{"id":155882,"date":"2026-10-07T16:57:24","date_gmt":"2026-10-07T16:57:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=155882"},"modified":"2026-10-07T16:57:24","modified_gmt":"2026-10-07T16:57:24","slug":"neser-ne-proteste-jane-te-gjithe-qytetaret-e-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/07\/neser-ne-proteste-jane-te-gjithe-qytetaret-e-vendit\/","title":{"rendered":"Nes\u00ebr n\u00eb protest\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e vendit"},"content":{"rendered":"<div dir=\"auto\">\n<p><strong><em>Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\">\n<div dir=\"auto\">Protesta komb\u00ebtare e 8 tetorit 2026, e thirrur nga Partia Demokratike, nuk duhet t\u00eb konsiderohet vet\u00ebm si nj\u00eb protest\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb 15 bashkive q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin statusin e bashkis\u00eb nga reforma-masak\u00ebr territoriale e autokratit dhe antikomb\u00ebtarit Rama.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong><em>I. 15 bashkit\u00eb e b\u00ebra kurban nga Rama jan\u00eb dimension dhe hall komb\u00ebtar!<\/em><\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\">Ajo duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb protest\u00eb me dimension komb\u00ebtar, sepse \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ngrihet p\u00ebrmes saj prek drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb ardhmen demografike, ekonomike dhe sociale t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Qytetar\u00ebt e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, Klosit, Rrogozhin\u00ebs, Dimalit, Poli\u00e7anit, Patosit, Divjak\u00ebs, Selenic\u00ebs, Maliqit, K\u00eblcyr\u00ebs, Memaliajt, Libohov\u00ebs, C\u00ebrrikut, Belshit dhe Prrenjasit jan\u00eb ata q\u00eb e ndjejn\u00eb m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt rrezikun e ndryshimit t\u00eb hart\u00ebs territoriale. Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i tyre.<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u00cbsht\u00eb problem i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Sepse pas \u00e7do bashkie q\u00eb humbet funksionet, pas \u00e7do institucioni q\u00eb largohet nga nj\u00eb qytet, pas \u00e7do sh\u00ebrbimi publik q\u00eb centralizohet dhe pas \u00e7do familjeje q\u00eb largohet jasht\u00eb vendit, ekziston nj\u00eb pyetje m\u00eb e madhe: A po boshatiset Shqip\u00ebria jasht\u00eb qendrave t\u00eb m\u00ebdha?!<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse varianti socialist i reform\u00ebs territoriale prek 15 bashki, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se pasojat do t\u00eb kufizohen vet\u00ebm n\u00eb territorin administrativ t\u00eb tyre. Bashkit\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi ekonomik dhe social t\u00eb nd\u00ebrlidhur.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Kur nj\u00eb bashki dob\u00ebsohet institucionalisht dhe praktikisht zhduket, pak\u00ebsohen vendet e pun\u00ebs, preken bizneset lokale, sh\u00ebrbimet publike, arsimi publik, sh\u00ebndet\u00ebsia publike, transporti, tregtia, investimet, aktiviteti social, vlera e pronave dhe perspektiva e t\u00eb rinjve.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Prandaj edhe qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit, Shkodr\u00ebs, Elbasanit, Kor\u00e7\u00ebs, Fierit, Vlor\u00ebs, Gjirokastr\u00ebs dhe \u00e7do qyteti tjet\u00ebr kan\u00eb arsye t\u00eb interesohen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb bashkit\u00eb e vogla.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><em><strong>II. Reforma territoriale nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje administrative<\/strong><\/em><\/div>\n<div dir=\"auto\">Hartat administrative nuk jan\u00eb thjesht vija n\u00eb hart\u00eb. Ato p\u00ebrcaktojn\u00eb se ku ndodhen institucionet, ku ofrohen sh\u00ebrbimet dhe ku p\u00ebrqendrohen burimet publike.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb ndryshim territorial mund t\u00eb ket\u00eb kuptim vet\u00ebm n\u00ebse sjell m\u00eb shum\u00eb eficienc\u00eb, sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb shum\u00eb zhvillim dhe m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt. Prandaj dhe Partia Demokratike k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb territoriale me 100 bashki funksionale.