{"id":155841,"date":"2026-10-07T11:01:17","date_gmt":"2026-10-07T11:01:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155841"},"modified":"2026-10-07T11:01:17","modified_gmt":"2026-10-07T11:01:17","slug":"tabaku-pasurite-e-sekuestruara-te-mos-rikthehen-ne-duart-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/07\/tabaku-pasurite-e-sekuestruara-te-mos-rikthehen-ne-duart-e-krimit\/","title":{"rendered":"Tabaku: Pasurit\u00eb e sekuestruara t\u00eb mos rikthehen n\u00eb duart e krimit!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, k\u00ebrkoi sot garanci konkrete q\u00eb pasurit\u00eb e sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara t\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb duart e personave t\u00eb lidhur me aktivitetin kriminal.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit n\u00eb Komisionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, kryetarja e komisionit ngriti pik\u00ebpyetje mbi propozimin e qeveris\u00eb p\u00ebr zgjerimin e kompetencave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb saj ishte nevoja p\u00ebr t\u00eb ndjekur pasurit\u00eb n\u00eb \u00e7do faz\u00eb: nga sekuestrimi dhe administrimi, deri te shitja dhe identifikimi i pronarit p\u00ebrfitues. Sipas Tabakut, lufta kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave k\u00ebrkon institucione me kapacitete reale, bashk\u00ebpunim dhe procedura transparente.<\/p>\n<p>Tabaku iu referua shifrave prej 439 pronash dhe 289 milion\u00eb eurosh pasuri t\u00eb sekuestruara, t\u00eb cilat, sipas saj, lidhen me dy operacione t\u00eb fundit t\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Jorida Tabakut n\u00eb Komisionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb administrim jo vet\u00ebm pasurit\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga sekuestrimi dhe konfiskimi nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe ato q\u00eb vijn\u00eb nga proceset administrative n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb po i bashkoni t\u00eb dyja pran\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs agjenci. Gjykoj se pronat q\u00eb vijn\u00eb nga hetimet e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ato q\u00eb vijn\u00eb nga proceset administrative kan\u00eb dy histori t\u00eb ndryshme dhe duhet t\u00eb ken\u00eb dy q\u00ebllime t\u00eb ndryshme, pasi edhe procedurat jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb prezantimit ju theksuat se nuk do t\u00eb ket\u00eb fonde shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, po i rrisni funksionet dhe volumin e pun\u00ebs s\u00eb agjencis\u00eb, po zgjeroni edhe gam\u00ebn e aseteve q\u00eb do t\u00eb administrohen dhe menaxhohen, por nuk do t\u00eb kemi rritje t\u00eb kapaciteteve. K\u00ebtu u p\u00ebrmend se nuk do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Keni p\u00ebrfshir\u00eb edhe administrimin e kriptomonedhave. Ato do t\u00eb shtohen n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb, por ju tashm\u00eb e keni hapur der\u00ebn, edhe pse ne nuk kemi ende nj\u00eb ligj p\u00ebr to t\u00eb miratuar nga Kuvendi. Kuvendi duhet t\u00eb diskutoj\u00eb sa m\u00eb shpejt nj\u00eb ligj p\u00ebr kriptomonedhat, pasi ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor i parregulluar, ku ka abuzime dhe q\u00eb sot p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive, sidomos nga sektori i krimit. Ai duhet t\u00eb rregullohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ndarja.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu m\u00eb shqet\u00ebson kjo nd\u00ebrthurje e funksioneve brenda agjencis\u00eb, e cila nuk m\u00eb duket normale. Si\u00e7 e di edhe z\u00ebvend\u00ebsministri, n\u00eb progresraporte p\u00ebrmendet rritja e kapaciteteve t\u00eb zyr\u00ebs pran\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Kjo zyr\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar si nj\u00eb detyrim q\u00eb buron nga procesi i integrimit dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr rritjen e kapaciteteve vjen po nga ky proces.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ju, me k\u00ebt\u00eb projektligj, b\u00ebni ndryshime pa qart\u00ebsuar lidhjen mes institucioneve. Ka shum\u00eb procese q\u00eb duhen gjurmuar dhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb identifikimin, shitjen dhe rip\u00ebrdorimin e pasurive. