{"id":156040,"date":"2026-10-08T19:17:54","date_gmt":"2026-10-08T19:17:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156040"},"modified":"2026-10-08T19:17:54","modified_gmt":"2026-10-08T19:17:54","slug":"spahia-kjo-maxhorance-ska-as-fytyre-as-moral","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/08\/spahia-kjo-maxhorance-ska-as-fytyre-as-moral\/","title":{"rendered":"Spahia: Kjo maxhoranc\u00eb s\u2019ka as fytyr\u00eb as moral!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputeti i PD, Bardh Spahia b\u00ebri thirrje p\u00ebr anulimin e reform\u00ebs s\u00eb nj\u00ebanshme territoriale e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Nga foltorja e Kuvendit Spahia tha se<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>\u2018Kjo mazhoranc\u00eb nuk ka as fytyr\u00eb dhe as moral t&#8217;u dal\u00eb p\u00ebrpara qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, sepse po uzurpon garancit\u00eb kushtetuese, po shp\u00ebrdoron besimin e qytetar\u00ebve dhe po vepron kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tyre\u2019<\/p>\n<p>Bardhi e quajti procesin antikushtetues, antiligjor n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn dhe angazhimet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes europiane.<\/p>\n<p><em>&#8216;<\/em>Reforma territoriale e nj\u00ebanshme e Ram\u00ebs, nj\u00eb goditje ndaj autonomis\u00eb vendore dhe vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve&#8217; n\u00ebnvizoi ai.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetit Bardh Spahia n\u00eb Kuvend<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, koleg\u00eb deputet\u00eb,<br \/>\nPo ta analizojm\u00eb pak reform\u00ebn e nj\u00ebanshme t\u00eb vitit 2014, sot ky Parlament na sjell p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb projektligj p\u00ebr reform\u00ebn territoriale. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb korrigjonte apo t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb riparonte sadopak problematikat e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014, ky projektligj i thellon edhe m\u00eb shum\u00eb ato.<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, k\u00ebto problematika nuk lidhen vet\u00ebm me sh\u00ebrbimin ndaj qytetar\u00ebve. P\u00ebrkundrazi, ato mbartin pasoja t\u00eb r\u00ebnda me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Shqip\u00ebria dhe q\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb plag\u00eb e hapur p\u00ebr vendin ton\u00eb edhe n\u00eb dekadat e ardhshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tkurrja demografike.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<br \/>\nSot gjendemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb paligjshm\u00ebrie q\u00eb bie ndesh me interesin e qytetar\u00ebve. Ky Parlament \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm: Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00ebtim i hart\u00ebs territoriale p\u00ebr interesa elektorale t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ai ka frik\u00eb nga vota e qytetar\u00ebve. Ka frik\u00eb sepse, \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon, po p\u00ebrbuzet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb jan\u00eb ngritur sot n\u00eb protest\u00eb.<br \/>\nJasht\u00eb k\u00ebtyre mureve ndodhet vullneti i lir\u00eb dhe i v\u00ebrtet\u00eb i qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb qytetar\u00ebt. Ata jan\u00eb thjesht kartonmbajt\u00ebsit dhe noter\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i sh\u00ebrbejn\u00eb legjitimimit t\u00eb asaj q\u00eb ne e konsiderojm\u00eb paligjshm\u00ebri: nj\u00eb akti t\u00eb turpsh\u00ebm dhe t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar.<br \/>\nAjo q\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb miratoni sot me forc\u00ebn e karton\u00ebve nuk b\u00ebhet p\u00ebr qytetar\u00ebt, por vet\u00ebm p\u00ebr interesat tuaja.<br \/>\nN\u00eb fakt, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebt\u00eb edhe 11 vite m\u00eb par\u00eb, me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn reform\u00eb t\u00eb vitit 2014. Q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb, ajo nuk p\u00ebrmbushi objektivat themelore: garantimin real t\u00eb autonomis\u00eb vendore, decentralizimin e qeverisjes dhe pavar\u00ebsin\u00eb financiare, ashtu si\u00e7 i garanton Kushtetuta.<br \/>\nPrandaj, sot mund ta quani k\u00ebt\u00eb proces si t\u00eb doni, por kurrsesi nuk mund ta konsideroni nj\u00eb reform\u00eb territoriale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi.