{"id":156047,"date":"2026-10-08T20:15:26","date_gmt":"2026-10-08T20:15:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156047"},"modified":"2026-10-08T20:15:26","modified_gmt":"2026-10-08T20:15:26","slug":"gjoni-po-shkrini-bashkite-per-te-kapur-zgjedhjet-jo-per-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/08\/gjoni-po-shkrini-bashkite-per-te-kapur-zgjedhjet-jo-per-qytetaret\/","title":{"rendered":"Gjoni: Po shkrini bashkit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur zgjedhjet, jo p\u00ebr qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Gjin Gjoni ka akuzuar mazhoranc\u00ebn socialiste se po e miraton me dhun\u00eb Reform\u00ebn Territorialen.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit, Gjoni iu drejtua socialist\u00ebve, duke i akuzuar se po i shkrijn\u00eb bashkit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur zgjedhjet e ardhshme vendore dhe qendrore.<\/p>\n<p>Gjoni tha se, reforma Territoriale nuk po b\u00ebhet p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve, por p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer interesit politik.<\/p>\n<p><strong>Fjala n\u00eb Parlament<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb, t\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Sot po diskutojm\u00eb p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra \u00e7\u00ebshtjen e reform\u00ebs s\u00eb ndarjes administrative territoriale t\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Por kjo reform\u00eb po realizohet n\u00eb kushte terrori dhe nj\u00eb shtetrrethimi t\u00eb k\u00ebtij parlamenti, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore dhe dy reformat kryesore q\u00eb ky parlament ka p\u00ebrpara, reform\u00ebn territoriale dhe reform\u00ebn zgjedhore. E gjith\u00eb procedura dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ka nisur n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb reform\u00eb territoriale kalon n\u00ebp\u00ebr disa faza t\u00eb cilat nuk jan\u00eb respektuar nga ana e k\u00ebtij parlamenti. Dhe q\u00eb nga momenti kur \u00ebsht\u00eb nisur projektligji dhe krijimi i komisionit t\u00eb reform\u00ebs territoriale, jan\u00eb planifikuar disa hapa t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb miratuar qoft\u00eb nga pjesa e mazhoranc\u00ebs, qoft\u00eb nga pjesa e opozit\u00ebs, por rezulton q\u00eb k\u00ebto hapa t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb miratuar n\u00eb kalendarin i cili ka qen\u00eb parashikuar, nuk \u00ebsht\u00eb respektuar sipas k\u00ebsaj procedure.<\/p>\n<p>D\u00ebgjesat publike t\u00eb cilat jan\u00eb realizuar, rezulton q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb plota dhe n\u00eb disa bashki rezulton q\u00eb nuk jan\u00eb realizuar. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb bashkia e Tiran\u00ebs, nj\u00eb nga bashkit\u00eb kryesore, dhe k\u00ebtu n\u00eb rastin konkret, edhe kryetari aktual i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast ekzemplar i cili ndodhet n\u00eb burg, megjith\u00ebse ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb realizohen d\u00ebgjesat n\u00eb lidhje me Tiran\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur si kriter ligjor. Po k\u00ebshtu, kemi nj\u00eb injorim t\u00eb konsultimeve dhe nxitim procedural. Rezulton q\u00eb n\u00eb rastin e uljes s\u00eb numrit t\u00eb bashkive nga 61 n\u00eb 46, \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb kalendarin e pun\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka kaluar edhe n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Territoriale dhe Komisionin e Ligjeve, pa pritur p\u00ebrfundimin e plot\u00eb dhe integrimin e q\u00ebndrimeve q\u00eb vinin nga komunitetet lokale dhe k\u00ebshillat bashkiak\u00eb. \u00c7far\u00eb ka rezultuar? Ka rezultuar q\u00eb n\u00eb 15 bashki t\u00eb cilat k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb shkrihen nga ana e mazhoranc\u00ebs aktuale, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshillat bashkiak\u00eb kan\u00eb votuar kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriter i cili, sipas nenit 108 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duhej t&#8217;i referohemi, secili prej nesh dhe secili deputet duhet ta kishte parasysh, q\u00eb q\u00ebndrimet e komuniteteve dhe t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb jan\u00eb par\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndarje territoriale. Po k\u00ebshtu, nuk \u00ebsht\u00eb pritur dhe nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb q\u00ebndrimi i Kongresit t\u00eb Autoriteteve Lokale dhe Rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, duke pretenduar se reforma po humbet legjitimitetin dhe po shkel Kart\u00ebn Evropiane t\u00eb Autonomis\u00eb vendore. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto faza, jan\u00eb faza t\u00eb cilat duhet t\u00eb ishin p\u00ebrmbushur nga ana e k\u00ebtij parlamenti. N\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb cilat edhe d\u00ebgjesat e zhvilluara n\u00eb terren, edhe peticionet t\u00eb cilat jan\u00eb firmosur, t\u00eb gjitha kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr. Dhe duke u k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb respektohet interesi i tyre gjeografik dhe ekonomik n\u00eb raport me k\u00ebto nj\u00ebsi bashkiake dhe me bashkit\u00eb q\u00eb do shkrihen.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka sjell\u00eb dhe \u00e7far\u00eb do sjell\u00eb kjo reform\u00eb? Q\u00eb nga reforma e vitit 2014, e cila n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshtuar, dhe e gjith\u00eb analiza e cila \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb t\u00eb gjitha konsultimet me bashkit\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb realizuar, rezulton q\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb reform\u00eb e cila ka d\u00ebshtuar n\u00eb aspektin e menaxhimit, n\u00eb aspektin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb burimeve financiare, n\u00eb pun\u00ebsime t\u00eb cilat rezulton q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkurtohej numri i punonj\u00ebsve n\u00eb administrat\u00ebn lokale, rezulton q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur. Por nga krahu tjet\u00ebr, kemi p\u00ebrqendrim t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj reforme t\u00eb re dhe larg\u00ebsi nga qytetari. Me zmadhimin e bashkive, shum\u00eb qytetar\u00eb dhe banor\u00eb t\u00eb zonave rurale humb\u00ebn aksesin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime. Atij i duhet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb shpesh n\u00eb drejtim t\u00eb qendrave t\u00eb reja t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime elementare apo dokumentare, duke krijuar m\u00eb shum\u00eb probleme p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb k\u00ebtyre zonave.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb pabarazi t\u00eb lart\u00eb dhe polarizim mes bashkive. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cilat sot jan\u00eb publike, rezulton q\u00eb 56% e t\u00eb ardhurave vendore jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr shkak se i gjith\u00eb biznesi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe 47 bashkit\u00eb e tjera rezultojn\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak se 1% t\u00eb t\u00eb ardhurave. M\u00eb thoni mua, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj reforme territoriale, a mundet q\u00eb k\u00ebto bashki t\u00eb cilat bashkohen, t\u00eb realizojn\u00eb dhe t\u00eb ken\u00eb t\u00eb ardhura q\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb? Jo, as me k\u00ebt\u00eb hart\u00eb t\u00eb re. Var\u00ebsia financiare dhe mungesa e autonomis\u00eb reale. Edhe pse bashkit\u00eb u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ato nuk u b\u00ebn\u00eb realisht t\u00eb fuqishme. Pesha e tyre financiare n\u00eb ekonomin\u00eb komb\u00ebtare mbetet e kufizuar dhe gjer\u00ebsisht t\u00eb varura nga buxheti shtet\u00ebror dhe qendror. Rezulton q\u00eb sot Shqip\u00ebria, n\u00eb vetvete me shkurtimin e 64 bashkive n\u00eb 46, po kthehet n\u00eb nj\u00eb bashki t\u00eb madhe t\u00eb cilat kompetencat kryesore i ka kryeministri.