{"id":155845,"date":"2026-10-07T11:30:21","date_gmt":"2026-10-07T11:30:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155845"},"modified":"2026-10-07T11:30:21","modified_gmt":"2026-10-07T11:30:21","slug":"gjykata-e-strasburgut-rrezon-denimin-penal-te-gjyqtarit-luan-daci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/07\/gjykata-e-strasburgut-rrezon-denimin-penal-te-gjyqtarit-luan-daci\/","title":{"rendered":"Gjykata e Strasburgut \u201crr\u00ebzon\u201d d\u00ebnimin penal t\u00eb gjyqtarit Luan Daci"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut gjeti shkelje t\u00eb nenit 7 t\u00eb Konvent\u00ebs n\u00eb lidhje me d\u00ebnimin penal p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjykatat shqiptare ndaj ish-an\u00ebtarit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Luan Daci. Neni 7 i Konvent\u00ebs, i titulluar \u201cnuk ka d\u00ebnim pa ligj\u201d p\u00ebrcakton se askush nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr nj\u00eb veprim ose nj\u00eb mosveprim q\u00eb, n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb kryer, nuk p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale sipas t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb brendshme ose asaj \u00a0nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Procesi penal kund\u00ebr Dacit nisi me kall\u00ebzimin e disa magjistrat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt e akuzuan at\u00eb se kishte falsifikuar dokumentet gjat\u00eb aplikimit p\u00ebr pozicionin e an\u00ebtarit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, duke mos deklaruar nj\u00eb mas\u00eb disiplinore p\u00ebr largim nga puna n\u00eb vitin 1997.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel, Daci u shpall fajtor dhe u d\u00ebnua p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u shkarkua nga detyra prej Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. Ai i kund\u00ebrshtoi vendimet e gjykatave shqiptare n\u00eb Strasburg, duke argumentuar se nuk mund t\u00eb parashikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme se mosdeklarimi i mas\u00ebs disiplinore n\u00eb nj\u00eb aplikim t\u00eb till\u00eb do t\u00eb konsiderohej vep\u00ebr penale. Sipas pretendimeve t\u00eb Dacit, gjykatat shqiptare kishin zgjeruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paparashikueshme kuptimin e vepr\u00ebs penale t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve, duke e shtrir\u00eb at\u00eb edhe te nj\u00eb dokument privat t\u00eb hartuar nga vet\u00eb aplikanti.<\/p>\n<p>GJEDNJ thekson se neni 7 nuk ndalon vet\u00ebm zbatimin prapaveprues t\u00eb ligjit penal, por p\u00ebrmban edhe parimin themelor se, vet\u00ebm ligji mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale dhe d\u00ebnimin p\u00ebrkat\u00ebs. Po ashtu, vler\u00ebsohet se ligji penal nuk mund t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjeruar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Strasburgu v\u00ebren se pala shqiptare nuk kishte paraqitur jurispudenc\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebrpara plot\u00ebsimit t\u00eb formularit nga ana e Dacit, q\u00eb t\u00eb tregonte se falsifikimi penal mund t\u00eb zbatohej edhe ndaj dokumenteve private t\u00eb hartuara nga vet\u00eb individ\u00ebt. N\u00eb vendim, sillet n\u00eb v\u00ebmendje se Gjykata e Lart\u00eb ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2017 p\u00ebr konceptin e \u201cfalsifikimit intelektual\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai vendim ishte dh\u00ebn\u00eb pas momentit kur Daci kishte dor\u00ebzuar aplikimin e tij. \u00a0Po ashtu, konstatohet se \u00e7\u00ebshtja e vitit 2017 e p\u00ebrdorur si praktik\u00eb, kishte rrethana faktike t\u00eb ndryshme dhe nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbente si baz\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb parashikuar se nj\u00eb aplikim privat p\u00ebr pun\u00ebsim do t\u00eb konsiderohej dokument i falsifikuar n\u00eb kuptim t\u00eb legjislacionit penal.