{"id":156076,"date":"2026-10-08T21:36:22","date_gmt":"2026-10-08T21:36:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156076"},"modified":"2026-10-08T21:42:46","modified_gmt":"2026-10-08T21:42:46","slug":"deklarata-e-forte-e-komisionerit-te-be-korrupsioni-ne-nivele-te-larta-ne-shqiperi-kerkon-pergjegjesi-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/08\/deklarata-e-forte-e-komisionerit-te-be-korrupsioni-ne-nivele-te-larta-ne-shqiperi-kerkon-pergjegjesi-politike\/","title":{"rendered":"Deklarata e fort\u00eb e Komisionerit t\u00eb BE\/ &#8220;Korrupsioni n\u00eb nivele t\u00eb larta n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>DW: Z. Komisioner McGrath, ju keni th\u00ebn\u00eb se Evropa duhet t\u00eb ket\u00eb &#8220;toleranc\u00eb zero\u201d ndaj korrupsionit dhe se hetuesit duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndjekin provat pa nd\u00ebrhyrje. A keni par\u00eb ndonj\u00eb arsye p\u00ebr shqet\u00ebsim n\u00eb Shqip\u00ebri kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e hetimeve kund\u00ebr korrupsionit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Michael McGrath:<\/strong> Evropa ka toleranc\u00eb zero ndaj korrupsionit. Ne tashm\u00eb kemi n\u00eb fuqi Direktiv\u00ebn kund\u00ebr Korrupsionit dhe do t&#8217;i shtojm\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin duke paraqitur nj\u00eb Strategji t\u00eb dedikuar kund\u00ebr Korrupsionit m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb forcimin e kuadrit t\u00eb saj antikorrupsion, dhe SPAK-u ka ka arritur rezultate t\u00eb konsoliduara n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar. Arritjet e tij tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb japin institucionet e pavarura dhe t\u00eb pajisura me burime t\u00eb mjaftueshme, dhe ky ka qen\u00eb nj\u00eb aspekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i p\u00ebrparimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sundimi i ligjit nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me arritjen e rezultateve, por edhe me garantimin q\u00eb institucionet t\u00eb mund ta kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe t\u00eb lira nga ndikimi i padrejt\u00eb, jo nj\u00eb her\u00eb, por vazhdimisht. Raporti i Komisionit Evropian p\u00ebr Sundimin e Ligjit i vitit 2026 thekson shqet\u00ebsimet e vazhdueshme n\u00eb lidhje me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb padrejt\u00eb mbi institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe retorik\u00ebn negative dhe presionin e drejtuar ndaj magjistrat\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse, gjat\u00eb angazhimeve t\u00eb mia n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb n\u00ebnvizoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe garantimit q\u00eb institucione si SPAK-u t\u00eb mund t\u00eb vazhdojn\u00eb ta p\u00ebrmbushin mandatin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive.<\/p>\n<p><strong><em>DW: Zyra e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar po heton gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb figura dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb. A shihni ndonj\u00eb dob\u00ebsi n\u00eb sistem kur hetimet arrijn\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Michael McGrath<\/strong>: Nj\u00eb nga testet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb \u00e7do sistemi antikorrupsion \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t&#8217;i hetuar dhe ndjekur penalisht \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme, pavar\u00ebsisht nga pozicioni apo statusi i personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, SPAK-u ka arritur rezultate t\u00eb konsoliduara n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Prioriteti tani \u00ebsht\u00eb t\u00eb garantohet q\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto hetime t\u00eb mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, profesionale dhe me burime t\u00eb mjaftueshme. Raporti i Komisionit Evropian p\u00ebr Sundimin e Ligjit i vitit 2026 nxjerr n\u00eb pah shqet\u00ebsimet n\u00eb lidhje me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb padrejt\u00eb mbi institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe presionin e drejtuar ndaj magjistrat\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb SPAK. Kjo n\u00ebnvizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht kur merren me n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve sensitive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb angazhim i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Kjo k\u00ebrkon vullnet politik, vendosm\u00ebri n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes, si dhe nj\u00eb angazhim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe afatgjat\u00eb. Kriteri p\u00ebrmbyll\u00ebs p\u00ebr antikorrupsionin k\u00ebrkon nga Shqip\u00ebria t\u00eb rris\u00eb kapacitetet operacionale, t\u00eb demonstroj\u00eb rezultate t\u00eb konsoliduara dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, si dhe t\u00eb konsolidoj\u00eb kuadrin p\u00ebr parandalimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe Komisioni do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta monitoroj\u00eb progresin nga af\u00ebr.<\/p>\n<p><strong><em>DW: Kryeministri Edi Rama thot\u00eb, se Shqip\u00ebria synon t\u00eb jet\u00eb gati p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE deri n\u00eb vitin 2030. Nga perspektiva juaj, cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Shqip\u00ebria duhet ende t\u00eb provoj\u00eb p\u00ebrpara se progresi i saj t\u00eb konsiderohet i pakthyesh\u00ebm?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Michael McGrath<\/strong>: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet pararend\u00ebse n\u00eb procesin ton\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Vendi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me transformimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e institucioneve m\u00eb t\u00eb forta. \u00c7el\u00ebsi tani \u00ebsht\u00eb t\u00eb tregohet se k\u00ebto reforma jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe japin rezultate afatgjata n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb institucione t\u00eb pavarura q\u00eb mund t\u00eb veprojn\u00eb pa nd\u00ebrhyrje t\u00eb panevojshme, rezultate t\u00eb konsoliduara dhe vazhdueshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, si dhe mekanizma m\u00eb efektive kontrolli dhe balancash. Kjo do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu t\u00eb garantohet q\u00eb reformat zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe transparente, dhe q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb shohin ndikimin e tyre.