<br \/>\nJu refuzuat t\u00eb d\u00ebgjonit z\u00ebrin e qytetar\u00ebve t\u00eb 15 bashkive q\u00eb po k\u00ebrkoni t\u00eb shkrini. Nuk po i fshini ato vet\u00ebm nga harta territoriale, por po rrezikoni t\u00eb fshini edhe historin\u00eb e tyre, po cenoni sh\u00ebrbimet p\u00ebr komunitetet, rrug\u00ebt, qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore, parqet, kopshtet dhe, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb ardhmen e k\u00ebtyre qytetar\u00ebve.<br \/>\nJu po shkelni autonomin\u00eb vendore, nj\u00eb parim kushtetues i garantuar nga ligji themeltar i k\u00ebtij vendi.<br \/>\nNeni 13 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton shprehimisht se qeverisja vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ngrihet mbi parimin e decentralizimit t\u00eb pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit t\u00eb autonomis\u00eb vendore.<br \/>\nJu po b\u00ebni pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Po shkrini 15 bashki p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb bashki m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, duke e p\u00ebrqendruar edhe m\u00eb shum\u00eb pushtetin. Po zhb\u00ebni nj\u00eb parim thelb\u00ebsor, at\u00eb t\u00eb autonomis\u00eb vendore, nj\u00eb parim q\u00eb nuk jua japin as karton\u00ebt tuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe as vullneti apo d\u00ebshira e kryeministrit tuaj, por q\u00eb garantohet nga vet\u00eb Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nJu k\u00ebrkoni t\u00eb zhdukni bashkit\u00eb e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, Klosit, Rrogozhin\u00ebs, Dimalit, Poli\u00e7anit, Patosit, Divjak\u00ebs, Selenic\u00ebs, Maliqit, K\u00eblcyr\u00ebs, Memaliajt, Libohov\u00ebs, C\u00ebrrikut, Belshit dhe Prrenjasit, n\u00ebn mask\u00ebn e nj\u00eb reforme q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb rivizatimi elektoral i hart\u00ebs territoriale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb akt, ju po u mohoni rreth 225 mij\u00eb banor\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb sot n\u00eb k\u00ebto 15 bashki, ose af\u00ebrsisht nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb vendit, t\u00eb drejt\u00ebn e garantuar nga Kushtetuta p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjuar lidhur me kufijt\u00eb e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre vendore.<br \/>\nNeni 108, pika 2, i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton shprehimisht se kufijt\u00eb e nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore caktohen me ligj dhe nuk mund t\u00eb ndryshohen pa marr\u00eb m\u00eb par\u00eb mendimin e popullsis\u00eb q\u00eb banon n\u00eb to.<br \/>\nKu \u00ebsht\u00eb mendimi i qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb ashtuquajtur reform\u00eb? Pse nuk u d\u00ebgjuan ata?<br \/>\nP\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, sheshet kryesore t\u00eb k\u00ebtyre bashkive kan\u00eb gum\u00ebzhitur nga z\u00ebrat e qytetar\u00ebve q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb shkrirjen e tyre. Ju refuzuat t&#8217;i d\u00ebgjonit. Refuzuat t\u00eb respektonit vullnetin e tyre.<br \/>\nPse nuk u d\u00ebgjuan k\u00ebrkesat legjitime t\u00eb qindra k\u00ebshilltar\u00ebve bashkiak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebrtej p\u00ebrkat\u00ebsive politike, k\u00ebrkuan me forc\u00eb q\u00eb k\u00ebto bashki t\u00eb mos ndryshohen dhe t\u00eb mos shkrihen?<br \/>\nJu refuzuat t&#8217;i d\u00ebgjonit edhe ata, ndon\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb qeverisjen vendore.<br \/>\nJu shkel\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb parimet themelore t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr organizimin e qeverisjes vendore, t\u00eb garantuara nga neni 108, pika 4, i cili p\u00ebrcakton se vet\u00ebqeverisja n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore ushtrohet n\u00ebp\u00ebrmjet organeve t\u00eb tyre p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe referendumeve vendore.<br \/>\nJu injoruat vendimet e k\u00ebshillave bashkiak\u00eb, ushtruat presion t\u00eb hapur ndaj shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre dhe refuzuat t&#8217;u garantonit qytetar\u00ebve nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb parashikohet n\u00eb Kushtetut\u00eb: mund\u00ebsin\u00eb e referendumit vendor.<br \/>\nSecila prej k\u00ebtyre 15 bashkive duhej t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shprehej pro ose kund\u00ebr shkrirjes, p\u00ebrmes vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo p\u00ebrmes imponimit, n\u00eb funksion t\u00eb q\u00ebllimeve elektorale t\u00eb asaj q\u00eb ju e quani \u00abRilindje\u00bb dhe t\u00eb kreut t\u00eb saj, Edi Rama.