por edhe ka ngritur dyshime serioze dhe t\u00eb bazuara p\u00ebr funksionimin e SHISH. Komisioni hetimor parlamentar do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7far\u00eb ndodhi, si ndodhi dhe pse mekanizmat e kontrollit nuk e parandaluan apo zbuluan n\u00eb koh\u00eb problemin madhor.<br \/>\nP\u00ebrmes komisionit hetimor, Kuvendi ka detyrimin kushtetues t\u00eb shqyrtoj\u00eb mekanizmat e kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb SHISH, procedurat e siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar, procedurat e em\u00ebrimit dhe t\u00eb kontrollit t\u00eb drejtuesve, m\u00ebnyr\u00ebn e raportimit tek institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, zbatimin e rregullave p\u00ebr konfliktin e interesit dhe sigurin\u00eb, si dhe n\u00ebse ka pasur sinjale paralajm\u00ebruese dhe si jan\u00eb trajtuar ato. Komisioni parlamentar p\u00ebrcakton edhe n\u00ebse duhen ndryshime ligjore apo organizative p\u00ebr SHISH-in.<br \/>\nKomisioni hetimor parlamentar duhet dhe do t\u00eb punoj\u00eb paralelisht me drejt\u00ebsin\u00eb, pa cenuar hetimin penal, provat e klasifikuara apo procesin gjyq\u00ebsor. Kuvendi ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, institucionale dhe ligjv\u00ebn\u00ebse q\u00eb ta ngrej\u00eb k\u00ebt\u00eb komision, sikurse e ka k\u00ebrkuar dhe p\u00ebrcaktuar opozita e Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nP\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb, e Ne, deputet\u00ebve, \u00ebsht\u00eb akoma dhe m\u00eb e madhe, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Shurdh\u00ebria dhe pagoj\u00ebsia e koleg\u00ebve deputet\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb lidhje me mega-skandalin Vora Hyseni dhe cenimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nj\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi madhor, kur n\u00eb stek\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrimi kushtetues p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb institucionet e siguris\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb sipas ligjit dhe n\u00ebn kontroll demokratik.<br \/>\nKjo, pasi, n\u00ebse deputet\u00ebt e Kuvendit marrin informacion p\u00ebr nj\u00eb problem serioz, si mega-skandali Vlora Hyseni dhe nuk e shqyrtojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb mekanizmi demokratik i kontrollit humbet plot\u00ebsisht efektivitetin e tij.<br \/>\n<strong><em>III. \u00c7far\u00eb na m\u00ebson rasti G\u00fcnter Guillaume n\u00eb Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore:<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga shembujt m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr reagimin ndaj nj\u00eb skandali q\u00eb cenon sigurin\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb \u201c\u00c7\u00ebshtja Guillaume\u201d n\u00eb Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore n\u00eb vitin 1974. G\u00fcnter Guillaume ishte nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e af\u00ebrt t\u00eb kancelarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb RFGJ-s\u00eb, Willy Brandt. M\u00eb von\u00eb u zbulua se ai ishte agjent i sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore, Stasi.<br \/>\nRasti shkaktoi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike dhe institucionale dhe kontribuoi n\u00eb dor\u00ebheqjen e Willy Brandt nga posti i kancelarit n\u00eb maj 1974.<br \/>\nKy rast \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht dometh\u00ebn\u00ebs, pasi d\u00ebshmon se si dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb sistemin e siguris\u00eb dhe t\u00eb verifikimit mund t\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit. Klasa politike e Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore reagoi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe kancelari Willy Brandt u detyrua t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen<br \/>\nM\u00ebsimi i par\u00eb nga ky rast \u00ebsht\u00eb se sa her\u00eb cenohet seriozisht siguria komb\u00ebtare, institucionet kryesore t\u00eb Shtetit duhet t\u00eb reagojn\u00eb me vendosm\u00ebri dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, si dhe k\u00ebrkimi i llogaris\u00eb publike duhet t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb dor\u00ebheqjen e personit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs.<br \/>\nS\u00eb dyti, sistemet moderne t\u00eb siguris\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb kontrolle t\u00eb shum\u00ebfishta, verifikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe mekanizma q\u00eb zbulojn\u00eb sinjalet e rrezikut. Rasti Guillaume d\u00ebshmoi p\u00ebr nj\u00eb parim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shtetit demokratik: institucionet e siguris\u00eb nuk mund t\u00eb bazohen vet\u00ebm te besimi personal. N\u00eb demokraci, siguria duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi procedura, kontrolle, verifikime dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale. Kjo vlen edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\nNuk mjafton q\u00eb drejtuesit e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb ken\u00eb besimin politik t\u00eb qeveris\u00eb. Duhet t\u00eb ekzistojn\u00eb mekanizma t\u00eb pavarur dhe profesional\u00eb q\u00eb garantojn\u00eb integritetin e sistemit.<br \/>\nM\u00ebsimi i tret\u00eb ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb se kontrolli parlamentar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e siguris\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebrvoja nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka treguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe bind\u00ebse se kontrolli parlamentar nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr inteligjenc\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, kontrolli demokratik e rrit legjitimitetin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb sh\u00ebrbim informativ q\u00eb kontrollohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale nga institucione demokratike \u00ebsht\u00eb m\u00eb i besuesh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nM\u00ebsimi i kat\u00ebrt q\u00eb marrim nga \u201c\u00c7\u00ebshtja Guillaume\u201d ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se problemet e inteligjenc\u00ebs mund t\u00eb ken\u00eb pasoja politike shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Rasti Guillaume nuk ishte thjesht nj\u00eb histori spiunazhi. Ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb madhe politike dhe institucionale p\u00ebr Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore.<br \/>\nKjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb leksion i \u00e7muar p\u00ebr ne: problemet e siguris\u00eb komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb trajtohen si probleme t\u00eb brendshme t\u00eb nj\u00eb institucioni! N\u00ebse dob\u00ebsit\u00eb jan\u00eb reale, ato mund t\u00eb ndikojn\u00eb te qeveria, parlamenti, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe besimi i publikut. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe shk\u00ebmben informacion sensitiv me partner\u00ebt e saj. Besimi n\u00eb sistemin komb\u00ebtar t\u00eb inteligjenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe kolektive t\u00eb vendit.<br \/>\n<strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\n\u00c7\u00ebshtja e SHISH dhe e ish-drejtueses s\u00eb tij, Vlora Hyseni duhet t\u00eb trajtohet me seriozitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucional, jo me logjik\u00eb partiake. Ngritja e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar paraqitet zgjidhja e vetme, p\u00ebr t\u00eb zbardhur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale dhe p\u00ebr t\u00eb propozuar reforma.<br \/>\nKuvendi nuk duhet t\u00eb hetoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar drejt\u00ebsin\u00eb. Duhet t\u00eb hetoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn e vet t\u00eb kontrollit demokratik.<br \/>\nNj\u00eb shtet demokratik nuk forcohet duke fshehur problemet e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb. Forcohet duke i identifikuar, hetuar, korrigjuar dhe parandaluar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Skandali me \u00e7\u00ebshtjen Vlora Hyseni dhe c\u00ebnimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare nuk ka pse dhe nuk duhet t\u00eb reduktohet me batutat p\u00ebr shuarjen e radar\u00ebve t\u00eb Shtetit n\u00eb rrjetet sociale dhe n\u00eb emisionet televizive! Kuvendi ka detyrimin e thell\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb kontrollin e tij parlamentar, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00eb thell\u00ebsi, p\u00ebrmes informacionit q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155712,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155711","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155711"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155711\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155713,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155711\/revisions\/155713"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}