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr organet e drejt\u00ebsis\u00eb, zyr\u00ebn pran\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe agjencin\u00eb. Pra, jan\u00eb tri institucione q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr koordinim, por parashikimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koordinim jan\u00eb t\u00eb mang\u00ebta n\u00eb projektligjin q\u00eb po shqyrtojm\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, vet\u00ebm nga dy operacionet e fundit t\u00eb SPAK-ut jan\u00eb sekuestruar 439 prona, me nj\u00eb vler\u00eb prej 289 milion\u00eb eurosh. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb konsiderueshme dhe procesi nga sekuestrimi e regjistrimi deri te dor\u00ebzimi pran\u00eb jush k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Pastrimi i parave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb dhe lufta kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet e procesit t\u00eb integrimit. Shqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb ky: a po nd\u00ebrtoni nj\u00eb sistem t\u00eb mbyllur, q\u00eb e ndjek paran\u00eb kriminale deri n\u00eb p\u00ebrdorimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb k\u00ebtyre aseteve q\u00eb do t\u00eb nxirrni n\u00eb shitje, apo thjesht po centralizoni administrimin?<\/p>\n<p>Koleg\u00ebt k\u00ebtu pyet\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00ebn. \u00c7far\u00eb procedurash do t\u00eb p\u00ebrdorni? Cilat jan\u00eb procedurat e verifikimit t\u00eb duhur, \u201cdue diligence\u201d, q\u00eb k\u00ebto asete t\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb duart e atyre t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb sekuestruar?<\/p>\n<p>Legjislacioni dhe standardet e BE-s\u00eb vendosin k\u00ebrkesa t\u00eb caktuara. Kush e kontrollon pronarin p\u00ebrfitues kur ai blen nj\u00eb pasuri t\u00eb konfiskuar? Cilat jan\u00eb rregullat p\u00ebr konfiskimin e monedhave virtuale q\u00eb do t\u00eb parashikohen me ligj dhe a i keni kapacitetet p\u00ebr t\u2019i zbatuar? Si garantohet q\u00eb pasuria do t\u00eb jet\u00eb e gjurmueshme n\u00eb t\u00eb gjitha fazat, deri kur t\u00eb kaloj\u00eb nga agjencia te pronari i ri?<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se kemi nj\u00eb ekonomi t\u00eb prekur thell\u00eb dhe r\u00ebnd\u00eb nga krimi, nj\u00eb ekonomi informale ku pastrohen para, dhe se vet\u00ebm nga dy hetime t\u00eb SPAK-ut kemi 439 prona, si do t\u00eb kryhen k\u00ebto procedura? Kush do t\u2019i ket\u00eb k\u00ebto kapacitete?<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb detyrimeve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kapitujt 23 dhe 24, qeveria shqiptare ka edhe zyr\u00ebn pran\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. K\u00ebrkohet gjithashtu forcimi i kapaciteteve p\u00ebr p\u00ebrafrimin me direktiv\u00ebn e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb relacionin e projektligjit ju thoni se nuk ka p\u00ebrafrim. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb nuk doni ta p\u00ebrafroni? P\u00ebrse nuk b\u00ebni nj\u00eb ndryshim q\u00eb e p\u00ebrafron me BE-n\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk ka arsye ta cop\u00ebzoni legjislacionin. Ne do t\u00eb duhet ta ndryshojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb ligj p\u00ebr ta p\u00ebrafruar. P\u00ebrse na i sillni ligjet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre muaj p\u00ebr p\u00ebrafrimin me BE-n\u00eb? Me k\u00ebt\u00eb projektligj, ky p\u00ebrafrim nuk ndodh.<\/p>\n<p>A keni nd\u00ebrveprim me Agjencin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs Financiare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb procesin q\u00eb kryeni, p\u00ebrfshir\u00eb identifikimin e pronar\u00ebve p\u00ebrfitues?<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb ligj p\u00ebr pronar\u00ebt p\u00ebrfitues, p\u00ebr t\u00eb cilin kemi debatuar. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ky ligj nuk funksionon realisht dhe nuk ka vullnet q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar list\u00ebn e k\u00ebrkesave p\u00ebr daljen e vendit nga lista gri e MONEYVAL-it, por n\u00eb praktik\u00eb nuk funksionon.