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb fundi i demokracis\u00eb lokale. \u00cbsht\u00eb fundi i respektimit t\u00eb parimeve dhe standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb fundi i \u00e7do modeli europian t\u00eb qeverisjes vendore.<br \/>\nJu po shkelni hapur parimet themelore t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Po anashkaloni p\u00ebrfaq\u00ebsuesit legjitim\u00eb vendor\u00eb. Po anashkaloni z\u00ebrin e qytetar\u00ebve dhe vullnetin e tyre. Po u mohoni mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb shprehen p\u00ebrmes vot\u00ebs dhe referendumeve vendore.<br \/>\nPor, mbi t\u00eb gjitha, po shkelni Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit ton\u00eb juridik dhe ka ep\u00ebrsi ndaj ligjeve vendase q\u00eb nuk pajtohen me t\u00eb.<br \/>\nDuke mos konsultuar autoritetet vendore dhe komunitetet e prekura p\u00ebrpara ndryshimit t\u00eb kufijve t\u00eb bashkive, ju po veproni, sipas q\u00ebndrimit ton\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 4, pika 6, dhe nenin 5 t\u00eb k\u00ebsaj Karte, duke cenuar autonomin\u00eb vendore dhe t\u00eb drejt\u00ebn e komuniteteve p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjuar p\u00ebr vendimet q\u00eb i prekin drejtp\u00ebrdrejt.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjej rastin t&#8217;u b\u00ebj thirrje p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian dhe Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mos heshtin p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb reforme q\u00eb, sipas nesh, u mohon komuniteteve t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebgjuar dhe cenon autonomin\u00eb vendore.<br \/>\nK\u00ebrkoni q\u00eb institucionet shqiptare t\u00eb p\u00ebrmbushin detyrimet p\u00ebr respektimin e Kart\u00ebs Europiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore dhe t\u00eb angazhimeve demokratike q\u00eb Shqip\u00ebria ka marr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit (MSA).<br \/>\nIntegrimi europian nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si fasad\u00eb p\u00ebr vendime t\u00eb imponuara nga kjo mazhoranc\u00eb. P\u00ebrjashtimi i qytetar\u00ebve nga vendimmarrja p\u00ebrb\u00ebn regres demokratik, q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrmbushjen e kushteve t\u00eb grupkapitullit 1, \u00abThemeloret\u00bb, dhe d\u00ebmton rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<br \/>\nP\u00ebrball\u00eb keni nj\u00eb mazhoranc\u00eb me fuqin\u00eb e karton\u00ebve, por q\u00eb, sipas q\u00ebndrimit ton\u00eb, nuk po garanton t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb tuaja, t\u00eb njohura nga Kushtetuta dhe ligjet e k\u00ebtij vendi.<br \/>\nKjo mazhoranc\u00eb nuk ka as fytyr\u00eb dhe as moral t&#8217;u dal\u00eb p\u00ebrpara qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, sepse po uzurpon garancit\u00eb kushtetuese, po shp\u00ebrdoron besimin e qytetar\u00ebve dhe po vepron kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tyre.<br \/>\nPrandaj, ju b\u00ebj thirrje ta anuloni k\u00ebt\u00eb proces, t\u00eb cilin e konsiderojm\u00eb antikushtetues dhe antiligjor, n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn dhe angazhimet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes europiane.<br \/>\nQytetar\u00ebt jan\u00eb sot jasht\u00eb, n\u00eb protest\u00eb, dhe k\u00ebrkesat e tyre jan\u00eb legjitime. Z\u00ebri i tyre duhet t\u00eb d\u00ebgjohet. Vullneti i tyre duhet t\u00eb respektohet.<br \/>\nJu faleminderit!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Bardh Spahia b\u00ebri thirrje p\u00ebr anulimin e reform\u00ebs s\u00eb nj\u00ebanshme territoriale e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Nga foltorja e Kuvendit Spahia tha se \u2018Kjo mazhoranc\u00eb nuk ka as fytyr\u00eb dhe as moral t&#8217;u dal\u00eb p\u00ebrpara qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, sepse po uzurpon garancit\u00eb kushtetuese, po shp\u00ebrdoron besimin e qytetar\u00ebve dhe po vepron &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":156041,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156040","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156040"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156040\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156042,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156040\/revisions\/156042"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}