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse bashkimi i nj\u00ebsive administrative sjell vet\u00ebm centralizim, largim t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe dob\u00ebsim t\u00eb ekonomive lokale, sikurse me siguri 1 milion p\u00ebrqind varianti socialist i 46 bashkive do t\u00eb pjell\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb debat dhe protest\u00eb t\u00eb thell\u00eb publike p\u00ebr efektet reale shkat\u00ebrruese t\u00eb tij.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb boshatisja demografike e vendit. N\u00eb themel t\u00eb debatit p\u00ebr territorin q\u00ebndron nj\u00eb problem shum\u00eb m\u00eb i madh: emigrimi. Shqip\u00ebria ka humbur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebrmes emigrimit dhe tkurrjes demografike.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Goditja \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e fort\u00eb n\u00eb zonat periferike, rurale dhe n\u00eb qytetet e vogla. Kur largohen t\u00eb rinjt\u00eb mbyllen biznese, ulet numri i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla, zvog\u00eblohet fuqia pun\u00ebtore, bien konsumi dhe investimet dhe plaken komunitetet, pasi zvog\u00eblohet k\u00ebrkesa p\u00ebr sh\u00ebrbime lokale.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, reforma territoriale dhe emigrimi duhet t\u00eb diskutohen s\u00eb bashku, se jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebr siamez\u00eb!<\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong><em>III. Rreziku real: krijimi i nj\u00eb Shqip\u00ebrie me dy shpejt\u00ebsi!<\/em><\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb Shqip\u00ebri ku Tirana dhe disa qendra t\u00eb m\u00ebdha vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten, nd\u00ebrsa qytetet e vogla dhe zonat periferike vazhdojn\u00eb t\u00eb humbin popullsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri me zhvillim t\u00eb pabalancuar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kemi p\u00ebrqendrimin e popullsis\u00eb, kapitalit, investimeve, vendeve t\u00eb pun\u00ebs, universiteteve dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb qytetet kryesore.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi me dhjetra e dhjetra zona ku popullsia pak\u00ebsohet, t\u00eb rinjt\u00eb largohen, bizneset mbyllen ose emigrojn\u00eb dhe sh\u00ebrbimet dob\u00ebsohen.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik jo vet\u00ebm social, por edhe ekonomik dhe territorial. Nj\u00eb bashki e vog\u00ebl nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb kosto. N\u00ebse nj\u00eb bashki ka m\u00eb pak banor\u00eb, p\u00ebrgjigjja nuk duhet t\u00eb jet\u00eb automatikisht eliminimi i saj.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pyetja duhet t\u00eb jet\u00eb: Pse ka m\u00eb pak banor\u00eb? N\u00ebse arsyeja \u00ebsht\u00eb mungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, mungesa e investimeve, infrastruktura e dob\u00ebt, emigrimi dhe mungesa e perspektiv\u00ebs, at\u00ebher\u00eb problemi nuk zgjidhet duke ndryshuar kufijt\u00eb administrativ\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Problemi zgjidhet duke krijuar ekonomi lokale.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Fush\u00eb-Arr\u00ebzi, Klosi, Rrogozhina, Dimal, Poli\u00e7ani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, K\u00eblcyra, Memaliaj, Libohova, C\u00ebrriku, Belshi dhe Prrenjasi nuk jan\u00eb vet\u00ebm emra n\u00eb nj\u00eb hart\u00eb. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ekonomi lokale, tradita, bujq\u00ebsi, turiz\u00ebm, industri, burime natyrore, sip\u00ebrmarrje dhe komunitete. \u00c7do qytet i vog\u00ebl q\u00eb boshatiset p\u00ebrfaq\u00ebson humbjen e nj\u00eb pjese t\u00eb potencialit ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Emigrimi \u00ebsht\u00eb edhe rezultat i munges\u00ebs s\u00eb perspektiv\u00ebs. Njer\u00ebzit nuk largohen vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pagave. Ata largohen edhe kur nuk shohin karrier\u00eb, arsim cil\u00ebsor, sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, institucione funksionale, siguri ekonomike, mund\u00ebsi p\u00ebr biznes dhe perspektiv\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Prandaj, beteja kund\u00ebr emigrimit fillon dhe p\u00ebrfundon dhe p\u00ebrfundon n\u00eb territor! N\u00ebse nj\u00eb i ri n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl nuk sheh t\u00eb ardhme aty ku ka lindur, ai do ta k\u00ebrkoj\u00eb at\u00eb diku tjet\u00ebr.