<\/p>\n<p>Dhe cili \u00ebsht\u00eb shkaku? Shkaku \u00ebsht\u00eb te ana financiare dhe t\u00eb gjitha lejet e nd\u00ebrtimit po t&#8217;i shihni n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e bregdetit, i jep kryeministri. Dhe p\u00ebrs\u00ebri kryeministri do i jap\u00eb. A duhet nj\u00eb pavar\u00ebsi financiare dhe decentralizim? A e realizon reforma territoriale k\u00ebt\u00eb? Jo. Dhe edhe deputeti Erion Bra\u00e7e i cili ishte shum\u00eb i ashp\u00ebr n\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb dha, k\u00ebt\u00eb pretendim dhe k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ngriti n\u00eb raport me gjith\u00eb legjislacionin e tjet\u00ebr i cili duhet t\u00eb ishte legjislacion shoq\u00ebrues. Shpenzimet e larta p\u00ebr administrat\u00eb dhe pak investime. Shum\u00eb nj\u00ebsi shpenzojn\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb buxheteve vet\u00ebm p\u00ebr paga dhe mbajtjen e administrat\u00ebs, duke mos l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb pothuajse p\u00ebr investime publike dhe p\u00ebr zhvillim lokal. Ju i shihni bashkit\u00eb e m\u00ebdha, Bashkia e Durr\u00ebsit pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit e \u00e7on p\u00ebr plehrat. Bashkit\u00eb e tjera po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Pse? Sepse jan\u00eb p\u00ebrqendruar sh\u00ebrbimet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb oligark\u00ebve, jan\u00eb p\u00ebrqendruar sh\u00ebrbimet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe bandave kriminale.<\/p>\n<p>Dhe kjo n\u00eb vetvete nuk sjell asnj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr qytetar\u00ebt. Dhe \u00e7far\u00eb ndodh? Dob\u00ebsimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit lokal. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb rastin konkret? Po t\u00eb marrim bashkin\u00eb e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, e cila do t\u00eb bashkohet me bashkin\u00eb e Puk\u00ebs. Numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, ka nj\u00eb shtrirje territoriale n\u00eb secil\u00ebn prej atyre ish-nj\u00ebsive bashkiake. N\u00eb rast se do shkoj\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e Puk\u00ebs nga 25 k\u00ebshilltar\u00eb q\u00eb ka sot bashkia e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit, ose bashkia e Klosit, do ngelen vet\u00ebm tre k\u00ebshilltar\u00eb n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak. Pse? Sepse k\u00ebta do i p\u00ebrthith\u00eb dhe njer\u00ebzit do votojn\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb ato qendra t\u00eb cilat kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb popullsi dhe njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb komunitete. Dhe shkrirja e k\u00ebtyre bashkive duke argumentuar se n\u00eb vetvete i izolon k\u00ebto fshatra, i izolon, por edhe u heq identitetin territorial. Kemi largim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrbimeve. Dhe ashtu si\u00e7 e thash\u00eb, distancat edhe p\u00ebr shkak t\u00eb relievit malor, t\u00eb cilin sot Shqip\u00ebria ka 2\/3 e relievit e ka reliev malor, rezulton q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vend q\u00eb numri i bashkive t\u00eb ishte 100 e mbi 100, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe projekti i paraqitur nga ana e Partis\u00eb Demokratike, rezulton q\u00eb k\u00ebta po shkojn\u00eb n\u00eb 46.<\/p>\n<p>Dhe ajo e cila \u00ebsht\u00eb thelbi i thelbit t\u00eb gjith\u00e7kaje n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, \u00ebsht\u00eb braktisja dhe shpopullimi i zonave t\u00eb shkrira. Fakti \u00ebsht\u00eb real, n\u00eb vitin 2014, p\u00ebr shkak t\u00eb shkrirjes s\u00eb komunave dhe t\u00eb bashkive, kemi shpopullim total t\u00eb zonave p\u00ebr nga k\u00ebto bashki t\u00eb cilat jan\u00eb shkrir\u00eb. Hajde m\u00eb thoni juve sot, sipas statistikave t\u00eb Institutit t\u00eb Statistikave, Kor\u00e7a sot 80% t\u00eb territorit e ka t\u00eb pabanuar. Gjirokastra po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel. Hap\u00ebsirat e tjera malore po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel. P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrqendrimit dhe kalimit t\u00eb qendrave t\u00eb bashkive n\u00eb qytetet kryesore, p\u00ebrs\u00ebri do kemi emigrim t\u00eb brendsh\u00ebm dhe kemi shpopullim total t\u00eb k\u00ebtyre zonave.