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb faza tjet\u00ebr e rrug\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit: ruajtja e vrullit t\u00eb reformave dhe demonstrimi se ato japin rezultate n\u00eb praktik\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe cil\u00ebsia e k\u00ebtyre rezultateve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se sa shpejt mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara Shqip\u00ebria drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong><em>DW: Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr korrupsionin e nivelit t\u00eb lart\u00eb, a \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale vet\u00ebm individuale apo ekziston edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike dhe institucionale?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Michael McGrath<\/strong>: Korrupsioni n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta godet n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb. Ai g\u00ebrryen besimin e qytetar\u00ebve tek institucionet e tyre dhe minon vet\u00eb iden\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit. P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale, sigurisht, \u00ebsht\u00eb individuale dhe duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga autoritetet gjyq\u00ebsore kompetente bazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. Por p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike shkon m\u00eb tej. Atyre q\u00eb mbajn\u00eb poste publike u \u00ebsht\u00eb besuar interesi publik. Ata kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin p\u00ebrmes shembullit: t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb integriteti, t\u00eb p\u00ebrballen me rreziqet e korrupsionit, si dhe t\u00eb garantojn\u00eb q\u00eb institucionet e pavarura t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre pa nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse lufta kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me rastet individuale. Ajo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me pasjen e mekanizmave t\u00eb fort\u00eb parandalues, mekanizmave efektiv\u00eb t\u00eb kontrolleve dhe balancave, si dhe institucioneve me kapacitetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin kudo q\u00eb ndodh. Rezultatet e arritura nga SPAK-u tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb institucionet e pavarura dhe t\u00eb pajisura me burime t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, t\u00eb dy dimensionet kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi: p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale p\u00ebr sjelljen kriminale dhe forcimi i vazhduesh\u00ebm i kuadrit institucional q\u00eb parandalon korrupsionin dhe garanton q\u00eb askush t\u00eb mos jet\u00eb mbi ligjin.<\/p>\n<p><strong><em>DW: BE-ja po e forcon kuadrin e saj kund\u00ebr korrupsionit dhe po harton nj\u00eb Strategji t\u00eb re kund\u00ebr Korrupsionit. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo n\u00eb praktik\u00eb p\u00ebr vendet kandidate si Shqip\u00ebria?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Michael McGrath<\/strong>: BE-ja po ngre vet\u00eb standardin e saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Direktiva e re e BE-s\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, e cila hyri n\u00eb fuqi n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebrcakton standarde t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e korrupsionit, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr mjete efektive hetimore dhe masa parandaluese. Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik, Komisioni po p\u00ebrgatit edhe Strategjin\u00eb e par\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit, e cila do t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr parandalimin dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr vendet kandidate, kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb dy m\u00ebnyra. S\u00eb pari, k\u00ebto standarde do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e <em>acquis<\/em> t\u00eb BE-s\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrafrohet dhe ta zbatoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt an\u00ebtar\u00ebsimit. S\u00eb dyti, kjo d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb: ne nuk po u k\u00ebrkojm\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb q\u00eb nuk ia k\u00ebrkojm\u00eb edhe vetes. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse Shqip\u00ebria tani mbulohet nga Raporti yn\u00eb vjetor p\u00ebr Sundimin e Ligjit, s\u00eb bashku me 27 Shtetet An\u00ebtare.<\/p>\n<p>Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit bazohet n\u00eb merit\u00eb dhe ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb fund jan\u00eb rezultatet. Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh institucione t\u00eb forta, t\u00eb pavarura dhe me burime t\u00eb mjaftueshme, si dhe t\u00eb ofrosh rezultate t\u00eb q\u00ebndrueshme. Kjo do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrparim i vazhduesh\u00ebm me hetimet financiare dhe rikuperimin e aseteve. Kjo do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu nj\u00eb parandalim q\u00eb p\u00ebrfshin gjith\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm nga korrupsioni, p\u00ebrmes vler\u00ebsimeve t\u00eb rrezikut dhe masave t\u00eb integritetit.<\/p>\n<p>Kjo pun\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr procesin e zgjerimit. Lufta kund\u00ebr korrupsionit duhet t\u00eb jet\u00eb e ngulitur fort n\u00eb gjith\u00eb kapitujt p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb negociatave, me progresin e matur p\u00ebrmes zbatimit efektiv dhe nj\u00eb historiku t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebrpara se t\u00eb mbyllen kapitujt. Objektivi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: t\u00eb garantohet q\u00eb reformat e miratuara n\u00eb let\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb rezultate t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DW: Z. Komisioner McGrath, ju keni th\u00ebn\u00eb se Evropa duhet t\u00eb ket\u00eb &#8220;toleranc\u00eb zero\u201d ndaj korrupsionit dhe se hetuesit duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndjekin provat pa nd\u00ebrhyrje. A keni par\u00eb ndonj\u00eb arsye p\u00ebr shqet\u00ebsim n\u00eb Shqip\u00ebri kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e hetimeve kund\u00ebr korrupsionit? Michael McGrath: Evropa ka toleranc\u00eb zero ndaj korrupsionit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":156077,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156076","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156076"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156076\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156080,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156076\/revisions\/156080"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156077"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}