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Strasburgu pranon se Daci duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni se masa e tij disiplinore kishte qen\u00eb n\u00eb fuqi, pasi vet\u00ebm disa muaj para aplikimit p\u00ebr n\u00eb institucionet e vetingut ishte skualifikuar nga nj\u00eb konkurs p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar gjyqtar, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shtruar mbi faktin n\u00ebse ai mund t\u00eb parashikonte se modeklarimi i atij fakti do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb konstatohet nga Strasburgu \u00ebsht\u00eb fakti se Kodi Penal shqiptar p\u00ebrmban nj\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, nenin 190, q\u00eb parashikon p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr dh\u00ebnien e informacionit t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb formular\u00ebt e dor\u00ebzuar pran\u00eb organeve shtet\u00ebrore. N\u00eb vendim konstatohet se Daci ishte akuzuar fillimisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, por akuza ishte riklasifikuar m\u00eb pas sipas nenit 186, p\u00ebr falsifikim dokumenti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, legjislacionit p\u00ebr rivler\u00ebsimin, rezulton se nuk p\u00ebrmbante nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm se informacioni i rrem\u00eb n\u00eb aplikimin p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb organet e vetingut do t\u00eb sillte p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr falsifikim dokumentesh.<\/p>\n<p>GJEDNJ konkludon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, neni 186 i Kodit Penal \u00ebsht\u00eb interpretuar dhe zbatuar nga gjykatat shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjeruar dhe t\u00eb paparashikueshme, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkuesit. Sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, ky interpretim nuk mund t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb zhvillim i jurisprudenc\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me thelbin e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Po ashtu, theksohet se fakti q\u00eb Daci ishte jurist me profesion, nuk e ndryshonte p\u00ebrfundimin e arritur, pasi edhe p\u00ebr nj\u00eb profesionist t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs do t\u00eb kishte qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikonte se ligji do t\u00eb zbatohej n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe se mosdeklarimi i mas\u00ebs disiplinore t\u00eb kaluar do t\u00eb mund t\u00eb sillte nj\u00eb sanksion penal.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues i GJEDNJ ka konstatuar nj\u00ebz\u00ebri se kishte pasur shkelje t\u00eb nenit 7 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb. P\u00ebr korrigjimin e pasojave t\u00eb k\u00ebsaj shkeljeje, Strasburgu sugjeron rishikimin e procedurave penale nga gjykatat shqiptare.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, GJEDNJ nuk ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kompesimin e pagave, duke theksuar se shkelja e konstatuar lidhej me procedimin penal dhe jo me shkarkimin e tij nga detyra. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr shp\u00ebrblimin e shpenzime dhe kosto ligjore, pasi Daci nuk ka paraqitur dokumente q\u00eb provonin se k\u00ebto shpenzime ishin kryer realisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr d\u00ebmin jopasuror, vler\u00ebsohet se vet\u00eb konstatimi i shkeljes p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vendimi i GJEDNJ sugjeron se gjykatat komb\u00ebtare mund ta zhvillojn\u00eb jurisprudenc\u00ebn dhe ta interpretojn\u00eb ligjin penal, por nuk mund t\u00eb krijojn\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb interpretimi t\u00eb ri dhe t\u00eb paparashikuesh\u00ebm, nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb re p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb individit.<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/10\/06\/gjykata-e-strasburgut-rrezon-denimin-penal-te-luan-dacit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\u00a0\/BIRN<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut gjeti shkelje t\u00eb nenit 7 t\u00eb Konvent\u00ebs n\u00eb lidhje me d\u00ebnimin penal p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjykatat shqiptare ndaj ish-an\u00ebtarit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Luan Daci. Neni 7 i Konvent\u00ebs, i titulluar \u201cnuk ka d\u00ebnim pa ligj\u201d p\u00ebrcakton se askush nuk mund t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155845","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155847,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155845\/revisions\/155847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}