<\/p>\n<p>Dhe kjo, pse? Edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye. Sepse ulet r\u00ebnia e v\u00ebmendjes p\u00ebr investime publike, rrug\u00eb rurale, ndri\u00e7im, kanalizime, dhe nxit emigrimin e brendsh\u00ebm masiv t\u00eb t\u00eb rinjve drejt qyteteve t\u00eb m\u00ebdha, duke p\u00ebrshpejtuar shpopullimin. Kemi edhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb humbja e identitetit territorial. Nuk mund t\u00eb bashkosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike disa zona t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb identitet t\u00eb tyre. Pse? Historikisht kan\u00eb q\u00ebndruar si t\u00eb tilla. Pse duhet t\u00eb ashtu? Fragmentarizimi i sh\u00ebrbimeve jetike nuk zgjidhet me ndryshim harte&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, menaxhimi i mbetjeve dhe uj\u00ebsjell\u00ebsave, ndihma sociale, emergjencat civile, shpesh d\u00ebshtojn\u00eb dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb bashkis\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kompetencave reale, mjeteve dhe stafit meritokratik. Pse? Nj\u00eb hart\u00eb e re nuk ka p\u00ebr t&#8217;i zgjidhur problemet e vjetra, p\u00ebrkundrazi do i shtoj\u00eb. Dhe e fundit, m\u00eb thoni sepse erdhi zoti Mazniku k\u00ebtu dhe na tha q\u00eb kjo b\u00ebhet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb thithjes s\u00eb projekteve nga Bashkimi Evropian. Po pse ato vende t\u00eb cilat kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Sllovenia q\u00eb po marrim p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb banor\u00ebve dhe ka bashki me 1500 banor\u00eb, nuk po i thith projektet e Bashkimit Evropian?<\/p>\n<p>Po i thith dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet m\u00eb ekselente t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si thithen. Nuk \u00ebsht\u00eb ky shkaku. Shkaku \u00ebsht\u00eb politik, shkaku \u00ebsht\u00eb elektoral. Shkaku \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo reform\u00eb po b\u00ebhet sepse me dat\u00ebn dy ose me n\u00ebnt\u00eb pritet dekreti i presidentit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hyhet n\u00eb zgjedhjet lokale me nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re elektorale. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb shqiptar\u00ebt, sepse nj\u00eb reform\u00eb territoriale e cila b\u00ebhet n\u00eb kushte t\u00eb izolimit dhe me dhun\u00eb ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb, nuk mund t\u00eb quhet reform\u00eb territoriale. Dhe deputet\u00ebt s&#8217;kan\u00eb pse t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb nga qytetar\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb e turpshme. Dhe un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri u b\u00ebj thirrje deputet\u00ebve, 15 deputet\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve u shkrihen bashkit\u00eb, t\u00eb votojn\u00eb dhe t\u00eb ngrihen n\u00eb dinjitetin e deputetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb zon\u00ebs, t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj reforme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Gjin Gjoni ka akuzuar mazhoranc\u00ebn socialiste se po e miraton me dhun\u00eb Reform\u00ebn Territorialen. N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit, Gjoni iu drejtua socialist\u00ebve, duke i akuzuar se po i shkrijn\u00eb bashkit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur zgjedhjet e ardhshme vendore dhe qendrore. Gjoni tha se, reforma Territoriale nuk po b\u00ebhet p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":156048,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156047","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156047"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156047\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156049,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156047\/revisions\/156049"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156048"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}