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Protesta e 8 tetorit 2026 \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr decentralizimin, p\u00ebr Kart\u00ebn e Autonomis\u00eb Vendore. Nj\u00eb reform\u00eb territoriale moderne duhet t\u00eb shkoj\u00eb paralelisht me decentralizimin real. Dhe k\u00ebt\u00eb decentralizim real e mund\u00ebson vet\u00ebm Partia Demokratike me projektin e saj t\u00eb 100 bashkive. Dhe jo Ram\u00eb aventurieri me 46 bashki! Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb akses pran\u00eb vendbanimit t\u00eb tyre n\u00eb sh\u00ebrbimet publike. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pyetet vet\u00ebm: &#8220;Sa bashki duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria?&#8221;, duhet pyetur: &#8220;\u00c7far\u00eb sh\u00ebrbimesh duhet t\u00eb ket\u00eb \u00e7do qytetar dhe sa larg duhet t\u00eb jet\u00eb institucioni q\u00eb i ofron ato?&#8221;. Ky \u00ebsht\u00eb standardi real me t\u00eb cilin duhet t\u00eb matet reforma territoriale dhe t\u00eb 100 bashkit\u00eb e demokrat\u00ebve e plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb standard.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><strong><em>xxx<\/em><\/strong><\/div>\n<div dir=\"auto\">\u00c7do ndryshim i hart\u00ebs territoriale duhet t\u00eb jet\u00eb rezultat i nj\u00eb konsultimi real dhe jo thjesht i nj\u00eb vendimmarrjeje politike t\u00eb shumic\u00ebs. Duhet t\u00eb d\u00ebgjohen qytetar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb, bizneset, k\u00ebshillat bashkiak\u00eb, shoq\u00ebria civile, universitetet, ekspert\u00ebt e administrimit publik, organizatat e komuniteteve dhe Diaspora.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb ndryshon jet\u00ebn e komuniteteve p\u00ebr dekada nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb vendim administrativ rutin\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Prandaj edhe protesta e 8 tetorit p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb alarm komb\u00ebtar. Nj\u00eb alarm komb\u00ebtar p\u00ebr boshatisjen e Shqip\u00ebris\u00eb. Qytetar\u00ebt e 15 bashkive jan\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij problemi, por pas tyre jan\u00eb miliona shqiptar\u00eb q\u00eb preken nga emigrimi, tkurrja e popullsis\u00eb dhe p\u00ebrqendrimi i zhvillimit n\u00eb pak zona.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Shqip\u00ebria nuk mund ta luftoj\u00eb boshatisjen e vendit duke ndryshuar vet\u00ebm hart\u00ebn. Ajo duhet t\u00eb krijoj\u00eb arsye ekonomike, sociale dhe institucionale q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb, t\u00eb punojn\u00eb, t\u00eb investojn\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb vendin e tyre. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar Leskaj Protesta komb\u00ebtare e 8 tetorit 2026, e thirrur nga Partia Demokratike, nuk duhet t\u00eb konsiderohet vet\u00ebm si nj\u00eb protest\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb 15 bashkive q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin statusin e bashkis\u00eb nga reforma-masak\u00ebr territoriale e autokratit dhe antikomb\u00ebtarit Rama. I. 15 bashkit\u00eb e b\u00ebra kurban nga Rama jan\u00eb dimension dhe hall komb\u00ebtar! Ajo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155883,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-155882","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=155882"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155882\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155884,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/155882\/revisions\/155884"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155883"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=155882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=155882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=155882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}