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb ngrihen procedurat e bashk\u00ebpunimit tuaj me Agjencin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs Financiare p\u00ebr identifikimin e pronar\u00ebve p\u00ebrfitues? Si do t\u00eb sigurohemi q\u00eb ky pronar p\u00ebrfitues nuk ka lidhje me personin q\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe t\u00eb cilit i jan\u00eb sekuestruar pasurit\u00eb?<\/p>\n<p>Ne i ngrem\u00eb k\u00ebto pyetje duke par\u00eb realitetin q\u00eb po na zbulohet \u00e7do dit\u00eb, por edhe ato q\u00eb njihen si sekrete publike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve ka ardhur edhe ekipi i MONEYVAL-it. N\u00eb prill 2027 do t\u00eb prezantohet, n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb vitit, raporti p\u00ebr pastrimin e parave.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm miratimi i ligjeve, por n\u00ebse realisht kemi zbatim t\u00eb ligjit dhe n\u00ebse luftohet realisht pastrimi i parave. A kemi mekanizma t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb zbatuesh\u00ebm? Kemi nxjerr\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb ka pik\u00ebpyetje p\u00ebr zbatueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>A jeni takuar me ekipin e MONEYVAL-it? A keni raportuar se si mekanizmat tuaj ndikojn\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave?<\/p>\n<p>Transparenca u ngrit si shqet\u00ebsim. Ju thoni se n\u00eb faqen e internetit ka nj\u00eb regjist\u00ebr, t\u00eb cilin nuk e kam par\u00eb. Por ne kemi nevoj\u00eb pik\u00ebrisht t\u2019i ndajm\u00eb k\u00ebto dy procese.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, a pasqyrohet se kur \u00ebsht\u00eb sekuestruar aseti? N\u00eb \u00e7far\u00eb vlere? Kur i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar agjencis\u00eb suaj? Si \u00ebsht\u00eb administruar? Pra, cil\u00ebt jan\u00eb elementet q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb procesin transparent?<\/p>\n<p>Kjo qeveri \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim dhe po ndiqet penalisht p\u00ebr koncesione t\u00eb dh\u00ebna me SMS, p\u00ebr akuza q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb fakt dhe q\u00eb lidhen me munges\u00ebn e transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, ka pik\u00ebpyetje p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje q\u00eb do t\u00eb menaxhoni. A do t\u00eb auditohet fondi p\u00ebr menaxhimin e nd\u00ebrtimeve pa leje? K\u00ebt\u00eb nuk e kemi t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, kolegu Balliu ka sjell\u00eb disa propozime q\u00eb duhet t\u00eb trajtoheshin s\u00eb bashku. Nuk e di arsyen p\u00ebrse kjo nuk po ndodh.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb ri, q\u00eb kalon p\u00ebrmes procesit t\u00eb integrimit. Ne duhet ta kemi k\u00ebt\u00eb n\u00eb mendje, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim p\u00ebrmbyll\u00ebs q\u00eb ky Parlament e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr. Nj\u00eb nga kriteret p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb kapitullit 24 \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe kjo thuhet qart\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Jorida Tabaku, k\u00ebrkoi sot garanci konkrete q\u00eb pasurit\u00eb e sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara t\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb duart e personave t\u00eb lidhur me aktivitetin kriminal. Gjat\u00eb diskutimit n\u00eb Komisionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, kryetarja e komisionit ngriti pik\u00ebpyetje mbi propozimin e qeveris\u00eb p\u00ebr zgjerimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149216,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155841","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155841"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155841\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155842,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155841\/revisions\/155842"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}